Al-Fajr

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 Pasha agimin! وَالْفَجْرِ
2 Pasha dhjetë netët! وَلَيَالٍ عَشْرٍ
3 Pasha çiftin dhe pasha tekun! وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ
4 Pasha natën që shkon! وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ
5 A janë këto betime për të mençurin? هَلْ فِي ذَلِكَ قَسَمٌ لِّذِي حِجْرٍ
6 A nuk e i ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in? أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ
7 Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ
8 Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë! الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ
9 Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura), وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ
10 Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)! وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ
11 Të cilët e tepruan me krime në tokë. الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ
12 Dhe në të shtuan shkatërrimin. فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ
13 E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh. فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ
14 Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë). إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ
15 E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!” فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ
16 Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!” وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ
17 Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun, كَلَّا بَل لَّا تُكْرِمُونَ الْيَتِيمَ
18 Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin, وَلَا تَحَاضُّونَ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ
19 Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (padrejtë). وَتَأْكُلُونَ التُّرَاثَ أَكْلًا لَّمًّا
20 Dhe pasurinë e doni së tepërmi. وَتُحِبُّونَ الْمَالَ حُبًّا جَمًّا
21 Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! كَلَّا إِذَا دُكَّتِ الْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا
22 Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë! وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا
23 Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi? وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ وَأَنَّى لَهُ الذِّكْرَى
24 Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” يَقُولُ يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي
25 Pra, ditën kur nuk dënon si Ai askush. فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ
26 Dhe nuk do të farkojë pranga si Ai askush. وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ
27 O shpirt i qetësuar! يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ
28 Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)! ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرْضِيَّةً
29 Hyr mes robërve të Mi! فَادْخُلِي فِي عِبَادِي
30 Dhe hyr në Xhennetin Tim! وَادْخُلِي جَنَّتِي
;