At-Tin

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 Pasha fikun dhe ullirin! وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ
2 Dhe (kodrën) Turi Sina-en! وَطُورِ سِينِينَ
3 Dhe këtë qytet të sigurisë! وَهَذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ
4 Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
5 Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve. ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ
6 Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
7 E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)? فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ
8 A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve? أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ
;