Al-A'la

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 Madhëroje emrin e Zotin tënd të Lartë! سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى
2 I cili krijoi dhe përsosi, الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّى
3 Dhe i cili përcaktoi e orientoi, وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَى
4 Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës; وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَى
5 E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë. فَجَعَلَهُ غُثَاء أَحْوَى
6 Ne do të lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin). سَنُقْرِؤُكَ فَلَا تَنسَى
7 Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën. إِلَّا مَا شَاء اللَّهُ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَى
8 Dhe Ne do ta lehtësojmë ty më të lehtën. وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَى
9 Pra këshillo aty ku këshilla bën dobi. فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ الذِّكْرَى
10 Do të këshillohet ai që ka frikë, سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَى
11 Ndërsa do të shmanget më i keqi, وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى
12 I cili do të hyjë në zjarrin e madh. الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَى
13 Pastaj nuk do të vdesë në të, por as nuk do të jetojë. ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَى
14 Ka shpëtuar ai që është patruar. قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّى
15 Që e përkujton emrin e Zotit të vet dhe falet. وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّى
16 Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë, بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا
17 Ndërsa ahireti (amshimi) është më i mirë dhe e përjetshëm. وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَى
18 Vërtet kjo ishte në broshurat e lashta: إِنَّ هَذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَى
19 në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait. صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَى
;