Al-Inshiqaq

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 Kur të pëlcet qielli. إِذَا السَّمَاء انشَقَّتْ
2 T’i bindet urdhërit të Zotit të vet, ashtu si takoi. وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ
3 Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj. وَإِذَا الْأَرْضُ مُدَّتْ
4 E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet, وَأَلْقَتْ مَا فِيهَا وَتَخَلَّتْ
5 Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu si takoi. وَأَذِنَتْ لِرَبِّهَا وَحُقَّتْ
6 O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. يَا أَيُّهَا الْإِنسَانُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَى رَبِّكَ كَدْحًا فَمُلَاقِيهِ
7 E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ
8 Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا
9 Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. وَيَنقَلِبُ إِلَى أَهْلِهِ مَسْرُورًا
10 E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës, وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاء ظَهْرِهِ
11 Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim, فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُورًا
12 Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort. وَيَصْلَى سَعِيرًا
13 Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet, إِنَّهُ كَانَ فِي أَهْلِهِ مَسْرُورًا
14 Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer. إِنَّهُ ظَنَّ أَن لَّن يَحُورَ
15 Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë. بَلَى إِنَّ رَبَّهُ كَانَ بِهِ بَصِيرًا
16 Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit, فَلَا أُقْسِمُ بِالشَّفَقِ
17 Dhe në natën dhe çka ajo tubon, وَاللَّيْلِ وَمَا وَسَقَ
18 Dhe në hënën kur ajo është e plotë. وَالْقَمَرِ إِذَا اتَّسَقَ
19 Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje. لَتَرْكَبُنَّ طَبَقًا عَن طَبَقٍ
20 E, çka kanë ata që nuk besojnë? فَمَا لَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ
21 Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)? وَإِذَا قُرِئَ عَلَيْهِمُ الْقُرْآنُ لَا يَسْجُدُونَ
22 Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë? بَلِ الَّذِينَ كَفَرُواْ يُكَذِّبُونَ
23 E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata! وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُوعُونَ
24 Lajmëroji, pra me një dënim të dhembshëm. فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
25 Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm! إِلَّا الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
;