Al-Infitar

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 E kur të çahet qielli. إِذَا السَّمَاء انفَطَرَتْ
2 Dhe kur të shkapërderdhen yjet. وَإِذَا الْكَوَاكِبُ انتَثَرَتْ
3 Dhe kur të përzihen detet. وَإِذَا الْبِحَارُ فُجِّرَتْ
4 Dhe kur të trazohen varret. وَإِذَا الْقُبُورُ بُعْثِرَتْ
5 Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa! عَلِمَتْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ
6 O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? يَا أَيُّهَا الْإِنسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِ
7 I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. الَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّاكَ فَعَدَلَكَ
8 Të formësoi në formën që Ai dëshiroi! فِي أَيِّ صُورَةٍ مَّا شَاء رَكَّبَكَ
9 Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë. كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِالدِّينِ
10 Kurse ndaj jush janë përcjellësit! وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ
11 Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. كِرَامًا كَاتِبِينَ
12 Ata e dinë se çka punoni. يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ
13 E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet). إِنَّ الْأَبْرَارَ لَفِي نَعِيمٍ
14 Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem. وَإِنَّ الْفُجَّارَ لَفِي جَحِيمٍ
15 Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin). يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ الدِّينِ
16 Dhe nuk kanë të larguar prej tij. وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَائِبِينَ
17 E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit? وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ
18 Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit? ثُمَّ مَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الدِّينِ
19 Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut! يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌ لِّنَفْسٍ شَيْئًا وَالْأَمْرُ يَوْمَئِذٍ لِلَّهِ
;