An-Nazi'at

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Sherif Ahmeti

Play All
# Translation Ayah
1 Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)! وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا
2 Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim! وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا
3 Dhe ata që notojnë me shpejtësi! وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا
4 Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë! فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا
5 Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë! فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا
6 Ditën që vrullshëm bëhet dridhja. يَوْمَ تَرْجُفُ الرَّاجِفَةُ
7 Që pas saj pason tjetra. تَتْبَعُهَا الرَّادِفَةُ
8 Atë ditë zemrat janë të tronditura. قُلُوبٌ يَوْمَئِذٍ وَاجِفَةٌ
9 Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara). أَبْصَارُهَا خَاشِعَةٌ
10 Ata (idhujtarët në dynja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?” يَقُولُونَ أَئِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِي الْحَافِرَةِ
11 A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?” أَئِذَا كُنَّا عِظَامًا نَّخِرَةً
12 Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” قَالُوا تِلْكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ
13 Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje). فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ
14 Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës. فَإِذَا هُم بِالسَّاهِرَةِ
15 A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait? هَلْ أتَاكَ حَدِيثُ مُوسَى
16 Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina). إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى
17 Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar. اذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى
18 Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?” فَقُلْ هَل لَّكَ إِلَى أَن تَزَكَّى
19 Unë të udhëzoi te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij! وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى
20 Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe. فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَى
21 Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi. فَكَذَّبَ وَعَصَى
22 Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë. ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَى
23 I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim. فَحَشَرَ فَنَادَى
24 E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَى
25 Atëherë tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën. فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَى
26 Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet. إِنَّ فِي ذَلِكَ لَعِبْرَةً لِّمَن يَخْشَى
27 A është më i rëndë rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë! أَأَنتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمِ السَّمَاء بَنَاهَا
28 Ngriti kuoën e tij dhe e përsosi atë. رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا
29 Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا
30 E pastaj tokën e sheshoi. وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَلِكَ دَحَاهَا
31 Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj. أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءهَا وَمَرْعَاهَا
32 Kurse kodrat ia përforcoi. وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا
33 Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja. مَتَاعًا لَّكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ
34 E kur të vijë vala e madhe (kijameti), فَإِذَا جَاءتِ الطَّامَّةُ الْكُبْرَى
35 Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ مَا سَعَى
36 E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِمَن يَرَى
37 E për sa u përket atij që ka tepruar. فَأَمَّا مَن طَغَى
38 Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا
39 Xhehennemi do të jetë vendi i tij. فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى
40 E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى
41 Xhenneti është vendi i tij. فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى
42 Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!” يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا
43 Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkutosh atë? فِيمَ أَنتَ مِن ذِكْرَاهَا
44 Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. إِلَى رَبِّكَ مُنتَهَاهَا
45 Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij. إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخْشَاهَا
46 Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kan jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj. كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا
;