Al-An'am

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Hasan Efendi Nahi

Play All
# Translation Ayah
1 Qoftë lavdëruar Perëndia që krijoi qiejtë dhe Tokën, e themeloi errësirat dhe dritën. E, ata që nuk besojnë, (përsëri) – me Zotin e tyre krahasojnë zotëra. الْحَمْدُ لِلّهِ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَجَعَلَ الظُّلُمَاتِ وَالنُّورَ ثُمَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِم يَعْدِلُونَ
2 Ai ju ka krijuar nga balta, ka caktuar afatin (e vdekjes) dhe Ai di kohën e (Kijametit), e ju përsëri dyshoni. هُوَ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن طِينٍ ثُمَّ قَضَى أَجَلاً وَأَجَلٌ مُّسمًّى عِندَهُ ثُمَّ أَنتُمْ تَمْتَرُون
3 Perëndia është i adhuruar në qiej dhe në Tokë; Ai di fshehtësitë dhe të sheshtat tuaja, si dhe të arriturat tuaja. وَهُوَ اللّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَفِي الأَرْضِ يَعْلَمُ سِرَّكُمْ وَجَهرَكُمْ وَيَعْلَمُ مَا تَكْسِبُونَ
4 E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën. وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ آيَةٍ مِّنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلاَّ كَانُواْ عَنْهَا مُعْرِضِينَ
5 E përgënjeshtruan të vërtetën, posa ju erdhi, por së shpejti do ju arrijnë lajme (me pasoja) për atë çka janë tallur. فَقَدْ كَذَّبُواْ بِالْحَقِّ لَمَّا جَاءهُمْ فَسَوْفَ يَأْتِيهِمْ أَنبَاء مَا كَانُواْ بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
6 A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenjë nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera. أَلَمْ يَرَوْاْ كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍ مَّكَّنَّاهُمْ فِي الأَرْضِ مَا لَمْ نُمَكِّن لَّكُمْ وَأَرْسَلْنَا السَّمَاء عَلَيْهِم مِّدْرَارًا وَجَعَلْنَا الأَنْهَارَ تَجْرِي مِن تَحْتِهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُم بِذُنُوبِهِمْ وَأَنْشَأْنَا مِن بَعْدِهِمْ قَرْنًا آخَرِينَ
7 E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”. وَلَوْ نَزَّلْنَا عَلَيْكَ كِتَابًا فِي قِرْطَاسٍ فَلَمَسُوهُ بِأَيْدِيهِمْ لَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِنْ هَـذَا إِلاَّ سِحْرٌ مُّبِينٌ
8 Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat. وَقَالُواْ لَوْلا أُنزِلَ عَلَيْهِ مَلَكٌ وَلَوْ أَنزَلْنَا مَلَكًا لَّقُضِيَ الأمْرُ ثُمَّ لاَ يُنظَرُونَ
9 E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë. وَلَوْ جَعَلْنَاهُ مَلَكًا لَّجَعَلْنَاهُ رَجُلاً وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِم مَّا يَلْبِسُونَ
10 Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre. وَلَقَدِ اسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِّن قَبْلِكَ فَحَاقَ بِالَّذِينَ سَخِرُواْ مِنْهُم مَّا كَانُواْ بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
11 Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë. قُلْ سِيرُواْ فِي الأَرْضِ ثُمَّ انظُرُواْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِين
12 Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë. قُل لِّمَن مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ قُل لِلّهِ كَتَبَ عَلَى نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لاَ رَيْبَ فِيهِ الَّذِينَ خَسِرُواْ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
13 E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. وَلَهُ مَا سَكَنَ فِي اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
14 Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!” قُلْ أَغَيْرَ اللّهِ أَتَّخِذُ وَلِيًّا فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلاَ يُطْعَمُ قُلْ إِنِّيَ أُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ أَوَّلَ مَنْ أَسْلَمَ وَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكَين
15 Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”. قُلْ إِنِّيَ أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
16 Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë. مَّن يُصْرَفْ عَنْهُ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمَهُ وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْمُبِينُ
17 Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدُيرٌ
18 Ai është i pushtetshëm mbi robërit e vet; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ
19 Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” – dhe përgjigju: “Perëndia është dëshmitar në mes meje dhe jush”. Më është shpallur ky Kur’an, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky. A mos vallë dëshmoni ju, se, përveç Perëndisë ka edhe zotra tjerë? Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Vërtetë, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju i konsideroni shok Perëndisë”. قُلْ أَيُّ شَيْءٍ أَكْبَرُ شَهَادةً قُلِ اللّهِ شَهِيدٌ بِيْنِي وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ أَئِنَّكُمْ لَتَشْهَدُونَ أَنَّ مَعَ اللّهِ آلِهَةً أُخْرَى قُل لاَّ أَشْهَدُ قُلْ إِنَّمَا هُوَ إِلَـهٌ وَاحِدٌ وَإِنَّنِي بَرِيءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ
20 Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin (Muhammedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. E, nuk do të besojnë ata që e kanë shkatërruar veten. الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءهُمُ الَّذِينَ خَسِرُواْ أَنفُسَهُمْ فَهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
21 Kush është më zullumqarë se ai që trillon për Perëndinë ose i përgënjeshtron dokumentat e Tij? Vërtetë, përgënjeshtarët nuk do të shpëtojnë. وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ
22 (Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!” وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُواْ أَيْنَ شُرَكَآؤُكُمُ الَّذِينَ كُنتُمْ تَزْعُمُونَ
23 E, ata nuk do të kenë kurrfarë arsyetimi, përveç se të thonë (rrejnë): “Pasha Perëndinë, Zotin tonë, nuk kemi qenë paganë!” ثُمَّ لَمْ تَكُن فِتْنَتُهُمْ إِلاَّ أَن قَالُواْ وَاللّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشْرِكِينَ
24 Shiko se si ata veten e fusin në rrena; e humbi nga ata – ajo që e trilluan. انظُرْ كَيْفَ كَذَبُواْ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَفْتَرُونَ
25 Ka disa prej tyre që të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, për të mos e kuptuar atë, e në veshët e tyre shurdhimin. Edhe nëse e shohin çdo ajet, ata nuk besojnë në to. E, kur të vijnë te ti për të polemizuar me ty, thonë ata që nuk besojnë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë!” وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُ إِلَيْكَ وَجَعَلْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِن يَرَوْاْ كُلَّ آيَةٍ لاَّ يُؤْمِنُواْ بِهَا حَتَّى إِذَا جَآؤُوكَ يُجَادِلُونَكَ يَقُولُ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِنْ هَذَا إِلاَّ أَسَاطِيرُ الأَوَّلِينَ
26 Ata e ndalojnë besimin në Kur’an, edhe vetë largohen nga ai, dhe vetveten e dëmtojnë, e nuk e hetojnë. وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْأَوْنَ عَنْهُ وَإِن يُهْلِكُونَ إِلاَّ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ
27 Ah! Sikur t’i shohish ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!” وَلَوْ تَرَىَ إِذْ وُقِفُواْ عَلَى النَّارِ فَقَالُواْ يَا لَيْتَنَا نُرَدُّ وَلاَ نُكَذِّبَ بِآيَاتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
28 Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë. بَلْ بَدَا لَهُم مَّا كَانُواْ يُخْفُونَ مِن قَبْلُ وَلَوْ رُدُّواْ لَعَادُواْ لِمَا نُهُواْ عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
29 Ata thoshin: “S’ka jetë përveç në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”. وَقَالُواْ إِنْ هِيَ إِلاَّ حَيَاتُنَا الدُّنْيَا وَمَا نَحْنُ بِمَبْعُوثِينَ
30 Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit, Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Perëndia do t’ju thotë: “E pra, tani, shijoni dënimin, sepse nuk keni besuar!” وَلَوْ تَرَى إِذْ وُقِفُواْ عَلَى رَبِّهِمْ قَالَ أَلَيْسَ هَذَا بِالْحَقِّ قَالُواْ بَلَى وَرَبِّنَا قَالَ فَذُوقُواْ العَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ
31 Gjithsesi, ata e kanë dëmtuar veten, që e kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë; e kur befas t’u arrijë Dita e Kijametit, do të thonë: “Të mjerët ne çka kemi humbur në jetën e Tokës!” dhe do t’i bartin mëkatet e veta në shpinën e tyre. E, sa e shëmtuar është ajo barrë! قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَاء اللّهِ حَتَّى إِذَا جَاءتْهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً قَالُواْ يَا حَسْرَتَنَا عَلَى مَا فَرَّطْنَا فِيهَا وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَى ظُهُورِهِمْ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ
32 Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse, bota tjetër, është e vërtetë, më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë. A nuk po mendoni? وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلاَّ لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَلَلدَّارُ الآخِرَةُ خَيْرٌ لِّلَّذِينَ يَتَّقُونَ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
33 Na e dijmë, se ty, me siguri, të zemëron ajo që thonë ata. Ata, me të vërtetë nuk të fajësojnë ty se je gënjeshtar, por zullumqarët mohojnë argumentet e Perëndisë. قَدْ نَعْلَمُ إِنَّهُ لَيَحْزُنُكَ الَّذِي يَقُولُونَ فَإِنَّهُمْ لاَ يُكَذِّبُونَكَ وَلَكِنَّ الظَّالِمِينَ بِآيَاتِ اللّهِ يَجْحَدُونَ
34 Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë. وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِّن قَبْلِكَ فَصَبَرُواْ عَلَى مَا كُذِّبُواْ وَأُوذُواْ حَتَّى أَتَاهُمْ نَصْرُنَا وَلاَ مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِ اللّهِ وَلَقدْ جَاءكَ مِن نَّبَإِ الْمُرْسَلِينَ
35 Nëse ty të vie rëndë kthimi i tyre (prej teje), e nëse mund të kërkosh zgavër në tokë ose shkallë në qiell, e t’u sjellësh një mrekulli (bëne këtë)! Sikur Perëndia të donte, do t’i kishte tubuar ata në rrugë të mbarë; mos u bënë nga ata që nuk e dinë këtë! وَإِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكَ إِعْرَاضُهُمْ فَإِنِ اسْتَطَعْتَ أَن تَبْتَغِيَ نَفَقًا فِي الأَرْضِ أَوْ سُلَّمًا فِي السَّمَاء فَتَأْتِيَهُم بِآيَةٍ وَلَوْ شَاء اللّهُ لَجَمَعَهُمْ عَلَى الْهُدَى فَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْجَاهِلِينَ
36 Do të gjegjen vetëm ata që dëgjojnë (të kuptueshmit). Të vdekurit do t’i ngjallë Perëndia; pastaj, ata, do të kthehen tek Ai. إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ الَّذِينَ يَسْمَعُونَ وَالْمَوْتَى يَبْعَثُهُمُ اللّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ
37 Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbriti atij ndonjë mrekulli, Zoti i tij?” Thuaj: “Perëndia është i fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di (Fuqinë e Perëndisë)”. وَقَالُواْ لَوْلاَ نُزِّلَ عَلَيْهِ آيَةٌ مِّن رَّبِّهِ قُلْ إِنَّ اللّهَ قَادِرٌ عَلَى أَن يُنَزِّلٍ آيَةً وَلَـكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ
38 S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre. وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِي الأَرْضِ وَلاَ طَائِرٍ يَطِيرُ بِجَنَاحَيْهِ إِلاَّ أُمَمٌ أَمْثَالُكُم مَّا فَرَّطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ ثُمَّ إِلَى رَبِّهِمْ يُحْشَرُونَ
39 Ata që i përgënjeshtrojnë dokumentet Tona janë shurdhë e memecë, janë në errësirë. Perëndia kë të do e shpie të gabojë, ndërsa kë të do e udhëzon në rrugë të drejtë. وَالَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا صُمٌّ وَبُكْمٌ فِي الظُّلُمَاتِ مَن يَشَإِ اللّهُ يُضْلِلْهُ وَمَن يَشَأْ يَجْعَلْهُ عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
40 Thuaj: “Çka mendoni nëse ju vie dënimi i Perëndisë apo ju godet Dita e Kijametit, a do ta thërrisni dikë tjetër pos Perëndisë, nëse e flitni të vërtetë?” قُلْ أَرَأَيْتُكُم إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُ اللّهِ أَوْ أَتَتْكُمُ السَّاعَةُ أَغَيْرَ اللّهِ تَدْعُونَ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
41 Jo, jo! Ju do ta thërritni vetëm Ate, Ai do t’ju zbulojë atë për çka e thërritni, nëse Ai do. Dhe ju, atëherë, do t’i harroni ato që ia bëjshit Atij. بَلْ إِيَّاهُ تَدْعُونَ فَيَكْشِفُ مَا تَدْعُونَ إِلَيْهِ إِنْ شَاء وَتَنسَوْنَ مَا تُشْرِكُونَ
42 Na, ju kemi dërguar pejgamberë shumë popujve para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësira, për t’u përulur. وَلَقَدْ أَرْسَلنَا إِلَى أُمَمٍ مِّن قَبْلِكَ فَأَخَذْنَاهُمْ بِالْبَأْسَاء وَالضَّرَّاء لَعَلَّهُمْ يَتَضَرَّعُونَ
43 Pse nuk u penduan, kur u erdh ndëshkimi Jonë! Por, zemrat e tyre ishin gurë, e djalli ua zbukuronte, ato që bënin ata. فَلَوْلا إِذْ جَاءهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُواْ وَلَـكِن قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
44 Dhe, kur i harruan ata – për ato që u paralajmëruan, Na iu hapëm të gjitha dyert (të gjitha të mirat); e kur u gëzonin me atë që u dhamë, Ne i dënuam ata befasisht dhe atëherë ata humbën çdo shpresë; فَلَمَّا نَسُواْ مَا ذُكِّرُواْ بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُواْ بِمَا أُوتُواْ أَخَذْنَاهُم بَغْتَةً فَإِذَا هُم مُّبْلِسُونَ
45 dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqarë. Lavdërimi qoftë i Perëndisë, Zotit të gjithësisë. فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُواْ وَالْحَمْدُ لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
46 Thuaj: “Çka mendoni sikur t’jua merrte Perëndia të dëgjuarit dhe të pamit dhe t’ua vuloste zemrat tuaja; cili zot, përveç Perëndisë do t’ua kthente ato?” Shih si ua shpjegojmë Na dokumentet, e ata përsëri e kthejnë kryet. قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ اللّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَارَكُمْ وَخَتَمَ عَلَى قُلُوبِكُم مَّنْ إِلَـهٌ غَيْرُ اللّهِ يَأْتِيكُم بِهِ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ
47 Thuaj: “Më thuani ju, nëe ju vjen dënimi i Perëndisë papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit zullumqar?” قُلْ أَرَأَيْتَكُمْ إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُ اللّهِ بَغْتَةً أَوْ جَهْرَةً هَلْ يُهْلَكُ إِلاَّ الْقَوْمُ الظَّالِمُونَ
48 Na ua dërguam pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bën mirë, mos të frikësohen e as nuk do të pikëllohen. وَمَا نُرْسِلُ الْمُرْسَلِينَ إِلاَّ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ فَمَنْ آمَنَ وَأَصْلَحَ فَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
49 Për ata që përgënjeshtrojnë dokumentet Tona, ata do t’i godet dënimi për mëkatet e bëra. وَالَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا يَمَسُّهُمُ الْعَذَابُ بِمَا كَانُواْ يَفْسُقُونَ
50 Thuaj: “Unë nuk do t’ju them – se i kam depot e Perëndisë, se i di sekretet, as nuk them se jam ëngjëll, - Unë ndjekë vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i vërbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?” قُل لاَّ أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَآئِنُ اللّهِ وَلا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلا أَقُولُ لَكُمْ إِنِّي مَلَكٌ إِنْ أَتَّبِعُ إِلاَّ مَا يُوحَى إِلَيَّ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الأَعْمَى وَالْبَصِيرُ أَفَلاَ تَتَفَكَّرُونَ
51 Dhe i qorto me Kur’an ata, të cilët druajnë se kanë për t’u tubuar para Zotit të tyre, ku çërveç Tij, nuk do të kenë as mbrojtës as ndihmës – për t’u ruajtur nga mëkatet. وَأَنذِرْ بِهِ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَن يُحْشَرُواْ إِلَى رَبِّهِمْ لَيْسَ لَهُم مِّن دُونِهِ وَلِيٌّ وَلاَ شَفِيعٌ لَّعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ
52 Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Atë – ti nuk je i obliguar të kujdesesh për ta për asgjë, e as ata nuk janë përgjegjës për ty asgjë, sepse, nëse i dëbon ti ata, do të jesh zullumqarë. وَلاَ تَطْرُدِ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ مَا عَلَيْكَ مِنْ حِسَابِهِم مِّن شَيْءٍ وَمَا مِنْ حِسَابِكَ عَلَيْهِم مِّن شَيْءٍ فَتَطْرُدَهُمْ فَتَكُونَ مِنَ الظَّالِمِينَ
53 Dhe kështu Na i provojmë njërin me tjetrin, për të thënë: “A mos janë këta që Perëndia ua dhuroi mirësinë? – A mos vallë Perëndia nuk i njeh më mirë ata të cilët i janë mirënjohës. وَكَذَلِكَ فَتَنَّا بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لِّيَقُولواْ أَهَـؤُلاء مَنَّ اللّهُ عَلَيْهِم مِّن بَيْنِنَا أَلَيْسَ اللّهُ بِأَعْلَمَ بِالشَّاكِرِينَ
54 Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj: “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!” Zoti juaj vetes ia ka caktuar mirësinë: nëse dikush nga ju bënë ndonjë vepër të keqe pa ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, - Ai falë dhe mëshiron. وَإِذَا جَاءكَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِآيَاتِنَا فَقُلْ سَلاَمٌ عَلَيْكُمْ كَتَبَ رَبُّكُمْ عَلَى نَفْسِهِ الرَّحْمَةَ أَنَّهُ مَن عَمِلَ مِنكُمْ سُوءًا بِجَهَالَةٍ ثُمَّ تَابَ مِن بَعْدِهِ وَأَصْلَحَ فَأَنَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
55 Na kështu shpjegojmë hollësisht dokumentet, në mënyrë që të kuptohet rruga e njerëzve të këqinjë. وَكَذَلِكَ نفَصِّلُ الآيَاتِ وَلِتَسْتَبِينَ سَبِيلُ الْمُجْرِمِينَ
56 Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, që ju, përpos Perëndisë i adhuroni”. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëhrë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata, që janë në rrugën e drejtë”. قُلْ إِنِّي نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ قُل لاَّ أَتَّبِعُ أَهْوَاءكُمْ قَدْ ضَلَلْتُ إِذًا وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ
57 Thuaj: “Unë kam (ardhur) me argument të dukshëm nga Zot’i im, e ju e përgënjeshtruat atë. Atë që kërkoni ju (dënimin), nuk është në pushtetin tim; pushteti i takon vetëm Perëndisë. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai e bënë dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës. قُلْ إِنِّي عَلَى بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَكَذَّبْتُم بِهِ مَا عِندِي مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِ إِنِ الْحُكْمُ إِلاَّ لِلّهِ يَقُصُّ الْحَقَّ وَهُوَ خَيْرُ الْفَاصِلِينَ
58 Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që e kërkoni ju, shpejt e shpejt (dënimin) do të sqarohej puna mes meje dhe jush (do të shkatërroheshit). Perëndia i di më së miri zullumqarët. قُل لَّوْ أَنَّ عِندِي مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِ لَقُضِيَ الأَمْرُ بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ وَاللّهُ أَعْلَمُ بِالظَّالِمِينَ
59 Perëndia i ka çelësat e të gjitha fshehtësive dhe vetëm Ai i di ato. Ai di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai, dhe nuk ekziston asnjë kokërr në thellësitë e tokës, as e freskët as e thatë, e të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Levhi Mahfudh). وَعِندَهُ مَفَاتِحُ الْغَيْبِ لاَ يَعْلَمُهَا إِلاَّ هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلاَّ يَعْلَمُهَا وَلاَ حَبَّةٍ فِي ظُلُمَاتِ الأَرْضِ وَلاَ رَطْبٍ وَلاَ يَابِسٍ إِلاَّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ
60 Ai natën ju vë në gjumë dhe di çka punoni ditën. Ju zgjon ditën, për të arritur kohën e caktuar të jetës. Pastaj, i ktheheni Atij dhe ju tregon atë që keni punuar. وَهُوَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُم بِاللَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَا جَرَحْتُم بِالنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَى أَجَلٌ مُّسَمًّى ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
61 Ai sundon mbi robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; kur njërit nga ju i vie vdekja, të dërguarit tanë (engjëjt) e bëjnë të vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bërë kurrfarë lëshimi (pa përjashtim). وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُم حَفَظَةً حَتَّىَ إِذَا جَاء أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لاَ يُفَرِّطُونَ
62 Pastaj ata do të kthehen te Perëndia, Zoti tyre i vërtetë. Se vetëm Atij i takon të gjykojë dhe Ai është logaritari më i shpejtë. ثُمَّ رُدُّواْ إِلَى اللّهِ مَوْلاَهُمُ الْحَقِّ أَلاَ لَهُ الْحُكْمُ وَهُوَ أَسْرَعُ الْحَاسِبِينَ
63 Thuaju: “Kush do t’ju shpëtojë nga errësira (rreziku) e tokës dhe tetit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtetë do të bëhemi mirënjohës”. قُلْ مَن يُنَجِّيكُم مِّن ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ تَدْعُونَهُ تَضَرُّعاً وَخُفْيَةً لَّئِنْ أَنجَانَا مِنْ هَـذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ
64 Thuaj: “Perëndia ju shpëton nga ato (rreziqe) dhe çdo e keqe tjetër, e ju përsëri i bëni shoq Atij”. قُلِ اللّهُ يُنَجِّيكُم مِّنْهَا وَمِن كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنتُمْ تُشْرِكُونَ
65 Thuaj: “Ai është i fuqishëm t’ju ndëshkojë prej së larti ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe, e njëri-tjetrit t’ia tregoni fuqinë (në luftë në mes veti). Shih si ua shpjegojm Na dokumentet, që të kuptojnë ata! قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَن يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِّن فَوْقِكُمْ أَوْ مِن تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعاً وَيُذِيقَ بَعْضَكُم بَأْسَ بَعْضٍ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ
66 Populli yt e pëgënjeshtron atë (Kur’anin), por ai është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam rojtari jua, وَكَذَّبَ بِهِ قَوْمُكَ وَهُوَ الْحَقُّ قُل لَّسْتُ عَلَيْكُم بِوَكِيلٍ
67 çdo lajm e ka kohën e vet, të caktuar, e ju atë do ta mësoni. لِّكُلِّ نَبَإٍ مُّسْتَقَرٌّ وَسَوْفَ تَعْلَمُونَ
68 Kur t’i shohësh ata që thellohen (në nënçmim) në dokumentet Tona, largohu prej tyre, deri sa të (mos) kalojnë në bisedë tjetër. E, nëse, djalli të mashtron, mos rri me zullumqarë të përkujtohesh. وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلاَ تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَى مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
69 Ata që i drojën Perëndisë, s’kanë kurrfarë përgjegjësie për mëkatet e tyre (të mohuesvet), por (kjo) është vërejtje për t’u ruajtur. وَمَا عَلَى الَّذِينَ يَتَّقُونَ مِنْ حِسَابِهِم مِّن شَيْءٍ وَلَـكِن ذِكْرَى لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ
70 Lerëni ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim, e të cilët i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Këshilloji me Kur’anin që njeriu të mos shkatërrohet për atë që ka vepruar, duke mos pasur – pos Perëndisë, as ndihmëtar, as ndërmjetës; dhe sikur ai të ofronte çfarëdo shpagimi, nuk do të pranohet nga Ai. Këta janë ata, të cilët janë shkatërruar për atë që kanë punuar. Ata do të fitojnë pije nga uji i vluar dhe dënim të dhimbshëm për shkak se kanë mohuar. وَذَرِ الَّذِينَ اتَّخَذُواْ دِينَهُمْ لَعِبًا وَلَهْوًا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَذَكِّرْ بِهِ أَن تُبْسَلَ نَفْسٌ بِمَا كَسَبَتْ لَيْسَ لَهَا مِن دُونِ اللّهِ وَلِيٌّ وَلاَ شَفِيعٌ وَإِن تَعْدِلْ كُلَّ عَدْلٍ لاَّ يُؤْخَذْ مِنْهَا أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ أُبْسِلُواْ بِمَا كَسَبُواْ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُواْ يَكْفُرُونَ
71 Thuaj: “A ta adhurojmë dike tjetër përveç Perëndisë, atë që nuk na sjell dobi as dëm, e të kthehemi kah thëmbrat tona (në humbje), pasi që Perëndia na udhëzoi në rrugë të drejtë? (E, të bëhemi si ai) që e kanë trullosur djajtë në Tokë e ai mbeti i humbur; e të cilin shokët e tij e thirrin në rrugën e drejtë: “Eja tek ne!” (E, ai nuk përgjigjet). Thuaj: “Rruga e Perëndisë – është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit të gjithësisë”. قُلْ أَنَدْعُو مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُنَا وَلاَ يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَى أَعْقَابِنَا بَعْدَ إِذْ هَدَانَا اللّهُ كَالَّذِي اسْتَهْوَتْهُ الشَّيَاطِينُ فِي الأَرْضِ حَيْرَانَ لَهُ أَصْحَابٌ يَدْعُونَهُ إِلَى الْهُدَى ائْتِنَا قُلْ إِنَّ هُدَى اللّهِ هُوَ الْهُدَىَ وَأُمِرْنَا لِنُسْلِمَ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
72 dhe të falim namazin, dhe t’i ruhemi Atij; Ai është, tek i cili do të tuboheni ju. وَأَنْ أَقِيمُواْ الصَّلاةَ وَاتَّقُوهُ وَهُوَ الَّذِيَ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
73 Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ بِالْحَقِّ وَيَوْمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُ قَوْلُهُ الْحَقُّ وَلَهُ الْمُلْكُ يَوْمَ يُنفَخُ فِي الصُّوَرِ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ
74 (Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babës së tij Azerit: “A mos do t’i marrësh statujat për zotra?! Unë po shoh se ti dhe kombi yt jeni në humbje të madhe”. وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لأَبِيهِ آزَرَ أَتَتَّخِذُ أَصْنَامًا آلِهَةً إِنِّي أَرَاكَ وَقَوْمَكَ فِي ضَلاَلٍ مُّبِينٍ
75 Dhe Na ia treguam Ibrahimit perandorinë e qiejve dhe të Tokës për t’u bërë nga ata që besojnë vendoshmërisht. وَكَذَلِكَ نُرِي إِبْرَاهِيمَ مَلَكُوتَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَلِيَكُونَ مِنَ الْمُوقِنِينَ
76 Dhe kur arriti nata, ai vërejti yllin dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ai yll, tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”. فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ اللَّيْلُ رَأَى كَوْكَبًا قَالَ هَـذَا رَبِّي فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لا أُحِبُّ الآفِلِينَ
77 E, kur vërejti Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” E, pasi perëndoi ajo, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njeri nga të humburit”. فَلَمَّا رَأَى الْقَمَرَ بَازِغًا قَالَ هَـذَا رَبِّي فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لَئِن لَّمْ يَهْدِنِي رَبِّي لأكُونَنَّ مِنَ الْقَوْمِ الضَّالِّينَ
78 E, kur e vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” – E, pasi perëndoi, ai tha: “O kombi im, unë jam i dëlirë nga ajo që ju i bëni shok Perëndisë! فَلَمَّا رَأَى الشَّمْسَ بَازِغَةً قَالَ هَـذَا رَبِّي هَـذَا أَكْبَرُ فَلَمَّا أَفَلَتْ قَالَ يَا قَوْمِ إِنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ
79 Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtarë i vërtetë, dhe unë nuk jam nga ata që i bëjnë shok Perëndisë!” إِنِّي وَجَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ حَنِيفًا وَمَا أَنَاْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
80 Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur për njësimin e Perëndisë). Ai tha: “A mos vallë ju dëshironi të pelemizoni me mua për Perëndinë, e ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë. Unë nuk frikësohem prej putash që veni ju shoq atij. (Unë nuk frikohem prej asgjëje), përveç nëse don Perëndia të më shkaktojë ndonjë katastrofë. Zoti im, me dijeninë e vet e ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni? وَحَآجَّهُ قَوْمُهُ قَالَ أَتُحَاجُّونِّي فِي اللّهِ وَقَدْ هَدَانِ وَلاَ أَخَافُ مَا تُشْرِكُونَ بِهِ إِلاَّ أَن يَشَاء رَبِّي شَيْئًا وَسِعَ رَبِّي كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا أَفَلاَ تَتَذَكَّرُونَ
81 E, si të frikësohem unë prej putash tuaja, me të cilët ju i bëni shoq Perëndisë; e ju nuk frikësoheni nga ajoqë i bëni shoq Perëndisë, pa iu zbritur kurrfarë argumenti. Prandaj, kush prej këtyre dy grupeve meriton të jetë i sigurt, nëse dini ju? وَكَيْفَ أَخَافُ مَا أَشْرَكْتُمْ وَلاَ تَخَافُونَ أَنَّكُمْ أَشْرَكْتُم بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَانًا فَأَيُّ الْفَرِيقَيْنِ أَحَقُّ بِالأَمْنِ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
82 Për ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me zullum, atyre u përket siguria dhe ata janë në rrugë të djretë”. الَّذِينَ آمَنُواْ وَلَمْ يَلْبِسُواْ إِيمَانَهُم بِظُلْمٍ أُوْلَـئِكَ لَهُمُ الأَمْنُ وَهُم مُّهْتَدُونَ
83 Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. وَتِلْكَ حُجَّتُنَا آتَيْنَاهَا إِبْرَاهِيمَ عَلَى قَوْمِهِ نَرْفَعُ دَرَجَاتٍ مَّن نَّشَاء إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٌ
84 Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhun e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë, e nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit – وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ كُلاًّ هَدَيْنَا وَنُوحًا هَدَيْنَا مِن قَبْلُ وَمِن ذُرِّيَّتِهِ دَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَى وَهَارُونَ وَكَذَلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
85 dhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin – të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë; وَزَكَرِيَّا وَيَحْيَى وَعِيسَى وَإِلْيَاسَ كُلٌّ مِّنَ الصَّالِحِينَ
86 dhe Ismailin, Eljaásan, Junusin dhe Lutin – të gjithë këta i kemi lavdëruar ng të tjerët; وَإِسْمَاعِيلَ وَالْيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطًا وَكُلاًّ فضَّلْنَا عَلَى الْعَالَمِينَ
87 edhe disa nga prindërit e tyre; pasardhësit e tyre dhe vëllezërve të tyre – i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. وَمِنْ آبَائِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ وَإِخْوَانِهِمْ وَاجْتَبَيْنَاهُمْ وَهَدَيْنَاهُمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
88 Ky është udhëzimi i Perëndisë, Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë nga robërit e vet. E, sikur t’i bënin shok Atij, do t’ju humbë çdo gjë, nga ajo që kanë punuar. ذَلِكَ هُدَى اللّهِ يَهْدِي بِهِ مَن يَشَاء مِنْ عِبَادِهِ وَلَوْ أَشْرَكُواْ لَحَبِطَ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
89 Këta janë ata që u kemi dhënë libër, dijeni të hollë dhe profetni. E, nëse aa (banorët e Mekkes) imohojnë këto, Na do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë. أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ فَإِن يَكْفُرْ بِهَا هَـؤُلاء فَقَدْ وَكَّلْنَا بِهَا قَوْمًا لَّيْسُواْ بِهَا بِكَافِرِينَ
90 Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju për Shpaljen e Kur’anit, kurrfarë shpërblimi. Se, ai është vetëm këshillë për gjithë njerëzimin”. أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ هَدَى اللّهُ فَبِهُدَاهُمُ اقْتَدِهْ قُل لاَّ أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْرًا إِنْ هُوَ إِلاَّ ذِكْرَى لِلْعَالَمِينَ
91 Hebrenjt nuk e njohtën si duhet Perëndinë kur thanë: “Perëndia asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshehni. Edhe ju jeni mësuar (me mësimin e Muhammedit) për atë që nuk keni ditur as ju, as etërit tuaj. Thuaj: “Perëndia u ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërni ata, që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre, (në të cilat janë zhytur). وَمَا قَدَرُواْ اللّهَ حَقَّ قَدْرِهِ إِذْ قَالُواْ مَا أَنزَلَ اللّهُ عَلَى بَشَرٍ مِّن شَيْءٍ قُلْ مَنْ أَنزَلَ الْكِتَابَ الَّذِي جَاء بِهِ مُوسَى نُورًا وَهُدًى لِّلنَّاسِ تَجْعَلُونَهُ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيراً وَعُلِّمْتُم مَّا لَمْ تَعْلَمُواْ أَنتُمْ وَلاَ آبَاؤُكُمْ قُلِ اللّهُ ثُمَّ ذَرْهُمْ فِي خَوْضِهِمْ يَلْعَبُونَ
92 Ky Libër (Kur’ani), që ta kemi shpallur ty, është i madhërishëm, vërtetues i atij që gjendet para jush (Teurati), dhe frikësues i Ummul kuras (popullit të Mekkes) dhe atyre që gjenden rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’an) dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre. وَهَـذَا كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ مُّصَدِّقُ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ الْقُرَى وَمَنْ حَوْلَهَا وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ يُؤْمِنُونَ بِهِ وَهُمْ عَلَى صَلاَتِهِمْ يُحَافِظُونَ
93 Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Perëndinë ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Perëndia”. Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!” Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Perëndinë dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij. وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا أَوْ قَالَ أُوْحِيَ إِلَيَّ وَلَمْ يُوحَ إِلَيْهِ شَيْءٌ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثْلَ مَا أَنَزلَ اللّهُ وَلَوْ تَرَى إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلآئِكَةُ بَاسِطُواْ أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُواْ أَنفُسَكُمُ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ
94 E do të Na vini ju veç e veç, ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë (lakuriq). Dhe do t’i lini pas veti ato që iu patëm dhuruar. Na nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj; për të cilët mendonit se ata te ju janë shokët e Perëndisë. Në mes jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe humbi nga ju, ajo që mendonit ju. وَلَقَدْ جِئْتُمُونَا فُرَادَى كَمَا خَلَقْنَاكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَتَرَكْتُم مَّا خَوَّلْنَاكُمْ وَرَاء ظُهُورِكُمْ وَمَا نَرَى مَعَكُمْ شُفَعَاءكُمُ الَّذِينَ زَعَمْتُمْ أَنَّهُمْ فِيكُمْ شُرَكَاء لَقَد تَّقَطَّعَ بَيْنَكُمْ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمْ تَزْعُمُونَ
95 Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës). إِنَّ اللّهَ فَالِقُ الْحَبِّ وَالنَّوَى يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَمُخْرِجُ الْمَيِّتِ مِنَ الْحَيِّ ذَلِكُمُ اللّهُ فَأَنَّى تُؤْفَكُونَ
96 Ai është Krijues i dritës ditore, natën e bëri për pushim, e Diellin e Hënën për të njehësuar kohën. Kjo është dispozita e Perëndisë, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. فَالِقُ الإِصْبَاحِ وَجَعَلَ اللَّيْلَ سَكَنًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ حُسْبَانًا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ
97 Ai është që ju ka krijuar yjet, për t’u orientuar në errësirat e tokës dhe të detit. Na u shpjegojmë hollësisht dokumentet Tona, njerëzve që dinë. وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ النُّجُومَ لِتَهْتَدُواْ بِهَا فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ قَدْ فَصَّلْنَا الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
98 Ai është që ju ka krijur prej një njeriu (Ademit) që të jetoni dhe të varroseni në tokë. Na ua sqarojmë hollësisht dokumentat Tona njerëzve që kuptojnë. وَهُوَ الَّذِيَ أَنشَأَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ فَمُسْتَقَرٌّ وَمُسْتَوْدَعٌ قَدْ فَصَّلْنَا الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَفْقَهُونَ
99 Dhe Ai është që ka zbritur ujin nga qielli, me të cilin nxjerrim çdo lloj bime dhe me te rritet gjelbërimi, e nga ky nxjerrim kokërrat e dendura; dhe prej palmës së hurmës, nxjerrim nga majat e saj, kalaveshat e ulët; dhe nxjerrim kopshtije rrushi, ulliri dhe shege, disa janë të ngjashme me njëra-tjetrën e disa jo. Vështroni frutet e tyre kur lidhin dhe piqen. Në to, me të vërtetë, ka argumente, për ata njerëz që besojnë. وَهُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجْنَا بِهِ نَبَاتَ كُلِّ شَيْءٍ فَأَخْرَجْنَا مِنْهُ خَضِرًا نُّخْرِجُ مِنْهُ حَبًّا مُّتَرَاكِبًا وَمِنَ النَّخْلِ مِن طَلْعِهَا قِنْوَانٌ دَانِيَةٌ وَجَنَّاتٍ مِّنْ أَعْنَابٍ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُشْتَبِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ انظُرُواْ إِلِى ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَيَنْعِهِ إِنَّ فِي ذَلِكُمْ لآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
100 Idhujtarët i kanë trilluar Atij nga injoranca, djem e vajza. Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart nga ajo që i përshkruajnë ata! وَجَعَلُواْ لِلّهِ شُرَكَاء الْجِنَّ وَخَلَقَهُمْ وَخَرَقُواْ لَهُ بَنِينَ وَبَنَاتٍ بِغَيْرِ عِلْمٍ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يَصِفُونَ
101 Ai është krijues i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, për Te s’ka grua. Ai ka krijuar çdo gjë dhe vetëm Ai di çdo gjë. بَدِيعُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ أَنَّى يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُن لَّهُ صَاحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ وهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
102 Ky është Perëndia, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje! ذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمْ لا إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ
103 Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë. Ai i përfshinë shikimet e të gjithëve. Ai është bamirës i pakufi dhe di çdo gjë. لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ
104 Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj. قَدْ جَاءكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمْ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ عَمِيَ فَعَلَيْهَا وَمَا أَنَاْ عَلَيْكُم بِحَفِيظٍ
105 Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën). وَكَذَلِكَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ وَلِيَقُولُواْ دَرَسْتَ وَلِنُبَيِّنَهُ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
106 Paso (ndiq) ti atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka tjetër zot veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve. اتَّبِعْ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ لا إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ
107 Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre. وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا أَشْرَكُواْ وَمَا جَعَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا وَمَا أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ
108 Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije. Kështu, Ne ua kemi hijeshuar çdo populli veprat e tyre. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, e Ai do t’i lajmërojë ata për atë që kanë punuar. وَلاَ تَسُبُّواْ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ فَيَسُبُّواْ اللّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ كَذَلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمْ ثُمَّ إِلَى رَبِّهِم مَّرْجِعُهُمْ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
109 Ata betohen në Perëndinë, me betimin më të rëndë, se nëse ju vjen një dokument, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Dokumentet janë vetëm te Perëndia!” E kush ua bënë me dije juve, se ata, kur t’ju vie dokumenti, nuk do të besojnë? وَأَقْسَمُواْ بِاللّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ لَئِن جَاءتْهُمْ آيَةٌ لَّيُؤْمِنُنَّ بِهَا قُلْ إِنَّمَا الآيَاتُ عِندَ اللّهِ وَمَا يُشْعِرُكُمْ أَنَّهَا إِذَا جَاءتْ لاَ يُؤْمِنُونَ
110 Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej. وَنُقَلِّبُ أَفْئِدَتَهُمْ وَأَبْصَارَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُواْ بِهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَنَذَرُهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ
111 Sikur atyre t’ju dërgonim engjëjt, dhe sikur t’i ngjallnim të vdekurit e t’ju flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjithë dokumentet para tyre, ata përsëri nuk do të besoni; përveç në dashtë Zoti, por shumica e tyre nuk dinë. وَلَوْ أَنَّنَا نَزَّلْنَا إِلَيْهِمُ الْمَلآئِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ الْمَوْتَى وَحَشَرْنَا عَلَيْهِمْ كُلَّ شَيْءٍ قُبُلاً مَّا كَانُواْ لِيُؤْمِنُواْ إِلاَّ أَن يَشَاء اللّهُ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَهُمْ يَجْهَلُونَ
112 Si për ty ashtu edhe për çdo profet, Na kei krijuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët i flasin njëri-tjetrit fjalë të zbukuruara për t’i mashtruar. E, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë; andaj, lëri ata dhe atë, që trillojnë ata – وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نِبِيٍّ عَدُوًّا شَيَاطِينَ الإِنسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُورًا وَلَوْ شَاء رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ
113 e që zemrat e atyre që nuk besojnë në Ditën e Kijametit, ta kthehen dhe të kënaqen me të, e le të fitojnë çka të fitojnë (prej mëkateve). وَلِتَصْغَى إِلَيْهِ أَفْئِدَةُ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ وَلِيَرْضَوْهُ وَلِيَقْتَرِفُواْ مَا هُم مُّقْتَرِفُونَ
114 Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë! أَفَغَيْرَ اللّهِ أَبْتَغِي حَكَمًا وَهُوَ الَّذِي أَنَزَلَ إِلَيْكُمُ الْكِتَابَ مُفَصَّلاً وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُ مُنَزَّلٌ مِّن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ فَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ
115 U plotësuan fjalët e Zotit tënd, që janë kulmi, i së vërtetës dhe i drejtësisë; fjalët e Tij askush nuk mund t’i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë. وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدْقًا وَعَدْلاً لاَّ مُبَدِّلِ لِكَلِمَاتِهِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
116 nëse i përulesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë; ata do të të shmangin nga rruga e Zotit. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë. وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ
117 Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që i shmangen rrugës së Perëndisë, dhe Ai i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë. إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ مَن يَضِلُّ عَن سَبِيلِهِ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
118 Hani atë, që gjatë therrjes është përmendur emri i Perëndisë, nëse jeni besimtarë të dokumenteve të Tij. فَكُلُواْ مِمَّا ذُكِرَ اسْمُ اللّهِ عَلَيْهِ إِن كُنتُمْ بِآيَاتِهِ مُؤْمِنِينَ
119 E pse mos ta hani ate që është therrë në emër të Perëndisë, e Ai ju ka shpjeguar ç’është e ndaluar, - përveç se kur jeni në shtrënges. ë shumë prej tyre nga padia, i shmangin ata prej udhës së mbarë për kënaqësinë e vet. Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin. وَمَا لَكُمْ أَلاَّ تَأْكُلُواْ مِمَّا ذُكِرَ اسْمُ اللّهِ عَلَيْهِ وَقَدْ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ إِلاَّ مَا اضْطُرِرْتُمْ إِلَيْهِ وَإِنَّ كَثِيراً لَّيُضِلُّونَ بِأَهْوَائِهِم بِغَيْرِ عِلْمٍ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ بِالْمُعْتَدِينَ
120 Lëreni mëkatet e hapta dhe të fshehta. Se, me të vërtetë, ata që kanë bërë mëkate, do të ndëshkohen për atë që kanë gaguar. وَذَرُواْ ظَاهِرَ الإِثْمِ وَبَاطِنَهُ إِنَّ الَّذِينَ يَكْسِبُونَ الإِثْمَ سَيُجْزَوْنَ بِمَا كَانُواْ يَقْتَرِفُونَ
121 Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë. وَلاَ تَأْكُلُواْ مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَآئِهِمْ لِيُجَادِلُوكُمْ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ
122 A barazohet ai që është i vdekur (i humbur) e Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecë në mesin e njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj. Kështu, mohuesve u janë zbukuruar ato vepra që kanë punuar. أَوَ مَن كَانَ مَيْتًا فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُورًا يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِّنْهَا كَذَلِكَ زُيِّنَ لِلْكَافِرِينَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
123 Dhe poashtu, Ne kemi bërë në çdo anë (sikur në Mekke) të mëdhenj – mëkatarë, që të pshtjellojnë në të. Mirëpo, ata pshtjellojnë vetëm vetveten, e nuk hetojnë. وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا فِي كُلِّ قَرْيَةٍ أَكَابِرَ مُجَرِمِيهَا لِيَمْكُرُواْ فِيهَا وَمَا يَمْكُرُونَ إِلاَّ بِأَنفُسِهِمْ وَمَا يَشْعُرُونَ
124 Kur atyre t’u vijë ndonjë dokument; ata thonë: “Na nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet, si ajo që iu është dhënë pejgamberëve të Perëndisë”. Perëndia di më së miri ku e vendos profetninë e Vet. Ata që kanë bërë mëkate, do t’i arrijë një poshtrim nga ana e Perëndisë dhe ndëshkim i ashpër për atë që kanë pshtjelluar. وَإِذَا جَاءتْهُمْ آيَةٌ قَالُواْ لَن نُّؤْمِنَ حَتَّى نُؤْتَى مِثْلَ مَا أُوتِيَ رُسُلُ اللّهِ اللّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ سَيُصِيبُ الَّذِينَ أَجْرَمُواْ صَغَارٌ عِندَ اللّهِ وَعَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا كَانُواْ يَمْكُرُونَ
125 Atë që Perëndia don ta shpie (në udhë të mbarë) – Ai, zemrën e atij, ia disponon për islamizëm, e atë që don ta lë në humbje – Ai zemrën e tij ia shtrëngon dhe ia bënë të ngushtë, si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Perëndia, i ndëshkon ata që nuk besojnë. فَمَن يُرِدِ اللّهُ أَن يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلاَمِ وَمَن يُرِدْ أَن يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقًا حَرَجًا كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاء كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللّهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ
126 Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. E, Na ju kemi shpjeguar argumentet, njerëzve që meditojnë. وَهَـذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيمًا قَدْ فَصَّلْنَا الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ
127 Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata. لَهُمْ دَارُ السَّلاَمِ عِندَ رَبِّهِمْ وَهُوَ وَلِيُّهُمْ بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
128 (Kujtoje) atë Ditë kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’ju thotë): “O tog i xhindëve, ju shum njerëz i keni mashtruar!” – E miqët e tyre që ishin njerëz, thanë: “O Zoti ynë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na ke caktuar Ti. Perëndia do të thotë: “Zjarri është vendstrehimi juaj. Në të do të qëndroni përherë, përveç çka don Perëndia. Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. وَيَوْمَ يِحْشُرُهُمْ جَمِيعًا يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ قَدِ اسْتَكْثَرْتُم مِّنَ الإِنسِ وَقَالَ أَوْلِيَآؤُهُم مِّنَ الإِنسِ رَبَّنَا اسْتَمْتَعَ بَعْضُنَا بِبَعْضٍ وَبَلَغْنَا أَجَلَنَا الَّذِيَ أَجَّلْتَ لَنَا قَالَ النَّارُ مَثْوَاكُمْ خَالِدِينَ فِيهَا إِلاَّ مَا شَاء اللّهُ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَليمٌ
129 Që, kështu, Ne i japim pushtet disa zullumqarëve mbi të tjerët, për atë që kanë fituar ata. وَكَذَلِكَ نُوَلِّي بَعْضَ الظَّالِمِينَ بَعْضًا بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ
130 “O tog i xhindëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur pejgamberë nga mesi i juaj, për t’ju treguar dokumentat Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Na këtë e pranojmë në dëm tonin”. Ata i ka mashtruar jeta e kësaj bote dhe ata dëshmojnë kundër vetes se janë mohues. يَا مَعْشَرَ الْجِنِّ وَالإِنسِ أَلَمْ يَأْتِكُمْ رُسُلٌ مِّنكُمْ يَقُصُّونَ عَلَيْكُمْ آيَاتِي وَيُنذِرُونَكُمْ لِقَاء يَوْمِكُمْ هَـذَا قَالُواْ شَهِدْنَا عَلَى أَنفُسِنَا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَشَهِدُواْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُواْ كَافِرِينَ
131 Kjo është, ngase Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për shkak të zullumit të tyre pa paralajmërimin e banorëve të tyre. ذَلِكَ أَن لَّمْ يَكُن رَّبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَى بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا غَافِلُونَ
132 Çdokujt i përket pozita për atë që ka punuar, se Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për veprat e tyre. وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِّمَّا عَمِلُواْ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ
133 Zoti yt është i pasur dhe i mëshirshëm. Nëse don, ju zhdukë dhe sjellë pas jush çka të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë. وَرَبُّكَ الْغَنِيُّ ذُو الرَّحْمَةِ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَسْتَخْلِفْ مِن بَعْدِكُم مَّا يَشَاء كَمَا أَنشَأَكُم مِّن ذُرِّيَّةِ قَوْمٍ آخَرِينَ
134 Ajoqë u është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë, e ju nuk mund t’i ikni asaj. إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لآتٍ وَمَا أَنتُم بِمُعْجِزِينَ
135 Thuaj: “O populli im, punoni në gjendjen tuaj, e unë punojë (në gjendjen time); e do ta dini se për këtë do të jetë fundi i mirë. Me të vërtetë, zullumqarët nuk do të shpëtojnë. قُلْ يَا قَوْمِ اعْمَلُواْ عَلَى مَكَانَتِكُمْ إِنِّي عَامِلٌ فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن تَكُونُ لَهُ عَاقِبَةُ الدِّارِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الظَّالِمُونَ
136 Ata (mohuesit) kanë caktuar pjesë nga të lashtat dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Perëndinë, e kjo është për putat tona”. Mirëpo, ajo pjsë që është për putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Perëndinë – ajo arrinë (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata! وَجَعَلُواْ لِلّهِ مِمِّا ذَرَأَ مِنَ الْحَرْثِ وَالأَنْعَامِ نَصِيبًا فَقَالُواْ هَـذَا لِلّهِ بِزَعْمِهِمْ وَهَـذَا لِشُرَكَآئِنَا فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمْ فَلاَ يَصِلُ إِلَى اللّهِ وَمَا كَانَ لِلّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَى شُرَكَآئِهِمْ سَاء مَا يَحْكُمُونَ
137 Po ashtu, shumë mohuesve ua kanë hijeshuar – shokët e tyre, - vrasjen e fëmijëve të vet për t’i zhdukur ata dhe për t’ju përzi fenë e tyre. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre. وَكَذَلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٍ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ قَتْلَ أَوْلاَدِهِمْ شُرَكَآؤُهُمْ لِيُرْدُوهُمْ وَلِيَلْبِسُواْ عَلَيْهِمْ دِينَهُمْ وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ
138 Ata thonë: “Këto shtazë shtëpijake dhe këto e këto të lashta janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç kujt ia lejojmë ne; e sipas hamendjes së tyre edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara për ngarkim dhe disa shtazë që kur i therrin nuk e përmendin emrin e Perëndisë, duke e përgënjeshtruar Atë (Perëndinë). Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara. وَقَالُواْ هَـذِهِ أَنْعَامٌ وَحَرْثٌ حِجْرٌ لاَّ يَطْعَمُهَا إِلاَّ مَن نّشَاء بِزَعْمِهِمْ وَأَنْعَامٌ حُرِّمَتْ ظُهُورُهَا وَأَنْعَامٌ لاَّ يَذْكُرُونَ اسْمَ اللّهِ عَلَيْهَا افْتِرَاء عَلَيْهِ سَيَجْزِيهِم بِمَا كَانُواْ يَفْتَرُونَ
139 Dhe ata thanë: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre shtazëve shtëpiake u përket vetëm meshkujve tonë, kurse për gratë tona janë të ndaluara. E, nëse lindin ato të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Perëndia do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtra. Se Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. وَقَالُواْ مَا فِي بُطُونِ هَـذِهِ الأَنْعَامِ خَالِصَةٌ لِّذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَى أَزْوَاجِنَا وَإِن يَكُن مَّيْتَةً فَهُمْ فِيهِ شُرَكَاء سَيَجْزِيهِمْ وَصْفَهُمْ إِنَّهُ حِكِيمٌ عَلِيمٌ
140 Të humbur janë ata që i kanë mbytur fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i kanë ndaluar ato që u ka dhuruar Perëndia, duke përgënjeshtruar ndaj Perëndisë. Ata kanë humbur dhe nuk qenë në rrugë të drejtë. قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ قَتَلُواْ أَوْلاَدَهُمْ سَفَهًا بِغَيْرِ عِلْمٍ وَحَرَّمُواْ مَا رَزَقَهُمُ اللّهُ افْتِرَاء عَلَى اللّهِ قَدْ ضَلُّواْ وَمَا كَانُواْ مُهْتَدِينَ
141 Ai është që ka krijuar kopshte, vëreshta të larta dhe të shtruara, hurme dhe të lashta, me shije të ndryshme, ullinj e shega, të ngjashme (për nga forma), kurse të ndryshme (për nga shija). Hani frutet e tyre kurdo që të japin, dhe jepni atë që është detyrë në ditën e mbledhjes së tyrë. Por, mos e teproni, se Perëndia nuk i do ata që e teprojnë. وَهُوَ الَّذِي أَنشَأَ جَنَّاتٍ مَّعْرُوشَاتٍ وَغَيْرَ مَعْرُوشَاتٍ وَالنَّخْلَ وَالزَّرْعَ مُخْتَلِفًا أُكُلُهُ وَالزَّيْتُونَ وَالرُّمَّانَ مُتَشَابِهًا وَغَيْرَ مُتَشَابِهٍ كُلُواْ مِن ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُواْ حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ
142 Ai është që ka krijuar disa shtazë për ngarkim dhe për shtruarje, (shtresë e bërë prej leshi apo lëkurës së tyre). Hani nga ato që ua ka dhuruar Perëndia dhe mos ndiqni gurmët e djallit. Ai është armiku juaj i hapët. وَمِنَ الأَنْعَامِ حَمُولَةً وَفَرْشًا كُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللّهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
143 Perëndia ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femërat ose atë që mbajnë në bark dy femra?” Lajmëromëni Mua me dije të saktë, nëse e thani të vërtetën. ثَمَانِيَةَ أَزْوَاجٍ مِّنَ الضَّأْنِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْمَعْزِ اثْنَيْنِ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الأُنثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الأُنثَيَيْنِ نَبِّؤُونِي بِعِلْمٍ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
144 (Perëndia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lopë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt apo dy femërat ose atë që e mbajnë në bark dy femërat?” Apo mos keni qenë prezent ju kur Perëndia i ka urdhëruar për këtë? E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Me të vërtetë, Perëndia, nuk e çon në rrugë të drejtë kombin zullumqarë. وَمِنَ الإِبْلِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْبَقَرِ اثْنَيْنِ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الأُنثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الأُنثَيَيْنِ أَمْ كُنتُمْ شُهَدَاء إِذْ وَصَّاكُمُ اللّهُ بِهَـذَا فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
145 Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë; ose është mëkat ajo që është therrë në emër të tjetër kujt, e jo në emër të Perëndisë. Por, për atë që ngushtohet nga uria e madhe, nuk është mëkat të hajë ato që i përmendëm, por pa u ngopur, vetëm sa të zhduket uria. Se, Perëndia, me të vërtetë, është Falës i madh dhe Përdëllimtar. قُل لاَّ أَجِدُ فِي مَا أُوْحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَى طَاعِمٍ يَطْعَمُهُ إِلاَّ أَن يَكُونَ مَيْتَةً أَوْ دَمًا مَّسْفُوحًا أَوْ لَحْمَ خِنزِيرٍ فَإِنَّهُ رِجْسٌ أَوْ فِسْقًا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
146 Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën. وَعَلَى الَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٍ وَمِنَ الْبَقَرِ وَالْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَا إِلاَّ مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَا أَوِ الْحَوَايَا أَوْ مَا اخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ذَلِكَ جَزَيْنَاهُم بِبَغْيِهِمْ وِإِنَّا لَصَادِقُونَ
147 Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Zoti juaj është pronar i mëshirës së gjerë, e ndëshkimi i Tij nuk pengohet nga populli mëkatarë”. فَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل رَّبُّكُمْ ذُو رَحْمَةٍ وَاسِعَةٍ وَلاَ يُرَدُّ بَأْسُهُ عَنِ الْقَوْمِ الْمُجْرِمِينَ
148 Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Perëndia, nuk do t’i bënim shok Atij as ne as baballarët tanë, dhe asgjë të ndaluar nuk do të punonim”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”. سَيَقُولُ الَّذِينَ أَشْرَكُواْ لَوْ شَاء اللّهُ مَا أَشْرَكْنَا وَلاَ آبَاؤُنَا وَلاَ حَرَّمْنَا مِن شَيْءٍ كَذَلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم حَتَّى ذَاقُواْ بَأْسَنَا قُلْ هَلْ عِندَكُم مِّنْ عِلْمٍ فَتُخْرِجُوهُ لَنَا إِن تَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ أَنتُمْ إَلاَّ تَخْرُصُونَ
149 Thuaj: “Perëndia ka argument të qartë dhe po të donte Ai, të gjithëve do t’ju udhëzonte (me forcë) në rrugë të drejtë!” قُلْ فَلِلّهِ الْحُجَّةُ الْبَالِغَةُ فَلَوْ شَاء لَهَدَاكُمْ أَجْمَعِينَ
150 Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj të cilët dëshmojnë se Perëndia e ka ndaluar këtë!” E nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ta. Mos i ndiq dëshirat e atyre, që argumentet tona i konsiderojnë gënjeshtra dhe të cilët nuk besojnë në Ditën e mbramë! E, ata i bëjnë krahasim dike tjetër Zotit të tyre. قُلْ هَلُمَّ شُهَدَاءكُمُ الَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ اللّهَ حَرَّمَ هَـذَا فَإِن شَهِدُواْ فَلاَ تَشْهَدْ مَعَهُمْ وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاء الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا وَالَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ
151 Thuaj: “Ejani t’ju lexoj ato që ju ka ndaluar Perëndia: Atij mos i bëni shok; bëju mirë prindërve; mos vritni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, Na ju ushqejmë ju dhe ata. Mos ju çasni të këqijave, qofshin ato të hapëta apo të fshehta. Mos e vritni personin, vrasjen e të cilit e ka ndaluar Perëndia, përveç kur e kërkon drejtësia (gjyqi). Këto ju porosit Ai, që ta fisnikëroni mendjen. قُلْ تَعَالَوْاْ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلاَّ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلاَدَكُم مِّنْ إمْلاَقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُكُمْ وَإِيَّاهُمْ وَلاَ تَقْرَبُواْ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَلاَ تَقْتُلُواْ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
152 Dhe mos iu çasni pasurisë së bonjakut, përpos në një mënyrë të mirë, dreisa ta mbërrijë pjekurinë, kryeni drejt matjen dhe peshimin! Na nuk e ngarkojmë askë përtej mundësisë së tij. E, kur flisni, bëhuni të drejtë, qoftë edhe (kundër) të afërmit tuaj. Plotësoni obligimet e Perëndisë. Këto janë porositë e Tij, për t’ju këshilluar. وَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ بِالْقِسْطِ لاَ نُكَلِّفُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُواْ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى وَبِعَهْدِ اللّهِ أَوْفُواْ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
153 Dhe, qe, kjo është rruga ime e drejtë; prandaj ndiqnie, e mos shkoni rrugëve tjera që t’ju shmangin ato nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porositë Ai për t’u ruajtur nga të këqijat. وَأَنَّ هَـذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
154 Pastaj, ia kemi dhënë Musait Librin, duke ia plotësuar dhuntinë për atë të mirë, duke i shpjeguar çdo gjë, udhërrëfyes e mëshirës, për të besuar ata, në takimin me Zotin e tyre. ثُمَّ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ تَمَامًا عَلَى الَّذِيَ أَحْسَنَ وَتَفْصِيلاً لِّكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَّعَلَّهُم بِلِقَاء رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ
155 Ky Libër (Kur’ani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqnie ate dhe druajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar, وَهَـذَا كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ فَاتَّبِعُوهُ وَاتَّقُواْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
156 (e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”. أَن تَقُولُواْ إِنَّمَا أُنزِلَ الْكِتَابُ عَلَى طَآئِفَتَيْنِ مِن قَبْلِنَا وَإِن كُنَّا عَن دِرَاسَتِهِمْ لَغَافِلِينَ
157 Ose për të mos thënë: “Sikur Libri të na ishte shpallur neve, ne do t’i përmbaheshim rrugës së drejtë më mirë se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj argument i qartë dhe udhërrëfyes dhe mëshirë; e kush është më zullumqar nga ai që i përgënjeshtron argumentet e Perëndisë dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë ata që shmangën nga argumentet Tona, me dënim të rëndë, për shkak se u larguan. أَوْ تَقُولُواْ لَوْ أَنَّا أُنزِلَ عَلَيْنَا الْكِتَابُ لَكُنَّا أَهْدَى مِنْهُمْ فَقَدْ جَاءكُم بَيِّنَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِآيَاتِ اللّهِ وَصَدَفَ عَنْهَا سَنَجْزِي الَّذِينَ يَصْدِفُونَ عَنْ آيَاتِنَا سُوءَ الْعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يَصْدِفُونَ
158 A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!” هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن تَأْتِيهُمُ الْمَلآئِكَةُ أَوْ يَأْتِيَ رَبُّكَ أَوْ يَأْتِيَ بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ لاَ يَنفَعُ نَفْسًا إِيمَانُهَا لَمْ تَكُنْ آمَنَتْ مِن قَبْلُ أَوْ كَسَبَتْ فِي إِيمَانِهَا خَيْرًا قُلِ انتَظِرُواْ إِنَّا مُنتَظِرُونَ
159 Me të vërtetë, ti s’ke asgjë me ata që e përndajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në grupe. Te Perëndia është puna e tyre, e Ai do t’i informojë ata për atë që kanë punuar. إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمْ وَكَانُواْ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ
160 Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie. مَن جَاء بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا وَمَن جَاء بِالسَّيِّئَةِ فَلاَ يُجْزَى إِلاَّ مِثْلَهَا وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ
161 Thuaj: “Mua, me të vërtetë, Zoti im, më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë adhurues i putavet”. قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ دِينًا قِيَمًا مِّلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِين
162 Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Perëndisë, Zotit të Gjithësisë. قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
163 Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman”. لاَ شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَاْ أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ
164 Thuaj: “A mos vallë do të kërkojë unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zot i të gjithave? Kushdo që punon diçka, punon për vete, dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj do të ktheheni te Zoti juaj, dhe Ai do t’ju informojë për atë që keni qenë në konflikt. قُلْ أَغَيْرَ اللّهِ أَبْغِي رَبًّا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيْءٍ وَلاَ تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ إِلاَّ عَلَيْهَا وَلاَ تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى ثُمَّ إِلَى رَبِّكُم مَّرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
165 Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues. وَهُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلاَئِفَ الأَرْضِ وَرَفَعَ بَعْضَكُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِّيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُمْ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ الْعِقَابِ وَإِنَّهُ لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ
;