Al-Gashiya

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 A të ka ardhur ty lajmi për Ditën e Kijametit? هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ الْغَاشِيَةِ
2 Kur disa fytyra do të jenë të përulura, وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ خَاشِعَةٌ
3 Të rraskapitura, të stërlodhura, عَامِلَةٌ نَّاصِبَةٌ
4 Do të digjennë zjarr të këndellur, تَصْلَى نَارًا حَامِيَةً
5 Do t’u jepet ujë nga burimet që vlojnë, تُسْقَى مِنْ عَيْنٍ آنِيَةٍ
6 Nuk do të kenë ushqim tjetër përveç nga therrat, لَّيْسَ لَهُمْ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٍ
7 Që nuk të shuan etjen as urinë. لَا يُسْمِنُ وَلَا يُغْنِي مِن جُوعٍ
8 Disa fytyra at ditë do të jenë të gëzuara, وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاعِمَةٌ
9 Të kënaqura për shpërblimin e punës së vet. لِسَعْيِهَا رَاضِيَةٌ
10 Në xhenet të shkallës së lartë, فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ
11 Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota. لَّا تَسْمَعُ فِيهَا لَاغِيَةً
12 Aty ka burim që rrjedh pa ndal, فِيهَا عَيْنٌ جَارِيَةٌ
13 Aty ka edhe shtretër të vendosur lart, فِيهَا سُرُرٌ مَّرْفُوعَةٌ
14 Edhe gota të vendosura, وَأَكْوَابٌ مَّوْضُوعَةٌ
15 E nënkresë të renduar, وَنَمَارِقُ مَصْفُوفَةٌ
16 Edhe qilima të shtruar. وَزَرَابِيُّ مَبْثُوثَةٌ
17 A nuk i shikojnë devet si janë krijuar, أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى الْإِبِلِ كَيْفَ خُلِقَتْ
18 Edhe qiellin – sa lartë është ngritur, وَإِلَى السَّمَاء كَيْفَ رُفِعَتْ
19 Edhe malet – si janë venduar, وَإِلَى الْجِبَالِ كَيْفَ نُصِبَتْ
20 Edhe tokën si është zgjeruar? وَإِلَى الْأَرْضِ كَيْفَ سُطِحَتْ
21 Ti këshillo – ti je vetëm këshillues, فَذَكِّرْ إِنَّمَا أَنتَ مُذَكِّرٌ
22 Ti nuk je ndaj atyre detyrues, لَّسْتَ عَلَيْهِم بِمُصَيْطِرٍ
23 Por kush kthen shpinën dhe mohon, إِلَّا مَن تَوَلَّى وَكَفَرَ
24 All-llahu atë me mundimin më të madh e mundon. فَيُعَذِّبُهُ اللَّهُ الْعَذَابَ الْأَكْبَرَ
25 Me siguri kthimin tek ne e kanë, إِنَّ إِلَيْنَا إِيَابَهُمْ
26 Dhe para nesh, pa dyshim, llogari për të dhënë kanë! ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا حِسَابَهُمْ
;