Al-Fajr

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Pasha agimin, وَالْفَجْرِ
2 Pasha dhjetë netët, وَلَيَالٍ عَشْرٍ
3 Pasha çiftin edhe tekët, وَالشَّفْعِ وَالْوَتْرِ
4 Pasha natën kur kalon, وَاللَّيْلِ إِذَا يَسْرِ
5 A është ky betim për të mençurin? هَلْ فِي ذَلِكَ قَسَمٌ لِّذِي حِجْرٍ
6 A nuk e di se ç’bëri Zoti yt me Ad-in? أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ
7 Banorët e Irem-it, me shtylla (pallatet), إِرَمَ ذَاتِ الْعِمَادِ
8 Që nuk ka pasur shoq askund, الَّتِي لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِي الْبِلَادِ
9 Edhe Themud-in të cilët skalitën shkrepat në luginë, وَثَمُودَ الَّذِينَ جَابُوا الصَّخْرَ بِالْوَادِ
10 Edhe me Faraonin që kishte tenda, وَفِرْعَوْنَ ذِي الْأَوْتَادِ
11 Të cilët bënë krime në tokë, الَّذِينَ طَغَوْا فِي الْبِلَادِ
12 Dhe në të e shtuan shkatërrimin, فَأَكْثَرُوا فِيهَا الْفَسَادَ
13 Andaj Zoti yt i goditi me shufrën e dënimit, فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ
14 Sepse Zoti yt është njëmend në pritë, إِنَّ رَبَّكَ لَبِالْمِرْصَادِ
15 Ndërsa njeriu, kur do Zoti i tij ta sprovojë, e nderon dhe e shpërblen me dhunti, thot: “Zoti im më ka respektuar”. فَأَمَّا الْإِنسَانُ إِذَا مَا ابْتَلَاهُ رَبُّهُ فَأَكْرَمَهُ وَنَعَّمَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَكْرَمَنِ
16 Por kur, për të sprovuar, ia mungon furnizmin e tij, thot: “Zoti im më ka lënë anash (nëçmuar)” وَأَمَّا إِذَا مَا ابْتَلَاهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُ فَيَقُولُ رَبِّي أَهَانَنِ
17 Assesi! Por ju nuk e respektoni bonjakun, كَلَّا بَل لَّا تُكْرِمُونَ الْيَتِيمَ
18 Dhe nuk nxiteni që ta ushqeni varfnjakun, وَلَا تَحَاضُّونَ عَلَى طَعَامِ الْمِسْكِينِ
19 Dhe me grykësi e hani trashëgimin, وَتَأْكُلُونَ التُّرَاثَ أَكْلًا لَّمًّا
20 Dhe për së tepërmi e doni pasurimin. وَتُحِبُّونَ الْمَالَ حُبًّا جَمًّا
21 Por, ani! Se kur të dërmohet toka copë e grimë, كَلَّا إِذَا دُكَّتِ الْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا
22 Dhe të vijë Zoti yt edhe engjujt radhë-radhë, وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا
23 Dhe atëherë kur të sillet xhehennemi – atë ditë njeriu do të kujtohet, por ç’i duhet kujtimi?! وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ وَأَنَّى لَهُ الذِّكْرَى
24 Do të thotë: “Ku është ai fat të isha përgatitur nëjetën time!” يَقُولُ يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِي
25 Atë ditë askush nuk dënon sikur Ai. فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُ أَحَدٌ
26 Dhe askush sikur ai nuk farkon në pranga! وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُ أَحَدٌ
27 O shpirt i qetësuar, يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ
28 Kthehu te Zoti yt si kënaqës e i kënaqur, ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرْضِيَّةً
29 Hyr në gjiun e robëve të mi, فَادْخُلِي فِي عِبَادِي
30 Dhe hyr në xhennetin tim! وَادْخُلِي جَنَّتِي
;