An-Nisaa

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë dhe prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra, frikësohuni All-llahut të cilit i luteni, dhe mbani lidhjet familjare, se All-llahu, vërtetë, gjithmonë mbi ju vigjilon. يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيراً وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا
2 Kurse bonjakëve dorzonu pasurinë e tyre, mos e përzieni të keqen me të mirën dhe mos hani pasuritë e tyre me pasuritë tuaja; ajo, njëmend, do të ishte mëkat i madh. وَآتُواْ الْيَتَامَى أَمْوَالَهُمْ وَلاَ تَتَبَدَّلُواْ الْخَبِيثَ بِالطَّيِّبِ وَلاَ تَأْكُلُواْ أَمْوَالَهُمْ إِلَى أَمْوَالِكُمْ إِنَّهُ كَانَ حُوبًا كَبِيرًا
3 Nëse keni frikë se ndaj bonjakëve nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me ato gra që u lejohen, me nga dy, tri dhe me katër. Por në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë, atëherë vetëm me nga një; Ose, ja, i keni ato me të cilat dispononi. Ashtu është më lehtë të ruheni nga e padrejta. وَإِنْ خِفْتُمْ أَلاَّ تُقْسِطُواْ فِي الْيَتَامَى فَانكِحُواْ مَا طَابَ لَكُم مِّنَ النِّسَاء مَثْنَى وَثُلاَثَ وَرُبَاعَ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلاَّ تَعْدِلُواْ فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ذَلِكَ أَدْنَى أَلاَّ تَعُولُواْ
4 Dhe jepuni grave, me gjithë zemër, dhuratat e kurorës, por nëse ato me dëshirën e vet ju dhurojnë diçka nga ato, merrne dhe, e ngrënshi me shëndet. وَآتُواْ النَّسَاء صَدُقَاتِهِنَّ نِحْلَةً فَإِن طِبْنَ لَكُمْ عَن شَيْءٍ مِّنْهُ نَفْسًا فَكُلُوهُ هَنِيئًا مَّرِيئًا
5 Ndërsa të papjekurve intelektualisht (të marrëve) mos ua jepni pasurinë e tyre, të cilën All-llahu ua ka besuar juve ta drejtoni, por ata t’i furnizoni me ushqim e veshmbathje dhe foluni atyre fjalë të mira. وَلاَ تُؤْتُواْ السُّفَهَاء أَمْوَالَكُمُ الَّتِي جَعَلَ اللّهُ لَكُمْ قِيَاماً وَارْزُقُوهُمْ فِيهَا وَاكْسُوهُمْ وَقُولُواْ لَهُمْ قَوْلاً مَّعْرُوفًا
6 Dhe kujdesohuni për bonjakët, derisa të bëhen në moshë për martesë, edhe kur ta shihni se janë të pjekur dorëzonu pasuritë e tyre. Dhe mos e shpenzoni pa nevojë derisa ata të rriten. Kush është i pasur – le të përmbahet, e kush është i varfër – le të shpenzojë me masë, legalisht. E kur t’ua jepni pasurinë e tyre, jepuni me dëshmitarë. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari. وَابْتَلُواْ الْيَتَامَى حَتَّىَ إِذَا بَلَغُواْ النِّكَاحَ فَإِنْ آنَسْتُم مِّنْهُمْ رُشْدًا فَادْفَعُواْ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَلاَ تَأْكُلُوهَا إِسْرَافًا وَبِدَارًا أَن يَكْبَرُواْ وَمَن كَانَ غَنِيًّا فَلْيَسْتَعْفِفْ وَمَن كَانَ فَقِيرًا فَلْيَأْكُلْ بِالْمَعْرُوفِ فَإِذَا دَفَعْتُمْ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ فَأَشْهِدُواْ عَلَيْهِمْ وَكَفَى بِاللّهِ حَسِيبًا
7 Meshkujve u takon një pjesë nga ajo që lanë prindërit dhe të afërmit, por edhe grave u takon një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, pavarësisht a është pak ajo pjesë e caktuar apo shumë. لِّلرِّجَالِ نَصيِبٌ مِّمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالأَقْرَبُونَ وَلِلنِّسَاء نَصِيبٌ مِّمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالأَقْرَبُونَ مِمَّا قَلَّ مِنْهُ أَوْ كَثُرَ نَصِيبًا مَّفْرُوضًا
8 Kur në ndarje prezentojnë të afërmit, bonjakët dhe të varfërit, u jepni edhe atyre diçka nga ajo dhe u thuani ndonjë fjalë të mirë. وَإِذَا حَضَرَ الْقِسْمَةَ أُوْلُواْ الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينُ فَارْزُقُوهُم مِّنْهُ وَقُولُواْ لَهُمْ قَوْلاً مَّعْرُوفًا
9 Dhe le të frikësohe, sikur të lënin edhe ata pas vetes fëmijë të njomë për të cilët kanë frikë; le t’i ruhen All-llahut dhe le të thonë fjalën e vërtetë. وَلْيَخْشَ الَّذِينَ لَوْ تَرَكُواْ مِنْ خَلْفِهِمْ ذُرِّيَّةً ضِعَافًا خَافُواْ عَلَيْهِمْ فَلْيَتَّقُوا اللّهَ وَلْيَقُولُواْ قَوْلاً سَدِيدًا
10 Ata të cilët hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim, hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur. إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَى ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا
11 All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lanë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve: çdonjërit prej tyre – një e gjashta e asaj që ka lënë, nëse ka fëmijë. Po nëse nuk ka fëmijë dhe e kanë trashëguar prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Po në qoftë se ka vëllezër, atëherë nënës së tij i bie një e gjashta, pasi të zbatohet porosia që ka lënë, ose të paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni më të afërt – prindërit apo djemtë tuaj. Ky është obligim i All-llahut! – Vërtetë All-llahu është i urtë dhe di shumë. يُوصِيكُمُ اللّهُ فِي أَوْلاَدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُنثَيَيْنِ فَإِن كُنَّ نِسَاء فَوْقَ اثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ وَإِن كَانَتْ وَاحِدَةً فَلَهَا النِّصْفُ وَلأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا السُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُ وَلَدٌ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلأُمِّهِ الثُّلُثُ فَإِن كَانَ لَهُ إِخْوَةٌ فَلأُمِّهِ السُّدُسُ مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِي بِهَا أَوْ دَيْنٍ آبَآؤُكُمْ وَأَبناؤُكُمْ لاَ تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعاً فَرِيضَةً مِّنَ اللّهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيما حَكِيمًا
12 Juve ju takon gjysma e asaj që lënë gratë tuaja, nëse nuk kanë fëmijë, e nëse kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta nga ajo që kanë lënë, pasi të zbatohet porosia që ka lënë ose të paguhet borxhi. Kurse bashkëshortëve u takon një e këtërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë; e në qoftë se keni fëmijë atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë ju, pasi të zbatohet porosia që keni lënë ose të paguhet borxhi. Po në rast se mashkulli ose femra që trashëgohen nuk kanë prindër as fëmijë, por kanë vëlla ose motër, atëherë secilit prej atyre dyve i takon një e gjashta, e nëse janë më shumë atëherë marrin pjesë bashkarisht në një të tretën, pasi të zbatohet porosia e lënë ose të paguhet borxhi pa dëmtuar askë. Kjo është porosi e All-llahut! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë. وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَاجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ ُوصِينَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَلَهُنَّ الرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ الثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم مِّن بَعْدِ وَصِيَّةٍ تُوصُونَ بِهَا أَوْ دَيْنٍ وَإِن كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلاَلَةً أَو امْرَأَةٌ وَلَهُ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا السُّدُسُ فَإِن كَانُوَاْ أَكْثَرَ مِن ذَلِكَ فَهُمْ شُرَكَاء فِي الثُّلُثِ مِن بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَى بِهَا أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَآرٍّ وَصِيَّةً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ
13 Ata janë kufijtë e caktuar nga All-llahu. Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do ta shtjerë atë në xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh. تِلْكَ حُدُودُ اللّهِ وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
14 Kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të Tij dhe i kalon kufijtë e ligjeve të Tij, Ai do ta hudhë atë në zjarr, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Atë e pret vuajtja e turpshme. وَمَن يَعْصِ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُّهِينٌ
15 Kur bëjnë amoralitet gratë tuaja, kërkoni që t’ua dëshmojnë katër vetë prej jush. Nëse dëshmojnë, mbani në shtëpi derisa t’i lodhë vdekja, gjegjësisht derisa All-llahu t’u gjejë ndonjë rrugëdalje tjetër. وَاللاَّتِي يَأْتِينَ الْفَاحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ فَاسْتَشْهِدُواْ عَلَيْهِنَّ أَرْبَعةً مِّنكُمْ فَإِن شَهِدُواْ فَأَمْسِكُوهُنَّ فِي الْبُيُوتِ حَتَّىَ َتَوَفَّاهُنَّ الْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ اللّهُ لَهُنَّ سَبِيلاً
16 Qortoni të dy palët që bëjnë amoralitet, por nëse pendohen dhe përmirsohen, atëherë lini të qetë, sepse All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe i pranon shumë pendimet. وَاللَّذَانَ يَأْتِيَانِهَا مِنكُمْ فَآذُوهُمَا فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُواْ عَنْهُمَا إِنَّ اللّهَ كَانَ تَوَّابًا رَّحِيمًا
17 Me të vërtetë All-llahu pranon pendimin vetëm prej atyre të cilët bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija dhe shpejt pendohen; Atyre All-llahu do t’ua pranojë pendimin, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. إِنَّمَا التَّوْبَةُ عَلَى اللّهِ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السُّوَءَ بِجَهَالَةٍ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٍ فَأُوْلَـئِكَ يَتُوبُ اللّهُ عَلَيْهِمْ وَكَانَاللّهُ عَلِيماً حَكِيماً
18 Nuk është pendimi për ata të cilët bëjnë vepra të këqia deri kur u afrohet vdekja. Ndonjëri sish, atëherë thotë: “Unë tash vërtetë pendohem!”, e as për ata që vdesin mosbesimtarë. Ata janë për të cilët kemi përgatitur vuajtje të dhembshme. وَلَيْسَتِ التَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ حَتَّى إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ إِنِّي تُبْتُ الآنَ وَلاَ الَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ أُوْلَـئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
19 O besimtarë, juve nuk ju lejohet t’i trashëgoni gratë pa pëlqimin e tyre, dhe mos krijoni vështirës, me qëllim që t’ua përvetësoni ndonjë send që ua keni dhuruar, përveç nëse kanë bërë amoralitet haptazi. Çoni jetë të mirë me to! Po nëëse ndieni neveri ndaj tyre, ndoshta do të neveriteni nga ajo për të cilën All-llahu jep dobi të shumta. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُواْ النِّسَاء كَرْهًا وَلاَ تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُواْ بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلاَّ أَن يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئًا وَيَجْعَلَ اللّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيراً
20 Dhe nëse dëshironi ta lëshoni një grua dhe ta mbani një tjetër, por njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos i merrni asgjë nga ajo pasuri! A t’ia merrni me dhunë e të bëni mëkat flagrant? وَإِنْ أَرَدتُّمُ اسْتِبْدَالَ زَوْجٍ مَّكَانَ زَوْجٍ وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَّ قِنطَارًا فَلاَ تَأْخُذُواْ مِنْهُ شَيْئًا أَتَأْخُذُونَهُ بُهْتَاناً وَإِثْماً مُّبِيناً
21 Si mund t’ia merrni atë e njëri-tjetrit ia keni falur zemrën dhe ato kanë marrë prej jush obligime të mëdha. وَكَيْفَ تَأْخُذُونَهُ وَقَدْ أَفْضَى بَعْضُكُمْ إِلَى بَعْضٍ وَأَخَذْنَ مِنكُم مِّيثَاقًا غَلِيظًا
22 Edhe me gratë me të cilat janë martuar baballarët tuaj mos u martoni! Pavarësisht nga e kaluara, ajo do të ishte, njëmend, amoralitet i vrazhdë, neveri dhe rrugë e keqe. وَلاَ تَنكِحُواْ مَا نَكَحَ آبَاؤُكُم مِّنَ النِّسَاء إِلاَّ مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاء سَبِيلاً
23 Ju i keni të ndaluara: nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja edhe tezet tuaja; edhe bijat e vëllaut, bijat e motrës, edhe nënat tuaja për nga tëmbëli, motrat tuaja për nga tëmbëli, nënat e grave tuaja, edhe bonjaket e grave tuaja me nënat e të cilave keni pasur marrëdhënie intime, që janë nën kujdesin tuaj, po nëse ju nuk keni pasur marrëdhënie kurore me ato, atëherë nuk është mëkat për ju. I keni të ndaluara edhe gratë e djemëve tuaj, si edhe t’i mbani nën kurorë dy motra, pavarësisht nga e kaluara. All-llahu është, me siguri, shumë i mëshirshëm dhe fal. حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ وَبَنَاتُكُمْ وَأَخَوَاتُكُمْ وَعَمَّاتُكُمْ وَخَالاَتُكُمْ وَبَنَاتُ الأَخِ وَبَنَاتُ الأُخْتِ وَأُمَّهَاتُكُمُ اللاَّتِي أَرْضَعْنَكُمْ وَأَخَوَاتُكُم مِّنَ الرَّضَاعَةِ وَأُمَّهَاتُ نِسَآئِكُمْ وَرَبَائِبُكُمُ اللاَّتِي فِي حُجُورِكُم مِّن نِّسَآئِكُمُ اللاَّتِي دَخَلْتُم بِهِنَّ فَإِن لَّمْ تَكُونُواْ دَخَلْتُم بِهِنَّ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ وَحَلاَئِلُ أَبْنَائِكُمُ الَّذِينَ مِنْ أَصْلاَبِكُمْ وَأَن تَجْمَعُواْ بَيْنَ الأُخْتَيْنِ إَلاَّ مَا قَدْ سَلَفَ إِنَّ اللّهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا
24 Edhe gratë e martuara, me përjashtim të atyre që i zini rob. Ligjet e All-llahut janë për ju, ndërkaq të tjerat i keni të lejuara, por që t’u jepni dhuratat e kurorës dhe të martoheni me ato, e jo të bëni amoralitet. Ndërsa atyre që keni pasur kurorë jepnu dhuratat e kurorës së tyre ashtu si e keni detyrë. Nuk është mëkat që pas dhuratës së caktuar të lidhni marrëveshje. All-llahu vërtetë është shumë i dijshëm dhe i urtë. وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ النِّسَاء إِلاَّ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ كِتَابَ اللّهِ عَلَيْكُمْ وَأُحِلَّ لَكُم مَّا وَرَاء ذَلِكُمْ أَن تَبْتَغُواْ بِأَمْوَالِكُم مُّحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ فَمَا اسْتَمْتَعْتُم بِهِ مِنْهُنَّ فَآتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ فَرِيضَةً وَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا تَرَاضَيْتُم بِهِ مِن بَعْدِ الْفَرِيضَةِ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا
25 E kush nuk ka pasur mundësi të martohet me grua besimtare – ja ku janë ato me të cilat dispononi ju, shërbëtoret tuaja besimtare – e All-llahu e di më mirë besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri, andaj martohuni me ato, me lejën e familjeve të tyre dhe jepnu dhuratat e tyre të kurorës sipas normave për gratë e pastra, jo amorale dhe që çojnë dashuri fshehtazi; Po nëse bëjnë kurvëri e janë të martuara, le të dënohen me gjysmën e dënimit të përcaktuar për gra të lira. Ajo është për atë i cili i frikësohet kurvërisë, por më mirë është për ju të përmbaheni. Ndërkaq All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm. وَمَن لَّمْ يَسْتَطِعْ مِنكُمْ طَوْلاً أَن يَنكِحَ الْمُحْصَنَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ فَمِن مِّا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُم مِّن فَتَيَاتِكُمُ الْمُؤْمِنَاتِ وَاللّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِكُمْ بَعْضُكُم مِّن بَعْضٍ فَانكِحُوهُنَّ بِإِذْنِ أَهْلِهِنَّ وَآتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ مُحْصَنَاتٍ غَيْرَ مُسَافِحَاتٍ وَلاَ مُتَّخِذَاتِ أَخْدَانٍ فَإِذَا أُحْصِنَّ فَإِنْ أَتَيْنَ بِفَاحِشَةٍ فَعَلَيْهِنَّ نِصْفُ مَا عَلَى الْمُحْصَنَاتِ مِنَ الْعَذَابِ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ الْعَنَتَ مِنْكُمْ وَأَن تَصْبِرُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
26 All-llahu dëshiron t’ju sqarojë dhe t’ju udhëzojë rrugëve që kanë ecur ata pra jush, dhe t’ju falë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. يُرِيدُ اللّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمْ وَيَهْدِيَكُمْ سُنَنَ الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ وَيَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَاللّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
27 All-llahu don t’ju falë juve, por ata që udhëhiqen nga epshet e tyre dëshirojnë që ju të shmangeni larg rrugës së drejtë. وَاللّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيْكُمْ وَيُرِيدُ الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الشَّهَوَاتِ أَن تَمِيلُواْ مَيْلاً عَظ ِيمًا
28 All-llahu don t’ju lehtësojë, se njeriu është krijesë e dobët. يُرِيدُ اللّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمْ وَخُلِقَ الإِنسَانُ ضَعِيفًا
29 O besimtarë, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, vetëm në formë tregtie me pëlqim të dyanshëm, dhe mos e mbytni vetveten! All-llahu është ndaj jush shumë i mëshirshëm. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَأْكُلُواْ أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ إِلاَّ أَن تَكُونَ تِجَارَةً عَن تَرَاضٍ مِّنكُمْ وَلاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
30 Ai që e bën këtë me përdhunë dhe padrejtësisht, Ne do ta hudhim në zjarr. Kjo është lehtë për All-llahun. وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ عُدْوَانًا وَظُلْمًا فَسَوْفَ نُصْلِيهِ نَارًا وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللّهِ يَسِيرًا
31 Nëse u shmangeni mëkateve të mëdha, nga ato gjëra që u janë ndaluar, Ne do t’i kapërcejmë sulmet tuaja dhe do t’iu shtimë në vende fisnike. إِن تَجْتَنِبُواْ كَبَآئِرَ مَا تُنْهَوْنَ عَنْهُ نُكَفِّرْ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَنُدْخِلْكُم مُّدْخَلاً كَرِيمًا
32 Dhe mos lakmoni atë me çka All-llahu i ka dalluar disa prej jush. Meshkujve u takon dhurata për atë që punojnë, kurse grave dhurata për atë që ato e kanë merituar. Kërkoni mirësi prej All-llahut, se All-llahu, pa dyshim, di çdo gjë. وَلاَ تَتَمَنَّوْاْ مَا فَضَّلَ اللّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبُواْ وَلِلنِّسَاء نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُواْ اللّهَ مِن فَضْلِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
33 Ne kemi caktuar trashëgimtarë për gjithçka që lënë prindërit dhe të afërmit. Atyre, me të cilët keni lidhur kontrata, jepnu pjesën e tyre! All-llahu është njëmend dëshmitar i çdo sendi. وَلِكُلٍّ جَعَلْنَا مَوَالِيَ مِمَّا تَرَكَ الْوَالِدَانِ وَالأَقْرَبُونَ وَالَّذِينَ عَقَدَتْ أَيْمَانُكُمْ فَآتُوهُمْ نَصِيبَهُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدًا
34 Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e vet. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mosprezencën e burrit kujdesen, për atë që kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padëgjueshmërisë së të cilave i frikësoheni, ju këshilloni njëherë e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi! All-llahu është vërtetë i madh dhe i lartëmadhërishëm. الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللّهُ وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا
35 Nëse frikësoheni se lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Në qoftë se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i informuar. وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُواْ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَا إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا يُوَفِّقِ اللّهُ بَيْنَهُمَا إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًا
36 Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit e mjerë, edhe me fqinjët e afërm, edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët, edhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë. وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَبِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَى وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالجَنبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبُّ مَن كَانَ مُخْتَالاً فَخُورًا
37 Ata që janë koprracë dhe i urdhërojnë të tjerët për koprraci, dhe të cilët fshehin atë që All-llahu u ka dhënë nga begatia e vet – Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur dënim të turpshëm. الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَا آتَاهُمُ اللّهُ مِن فَضْلِهِ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُّهِينًا
38 Edhe atyre të cilët shpenzojnë pasurinë e tyre për t’u reklamuar para botës, dhe nuk i besojnë All-llahut e as botës tjetër. Pra, kush e ka djallin shok, shok të keq ka! وَالَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ رِئَـاء النَّاسِ وَلاَ يُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَلاَ بِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَن يَكُنِ الشَّيْطَانُ لَهُ قَرِينًا فَسَاء قِرِينًا
39 çka do ti gjente sikur t’i besonin All-llahut dhe botës tjetër dhe të shpenzonin nga ajo që u ka dhënë All-llahu, sepse All-llahu di çdo gjë për ta. وَمَاذَا عَلَيْهِمْ لَوْ آمَنُواْ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقَهُمُ اللّهُ وَكَانَ اللّهُ بِهِم عَلِيمًا
40 All-llahu askujt nuk i bënë padrejtësi as sa grima. Veprën e mirë Ai do ta shumëfishojë dhe Vetë do t’i japë shpërblim të madh. إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِن تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا
41 Po çdo të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitar kundër tyre? فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِن كُلِّ أمَّةٍ بِشَهِيدٍ وَجِئْنَا بِكَ عَلَى هَـؤُلاء شَهِيدًا
42 Atë ditë, ata të cilët nuk kanë besuar dhe që janë ngritur kundër Profetit, do të dëshironin të bëhen rrafsh me tokë; por prej All-llahut s’fshehin dot asnjë fjalë. يَوْمَئِذٍ يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَعَصَوُاْ الرَّسُولَ لَوْ تُسَوَّى بِهِمُ الأَرْضُ وَلاَ يَكْتُمُونَ اللّهَ حَدِيثًا
43 O besimtarë, mos u falni kur jeni të dehur, deri sa nuk e dini se çka thoni, dhe kur jeni të papastër – vetëm nëse jeni në rrugë, udhëtarë – deri sa të laheni. Por nëse jeni të sëmurë ose udhëtarë, apo në qoftë se keni pasur kontakt me femra, e nuk keni gjetur ujë, atëherë me shuplakë prekni truallin e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja edhe duartë – deri në bërryla. – All-llahu ua fshin mëkatet dhe fal. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقْرَبُواْ الصَّلاَةَ وَأَنتُمْ سُكَارَى حَتَّىَ تَعْلَمُواْ مَا تَقُولُونَ وَلاَ جُنُبًا إِلاَّ عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىَ تَغْتَسِلُواْ وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مِّنكُم مِّن الْغَآئِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا
44 A nuk i sheh ata të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit, se si marrin rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që edhe ju të shmangeni nga rruga e drejtë. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يَشْتَرُونَ الضَّلاَلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّواْ السَّبِيلَ
45 All-llahu i njeh mirë armiqtë tuaja, dhe All-llahu është i mjaftueshëm për prijës dhe për ndihmëtarë. وَاللّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَائِكُمْ وَكَفَى بِاللّهِ وَلِيًّا وَكَفَى بِاللّهِ نَصِيرًا
46 Ka ndër ta ebrej që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve dhe thonë: “Dëgjuam, por nuk u përulëm” dhe “Dëgjo të padëgjuar dhe ruaju nesh”! duke bërë lajthitje me gjuhët e tyre dhe duke shpifur ndaj fesë. Sikur të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u përulëm, dëgjo dhe shikona neve!” do të ishte më mirë dhe më drejt për ata, por All-llahu ata i ka mallkuar për mosbesimin e tyre. Ata nuk besojnë, me përjashtim të një numri të vogël. مِّنَ الَّذِينَ هَادُواْ يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ وَيَقُولُونَ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَاسْمَعْ غَيْرَ مُسْمَعٍ وَرَاعِنَا لَيًّا بِأَلْسِنَتِهِمْ وَطَعْنًا فِي الدِّينِ وَلَوْ أَنَّهُمْ قَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَاسْمَعْ وَانظُرْنَا لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَقْوَمَ وَلَكِن لَّعَنَهُمُ اللّهُ بِكُفْرِهِمْ فَلاَ يُؤْمِنُونَ إِلاَّ قَلِيلا
47 Juve të cilëve u është shpallur Libri, besoni në këtë që ju kemi shpallur – për të vërtetuar atë që ju e keni, Tevratin – më parë se t’u fshijmë nga fytyrat dhe t’ua kthejmë në formë të mbrapsht, ose t’i mallkojmë siç i kemi mallkuar shtunakët. Urdhëri i All-llahut doemos do të zbatohet. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ آمِنُواْ بِمَا نَزَّلْنَا مُصَدِّقًا لِّمَا مَعَكُم مِّن قَبْلِ أَن نَّطْمِسَ وُجُوهًا فَنَرُدَّهَا عَلَى أَدْبَارِهَا أَوْ نَلْعَنَهُمْ كَمَا لَعَنَّا أَصْحَابَ السَّبْتِ وَكَانَ أَمْرُ اللّهِ مَفْعُولاً
48 All-llahu nuk falë t’i bëjë dikush shok, ndërsa mëkate tjera ia fal, kujt do Ai. Kush i bënë shok All-llahut ka bërë shpifje, mëkat shumë të madh. إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا
49 A nuk i ke parë ata që e konsiderojnë veten të pastër nga mëkatet? Mirëpo All-llahu pastron nga mëkatet atë që do, por e padrejtë nuk i bëhet askujt. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنفُسَهُمْ بَلِ اللّهُ يُزَكِّي مَن يَشَاء وَلاَ يُظْلَمُونَ فَتِيلاً
50 Shiko çfarë shpifjesh trillojnë për All-llahun! Ajo mjafton për një gabim të rëndë. انظُرْ كَيفَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الكَذِبَ وَكَفَى بِهِ إِثْمًا مُّبِينًا
51 A nuk i sheh ata të cilëve u është dhënë një pjesë Libri, besojnë në idole dhe djallë, dhe për ata që nuk besuan thonë: “Ata janë në rrugë më të drejtë se besimtarët”! أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ هَؤُلاء أَهْدَى مِنَ الَّذِينَ آمَنُواْ سَبِيلاً
52 Ata janë që i ka mallkuar All-llahu, dhe atë që e mallkon All-llahu nuk gjen dot ndihmë për të. أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللّهُ وَمَن يَلْعَنِ اللّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُ نَصِيرًا
53 Sikur ata të kishin dorë në pushtet, atëherë njerëzve nuk do t’u jepnin kurrgjë, أَمْ لَهُمْ نَصِيبٌ مِّنَ الْمُلْكِ فَإِذًا لاَّ يُؤْتُونَ النَّاسَ نَقِيرًا
54 Ose do t’u kishin zili njerëzve për atë që u ka dhënë All-llahu nga begatia e tij. Kurse Ne Ibrahimit dhe pasardhësve të tij u kemi dhënë Librin dhe urtësinë, si edhe pasuri të madhe shumë. أَمْ يَحْسُدُونَ النَّاسَ عَلَى مَا آتَاهُمُ اللّهُ مِن فَضْلِهِ فَقَدْ آتَيْنَا آلَ إِبْرَاهِيمَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَآتَيْنَاهُم مُّلْكًا عَظِيمًا
55 Edhe ndër ata ka pasur që i besuan, por ka pasur edhe që u shmangën prej tij. Atyre u mjafton xhehenemi i këndellur! فَمِنْهُم مَّنْ آمَنَ بِهِ وَمِنْهُم مَّن صَدَّ عَنْهُ وَكَفَى بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا
56 Ata që kanë mohuar argumentet tona, Ne me siguri do t’i hudhim në zjarr, sa herë që t’u piqet lëkura, do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër, ashtu që të përjetojnë vuajtjen e vërtetë. All-llahu është, njëmend, i fuqishëm dhe i urtë. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ بِآيَاتِنَا سَوْفَ نُصْلِيهِمْ نَارًا كُلَّمَا نَضِجَتْ جُلُودُهُمْ بَدَّلْنَاهُمْ جُلُودًا غَيْرَهَا لِيَذُوقُواْ الْعَذَابَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمًا
57 Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shtiejmë, me siguri, në xhenet, në të cilin rrjedhin lumenj, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata do të kenë aty gra të pastra dhe do t’i shpiejmë në hije shumë të dendura. وَالَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا لَّهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُّطَهَّرَةٌ وَنُدْخِلُهُمْ ظِـلاًّ ظَلِيلاً
58 All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet, dhe kur të gjykoni ndërmjet njerëzve, të gjykoni drejt. Me të vërtetë, po sa bukur All-llahu ju këshillon! All-llahu njëmend dëgjon dhe sheh shumë. إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُكُمْ أَن تُؤدُّواْ الأَمَانَاتِ إِلَى أَهْلِهَا وَإِذَا حَكَمْتُم بَيْنَ النَّاسِ أَن تَحْكُمُواْ بِالْعَدْلِ إِنَّ اللّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ سَمِيعًا بَصِيرًا
59 O besimtarë, përuluni All-llahut dhe dneroni Profetin, por edhe përfaqsuesit tuaja. Por nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni All-llahut dhe Profetit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër; ajo është më i mirë dhe më i bukuri shpjegim. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً
60 A nuk i sheh ata të cilët vërtetojnë se besojnë atë që të shpallet ty edhe në atë që është shpallur para teje dhe prapë dëshirojnë të gjykohen para djallit, edhe pse, janë të urdhëruar të mos i besojnë atij. Ndërkaq djalli dëshiron t’i shpie në mashtrim të madh. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ آمَنُواْ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُواْ إِلَى الطَّاغُوتِ وَقَدْ أُمِرُواْ أَن يَكْفُرُواْ بِهِ وَيُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلاَلاً بَعِيدًا
61 Kur iu tha atyre: “Pranoni atë që u shpall All-llahu dhe profeti”! – i pe hipokritët si largoheshin krejtësisht prej teje! وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْاْ إِلَى مَا أَنزَلَ اللّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ رَأَيْتَ الْمُنَافِقِينَ يَصُدُّونَ عَنكَ صُدُودًا
62 E çka do të ndodhë kur, për shkak të veprave që i kanë bërë vetë, ata t’i godas ndonjë fatkeqësi, dhe të vijnë ty duke u betuar në All-llahun: “Ne vetëm kemi dëshiruar mirësi dhe pajtim”. فَكَيْفَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ ثُمَّ جَآؤُوكَ يَحْلِفُونَ بِاللّهِ إِنْ أَرَدْنَا إِلاَّ إِحْسَانًا وَتَوْفِيقًا
63 All-llahu e di mirë ç’ka në zemrat e tyre, prandaj ti mos u vë veshin fjalëve të tyre, por këshillo dhe folu atyre fjalë që i prekin në shpirt. أُولَـئِكَ الَّذِينَ يَعْلَمُ اللّهُ مَا فِي قُلُوبِهِمْ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَعِظْهُمْ وَقُل لَّهُمْ فِي أَنفُسِهِمْ قَوْلاً بَلِيغًا
64 Kurse ne kemi dërguar profet vetëm që ta nderojnë, me leje të All-llahut. Por nëse ata që kanë gabuar ndaj vetes vijnë te ti dhe lusin All-llahun t’ua falë, edhe Profeti kërkoi falje për ata, do të shohin se All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe pranon pendimin. وَمَا أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلاَّ لِيُطَاعَ بِإِذْنِ اللّهِ وَلَوْ أَنَّهُمْ إِذ ظَّلَمُواْ أَنفُسَهُمْ جَآؤُوكَ فَاسْتَغْفَرُواْ اللّهَ وَاسْتَغْفَرَ لَهُمُ الرَّسُولُ لَوَجَدُواْ اللّهَ تَوَّابًا رَّحِيمًا
65 Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtërat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht. فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا
66 Po sikur t’u kishim urdhëruar Ne atyre: “Vritni veten”! – ose “Dilni nga shtëpitë tuaja”! – pak kush prej tyre do ta bënte këtë. E sikur ata të vepronin ashtu sipas këshillave, do t’ishte shumë më mirë dhe do të ishin shumë më të vendosur. وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ اقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ أَوِ اخْرُجُواْ مِن دِيَارِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلاَّ قَلِيلٌ مِّنْهُمْ وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْرًا لَّهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتًا
67 Dhe Ne, atëherë, pa dyshim, do t’u jepnim shpërblim të madh. وَإِذاً لَّآتَيْنَاهُم مِّن لَّدُنَّـا أَجْراً عَظِيمًا
68 Edhe do t’i drejtonim në rrugë të drejtë. وَلَهَدَيْنَاهُمْ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا
69 Ata që janë të dëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit, do të jenë në shoqëri me ata, të cilët i ka bekuar All-llahu: profetët, të drejtët, martirët dhe me njerëzit e mirë. Sa shokë të mirë do të jenë ata! وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَـئِكَ رَفِيقًا
70 Ajo do të jetë dhuratë prej All-llahut, dhe mjafton që All-llahu i di të tëra. ذَلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللّهِ وَكَفَى بِاللّهِ عَلِيمًا
71 O ju, të cilët keni besuar, kini kujdes, sigurohuni dhe dilni në togje të gjithë së bashku përnjëherë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ خُذُواْ حِذْرَكُمْ فَانفِرُواْ ثُبَاتٍ أَوِ انفِرُواْ جَمِيعًا
72 Ka ndër ju edhe të atillë të cilët me siguri do të shpifin dhe që, nëse i godit ndonjë e papritur, do të thonë: “Vetë All-llahu më ka bekuar që nuk kam qenë me ta viktimë”! وَإِنَّ مِنكُمْ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنْ أَصَابَتْكُم مُّصِيبَةٌ قَالَ قَدْ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيَّ إِذْ لَمْ أَكُن مَّعَهُمْ شَهِيدًا
73 Po në qoftë se All-llahu u jep fitore, ai me siguri do të thotë, si mos të kish ekzistuar ndërmjet jush dhe atij lidhje miqësie, “Ku është ai fat, të kisha qenë me ata, do të kisha korrur sukses të madh”! وَلَئِنْ أَصَابَكُمْ فَضْلٌ مِّنَ الله لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمْ تَكُن بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُ مَوَدَّةٌ يَا لَيتَنِي كُنتُ مَعَهُمْ فَأَفُوزَ فَوْزًا عَظِيمًا
74 Prandaj le të luftojnë në rrugë të All-llahut ata të cilët nuk duan të flijojnë jetën në këtë botë për botën tjetër. Dhe kush lufton në rrugë të All-llahut dhe vritet ose fiton, Ne padyshim do t’i japim shpërblim të madh. فَلْيُقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللّهِ الَّذِينَ يَشْرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالآخِرَةِ وَمَن يُقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللّهِ فَيُقْتَلْ أَو يَغْلِبْ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا
75 po pse nuk do të luftonit ju në rrugë të All-llahut dhe për të shtypurit, për burra, gra dhe fëmijë, të cilët thërrasin: “Zoti ynë, nxjerrna neve nga ky qytet, banorët e të cilit janë kriminelë dhe Ti na jep ndihmë”! وَمَا لَكُمْ لاَ تُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَاء وَالْوِلْدَانِ الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْ هَـذِهِ الْقَرْيَةِ الظَّالِمِ أَهْلُهَا وَاجْعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا وَاجْعَل لَّنَا مِن لَّدُنكَ نَصِيرًا
76 Ata që kanë besuar, luftojnë në udhë të All-llahut, kurse jobesimtarët luftojnë në rrugë të shejtanit. Andaj luftoni kundër miqëve të djallit, sepse dredhia e djallit njëmend është shumë e dobët. الَّذِينَ آمَنُواْ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَالَّذِينَ كَفَرُواْ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ الطَّاغُوتِ فَقَاتِلُواْ أَوْلِيَاء الشَّيْطَانِ إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا
77 A nuk i ke parë vallë ata të cilëve u është thënë “Hiqni dorë (nga lufta), kryene faljen dhe jepne sadakën”. Por pasi qe caktuar lufta, menjëherë një grup prej tyre iu frikësua njerëzve, ashtu si i frikësohen All-llahut, madje edhe më tepër dhe thanë: “Zoti ynë, pse na caktove luftën? Të na kishe kursyer edhe një kohë prej luftës”! thuaj: “Kënaqësia në këtë botë është e shkurtër, kurse ajo botë është më e mirë për ata që ruhen prej mëkateve; dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë”. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّواْ أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَخْشَوْنَ النَّاسَ كَخَشْيَةِ اللّهِ أَوْ أَشَدَّ خَشْيَةً وَقَالُواْ رَبَّنَا لِمَ كَتَبْتَ عَلَيْنَا الْقِتَالَ لَوْلا أَخَّرْتَنَا إِلَى أَجَلٍ قَرِيبٍ قُلْ مَتَاعُ الدَّنْيَا قَلِيلٌ وَالآخِرَةُ خَيْرٌ لِّمَنِ اتَّقَى وَلاَ تُظْلَمُونَ فَتِيلاً
78 Kudo që të jeni, vdekja do t’u arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifikuara. Nëse i gjen farë mirësie, ata thonë: “Kjo është nga All-llahu”! Po nëse i gjen ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është për shkak tëndin”! Thuaju: “Krejt është prej All-llahut”. Çka është me atë popull?! Ata sikur nuk e kuptojnë fare se çka u thuhet! أَيْنَمَا تَكُونُواْ يُدْرِككُّمُ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِي بُرُوجٍ مُّشَيَّدَةٍ وَإِن تُصِبْهُمْ حَسَنَةٌ يَقُولُواْ هَـذِهِ مِنْ عِندِ اللّهِ َإِن تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ يَقُولُواْ هَـذِهِ مِنْ عِندِكَ قُلْ كُلًّ مِّنْ عِندِ اللّهِ فَمَا لِهَـؤُلاء الْقَوْمِ لاَ يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ حَدِيثًا
79 Çdo e mirë që të ndodhë është prej All-llahut, kurse të papriturën e ke prej vetvetes. Ne të kemi dërguar, vetëm si Profet, për tërë njerëzit, dhe All-llahu është dëshmitar i mjaftueshëm. مَّا أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ اللّهِ وَمَا أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٍ فَمِن نَّفْسِكَ وَأَرْسَلْنَاكَ لِلنَّاسِ رَسُولاً وَكَفَى بِاللّهِ شَهِيدًا
80 Kush respekton Profetin e ka respektuar edhe All-llahun; kurse ai i cili kthen kryet në anë tjetër – ani, Ne nuk të kemi dërguar ty t’u bëhesh rojtar. مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللّهَ وَمَن تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا
81 Ata thonë: “Përulemi”, por kur largohen prej teje, atëherë disa prej tyre natën ëndërrojnë të kundërtën me atë që flet ti, por All-llahu e di çka ëndërrojnë ata. Prandaj, ti hiqu atyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse All-llahu është ndihmës i mjaftueshëm. وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُواْ مِنْ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٌ مِّنْهُمْ غَيْرَ الَّذِي تَقُولُ وَاللّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً
82 A nuk mendojnë ata për Kur’anin? Të ishte ai prej tjetërkujt e jo prej All-llahut, me siguri në të do të gjenin shumë kundërthënie. أَفَلاَ يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ وَلَوْ كَانَ مِنْ عِندِ غَيْرِ اللّهِ لَوَجَدُواْ فِيهِ اخْتِلاَفًا كَثِيراً
83 Kur atyre u vjen diçka që ka të bëjë me sigurinë ose tmerrin, ata e bëjnë edhe më të madhe – e përhapin. Sikur ata t’i drejtohen për këtë Profetit ose përfaqësuesve të tyre, ata do t’i kishin njoftuar. Po të mos jetë mirësia e All-llahut dhe mëshira e tij ndaj jush, edhe ju, me siguri, përveç një pakice, do të kishin pasuar djallin. وَإِذَا جَاءهُمْ أَمْرٌ مِّنَ الأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُواْ بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلاَ فَضْلُ اللّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لاَتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلاَّ قَلِيلاً
84 Prandaj, lufto në rrugë të All-llahut, edhe vetë në qofsh, madje nxiti edhe besimtarët; mbase All-llahu ua ndal forcën atyre që nuk besojnë, sepse All-llahu është më i forti dhe dënimet e tij janë më të rrepta. فَقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللّهِ لاَ تُكَلَّفُ إِلاَّ نَفْسَكَ وَحَرِّضِ الْمُؤْمِنِينَ عَسَى اللّهُ أَن يَكُفَّ بَأْسَ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَاللّهُ أَشَدُّ بَأْسًا وَأَشَدُّ تَنكِيلاً
85 Kush angazhohet për të mirë, ai do të ketë pjesëmarrje në shpërblim, ai i cili angazhohet për të keq – edhe ai do të ketë pjesëmarrjen e vet në dënim – kurse All-llahu për të gjitha është vigjilent. مَّن يَشْفَعْ شَفَاعَةً حَسَنَةً يَكُن لَّهُ نَصِيبٌ مِّنْهَا وَمَن يَشْفَعْ شَفَاعَةً سَيِّئَةً يَكُن لَّهُ كِفْلٌ مِّنْهَا وَكَانَ اللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُّقِيتًا
86 Kur t’ju përshëndes dikush, ua ktheni me përshëndetje më të mirë, ose me të njëjtë! All-llahu vërtetë për të gjitha do të kërkojë llogari. وَإِذَا حُيِّيْتُم بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّواْ بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا
87 All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut? اللّهُ لا إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ لَيَجْمَعَنَّكُمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لاَ رَيْبَ فِيهِ وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ اللّهِ حَدِيثًا
88 Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë. فَمَا لَكُمْ فِي الْمُنَافِقِينَ فِئَتَيْنِ وَاللّهُ أَرْكَسَهُم بِمَا كَسَبُواْ أَتُرِيدُونَ أَن تَهْدُواْ مَنْ أَضَلَّ اللّهُ وَمَن يُضْلِلِ اللّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُ سَبِيلاً
89 Ata mezi presin që edhe ju të jeni mosbesimtarë dhe të jeni të barabartë. Prandaj mos i pranoni për miq të mirë derisa nuk shpërngulën për hirë të All-llahut. E nëse kthejnë shpinën, atëherë zini dhe vritni kudo që t’i gjeni, edhe nga ata mos pranoni mik as ndihmëtar. وَدُّواْ لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُواْ فَتَكُونُونَ سَوَاء فَلاَ تَتَّخِذُواْ مِنْهُمْ أَوْلِيَاء حَتَّىَ يُهَاجِرُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَخُذُوهُمْ وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ وَجَدتَّمُوهُمْ وَلاَ تَتَّخِذُواْ مِنْهُمْ وَلِيًّا وَلاَ نَصِيرًا
90 Me përjashtim të atyre të cilët i bashkangjiten popullit me të cilin edhe ju keni marrëveshje për mossulmim, ose u vijnë juve nga se u vjen keq të luftojnë kundër jush apo popullit të vet. Të dojë All-llahu, do t’i kishte kthyer kundër jush dhe ata, me të vërtetë do të kishin luftuar kundër jush. Nëse ju lënë të qetë dhe nuk ju sulmojnë, dhe ju afrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju jep leje kundër tyre. إِلاَّ الَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىَ قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَاقٌ أَوْ جَآؤُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَن يُقَاتِلُوكُمْ أَوْ يُقَاتِلُواْ قَوْمَهُمْ وَلَوْ شَاء اللّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَاتَلُوكُمْ فَإِنِ اعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَاتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْاْ إِلَيْكُمُ السَّلَمَ فَمَا جَعَلَ اللّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلاً
91 Do të hasni edhe të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë të besueshëm edhe te ju edhe te populli i vet; çdo herë kur kthehen në shpifje, kthehen në mosbesim. Nëse ata nuk ju lënë të qetë dhe nuk ju afrojnë paqe edhe nuk ndalen së luftuari kundër jush, ju zini dhe mbytni kudo që t’i zini. Ata janë kundër të cilëve ju japim të drejtë haptazi. سَتَجِدُونَ آخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأْمَنُوكُمْ وَيَأْمَنُواْ قَوْمَهُمْ كُلَّ مَا رُدُّوَاْ إِلَى الْفِتْنِةِ أُرْكِسُواْ فِيِهَا فَإِن لَّمْ يَعْتَزِلُوكُمْ وَيُلْقُواْ إِلَيْكُمُ السَّلَمَ وَيَكُفُّوَاْ أَيْدِيَهُمْ فَخُذُوهُمْ وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثِقِفْتُمُوهُمْ وَأُوْلَـئِكُمْ جَعَلْنَا لَكُمْ عَلَيْهِمْ سُلْطَانًا مُّبِينًا
92 Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ أَن يَقْتُلَ مُؤْمِنًا إِلاَّ خَطَئًا وَمَن قَتَلَ مُؤْمِنًا خَطَئًا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةٍ وَدِيَةٌ مُّسَلَّمَةٌ إِلَى أَهْلِهِ إِلاَّ أَن يَصَّدَّقُواْ فَإِن كَانَ مِن قَوْمٍ عَدُوٍّ لَّكُمْ وَهُوَ مْؤْمِنٌ فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةٍ وَإِن كَانَ مِن قَوْمٍ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ مِّيثَاقٌ فَدِيَةٌ مُّسَلَّمَةٌ إِلَى أَهْلِهِ وَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مُّؤْمِنَةً فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ تَوْبَةً مِّنَ اللّهِ وَكَانَ اللّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
93 Kush e mbyt qëllimisht besimtarin, dënim e ka xhehennemin, ku do të mbesë përgjithmonë, dhe All-llahu do ta lëshojë mbi të hidhërimin e vetë, e atë e ka mallkuar dhe i ka përgatitur mundim shumë të madh. وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا
94 O besimtarë, kur të sulmoni për hirë të All-llahu, shqyrtoni mirë çdo gjë dhe atij që ju përshëndet me selam mo i thuani: “ti nuk je besimtar!”, në mënyrë që ta pengoni nga mirësitë e kësaj bote; se te All-llahu ka shumë fitime! Edhe ju më parë keni qenë si ata, e All-llahu ju dhuroi mëshirën e vet, prandaj sqaroni mirë çdo gjë, sepse All-llahu, njëmend, është i informuar se ç’punoni ju. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا ضَرَبْتُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ فَتَبَيَّنُواْ وَلاَ تَقُولُواْ لِمَنْ أَلْقَى إِلَيْكُمُ السَّلاَمَ لَسْتَ مُؤْمِنًا تَبْتَغُونَ عَرَضَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فَعِندَ اللّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٌ كَذَلِكَ كُنتُم مِّن قَبْلُ فَمَنَّ اللّهُ عَلَيْكُمْ فَتَبَيَّنُواْ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
95 Besimtarët të cilët nuk luftojnë – përveç atyre që janë të paaftë për luftë – nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, me mish e me shpirtë te All-llahu janë një shkallë më lart. All-llahu do t’u japë luftëtarëve, jo atyre që nuk luftojnë, shpërblim të madh. لاَّ يَسْتَوِي الْقَاعِدُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ غَيْرُ أُوْلِي الضَّرَرِ وَالْمُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ فَضَّلَ اللّهُ الْمُجَاهِدِينَ بِأَمْوَالِهِمْ وَأَنفُسِهِمْ عَلَى الْقَاعِدِينَ دَرَجَةً وَكُـلاًّ وَعَدَ اللّهُ الْحُسْنَى وَفَضَّلَ اللّهُ الْمُجَاهِدِينَ عَلَى الْقَاعِدِينَ أَجْرًا عَظِيمًا
96 Shpërblime të larta prej Tij edhe falje e mëshirë, - All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe fal. دَرَجَاتٍ مِّنْهُ وَمَغْفِرَةً وَرَحْمَةً وَكَانَ اللّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
97 Kur engjujt do t’ua marrin shpirtin atyre që kanë gabuar ndaj vetvetes, do t’u thonë: “Çu bë me ju?” – “Kemi qenë të shtypur në tokë”, - do të përgjigjen. “Vallë, a nuk është toka e All-llahut e gjërë që të emigroni, - lëvizni nëpër të?” Prandaj vendi i tyre do të jetë në xhehennem, sa vendbanim i keq është ai! إِنَّ الَّذِينَ تَوَفَّاهُمُ الْمَلآئِكَةُ ظَالِمِي أَنْفُسِهِمْ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمْ قَالُواْ كُنَّا مُسْتَضْعَفِينَ فِي الأَرْضِ قَالْوَاْ أَلَمْ تَكُنْ أَرْضُ اللّهِ وَاسِعَةً فَتُهَاجِرُواْ فِيهَا فَأُوْلَـئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَسَاءتْ مَصِيرًا
98 Vetëm burrat e pafuqishëm dhe gratë e fëmijët, të cilët nuk kanë pasur mundësi dhe nuk e kanë ditur rrugën. إِلاَّ الْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الرِّجَالِ وَالنِّسَاء وَالْوِلْدَانِ لاَ يَسْتَطِيعُونَ حِيلَةً وَلاَ يَهْتَدُونَ سَبِيلاً
99 All-llahu, mbase do t’ua falë, sepse All-llahu është ai që fshin dhe fal mëkatet. فَأُوْلَـئِكَ عَسَى اللّهُ أَن يَعْفُوَ عَنْهُمْ وَكَانَ اللّهُ عَفُوًّا غَفُورًا
100 Ai që shpërngulet për hirë të All-llahut, do të gjejë në tokë shumë vendstrehime e liri. Atij që del nga shtëpia e vet dhe emigron për hirë të All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe i vjen vdekja, i është garantuar shpërblimi nga All-llahu, sepse All-llahu është i mëshirshëm dhe fal shumë. وَمَن يُهَاجِرْ فِي سَبِيلِ اللّهِ يَجِدْ فِي الأَرْضِ مُرَاغَمًا كَثِيراً وَسَعَةً وَمَن يَخْرُجْ مِن بَيْتِهِ مُهَاجِرًا إِلَى اللّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ يُدْرِكْهُ الْمَوْتُ فَقَدْ وَقَعَ أَجْرُهُ عَلى اللّهِ وَكَانَ اللّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
101 Nuk është për ju mëkat ta shkurtoni të falurit kur jeni në udhëtim, nëse keni frikë se u bëjnë ndonjë dëm ata që kanë mohuar. Mosbesimtarët i keni, me siguri, armiq të hapur. وَإِذَا ضَرَبْتُمْ فِي الأَرْضِ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَقْصُرُواْ مِنَ الصَّلاَةِ إِنْ خِفْتُمْ أَن يَفْتِنَكُمُ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِنَّ الْكَافِرِينَ كَانُواْ لَكُمْ عَدُوًّا مُّبِينًا
102 Kur të jesh ti me ata kur të vendosësh ta kryejsh të falurit bashkë me ta, një grup le ta kryejnë të falurit me ty, ndërsa ata tjerët le t’i kapin armët e tyre; dhe derisa të jeni ju duke u falur, ata le të qëndrojnë pas jush, e pastaj le të vijë grupi tjetër, të cilët nuk e kanë kryer faljen dhe le të falen edhe ata me ty, por le t’i mbajnë armët dhe të jenë të kujdesshëm. Mosbesimtarët mezi presin t’u befasojnë juve te armët dhe mjetet tjera të luftës, e t’ju sulmojnë të gjithë përnjëherë. Nëse ju pengon shiu ose në qoftë se jeni të sëmurë, nuk është mëkat t’i leni armët, por kini kujdes! All-llahu u ka përgatitur mosbesimtarëve vuajtje të turpshme. وَإِذَا كُنتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ الصَّلاَةَ فَلْتَقُمْ طَآئِفَةٌ مِّنْهُم مَّعَكَ وَلْيَأْخُذُواْ أَسْلِحَتَهُمْ فَإِذَا سَجَدُواْ فَلْيَكُونُواْ مِن وَرَآئِكُمْ وَلْتَأْتِ طَآئِفَةٌ أُخْرَى لَمْ يُصَلُّواْ فَلْيُصَلُّواْ مَعَكَ وَلْيَأْخُذُواْ حِذْرَهُمْ وَأَسْلِحَتَهُمْ وَدَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ لَوْ تَغْفُلُونَ عَنْ أَسْلِحَتِكُمْ وَأَمْتِعَتِكُمْ فَيَمِيلُونَ عَلَيْكُم مَّيْلَةً وَاحِدَةً وَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن كَانَ بِكُمْ أَذًى مِّن مَّطَرٍ أَوْ كُنتُم مَّرْضَى أَن تَضَعُواْ أَسْلِحَتَكُمْ وَخُذُواْ حِذْرَكُمْ إِنَّ اللّهَ أَعَدَّ لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُّهِينًا
103 Dhe sa herë që kryeni të falurit, përmendeni All-llahun: në këmbë, ulur edhe ratë. Por në kushte të sigurta të falurit kryeni plotësisht, sepse të falurit është caktuar për besimtarët në kohë të caktuar. فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلاَةَ فَاذْكُرُواْ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِكُمْ فَإِذَا اطْمَأْنَنتُمْ فَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ إِنَّ الصَّلاَةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَّوْقُوتًا
104 Mos demoralizoheni nëse nuk gjeni njerëz (për luftë)! Nëse juve ju dhemb, edhe ata ndiejnë dhembje sikur ju, vetëm se ju shpresoni në All-llahun në atë që ata nuk shpresojnë. Ndërkaq All-llahu është shumë i urtë dhe i dijshëm. وَلاَ تَهِنُواْ فِي ابْتِغَاء الْقَوْمِ إِن تَكُونُواْ تَأْلَمُونَ فَإِنَّهُمْ يَأْلَمُونَ كَمَا تَأْلَمونَ وَتَرْجُونَ مِنَ اللّهِ مَا لاَ يَرْجُونَ وَكَانَ اللّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
105 Ne ty të shpallëm Librin me të vërteta që të gjykosh ndërmjet njerëzve ashtu siç ta shpallë All-llahu, por mos u bën për gënjeshtarët armik, إِنَّا أَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِتَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ بِمَا أَرَاكَ اللّهُ وَلاَ تَكُن لِّلْخَآئِنِينَ خَصِيمًا
106 Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu, njëmend, është shumë i mëshirshëm dhe fal. وَاسْتَغْفِرِ اللّهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا
107 Dhe mos u grind për ata që gënjejnë veten, sepse All-llahu nuk e do atë që është dinak, mëkatar i madh. وَلاَ تُجَادِلْ عَنِ الَّذِينَ يَخْتَانُونَ أَنفُسَهُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبُّ مَن كَانَ خَوَّانًا أَثِيمًا
108 Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edeh natën kur trillojnë fjalë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu i di mirë krejt se ç’punojnë ata. يَسْتَخْفُونَ مِنَ النَّاسِ وَلاَ يَسْتَخْفُونَ مِنَ اللّهِ وَهُوَ مَعَهُمْ إِذْ يُبَيِّتُونَ مَا لاَ يَرْضَى مِنَ الْقَوْلِ وَكَانَ اللّهُ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطًا
109 Ja, ju ata i mbroni në këtë jetë, por kush do t’i mbrojë ata para All-llahut në ditën e Kijametit, ose kush do t’i përfaqësojë? هَاأَنتُمْ هَـؤُلاء جَادَلْتُمْ عَنْهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا فَمَن يُجَادِلُ اللّهَ عَنْهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَم مَّن يَكُونُ عَلَيْهِمْ وَكِيلاً
110 Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë – do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm. وَمَن يَعْمَلْ سُوءًا أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ اللّهَ يَجِدِ اللّهَ غَفُورًا رَّحِيمًا
111 Ai, i cili meriton mëkat, atë e ka fituar në dëm të vet, kurse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. وَمَن يَكْسِبْ إِثْمًا فَإِنَّمَا يَكْسِبُهُ عَلَى نَفْسِهِ وَكَانَ اللّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
112 E kush bën gabim a mëkat dhe me at sulmon dikë të pafajshëm, i ka ngarkuar vetes haptazi shpifje dhe mëkat. وَمَن يَكْسِبْ خَطِيئَةً أَوْ إِثْمًا ثُمَّ يَرْمِ بِهِ بَرِيئًا فَقَدِ احْتَمَلَ بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُّبِينًا
113 Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje. وَلَوْلاَ فَضْلُ اللّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُ لَهَمَّت طَّآئِفَةٌ مُّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلاُّ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَيْءٍ وَأَنزَلَ اللّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ وَكَانَ فَضْلُ اللّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا
114 Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti. Dhe kush e bën atë me dëshirë që të fitojë simpatinë e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh. لاَّ خَيْرَ فِي كَثِيرٍ مِّن نَّجْوَاهُمْ إِلاَّ مَنْ أَمَرَ بِصَدَقَةٍ أَوْ مَعْرُوفٍ أَوْ إِصْلاَحٍ بَيْنَ النَّاسِ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ ابْتَغَاء مَرْضَاتِ اللّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا
115 Kush i kundërshton Profetit, pasi që ai ia sqaron rrugën e drejtë, dhe shkon rrugës e cila nuk është rrugë e besimtarit, do ta lëshojmë të bëjë çka të dojë dhe ta hudhim në xhehennem. Sa vend i tmerrshëm është ai! وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
116 All-llahu nuk fal t’i vihet shok i barabartë, por çka është (mëkat) më i vogël se ky do t’ia falë kujt të dojë. Ndërkaq kush i bën All-llahut shok ai keq ka humbur! إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا
117 Ata në vend të Tij i luten idoleve femra, pra, nuk i luten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar, إِن يَدْعُونَ مِن دُونِهِ إِلاَّ إِنَاثًا وَإِن يَدْعُونَ إِلاَّ شَيْطَانًا مَّرِيدًا
118 All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj”, لَّعَنَهُ اللّهُ وَقَالَ لَأَتَّخِذَنَّ مِنْ عِبَادِكَ نَصِيبًا مَّفْرُوضًا
119 Edhe do t’i shpie, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve, si edhe do t’u urdhëroj të ndryshojnë krijesat e All-llahut”. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha. وَلأُضِلَّنَّهُمْ وَلأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلآمُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ آذَانَ الأَنْعَامِ وَلآمُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ اللّهِ وَمَن يَتَّخِذِ الشَّيْطَانَ وَلِيًّا مِّن دُونِ اللّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًا مُّبِينًا
120 Ai u premton dhe i tërheq ata me shpresa të rrejshme, e atë që u premton djalli nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër, iluzion. يَعِدُهُمْ وَيُمَنِّيهِمْ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلاَّ غُرُورًا
121 Të atillët e kanë vendin në xhehennem dhe ata nuk do të gjejnë shpëtim prej tij. أُوْلَـئِكَ مَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ وَلاَ يَجِدُونَ عَنْهَا مَحِيصًا
122 Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shpiem në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, e fjalët e kujt janë më të sinqerta se të All-llahut! وَالَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ سَنُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا وَعْدَ اللّهِ حَقًّا وَمَنْ أَصْدَقُ مِنَ اللّهِ قِيلاً
123 Nuk është sipas dëshirës tuaj e as sipas dëshirës së pasardhësve të Librit: kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjejë, pos All-llahut, as ndihmës as mik; لَّيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلا أَمَانِيِّ أَهْلِ الْكِتَابِ مَن يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ وَلاَ يَجِدْ لَهُ مِن دُونِ اللّهِ وَلِيًّا وَلاَ نَصِيرًا
124 Dhe kush bën ndonjë të mirë, qoftë mashkull apo femër, por që është besimtar, do të hyjë në xhennet dhe nuk do t’i bëhet as sa grima padrejtësi. وَمَن يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتَ مِن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُوْلَـئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلاَ يُظْلَمُونَ نَقِيرًا
125 Kush është më i mirë në fe se ai i cili sinqerisht i është dorëzuar All-llahut, duke bërë edhe vepra të mira, dhe që pason fenë e drejtë të Ibrahimit, e Ibrahimin All-llahu e konsideroi mik të mirë. وَمَنْ أَحْسَنُ دِينًا مِّمَّنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لله وَهُوَ مُحْسِنٌ واتَّبَعَ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَاتَّخَذَ اللّهُ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلاً
126 Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut; dhe All-llahu i përfshinë në dijeninë e tij të gjitha. وَللّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَانَ اللّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُّحِيطًا
127 Kërkojnë prej teje norma për gratë. Thuaj: “All-llahu do t’ua sqarojë normat për ato, edhe për atë që është komunikuar në Libër për femrat bonjake, të cilave nuk u jipet ajo që u takon me ligj dhe dëshironi të martoheni me to, edhe për fëmijtë e pafuqishëm, edhe që me bonjakët të veproni me drejtësi. Ndërkaq, All-llahu me siguri di shumë mirë për të mirat që bëni. وَيَسْتَفْتُونَكَ فِي النِّسَاء قُلِ اللّهُ يُفْتِيكُمْ فِيهِنَّ وَمَا يُتْلَى عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ فِي يَتَامَى النِّسَاء الَّلاتِي لاَ تُؤْتُونَهُنَّ مَا كُتِبَ لَهُنَّ وَتَرْغَبُونَ أَن تَنكِحُوهُنَّ وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْوِلْدَانِ وَأَن تَقُومُواْ لِلْيَتَامَى بِالْقِسْطِ وَمَا تَفْعَلُواْ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللّهَ كَانَ بِهِ عَلِيمًا
128 Në qoftë se ndonjë grua frikësohet nga kryeneqësia e burrit apo se do ta lërë pas shpine, atëherë nuk është mëkat nëse ata dy bëjnë marrëveshje ndërveti, pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë krijuar grykësa, e në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni, All-llahu është i informuar shumë mirë për veprat tuaja. وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِن بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلاَ جُنَاْحَ عَلَيْهِمَا أَن يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا وَالصُّلْحُ خَيْرٌ وَأُحْضِرَتِ الأَنفُسُ الشُّحَّ وَإِن تُحْسِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ اللّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
129 Ju nuk mund të jeni plotësisht të drejtë ndaj grave edhe pse do ta dëshironit këtë, por mos i lejoni vetes shprehinë që ndonjërën ta lini si të varur. Dhe nëse i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni, All-llahu është, pa dyshim, shumë i mëshirshëm dhe fal shumë. وَلَن تَسْتَطِيعُواْ أَن تَعْدِلُواْ بَيْنَ النِّسَاء وَلَوْ حَرَصْتُمْ فَلاَ تَمِيلُواْ كُلَّ الْمَيْلِ فَتَذَرُوهَا كَالْمُعَلَّقَةِ وَإِن تُصْلِحُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ اللّهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا
130 Po në qoftë se ata dy ndahen, All-llahu do t’i pasurojë nga thesari i tij. – All-llahu ka urtësi të pakufishme. وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغْنِ اللّهُ كُلاًّ مِّن سَعَتِهِ وَكَانَ اللّهُ وَاسِعًا حَكِيمًا
131 Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ne i kemi këshilluar ata që u është shpallur Libri para jush, por edhe juve, All-llahut t’i ruheni. Dhe nëse mohoni, ani, s’ka dyshim se gjithçka ka në qiej dhe në tokë janë të All-llahut, All-llahu është i pasur dhe i denjë për çdo lavdërim! وَللّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُواْ اللّهَ وَإِن تَكْفُرُواْ فَإِنَّ لِلّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَانَ اللّهُ غَنِيًّا حَمِيدًا
132 Çka ka në qiej dhe në tokë janë të All-llahut, dhe për mbrojtës mjafton All-llahu. وَلِلّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً
133 Në qoftë se Ai do, juve do t’ju largojë, o njerëz dhe do të sjellë të tjerë; All-llahu ka forcë ta bëjë këtë. إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا النَّاسُ وَيَأْتِ بِآخَرِينَ وَكَانَ اللّهُ عَلَى ذَلِكَ قَدِيرًا
134 Kush dëshiron shpërblim në këtë botë le ta dijë se All-llahu i ka shpërblimet edhe të kësaj edhe të asaj bote. Ndërkaq, All-llahu dëgjon dhe sheh shumë. مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ الدُّنْيَا فَعِندَ اللّهِ ثَوَابُ الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ وَكَانَ اللّهُ سَمِيعًا بَصِيرًا
135 O besimtarë, jini përherë të drejtë, dëshmoni për All-llahun, qoftë edhe në dëmin tuaj ose në dëm të prindërve dhe të afërmve, qoftë i pasur a i varfër, All-llahu është të kujdeset për ato! Prandaj që të jeni të drejtë mos pasoni epshet. Po në qoftë se dëshmoni padrejtësisht ose i shmangeni dëshmisë, ani, All-llahu vërtet është i njoftuar se çka punoni. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ بِالْقِسْطِ شُهَدَاء لِلّهِ وَلَوْ عَلَى أَنفُسِكُمْ أَوِ الْوَالِدَيْنِ وَالأَقْرَبِينَ إِن يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقَيرًا فَاللّهُ أَوْلَى بِهِمَا فَلاَ تَتَّبِعُواْ الْهَوَى أَن تَعْدِلُواْ وَإِن تَلْوُواْ أَوْ تُعْرِضُواْ فَإِنَّ اللّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
136 O besimtarë, besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, edhe Librit të cilin Ai ia shpall Profetit të vet, edhe Librit që e shpalli më aprë. Kurse ai që mohon All-llahun, engjujt e Tij, të dërguarit e Tij, librat e Tij edhe botën tjetër, ai ka humbur shumë keq. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ آمِنُواْ بِاللّهِ وَرَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِي نَزَّلَ عَلَى رَسُولِهِ وَالْكِتَابِ الَّذِيَ أَنزَلَ مِن قَبْلُ وَمَن يَكْفُرْ بِاللّهِ وَمَلاَئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا
137 Atyre të cilët besuan, pastaj u bënë mosbesimtarë, dhe prapë u bënë besimtarë e pastaj përsëri kthehen në mosbesimtarë, dhe forcojnë mosbesimin, All-llahu, pa dyshim, nuk do t’ua falë dhe nuk ka për t’i shpjerë në rrugë të drejtë. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ آمَنُواْ ثُمَّ كَفَرُواْ ثُمَّ ازْدَادُواْ كُفْرًا لَّمْ يَكُنِ اللّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلاَ لِيَهْدِيَهُمْ سَبِيلاً
138 Merruni sihariq hipokritëve se i pret vuajtje e dhëmbshme, بَشِّرِ الْمُنَافِقِينَ بِأَنَّ لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
139 Ata të cilët miqësohen sinqerisht me mosbesimtarët e jo me besimtarët! Vallë a te ata e kërkojnë forcën kur e tërë forca i takon vetëm All-llahut. الَّذِينَ يَتَّخِذُونَ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاء مِن دُونِ الْمُؤْمِنِينَ أَيَبْتَغُونَ عِندَهُمُ الْعِزَّةَ فَإِنَّ العِزَّةَ لِلّهِ جَمِيعًا
140 Ai tanimë u ka zbritur Libër: kur të dëgjoni se fjalët e All-llahut mohohen dhe se tallen me ta, mos rrini me ata deri sa nuk marrin tjetër bisedë. Në të kundërtën do të jeni si ata. All-llahu me siguri do t’i bashkojë hipokritët dhe mosbesimtarët, të gjithë, në xhehennem, وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللّهِ يُكَفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلاَ تَقْعُدُواْ مَعَهُمْ حَتَّى يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ إِنَّكُمْ إِذًا مِّثْلُهُمْ إِنَّ اللّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا
141 Ata që presin se çka do të bëhet me ju: dhe nëse All-llahu u jep fitore thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju?”, e nëse u prin fati mosbesimtarëve, atëherë u thonë: “A nuk kemi luftuar edhe ne me ju dhe ju kemi mbrojtur prej besimtarëve?”. Në ditën e gjykimit All-llahu do t’ju gjykojë të gjithëve! Ndërkaq All-llahu nuk do t’u japë mundësi mosbesimtarëve kundër besimtarëve. الَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمْ فَإِن كَانَ لَكُمْ فَتْحٌ مِّنَ اللّهِ قَالُواْ أَلَمْ نَكُن مَّعَكُمْ وَإِن كَانَ لِلْكَافِرِينَ نَصِيبٌ قَالُواْ أَلَمْ نَسْتَحْوِذْ عَلَيْكُمْ وَنَمْنَعْكُم مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ فَاللّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَن يَجْعَلَ اللّهُ لِلْكَافِرِينَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ سَبِيلاً
142 Hipokritët shtihen se po e mashtrojnë All-llahun, ndërsa Ai i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me përtesë, dhe, vetëm, për t’u ekspozuar para botës, e All-llahun gati nuk e përmendin fare, إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُواْ إِلَى الصَّلاَةِ قَامُواْ كُسَالَى يُرَآؤُونَ النَّاسَ وَلاَ يَذْكُرُونَ اللّهَ إِلاَّ قَلِيلاً
143 Janë të pavendosur se kujt do t’i mbështeten, as këtyre as atyre. Atë që e lë All-llahu në rrugë të humbur – ti nuk gjen dot rrugë të drejtë për të. مُّذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَلِكَ لاَ إِلَى هَـؤُلاء وَلاَ إِلَى هَـؤُلاء وَمَن يُضْلِلِ اللّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُ سَبِيلاً
144 Ju që besoni, mos u miqësoni me mosbesimtarët në vend se me besimtarët! A do t’i tregoni All-llahut argument flagrant kundër vetvetes? يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْكَافِرِينَ أَوْلِيَاء مِن دُونِ الْمُؤْمِنِينَ أَتُرِيدُونَ أَن تَجْعَلُواْ لِلّهِ عَلَيْكُمْ سُلْطَانًا مُّبِينًا
145 Hipokritët do të jenë mu në fund të zjarrit të xhehennemit dhe ti nuk do t’u ofrosh ndihmë; إِنَّ الْمُنَافِقِينَ فِي الدَّرْكِ الأَسْفَلِ مِنَ النَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمْ نَصِيرًا
146 Pos atyre të cilët pendohen dhe përmirësohen me vendosmëri marrin rrugën e All-llahut dhe fenë e vet te All-llahu e shprehin sinqerisht; ata do të jenë me besimtarët, kurse All-llahu me siguri besimtarëve do t’ju japë shpërblim të madh. إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ وَأَصْلَحُواْ وَاعْتَصَمُواْ بِاللّهِ وَأَخْلَصُواْ دِينَهُمْ لِلّهِ فَأُوْلَـئِكَ مَعَ الْمُؤْمِنِينَ وَسَوْفَ يُؤْتِ اللّهُ الْمُؤْمِنِينَ أَجْرًا عَظِيمًا
147 Përse t’ju dënojë All-llahu juve, nëse e falenderoni dhe e besoni? All-llahu është shumë i dijshëm dhe mirënjohës. مَّا يَفْعَلُ اللّهُ بِعَذَابِكُمْ إِن شَكَرْتُمْ وَآمَنتُمْ وَكَانَ اللّهُ شَاكِرًا عَلِيمًا
148 All-llahu nuk dëshiron që për të këqiat të flitet me të madhe, përveç atij të cilit i është bërë e padrejta. All-llahu dëgjon dhe është shumë i dijshëm. لاَّ يُحِبُّ اللّهُ الْجَهْرَ بِالسُّوَءِ مِنَ الْقَوْلِ إِلاَّ مَن ظُلِمَ وَكَانَ اللّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا
149 Qoftë t’i keni bërë veprat e mira haptazi ose fshehurazi, ose ta folni të padrejtën, ani, All-llahu falë shumë dhe është shumë i fortë. إِن تُبْدُواْ خَيْرًا أَوْ تُخْفُوهُ أَوْ تَعْفُواْ عَن سُوَءٍ فَإِنَّ اللّهَ كَانَ عَفُوًّا قَدِيرًا
150 Ata të cilët mohojnë All-llahun dhe të dërguarit e Tij dhe ata që dëshirojnë të bëjnë dallim ndërmjet All-llahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: “Disave u besojmë e disa i mohojmë”, dhe dëshirojnë që ndërmjet tyre të marrin farë qëndrimi, إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَن يُفَرِّقُواْ بَيْنَ اللّهِ وَرُسُلِهِ وَيقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَن يَتَّخِذُواْ بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً
151 Ata janë, me të vërtetë, mosbesimtarë të plotë, kurse Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur vuajtje të turpshme. أُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقًّا وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُّهِينًا
152 Ndërkaq ata që i besojnë All-llahut dhe të dërguarve të Tij, pa e dalluar asnjërn prej tyre, atyre me siguri do t’u jipet shpërblim, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm. وَالَّذِينَ آمَنُواْ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَلَمْ يُفَرِّقُواْ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ أُوْلَـئِكَ سَوْفَ يُؤْتِيهِمْ أُجُورَهُمْ وَكَانَ اللّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
153 Pasardhësit e Librit kërkojnë prej teje që nga qielli t’u zbresish Librin. Nga Musa, madje, patën kërkuar më shumë se kaq, kur i thanë: “Na e trego haptazi All-llahun”! Prandaj, për shkak të pashpirtësisë së tyre, i shitoi rrufeja. Pastaj, pasi u erdhën argumente të qarta, ata morën viçin (për zot), por edhe këtu ua falëm, ndërsa Musaut i dhamë haptazi pushtet, يَسْأَلُكَ أَهْلُ الْكِتَابِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيْهِمْ كِتَابًا مِّنَ السَّمَاء فَقَدْ سَأَلُواْ مُوسَى أَكْبَرَ مِن ذَلِكَ فَقَالُواْ أَرِنَا اللّهِ جَهْرَةً فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ بِظُلْمِهِمْ ثُمَّ اتَّخَذُواْ الْعِجْلَ مِن بَعْدِ مَا جَاءتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ فَعَفَوْنَا عَن ذَلِكَ وَآتَيْنَا مُوسَى سُلْطَانًا مُّبِينًا
154 Dhe përmbi ata ngritëm malin Tur, për shkak të besës së tyre, dhe Ne u thamë: “Hyni në portë kokëulur!” dhe prapë u thamë: “Mos gaboni për të shtunën”! dhe nga ata morëm premtim të fortë. وَرَفَعْنَا فَوْقَهُمُ الطُّورَ بِمِيثَاقِهِمْ وَقُلْنَا لَهُمُ ادْخُلُواْ الْبَابَ سُجَّدًا وَقُلْنَا لَهُمْ لاَ تَعْدُواْ فِي السَّبْتِ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَاقًا غَلِيظًا
155 Por për shkak të thyerjes së premtimit të vet dhe mohimit të argumenteve të All-llahut, dhe mbytjes së profetëve pa asnjëfarë faji, dhe të deklarimit të tyre “Zemrat tona janë të mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetëm pak sish besuan, فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ وَكُفْرِهِم بَآيَاتِ اللّهِ وَقَتْلِهِمُ الأَنْبِيَاء بِغَيْرِ حَقًّ وَقَوْلِهِمْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ بَلْ طَبَعَ اللّهُ عَلَيْهَا بِكُفْرِهِمْ فَلاَ يُؤْمِنُونَ إِلاَّ قَلِيلاً
156 Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe deklaratave të rënda shpifëse kundër Merjemes, وَبِكُفْرِهِمْ وَقَوْلِهِمْ عَلَى مَرْيَمَ بُهْتَانًا عَظِيمًا
157 Si edhe të deklarimit të tyre: “Me të vërtetë ne e vramë Mesihin, Isaun, të birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut” edhe pse as e kanë vrarë, as e kanë gozhduar, por ashtu u është dukur. Ata të cilët ndan mendimin lidhur me këtë, ishin në dyshim për këtë; për këtë nuk kanë ditur kurrgjë të sigurt, vetëm sipas hamendjes (flisnin), ndërkaq është shumë e sigurt se atë nuk e kanë vrarë, وَقَوْلِهِمْ إِنَّا قَتَلْنَا الْمَسِيحَ عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ رَسُولَ اللّهِ وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَـكِن شُبِّهَ لَهُمْ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُواْ فِيهِ لَفِي شَكٍّ مِّنْهُ مَا لَهُم بِهِ مِنْ عِلْمٍ إِلاَّ اتِّبَاعَ الظَّنِّ وَمَا قَتَلُوهُ يَقِينًا
158 Por All-llahu e ngriti te vetja, se All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm. بَل رَّفَعَهُ اللّهُ إِلَيْهِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
159 Dhe nuk ka asnjë pasues Libri, i cili, para se të vdesë, nuk do të besojë në të ashtu si duhet, e në ditën e gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre. وَإِن مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ إِلاَّ لَيُؤْمِنَنَّ بِهِ قَبْلَ مَوْتِهِ وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يَكُونُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا
160 Dhe për shkak të një krimi të ebrejve, ne atyre ua kemi ndaluar disa ushqime të mira që i kanë pasur të lejuara, dhe për shkak se shumica janë shmangur nga rruga e All-llahut, فَبِظُلْمٍ مِّنَ الَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَاتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ وَبِصَدِّهِمْ عَن سَبِيلِ اللّهِ كَثِيراً
161 Dhe për shkak se kanë marrë kamatën, e që e kanë pasur të ndaluar, si edhe e kanë ngrënë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar. Kurse Ne për mosbesimtarët kemi përgatitur dënim të dhembshëm. وَأَخْذِهِمُ الرِّبَا وَقَدْ نُهُواْ عَنْهُ وَأَكْلِهِمْ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ مِنْهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
162 Ndërsa ka prej tyre të cilët janë thelluar në shkencë, edhe besimtarët, që besojnë atë që të zbret ty si edhe asaj që është zbritur para teje, posaçërisht ata që kryejnë faljen dhe ata që japin zeqatin dhe i besojnë All-llahut dhe botës tjetër, ata janë, të cilëve me siguri do t’u japim shpërblim të madh. لَّـكِنِ الرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ مِنْهُمْ وَالْمُؤْمِنُونَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنزِلَ إِلَيكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ وَالْمُقِيمِينَ الصَّلاَةَ وَالْمُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَالْمُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أُوْلَـئِكَ سَنُؤْتِيهِمْ أَجْرًا عَظِيمًا
163 Ne ty të japim shpallje ashtu si i kemi shpallur Nuhit dhe profetëve të tjerë pas tij, e i kemi shpallur edhe Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is-hakut, edhe Jakubit edhe pasardhësve, Isait dhe Ejubit, edhe Junusit, edhe Harunit, edhe Sulejmanit, kurse Davudit i dhamë Zeburin; إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَى نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِن بَعْدِهِ وَأَوْحَيْنَا إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأَسْبَاطِ وَعِيسَى وَأَيُّوبَ وَيُونُسَ وَهَارُونَ وَسُلَيْمَانَ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا
164 Edhe profetëve për të cilët të kemi rrëfyer më parë dhe profetëve për të cilët nuk të kemi rrëfyer, se All-llahu, me siguri, ka folur me Musaun. وَرُسُلاً قَدْ قَصَصْنَاهُمْ عَلَيْكَ مِن قَبْلُ وَرُسُلاً لَّمْ نَقْصُصْهُمْ عَلَيْكَ وَكَلَّمَ اللّهُ مُوسَى تَكْلِيمًا
165 Për profetët të cilët kanë predikuar lajme të gëzueshme dhe vërejtje, që njerëzit pas profetëve të mos kenë te All-llahu asnjëfarë arsyetimi, kurse All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm. رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ وَكَانَ اللّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا
166 Por All-llahu dëshmon se atë që ta zbret ty, ta zbret që vetëm Ai e di, ndërsa engjujt, edhe ata, e dëshmojnë, megjithëse për dëshmitar mjafton All-llahu. لَّـكِنِ اللّهُ يَشْهَدُ بِمَا أَنزَلَ إِلَيْكَ أَنزَلَهُ بِعِلْمِهِ وَالْمَلآئِكَةُ يَشْهَدُونَ وَكَفَى بِاللّهِ شَهِيدًا
167 Ata të cilët mohojnë dhe që i kthejnë edhe të tjerët nga rruga e All-llahut kanë humbur keq. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ اللّهِ قَدْ ضَلُّواْ ضَلاَلاً بَعِيدًا
168 Atyre që mohojnë dhe bëjnë krime All-llahu, njëmend, atyre nuk ua fal dhe nuk do t’i drejtojë në rrugë (të drejtë). إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَظَلَمُواْ لَمْ يَكُنِ اللّهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلاَ لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقاً
169 Përveç rrugës së xhehennemit, në të cilën do të mbesin gjithmonë e jetë. Kjo është shumë lehtë për All-llahun. إِلاَّ طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللّهِ يَسِيرًا
170 O njerëz, Profeti ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj, prandaj besoni – më mirë është për ju – e nëse nuk e besoni, ani, çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut, dhe All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُمُ الرَّسُولُ بِالْحَقِّ مِن رَّبِّكُمْ فَآمِنُواْ خَيْرًا لَّكُمْ وَإِن تَكْفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَكَانَ اللّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
171 O pasardhës të Librit, mos iu shmangëni fesë tuaj dhe për All-llahun flitni vetëm të vërtetën! Mesihi, Isa, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguari i All-llahut, si edhe fjala e tij, të cilën ia tha Merjemes dhe i dha jetë; prandaj besoni All-llahut dhe të dërguarve të Tij dhe mos thuani: “Janë tre!”. Mjaft e ka! Më mirë u bie! All-llahu është vetëm një Zot, Qoftë lavdëruar Ai! Vallë Ai të ketë djalë?! E Atij është gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu është mjaft për ndihmës. يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ فَآمِنُواْ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَلاَ تَقُولُواْ ثَلاَثَةٌ انتَهُواْ خَيْرًا لَّكُمْ إِنَّمَا اللّهُ إِلَـهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَات وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً
172 mesihit nuk do t’i vijë rëndë të pranojë se është njeri i All-llahut, e as engjujve më të afërt. E atyre që u vjen rëndë (përbuzje) ta adhurojnë Atë, dhe që tregojnë arrogancë, ani, All-llahu të gjithë do t’i tubojë para vetes. لَّن يَسْتَنكِفَ الْمَسِيحُ أَن يَكُونَ عَبْداً لِّلّهِ وَلاَ الْمَلآئِكَةُ الْمُقَرَّبُونَ وَمَن يَسْتَنكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيهِ جَمِيعًا
173 Ndërkaq, ata që besuan dhe kanë bërë vepra të mira, Ai do t’i shpërblejë sipas meritës, madje nga mirësia e tij i shpërblen edhe më tepër, kurse ata që kanë shprehur mosbesim dhe arrogancë, do t’i hedhë në mundime të padurueshme, dhe ata përveç All-llahut nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar. فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزيدُهُم مِّن فَضْلِهِ وَأَمَّا الَّذِينَ اسْتَنكَفُواْ وَاسْتَكْبَرُواْ فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَابًا أَلُيمًا وَلاَ يَجِدُونَ لَهُم مِّن دُونِ اللّهِ وَلِيًّا وَلاَ نَصِيرًا
174 O njerëz, tani më, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj dhe ne u kemi zbritur Dritë të qartë. يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُم بُرْهَانٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَأَنزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُّبِينًا
175 Sa u përket atyre që besojnë All-llahun dhe i përmbahen atij besimi, Ai me siguri do t’i shtjerë në mëshirën dhe mirësinë e Tij, dhe do t’i udhëzojë rrugës së drejtë të Tij. فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ بِاللّهِ وَاعْتَصَمُواْ بِهِ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِي رَحْمَةٍ مِّنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَاطًا مُّسْتَقِيمًا
176 Ata kërkojnë prej teje sqarim. Thuaj: “All-llahu do t’ju rrëfejë juve ligjin për “kelalin” (derëmëshelmin), nëse dikush vdes që nuk ka fëmijë, por ka motgër, asaj i takon gjysma (e pasurisë) që e lë ai; mirëpo edhe ai e trashëgon atë nëse ajo nuk ka fëmijë; E nëse janë ato dy, atyre dyjave u takojnë dy të tretat nga ajo që lë ai. Po nëse ata janë vëllezër – burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon aq sa dy femrave së bashku. Këtë All-llahu ua sqaron që të mos humbni. Ndërkaq All-llahu i di të gjitha çështjet shumë mirë. يَسْتَفْتُونَكَ قُلِ اللّهُ يُفْتِيكُمْ فِي الْكَلاَلَةِ إِنِ امْرُؤٌ هَلَكَ لَيْسَ لَهُ وَلَدٌ وَلَهُ أُخْتٌ فَلَهَا نِصْفُ مَا تَرَكَ وَهُوَ يَرِثُهَا إِن لَّمْ يَكُن لَّهَا وَلَدٌ فَإِن كَانَتَا اثْنَتَيْنِ فَلَهُمَا الثُّلُثَانِ مِمَّا تَرَكَ وَإِن كَانُواْ إِخْوَةً رِّجَالاً وَنِسَاء فَلِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الأُنثَيَيْنِ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ أَن تَضِلُّواْ وَاللّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
;