Al-Maidah

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 O besimtarë, zbatoni marrëveshjet! Ju lejohen kafshët, përveç atyre që po ju numërohen, por nuk ju lejohet (gjuetia) deri sa po bëni detyrën e haxhit. All-llahu me të vërtetë cakton çka dëshiron. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَوْفُواْ بِالْعُقُودِ أُحِلَّتْ لَكُم بَهِيمَةُ الأَنْعَامِ إِلاَّ مَا يُتْلَى عَلَيْكُمْ غَيْرَ مُحِلِّي الصَّيْدِ وَأَنتُمْ حُرُمٌ إِنَّ اللّهَ يَحْكُمُ مَا يُرِيد
2 O besimtarë! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut në haxh, as Muajin e shenjtë, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerëz që janë nisur drejt tempullit të shenjtë, duke dëshiruar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atëherë gjahtoni. Dhe urrejtja kundër disa njerëzve që e keni për shkak se ju kanë penguar të afroheni te tempulli i shenjtë, assesi le të mos u shtyjë që të silleni armiqësisht. Ndihmone njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi! Dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është ndëshkimfortë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تُحِلُّواْ شَعَآئِرَ اللّهِ وَلاَ الشَّهْرَ الْحَرَامَ وَلاَ الْهَدْيَ وَلاَ الْقَلآئِدَ وَلا آمِّينَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِّن رَّبِّهِمْ وَرِضْوَانًا وَإِذَا حَلَلْتُمْ فَاصْطَادُواْ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ أَن صَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ أَن تَعْتَدُواْ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
3 Ju ndalohet cofëtina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është e mbytur dhe e vrarë, dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi ose është e shkyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë – përveç nëse e keni therë ju – dhe që është flijuar për hirë të idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato janë mbrapshti. Sot mosbesimtarët i kanë humbur të gjitha shpresat se ju do të tërhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por më frikësoheni mua. Sot jua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj. Kurse ai i cili do të jetë i sprovuar me uri, por jo nga prirja për mëkat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai është Mëshirëplotë. حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالْدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ وَالْمُنْخَنِقَةُ وَالْمَوْقُوذَةُ وَالْمُتَرَدِّيَةُ وَالنَّطِيحَةُ وَمَا أَكَلَ السَّبُعُ إِلاَّ مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى النُّصُبِ وَأَن تَسْتَقْسِمُواْ بِالأَزْلاَمِ ذَلِكُمْ فِسْقٌ الْيَوْمَ يَئِسَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمْ فَلاَ تَخْشَوْهُمْ وَاخْشَوْنِ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا فَمَنِ اضْطُرَّ فِي مَخْمَصَةٍ غَيْرَ مُتَجَانِفٍ لِّإِثْمٍ فَإِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
4 Të pyesin çka u lejohet. Thuaj: ju lejohen ushqimet e mira dhe ajo çka ua gjahtojnë kafshët të cilat i keni mësuar për gjahtim, ashtu siç u ka mësuar juve All-llahu. Hani atë që ua zënë ata dhe përmendne emrin e All-llahut me atë rast, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është me të vërtetë, i shpejtë në llogari. يَسْأَلُونَكَ مَاذَا أُحِلَّ لَهُمْ قُلْ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَمَا عَلَّمْتُم مِّنَ الْجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ اللّهُ فَكُلُواْ مِمَّا أَمْسَكْنَ عَلَيْكُمْ وَاذْكُرُواْ اسْمَ اللّهِ عَلَيْهِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ
5 Sot ju lejohen tëa ushqimet e mira; dhe ju lejohen ushqimet e ithtarëve të Librit; edhe atyre u lejohen ushqimet tuaja. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni të lejuara, por edhe ato që janë të ndershme prej atyre që u është dhënë Libër përpara jush, pasi që t’ua jepni dhuratat e kurorës së tyre me nderë e fisnikëri, e jo të bëni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore). Ndërsa ai që e mohon besimin, atij i ka shkuar kot puna e vet dhe ai do të jetë i humbur në botën tjetër. الْيَوْمَ أُحِلَّ لَكُمُ الطَّيِّبَاتُ وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ حِلٌّ لَّكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلُّ لَّهُمْ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الْمُؤْمِنَاتِ وَالْمُحْصَنَاتُ مِنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ إِذَا آتَيْتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَافِحِينَ وَلاَ مُتَّخِذِي أَخْدَانٍ وَمَن يَكْفُرْ بِالإِيمَانِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
6 O besimtarë, kur të niseni të falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithë bërryla – kurse kokën tuaj fërkone (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri mbi zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë-pastrohuni! Po nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duartë tuaja prekni tokën e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju bëjë vështirësi, por do t’ju pastrojë dhe t’iu plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاةِ فاغْسِلُواْ وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُواْ بِرُؤُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَينِ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُواْ وَإِن كُنتُم مَّرْضَى أَوْ عَلَى سَفَرٍ أَوْ جَاء أَحَدٌ مَّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لاَمَسْتُمُ النِّسَاء فَلَمْ تَجِدُواْ مَاء فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُواْ بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُم مِّنْهُ مَا يُرِيدُ اللّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ وَلَـكِن يُرِيدُ لِيُطَهَّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
7 Dhe kujtone mëshirën e All-llahut me të cilën ju ka mbuluar dhe besën me çka u ka futur nën obligime kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Frikohuni pra All-llahut, sepse All-llahu, pa dyshim, di se çka keni në zemra. وَاذْكُرُواْ نِعْمَةَ اللّهِ عَلَيْكُمْ وَمِيثَاقَهُ الَّذِي وَاثَقَكُم بِهِ إِذْ قُلْتُمْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
8 O besimtarë, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe dëshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja që keni ndaj disa njerëzve nuk duhet t’ju shtyjë të bëheni të padrejtë. Bëhuni të drejtë, ajo është më së afërti devotshmërisë, dhe frikësohuni All-llahut, sepse All-llahu është informuar mirë se çka bëni/ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُون
9 Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira All-llahu u ka premtuar falje dhe shpërblim të madh; وَعَدَ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ
10 Kurse ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet tona, ata janë banorë të xhehenemit. وَالَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا أُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيم
11 O besimtarë, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush kur disa njerëz dëshë t’ju zënë (sulmojnë), por Ai i pengoi. Dhe frikësohuni All-llahut, dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu! يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اذْكُرُواْ نِعْمَتَ اللّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَن يَبْسُطُواْ إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنكُمْ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَعَلَى اللّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ
12 All-llahu ka marrë besën e izraelitëve – dhe ne dërguam prej atyre dymbëdhjetë mbikëqyrës, dhe All-llahu u tha: “Unë jam me ju! Në qoftë se e kryeni faljen dhe jepni zeqatin, dhe nëse u besoni profetëve të mi, u ndihmoni atyre dhe vullnetarisht i jepni hua All-llahut, gjithsesi veprat tuaja të këqija do t’ua mbuloj dhe do t’ju shpiej në xhennet ku do të rrjedhin lumenj. Kurse ai, nga mesi juaj, i cili edhe pas kësaj nuk beson – ai krejtësisht e ka humbur rrugën e drejtë.” وَلَقَدْ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَبَعَثْنَا مِنهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا وَقَالَ اللّهُ إِنِّي مَعَكُمْ لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلاَةَ وَآتَيْتُمُ الزَّكَاةَ وَآمَنتُم بِرُسُلِي وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ اللّهَ قَرْضًا حَسَنًا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَلأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ فَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ
13 Mirëpo, për shkak se e kanë thyer besën e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra. Ata i luajtën fjalët nga vendi i tyre, kurse një pjesë të madhe të atyre me çka qenë qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, përveç të një numri të vogël, do të kesh vetëm tradhtarë, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me të vërtetë i do ata që bëjnë vepra të mira. فَبِمَا نَقْضِهِم مِّيثَاقَهُمْ لَعنَّاهُمْ وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ وَنَسُواْ حَظًّا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِ وَلاَ تَزَالُ تَطَّلِعُ عَلَىَ خَآئِنَةٍ مِّنْهُمْ إِلاَّ قَلِيلاً مِّنْهُمُ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاصْفَحْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
14 Edhe prej atyre që thonë: “Ne jemi të krishterë”, Ne kemi marrë besën e tyre, por e kanë harruar një pjesë të mirë të asaj me çka kanë qenë të qortuar, prandaj u kemi shtënë urrejtjen në mes tyre deri në ditën e kijametit; kurse All-llahu ka për t’i informuar për atë çka kanë bërë. وَمِنَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّا نَصَارَى أَخَذْنَا مِيثَاقَهُمْ فَنَسُواْ حَظًّا مِّمَّا ذُكِّرُواْ بِهِ فَأَغْرَيْنَا بَيْنَهُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَسَوْفَ يُنَبِّئُهُمُ اللّهُ بِمَا كَانُواْ يَصْنَعُون
15 O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë që t’ju shkoqisë shumë gjëra nga ato çështje të cilat ju i fshihni nga libri dhe shumë gjëra do t’i falë. E nga All-llahu u pat ardhur një dritë dhe një Libër i qartë, يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيراً مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِين
16 Me të cilin All-llahu udhëzon rrugëve të shpëtimit ata që anojnë të fitojnë kënaqësinë e Tij, dhe i nxjerr, sipas dëshirës së tij, nga terri në dritë, dhe i drejton në rrugë të drejtë. \ يَهْدِي بِهِ اللّهُ مَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلاَمِ وَيُخْرِجُهُم مِّنِ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
17 Njëmend mosbesimtarë janë ata të cilët thonë: “Zot është ai, Mesihi i biri i Merjemes!” thuaj: “Kush mund t’i bëjë diçka All-llahut nëse do ta zhdukë Mesihin, të birin e Merjemes, edhe nënën e tij dhe gjithë çka ka në tokë”? Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë edhe në atë çka është ndërmjet tyre; Ai krijon çka do dhe All-llahu mund të bëjë çdo send. لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَآلُواْ إِنَّ اللّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ مِنَ اللّهِ شَيْئًا إِنْ أَرَادَ أَن يُهْلِكَ الْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُ وَمَن فِي الأَرْضِ جَمِيعًا وَلِلّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا يَخْلُقُ مَا يَشَاء وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
18 Ebrejtë dhe të krishterët thonë: “Ne jemi fëmijët e All-llahut dhe të dashurit e tij”! Thuaj: “Po pse pra u dënon për gabimet tuaja”? pra, edhe ju jeni si njerëzit tjerë që i krijoi Ai: Kujt do ia fal e kë don e dënon. Pushteti i All-llahut është në qiej dhe në tokë dhe çka ka ndërmjet tyre, dhe te ai do të kthehen. وَقَالَتِ الْيَهُودُ وَالنَّصَارَى نَحْنُ أَبْنَاء اللّهِ وَأَحِبَّاؤُهُ قُلْ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُم بَلْ أَنتُم بَشَرٌ مِّمَّنْ خَلَقَ يَغْفِرُ لِمَن يَشَاء وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاء وَلِلّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ
19 O ithtarë të Librit, ju ka ardhur Profeti ynë – në vazhdën e profetëve – që t’ju sqarojë, në mënyrë që të mos thuani “Nuk na ka ardhur as përgëzues as qortues”. Pra, ju ka ardhur përgëzuesi dhe qortuesi, dhe All-llahu ka mundësi për çdo send. يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ عَلَى فَتْرَةٍ مِّنَ الرُّسُلِ أَن تَقُولُواْ مَا جَاءنَا مِن بَشِيرٍ وَلاَ نَذِيرٍ فَقَدْ جَاءكُم بَشِيرٌ وَنَذِيرٌ وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
20 Dhe kur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, kujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush që disa nga ju i bëri profetë, ju bëri të pasur dhe ju ka dhënë atë çka nuk ia ka dhënë askujt në botë; وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ اذْكُرُواْ نِعْمَةَ اللّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ جَعَلَ فِيكُمْ أَنبِيَاء وَجَعَلَكُم مُّلُوكًا وَآتَاكُم مَّا لَمْ يُؤْتِ أَحَدًا مِّن الْعَالَمِينَ
21 O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën ua ka caktuar All-llahu, dhe mos u zbrapsni e të ktheheni të humbur!” يَا قَوْمِ ادْخُلُوا الأَرْضَ المُقَدَّسَةَ الَّتِي كَتَبَ اللّهُ لَكُمْ وَلاَ تَرْتَدُّوا عَلَى أَدْبَارِكُمْ فَتَنقَلِبُوا خَاسِرِينَ
22 Ata i thanë: “O Musa, aty është një popull i fortë dhe se nuk hyjmë atje deri sa ata të dalin prej aty; e nëse dalin ata prej aty, neme siguri atëherë do të hyjmë”. قَالُوا يَا مُوسَى إِنَّ فِيهَا قَوْمًا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَن نَّدْخُلَهَا حَتَّىَ يَخْرُجُواْ مِنْهَا فَإِن يَخْرُجُواْ مِنْهَا فَإِنَّا دَاخِلُونَ
23 Dy vetë të cilët i janë frikësuar All-llahut dhe që Ai u dhuroi mëshirën e vet, thanë: “Hyni në dyert e atyre, e kur të kaloni nëpër te, do të jeni me siguri ngadhnjimtarë, por kini mbështetje te All-llahu, nëse besoni!” قَالَ رَجُلاَنِ مِنَ الَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِمَا ادْخُلُواْ عَلَيْهِمُ الْبَابَ فَإِذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإِنَّكُمْ غَالِبُونَ وَعَلَى اللّهِ فَتَوَكَّلُواْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
24 “O Musa – thanë ata, - deri sa të jenë ata në atë vend ne kurrë nuk do të hyjmë aty! Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do të rrimë këtu”! قَالُواْ يَا مُوسَى إِنَّا لَن نَّدْخُلَهَا أَبَدًا مَّا دَامُواْ فِيهَا فَاذْهَبْ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَاتِلا إِنَّا هَاهُنَا قَاعِدُونَ
25 “O Zoti im”, tha ai (Musa), “Unë nuk kam askë përveç vetes dhe vëllaut tim, prandaj Ti gjyko në mes nesh dhe popullit të mbrapshtë”. قَالَ رَبِّ إِنِّي لا أَمْلِكُ إِلاَّ نَفْسِي وَأَخِي فَافْرُقْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ الْقَوْمِ الْفَاسِقِينَ
26 “Ata, - tha ai, - do të bredhin dyzet vjet nëpër tokë, sepse atë (tokën e shenjtë) e kanë të ndaluar, e ti mos u pikëllo për popullin mbrapshtan!” قَالَ فَإِنَّهَا مُحَرَّمَةٌ عَلَيْهِمْ أَرْبَعِينَ سَنَةً يَتِيهُونَ فِي الأَرْضِ فَلاَ تَأْسَ عَلَى الْقَوْمِ الْفَاسِقِينَ
27 dhe rrëfeju tregimin për dy djemtë e Ademit, realisht, kur të dy bënë nga një kurban, por vetëm prej njërit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do të mbyt”! E tjetri i tha: “All-llahu pranon prej të devotshmëve”. وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِن أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
28 Dhe sikur ti të shtrishe dorën për të më vrarë, unë nuk e shtri dorën time për të vrarë ty. Unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave. لَئِن بَسَطتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي مَا أَنَاْ بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لَأَقْتُلَكَ إِنِّي أَخَافُ اللّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ
29 Unë dëshiroj që ti të bartësh mëkatin tim dhe tëndin dhe të jesh banor i xhehennemit, sepse ai është dënim për mizorët. إِنِّي أُرِيدُ أَن تَبُوءَ بِإِثْمِي وَإِثْمِكَ فَتَكُونَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ وَذَلِكَ جَزَاء الظَّالِمِينَ
30 Dhe epshi i tij e shpuri që të mbysë vëllanë dhe e mbyti, prandaj u bë nga të humburit. فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ
31 All-llahu dërgoi një sorrë të çapurisë nëpër tokë për t’i treguar si duhet fshehur trupin e vëllaut të vet. “I mjeri unë!” tha ai, - “E unë as sa kjo sorrë nuk mundkam të fsheh trupin e vëllaut tim”? Dhe u pendua. فَبَعَثَ اللّهُ غُرَابًا يَبْحَثُ فِي الأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءةَ أَخِيهِ قَالَ يَا وَيْلَتَا أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَـذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءةَ أَخِي فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ
32 Prandaj Ne ua caktuam izraelitëve: Nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askë, ose nuk ka bërë në tokë turbullira – sikur ka mbytur tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, - sikur tërë njerëzisë ua ka ruajtur jetën. Profetët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumica prej tyre, edhe pas asaj e teprojnë në tokë. مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَن قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَو جَمِيعًا وَلَقَدْ جَاءتْهُمْ رُسُلُنَا بِالبَيِّنَاتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيراً مِّنْهُم بَعْدَ ذَلِكَ فِي الأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ
33 Shpërblimi i atyre të cilët bëjnë luftë kundër All-llahut dhe Profetit të tij dhe që bëjnë çrregullime në tokë, është: të vriten ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët tërthorazi, ose të përzihen prej andej. Ajo është poshtërim në këtë botë, kurse në botën tjetër i pret dënim i madh, إِنَّمَا جَزَاء الَّذِينَ يُحَارِبُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُواْ أَوْ يُصَلَّبُواْ أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلافٍ أَوْ يُنفَوْاْ مِنَ الأَرْضِ ذَلِكَ لَهُمْ خِزْيٌ فِي الدُّنْيَا وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
34 Përveç atyre që pendohen para se t’u vijë fundi. Duhet ta dini, pra, se All-llahu është falës mëshirëplotë. إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ مِن قَبْلِ أَن تَقْدِرُواْ عَلَيْهِمْ فَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيم
35 O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe përpiquni të jeni të afërt dhe luftoni për hirë të Tij, që të shpëtoni. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَابْتَغُواْ إِلَيهِ الْوَسِيلَةَ وَجَاهِدُواْ فِي سَبِيلِهِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
36 Sikur e tërë ajo që është në tokë të ishte në duart e mosbesimtarëve, edhe aq më tepër, për t’u kompenzuar nga dënimi i ditës së kijametit, nuk do t’u pranohet. Ata i pret dënim i dhembshëm. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ لَوْ أَنَّ لَهُم مَّا فِي الأَرْضِ جَمِيعًا وَمِثْلَهُ مَعَهُ لِيَفْتَدُواْ بِهِ مِنْ عَذَابِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنْهُمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
37 Dëshirojnë të dalin nga zjarri, por nuk kanë shtegdalje prej tij. Ata janë gjykuar me dënim të përhershëm. يُرِيدُونَ أَن يَخْرُجُواْ مِنَ النَّارِ وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنْهَا وَلَهُمْ عَذَابٌ مُّقِيمٌ
38 Vjedhësit e vjedhëses, preniu duartë, si dënim për atë çka kanë fituar shpërblim prej All-llahut. All-llahu është i fortë dhe i urtë. وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا جَزَاء بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِّنَ اللّهِ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
39 E kush pendohet, pas veprës së vet të keqe dhe përmirësohet, All-llahu me siguri e fal. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë. فَمَن تَابَ مِن بَعْدِ ظُلْمِهِ وَأَصْلَحَ فَإِنَّ اللّهَ يَتُوبُ عَلَيْهِ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
40 A nuk e di se vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë. Ai dënon atë që do dhe ia fal kujt të do. All-llahu ka mundësi për çdo send. أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللّهَ لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ يُعَذِّبُ مَن يَشَاء وَيَغْفِرُ لِمَن يَشَاء وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
41 O profet, le të mos brengosë ty puna e atyre që shpejtojnë për në mosbesim, të cilët me gojë të vetë thonë: “Besojmë!” por zemrat e tyre nuk besojnë. Ka nga ata ebrej të cilët më shumë dëgjojnë trillimet dhe me ëndje i pranojnë fjalët e huaja, e te Ti nuk vijnë. Ata ua ndërrojnë fjalëve kuptimin edhe pse kanë qenë me vend, thonë: “Nëse kështu ju caktohet, atëherë pranoni këtë, e nëse nuk ju caktohet atëherë ruajuni!” Dhe atë që All-llahu do ta lerë në humbje, ti nuk mund t’i bësh kurrgjë te All-llahu. Ata janë njerëz, zemrat e të cilëve All-llahu nuk ka dashur t’i pastrojë; ata në këtë botë kanë poshtërsimin, kurse në atë botë kanë një dënim të madh. يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ لاَ يَحْزُنكَ الَّذِينَ يُسَارِعُونَ فِي الْكُفْرِ مِنَ الَّذِينَ قَالُواْ آمَنَّا بِأَفْوَاهِهِمْ وَلَمْ تُؤْمِن قُلُوبُهُمْ وَمِنَ الَّذِينَ هِادُواْ سَمَّاعُونَ لِلْكَذِبِ سَمَّاعُونَ لِقَوْمٍ آخَرِينَ لَمْ يَأْتُوكَ يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ مِن بَعْدِ مَوَاضِعِهِ يَقُولُونَ إِنْ أُوتِيتُمْ هَـذَا فَخُذُوهُ وَإِن لَّمْ تُؤْتَوْهُ فَاحْذَرُواْ وَمَن يُرِدِ اللّهُ فِتْنَتَهُ فَلَن تَمْلِكَ لَهُ مِنَ اللّهِ شَيْئًا أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ لَمْ يُرِدِ اللّهُ أَن يُطَهِّرَ قُلُوبَهُمْ لَهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
42 Ata shumë i dëgjojnë gënjeshtrat! Makutët e së ndaluarës! Po nëse të vijnë, ti ose gjykoji ose ktheju shpinën! Dhe nëse ua kthen shpinën, ata nuk mund të të bëjnë asgjë. Por nëse i gjykon, gjykoi drejt sepse All-llahu i do të drejtët. سَمَّاعُونَ لِلْكَذِبِ أَكَّالُونَ لِلسُّحْتِ فَإِن جَآؤُوكَ فَاحْكُم بَيْنَهُم أَوْ أَعْرِضْ عَنْهُمْ وَإِن تُعْرِضْ عَنْهُمْ فَلَن يَضُرُّوكَ شَيْئًا وَإِنْ حَكَمْتَ فَاحْكُم بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ
43 E përse ata kërkojnë prej teje që t’i gjykosh Ti kur e kanë Tevratin, ku gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prapë i kthejnë shpinën. Ata nuk janë kurrfarë besimtarësh, وَكَيْفَ يُحَكِّمُونَكَ وَعِندَهُمُ التَّوْرَاةُ فِيهَا حُكْمُ اللّهِ ثُمَّ يَتَوَلَّوْنَ مِن بَعْدِ ذَلِكَ وَمَا أُوْلَـئِكَ بِالْمُؤْمِنِينَ
44 ne e kemi shpallur Tevratin në të cilin ka udhëzime dhe dritë. Me këtë kanë marrë vendime profetët, që ishin të përulurit e All-llahut, ndaj atyre, që ishin ebrej. Po edhe njerëz të urtë e të dijshëm, prej të cilëve është kërkuar të ruajnë librin e All-llahut, dhe ata e patën dëshmuar këtë. Prandaj (kur të gjykoni) mos u frikësoni prej njerëzve, por të më frikësoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia diçka që vlen fare pak! Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, mu ata janë mosbesimtarë. إِنَّا أَنزَلْنَا التَّوْرَاةَ فِيهَا هُدًى وَنُورٌ يَحْكُمُ بِهَا النَّبِيُّونَ الَّذِينَ أَسْلَمُواْ لِلَّذِينَ هَادُواْ وَالرَّبَّانِيُّونَ وَالأَحْبَارُ بِمَا اسْتُحْفِظُواْ مِن كِتَابِ اللّهِ وَكَانُواْ عَلَيْهِ شُهَدَاء فَلاَ تَخْشَوُاْ النَّاسَ وَاخْشَوْنِ وَلاَ تَشْتَرُواْ بِآيَاتِي ثَمَنًا قَلِيلاً وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
45 Ne në të, atyre u kemi caktuar: kryet për krye, syrin për sy, hundën për hundë e veshin për vesh, dhëmbin për dhëmb, edhe varrët duhet kthyer. Por ai që heq dorë nga hakmarrja, kjo është kompensim për atë. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë kriminelë. وَكَتَبْنَا عَلَيْهِمْ فِيهَا أَنَّ النَّفْسَ بِالنَّفْسِ وَالْعَيْنَ بِالْعَيْنِ وَالأَنفَ بِالأَنفِ وَالأُذُنَ بِالأُذُنِ وَالسِّنَّ بِالسِّنِّ وَالْجُرُوحَ قِصَاصٌ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِ فَهُوَ كَفَّارَةٌ لَّهُ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
46 Pas atyre kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemes, i cilivërtetonte Tevratin e shpallur përpara tij, kurse atij i dhamë Inxhilin, ku kishte udhëzim e dritë, dhe përforcim për Tevratin e shpallur para tij, si udhëzim e këshillë për të devotshmit. وَقَفَّيْنَا عَلَى آثَارِهِم بِعَيسَى ابْنِ مَرْيَمَ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ التَّوْرَاةِ وَآتَيْنَاهُ الإِنجِيلَ فِيهِ هُدًى وَنُورٌ وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ التَّوْرَاةِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ
47 Edhe apsuesit e Inxhilit le të gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu në ta. Ata që nuk gjykuan sipas asaj që ka shpallur All-llahu, ata janë njëmend mbrapshtanë. وَلْيَحْكُمْ أَهْلُ الإِنجِيلِ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فِيهِ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
48 Edhe ty të shpallëm Librin, me realitete, për të vërtetuar Librat e mëparme dhe përkujdeset për ata. Dhe ti gjyko, në mesin e atyre, sipas asaj që shpallë All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e të largohesh nga e vërteta që të ka ardhur; për secilin kemi caktuar një ligj dhe një drejtim. Dhe sikur të kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetëm një popull, por Ai don t’ju sprovojë me atë çka u jep, prandaj bëni gara për vepra të mira! Te All-llahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni kundërshtuar. وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ فَاحْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ عَمَّا جَاءكَ مِنَ الْحَقِّ لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجًا وَلَوْ شَاء اللّهُ لَجَعَلَكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَـكِن لِّيَبْلُوَكُمْ فِي مَا آتَاكُم فَاسْتَبِقُوا الخَيْرَاتِ إِلَى الله مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
49 Dhe gjykoji sipas asaj që të shpallë All-llahu dhe mos bjer nën ndikim të epsheve të tyre, dhe ruaju atyre që mos të largojnë prej asaj që të shpalli All-llahu! Dhe nëse e kthejnë shpinën, dije se All-llahu dëshiron që për shkak të disa mëkateve të tyre t’i godas me ndëshkim. Pra shumë njerëz me të vërtetë janë mbrapshtanë. وَأَنِ احْكُم بَيْنَهُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاءهُمْ وَاحْذَرْهُمْ أَن يَفْتِنُوكَ عَن بَعْضِ مَا أَنزَلَ اللّهُ إِلَيْكَ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يُرِيدُ اللّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعْضِ ذُنُوبِهِمْ وَإِنَّ كَثِيراً مِّنَ النَّاسِ لَفَاسِقُونَ
50 Ata të periudhës pagane kërkojnë gjykim? Po kush gjykon më mirë se All-llahu për popullin e bindshëm. أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ
51 O besimtarë, mos merrni për mbrojtës ebrejtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit! I atyre është madje edhe ai nga mesi i juaj i cili i pranon për mbrojtës; All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit që bëjnë mizori. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
52 Do t’i shohësh ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura, si shpejtojnë në të (të lidhin miqësi me ata), duke thënë: “Kemi frikë mos po na goditë ndonjë e papritur”. Ndoshta All-llahu do t’ju japë nga ana e tij fitore ose diçka tjetër, andaj ata do të pendohen për atë çka kanë fshehur në vetvete. فَتَرَى الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ يُسَارِعُونَ فِيهِمْ يَقُولُونَ نَخْشَى أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَةٌ فَعَسَى اللّهُ أَن يَأْتِيَ بِالْفَتْحِ أَوْ أَمْرٍ مِّنْ عِندِهِ فَيُصْبِحُواْ عَلَى مَا أَسَرُّواْ فِي أَنْفُسِهِمْ نَادِمِينَ
53 Dhe ata që besojnë do të thonë: “A këta qenkan ata që betoheshin në All-llahun aq seriozisht se janë njëmend me ju?” Veprat e tyre janë të dështuara dhe ata janë të shkatërruar. وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُواْ أَهَـؤُلاء الَّذِينَ أَقْسَمُواْ بِاللّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ إِنَّهُمْ لَمَعَكُمْ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فَأَصْبَحُواْ خَاسِرِينَ
54 O besimtarë, nëse dikush prej jush i shmanget fesë së vet, ani, se All-llahu në vend të tyre do të sjellë njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj mosbesimtarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen qortimit të kurrfarë shpifësi. Ajo është mirësi e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë – dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِينَ يُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ يَخَافُونَ لَوْمَةَ لآئِمٍ ذَلِكَ فَضْلُ اللّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
55 Mbrojtësi juaj është All-llahu dhe Profeti i tij dhe besimtarët të cilët me përulje kryejnë faljen dhe japin zeqatin dhe janë të përulur. إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ
56 Kush e merr për mbrojtës All-llahun, Profetin e tij, edhe besimtarët, ta dijë se edhe ata që janë me All-llahun – janë ngadhnjimëtarë. وَمَن يَتَوَلَّ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ فَإِنَّ حِزْبَ اللّهِ هُمُ الْغَالِبُونَ
57 O besimtarë, mos i trajtoni si miq ata, të cilët fenë tuaj e marrin për tallje dhe dëfrim; qofshin ata që u është dhënë Libër para jush, qofshin mosbesimtarë dhe fikësohuni All-llahut nëse jeni besimtarë! يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الَّذِينَ اتَّخَذُواْ دِينَكُمْ هُزُوًا وَلَعِبًا مِّنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَالْكُفَّارَ أَوْلِيَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
58 Edhe kur i thirrni për t’u falur edhe atë e marrin për tallje dhe zbavitje. Kështu bëjnë për shkak se janë njerëz që nuk kuptojnë. وَإِذَا نَادَيْتُمْ إِلَى الصَّلاَةِ اتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لاَّ يَعْقِلُونَ
59 Thuaj: “O ithtarë të Librit, a po na hakmerreni vetëm pse i besojmë All-llahut dhe çka na shpallet neve, dhe çka është shpallur më herët”, - shumica prej jush janë mëkatarë! قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَاسِقُونَ
60 Thuaj: “A t’ju tregoj kush është më i keq se ai të cilin All-llahu e dënon rëndë? Është ai të cilin e ka mallkuar All-llahu dhe është i hidhëruar me të dhe i ka bërë majmunë e derra, dhe kanë adhuruar djallin – ata kanë pozitën më të keqe dhe janë më të humburit nga rruga e drejtë”. قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ أُوْلَـئِكَ شَرٌّ مَّكَاناً وَأَضَلُّ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
61 Kur ju vijnë, ata thonë: “Besojmë!”, por ata që u vijnë me mosbesim, e ashtu edhe dalin, por All-llahu e di më së miri se çka fshehin ata. وَإِذَا جَآؤُوكُمْ قَالُوَاْ آمَنَّا وَقَد دَّخَلُواْ بِالْكُفْرِ وَهُمْ قَدْ خَرَجُواْ بِهِ وَاللّهُ أَعْلَمُ بِمَا كَانُواْ يَكْتُمُونَ
62 Ti sheh shumë prej atyre që po shpejtojnë në mëkate e armiqësi dhe që e hanë atë çka është e ndaluar; sa e keqe është vepra e tyre. وَتَرَى كَثِيراً مِّنْهُمْ يُسَارِعُونَ فِي الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ لَبِئْسَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
63 Përse të mos i largojnë njerëzit e ndershëm dhe të dijshëm nga fjalët mëkatare dhe ushqimet e ndaluara? Po shumë keq bëjnë! لَوْلاَ يَنْهَاهُمُ الرَّبَّانِيُّونَ وَالأَحْبَارُ عَن قَوْلِهِمُ الإِثْمَ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ لَبِئْسَ مَا كَانُواْ يَصْنَعُونَ
64 Ebrejtë thonë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar”! U lidhshin duart e atyre dhe qofshin mallkuar se çka po flasin! Jo, duart e tij janë të hapura, Ai jep sa të dojë. Ndërkaq ajo çka ta shpallë Zoti yt, gjithsesi te shumica e tyre do ta shtojë mosbesimin dhe humbjen. Ne kemi futur në mesin e tyre armiqësi dhe urrejtje deri në ditën e kijametit. Sa herë që përpiqen të ndezin ndonjë zjarr për luftë, atë e shuan All-llahu. Ata mundohen të bëjnë turbullira në tokë, por All-llahu nuk i do ngatrrestarët. وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَاء وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيراً مِّنْهُم مَّا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ طُغْيَانًا وَكُفْرًا وَأَلْقَيْنَا بَيْنَهُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ كُلَّمَا أَوْقَدُواْ نَارًا لِّلْحَرْبِ أَطْفَأَهَا اللّهُ وَيَسْعَوْنَ فِي الأَرْضِ فَسَادًا وَاللّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ
65 Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin nga mëkatet, Ne patëm me ua mbuluar veprat e tyre të këqia dhe patëm me i futur në xhennete të kënaqësive. وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْكِتَابِ آمَنُواْ وَاتَّقَوْاْ لَكَفَّرْنَا عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلأدْخَلْنَاهُمْ جَنَّاتِ النَّعِيمِ
66 Sikur t’i përmbaheshin Tevratit dhëe Inxhilit dhe asaj çka është shpallur nga Zoti i tyre, do të kishin pasur se çka të hanë, edhe nga çka është përmbi krye të tyre dhe çka kanë nën këmbët e tyre. Ka prej tyre edhe njerëz që veprojnë me maturi, por shumica sish bëjnë fort keq. وَلَوْ أَنَّهُمْ أَقَامُواْ التَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيهِم مِّن رَّبِّهِمْ لأكَلُواْ مِن فَوْقِهِمْ وَمِن تَحْتِ أَرْجُلِهِم مِّنْهُمْ أُمَّةٌ مُّقْتَصِدَةٌ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ سَاء مَا يَعْمَلُونَ
67 O Profet, kumto atë çka të shpallet nga Zoti yt! Nëse nuk e bën, atëherë nuk e ke transmetuar porosinë e tij – kurse All-llahu do të mbrojë prej njerëzve. All-llahu me siguri nuk e drejton në rrugë të drejtë popullin që nuk beson. يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ وَإِن لَّمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللّهُ يَعْصِمُكَ مِنَ النَّاسِ إِنَّ اللّهَ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
68 Thuaj: “O ithtarë të Librit, ju nuk keni kurrgjë deri sa të mos i përmbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa që po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo që të shpallë Zoti yt me siguri do të forcojë, te shumica prej tyre padëgjueshmërinë dhe mosbesimin, por ti mos u brengos për shkak të popullit që nuk beson! قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَسْتُمْ عَلَى شَيْءٍ حَتَّىَ تُقِيمُواْ التَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلَيَزِيدَنَّ كَثِيراً مِّنْهُم مَّا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ طُغْيَانًا وَكُفْرًا فَلاَ تَأْسَ عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
69 Ata të cilët besuan, edhe ata që ishin ebrej, edhe sabejt, edhe të krishterët – por se kush kanë besuar All-llahun dhe botën tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, - për ata nuk ka frikë as pikëllim. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ وَالَّذِينَ هَادُواْ وَالصَّابِؤُونَ وَالنَّصَارَى مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وعَمِلَ صَالِحًا فَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
70 Ne pranuam besën nga izraelitët dhe u dërguam profetë. Sa herë që ndonjë profet u ka sjellë atë çka nuk u pëlqente epsheve të tyre, ata disa nga profetët (një grup sish) i mohonin, ndërsa disa i vrisnin. لَقَدْ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَأَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ رُسُلاً كُلَّمَا جَاءهُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنْفُسُهُمْ فَرِيقًا كَذَّبُواْ وَفَرِيقًا يَقْتُلُونَ
71 Kanë menduar se nuk do të vihen në sprovë, andaj bëheshin të verbër e të shurdhër, dhe pastaj kur e pranoi All-llahu pendimin e tyre prap shumica sish bëheshin të verbër dhe të shurdhër; por All-llahu sheh mirë se çka bëjnë. وَحَسِبُواْ أَلاَّ تَكُونَ فِتْنَةٌ فَعَمُواْ وَصَمُّواْ ثُمَّ تَابَ اللّهُ عَلَيْهِمْ ثُمَّ عَمُواْ وَصَمُّواْ كَثِيرٌ مِّنْهُمْ وَاللّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ
72 Mosbesimtarët janë ata të cilët thonë: “Zot është Mesihi, i biri i Merjemes!”, kurse Mesihi thoshte: “O izraelitë adhurone All-llahu, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kush i bën shok All-llahut, All-llahu ia ndalon xhennetin, kurse vendbanimi i tij është në xhehennem. Për mizorët nuk ka ndihmëtarë. لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ اللّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُواْ اللّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
73 Mosbesimtarë janë ata që thonë: “All-llahu është një nga të tre”! Por nuk ka asnjë Zot tjetër përveç një Zoti të vetëm. Dhe nëse nuk heqim dorë prej asaj që thonë, gjithsesi ata të cilët mohojnë, do t’i godas dënim i padurueshëm. لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ اللّهَ ثَالِثُ ثَلاَثَةٍ وَمَا مِنْ إِلَـهٍ إِلاَّ إِلَـهٌ وَاحِدٌ وَإِن لَّمْ يَنتَهُواْ عَمَّا يَقُولُونَ لَيَمَسَّنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
74 Përse nuk shprehën pendim te All-llahu dhe të kërkojnë falje prej tij? Se All-llahu fal, ai është mëshirëplotë! أَفَلاَ يَتُوبُونَ إِلَى اللّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
75 mesihi, i biri i merjemes, është vetëm Profet – edhe përpara tij kanë ardhur e kanë shkuar profetë – kurse nëna e tij është shumë e sinqertë, dhe të dy hanin ushqim. Shiko si ua shpalojmë ne argumentet e qarta, dhe shih, shih si po largohen. مَّا الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ إِلاَّ رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ وَأُمُّهُ صِدِّيقَةٌ كَانَا يَأْكُلاَنِ الطَّعَامَ انظُرْ كَيْفَ نُبَيِّنُ لَهُمُ الآيَاتِ ثُمَّ انظُرْ أَنَّى يُؤْفَكُونَ
76 Thuaj: “A po e adhuroni, në vend të All-llahut, atë që nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?” Por All-llahu, Ai di dhe dëgjon shumë. قُلْ أَتَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلاَ نَفْعًا وَاللّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
77 Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj, me pa të drejtë, dhe mos pasoni epshet e njerëzve që kanë humbur moti dhe që shumica i kanë shpjerë në humbje, ndërsa vetë e kanë lëshuar rrugën e drejtë!” قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلاَ تَتَّبِعُواْ أَهْوَاء قَوْمٍ قَدْ ضَلُّواْ مِن قَبْلُ وَأَضَلُّواْ كَثِيراً وَضَلُّواْ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
78 Janë mallkuar ata, nga izraelitët, të cilët me gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, kanë mohuar, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe gjithmonë e tepronin: لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَى لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ذَلِكَ بِمَا عَصَوا وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ
79 Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqiat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! كَانُواْ لاَ يَتَنَاهَوْنَ عَن مُّنكَرٍ فَعَلُوهُ لَبِئْسَ مَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ
80 I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk besojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vetvetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, andaj ata janë në vuajtje të përhershme. تَرَى كَثِيراً مِّنْهُمْ يَتَوَلَّوْنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ لَبِئْسَ مَا قَدَّمَتْ لَهُمْ أَنفُسُهُمْ أَن سَخِطَ اللّهُ عَلَيْهِمْ وَفِي الْعَذَابِ هُمْ خَالِدُونَ
81 E sikur t’i besonin All-llahut dhe Profetit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë. وَلَوْ كَانُوا يُؤْمِنُونَ بِالله والنَّبِيِّ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مَا اتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَاء وَلَـكِنَّ كَثِيراً مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ
82 Ti me siguri do të shohësh se armiqtë më të flaktë të besimtarëve janë ebrejt dhe politeistët; dhe gjithsesi do të shohish se dashamirë më të afërt për besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”!, për shkak se në mesin e tyre ka klerikë dhe murgë, dhe se ata nuk bëjnë mendjemadhësi. لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الَّذِينَ قَالُوَاْ إِنَّا نَصَارَى ذَلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ
83 Kur dëgjojnë atë që i shpallet Profetit, e sheh si u shpërthejnë lotët, sepse e dinë se ajo është e vërtetë, dhe thonë: “O Zoti ynë, ne besojmë, pra, na shkruaj edhe neve me ata që dëshmojnë!” وَإِذَا سَمِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَى أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُواْ مِنَ الْحَقِّ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِين
84 Përse të mos i besojmë All-llahut dhe të vërtetës që na vjen, kur edhe ne lakmojmë që edhe Zoti ynë të na shpjerë me njerëzit e mirë. وَمَا لَنَا لاَ نُؤْمِنُ بِاللّهِ وَمَا جَاءنَا مِنَ الْحَقِّ وَنَطْمَعُ أَن يُدْخِلَنَا رَبَّنَا مَعَ الْقَوْمِ الصَّالِحِينَ
85 Dhe All-llahu, për shkak të asaj që flasin, do t’i shpërblejë me kopshte të xhennetit ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë, e ky është shpërblim për punëmirët. فَأَثَابَهُمُ اللّهُ بِمَا قَالُواْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَذَلِكَ جَزَاء الْمُحْسِنِينَ
86 Kurse ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë argumentet tona, ata janë banorë të xhehennemit. وَالَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا أُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ
87 O besimtarë, mos i ndalni vetes gjërat e mira që ua ka lejuar All-llahu, dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata që e teprojnë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تُحَرِّمُواْ طَيِّبَاتِ مَا أَحَلَّ اللّهُ لَكُمْ وَلاَ تَعْتَدُواْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
88 Dhe hani atë çka u jep All-llahu, çka është e mirë dhe e lejuar, dhe frikësohuni All-llahut të cilit i besoni. وَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ اللّهُ حَلاَلاً طَيِّبًا وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِيَ أَنتُم بِهِ مُؤْمِنُونَ
89 All-llahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por do t’ju dënojë për betimin që po e bëni me qëllim. Kompensimi për atë është: Të ushqeni dhjetë varfënjakë me ushqim mesatar, me çka e ushqeni familjen tuaj, ose t’i vishni ose t’i lironi nga robëria. Por kush nuk ka, le të agjërojë tri ditë. Ashtu bëhet kompensimi nga betimi kur betoheni, por kini kujdes në betimet tuaja! Ja, ashtu All-llahu ju sqaron rregullat e veta që të jeni mirënjohës. لاَ يُؤَاخِذُكُمُ اللّهُ بِاللَّغْوِ فِي أَيْمَانِكُمْ وَلَـكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ الأَيْمَانَ فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ ذَلِكَ كَفَّارَةُ أَيْمَانِكُمْ إِذَا حَلَفْتُمْ وَاحْفَظُواْ أَيْمَانَكُمْ كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
90 O besimtarë, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para edhe idolatria edhe shigjetat për falla janë të ndyra, nga punët e djallit, prandaj largohuni sish që të jeni të shpëtuar! يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
91 Djalli dëshiron që me anë të alkoolit dhe lojës me fat (bixhozit) të fusë ndërmjet jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju largojë nga përmendja e All-llahut dhe falja e namazit. Ani, a po hiqni dorë? إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ اللّهِ وَعَنِ الصَّلاَةِ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ
92 Nderone All-llahun dhe nderone Profetin dhe kini kujdes! Por nëse i ktheni shpinën, atëherë dijeni se detyrë e Profetit tonë është të predikojë vetëm haptazi. وَأَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَاحْذَرُواْ فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَاعْلَمُواْ أَنَّمَا عَلَى رَسُولِنَا الْبَلاَغُ الْمُبِينُ
93 Ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, nuk kanë mëkat për atë që hanë dhe pinë, nëse ruhen (nga e ndaluara) dhe besojnë edhe bëjnë vepra të mira, pastaj i frikësohen All-llahut dhe besojnë, dhe prapë frikësohen dhe bëjnë punë të mira. All-llahu i do punëmirët. لَيْسَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ جُنَاحٌ فِيمَا طَعِمُواْ إِذَا مَا اتَّقَواْ وَّآمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ ثُمَّ اتَّقَواْ وَّآمَنُواْ ثُمَّ اتَّقَواْ وَّأَحْسَنُواْ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
94 O besimtarë, All-llahu do t’ju vërë gjithsesi në sprovë me diçka nga gjahu që do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – që All-llahu t’u tregojë se kush i frikësohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai që e tepron edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لَيَبْلُوَنَّكُمُ اللّهُ بِشَيْءٍ مِّنَ الصَّيْدِ تَنَالُهُ أَيْدِيكُمْ وَرِمَاحُكُمْ لِيَعْلَمَ اللّهُ مَن يَخَافُهُ بِالْغَيْبِ فَمَنِ اعْتَدَى بَعْدَ ذَلِكَ فَلَهُ عَذَابٌ أَلِيمٌ
95 O besimtarë, mos u merrni me gjueti derisa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qëllim dënohet që një kafshë shtëpiake si ajo të cilën e caktojnë dy vetë të drejtë nga ju, ta falë në Qabe, ose do të kompenzohet me vlerën e asaj, të ushqyerit e varfënjakëve ose sa është kundërvlera e saj të agjërojë për ta ndie pasojën e veprës së vet. All-llahu e fal të kaluarën, por kush e përsërit All-llahu do ta dënojë. All-llahu është i fortë edhe në dënim. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقْتُلُواْ الصَّيْدَ وَأَنتُمْ حُرُمٌ وَمَن قَتَلَهُ مِنكُم مُّتَعَمِّدًا فَجَزَاء مِّثْلُ مَا قَتَلَ مِنَ النَّعَمِ يَحْكُمُ بِهِ ذَوَا عَدْلٍ مِّنكُمْ هَدْيًا بَالِغَ الْكَعْبَةِ أَوْ كَفَّارَةٌ طَعَامُ مَسَاكِينَ أَو عَدْلُ ذَلِكَ صِيَامًا لِّيَذُوقَ وَبَالَ أَمْرِهِ عَفَا اللّهُ عَمَّا سَلَف وَمَنْ عَادَ فَيَنتَقِمُ اللّهُ مِنْهُ وَاللّهُ عَزِيزٌ ذُو انْتِقَامٍ
96 Ju lejohet peshkimi në det dhe ushqimi i detit me kënaqësi për ju dhe ekipin, por ju ndalohet të gjahtoni në tokë gjatë periudhës së haxhit. Dhe frikësohuni All-llahut para të cilit do të tuboheni. أُحِلَّ لَكُمْ صَيْدُ الْبَحْرِ وَطَعَامُهُ مَتَاعًا لَّكُمْ وَلِلسَّيَّارَةِ وَحُرِّمَ عَلَيْكُمْ صَيْدُ الْبَرِّ مَا دُمْتُمْ حُرُمًا وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِيَ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
97 All-llahu ka bërë Qaben, tempull të shenjtë, që bota të kryej haxhin, si edhe muajin e shenjtë dhe kurbanët, edhe ata të shenjuarit me qafore, që ta dinë se All-llahu e di se çka ka në qiej dhe në tokë, dhe All-llahu, me siguri, di çdo send. جَعَلَ اللّهُ الْكَعْبَةَ الْبَيْتَ الْحَرَامَ قِيَامًا لِّلنَّاسِ وَالشَّهْرَ الْحَرَامَ وَالْهَدْيَ وَالْقَلاَئِدَ ذَلِكَ لِتَعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَأَنَّ اللّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
98 TA dini se All-llahu është ndëshkimrëndë, por All-llahu edhe fal dhe është mëshirëplotë. اعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ وَأَنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
99 Profeti e ka për detyrë vetëm të shpallë, kurse All-llahu e di edeh atë çka shfaqni haptazi edhe atë çka fshihni. مَّا عَلَى الرَّسُولِ إِلاَّ الْبَلاَغُ وَاللّهُ يَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا تَكْتُمُونَ
100 Thuaj: “Nuk është njëlloj e keqja dhe e mira, edhe pse të habit numri i madh i të këqijave”. Prandaj, frikësohuni All-llahut, o të mençur, që të shpëtoni! قُل لاَّ يَسْتَوِي الْخَبِيثُ وَالطَّيِّبُ وَلَوْ أَعْجَبَكَ كَثْرَةُ الْخَبِيثِ فَاتَّقُواْ اللّهَ يَا أُوْلِي الأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
101 O besimtarë, mos pyetni për ato gjëra që u shkaktojnë pakënaqësi nëse u sqarohen; por nëse pyetni ato derisa po u shpallet Kur’ani, do t’ju tfillohen. All-llahu ua fal se All-llahu është i butë dhe fal shumë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَسْأَلُواْ عَنْ أَشْيَاء إِن تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِن تَسْأَلُواْ عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ الْقُرْآنُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا اللّهُ عَنْهَا وَاللّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ
102 Kanë pyetur për ata disa njerëz edhe përpara jush, e pastaj u bënë mosbesimtarë, قَدْ سَأَلَهَا قَوْمٌ مِّن قَبْلِكُمْ ثُمَّ أَصْبَحُواْ بِهَا كَافِرِينَ
103 All-llahu nuk u ka caktuar Behirën, as Saibën, as Vasilën, as Hamën, por ata që nuk besojnë shpifin ndaj All-llahut gënjeshtra, sepse, shumica prej tyre nuk kanë mend. مَا جَعَلَ اللّهُ مِن بَحِيرَةٍ وَلاَ سَآئِبَةٍ وَلاَ وَصِيلَةٍ وَلاَ حَامٍ وَلَـكِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ وَأَكْثَرُهُمْ لاَ يَعْقِلُونَ
104 Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo që u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thonë: “Na mjafton ajo që kemi gjetur nga baballarët tanë”. Edhe pse të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe nuk kanë qenë të udhëzuar. وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْاْ إِلَى مَا أَنزَلَ اللّهُ وَإِلَى الرَّسُولِ قَالُواْ حَسْبُنَا مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءنَا أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ شَيْئًا وَلاَ يَهْتَدُونَ
105 O besimtarë, kujdesohuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai i cili është i humbur nuk do të ju bëjë dot asgjë! Te All-llahu të gjithë do të ktheheni dhe do t’ju informojë se çka keni punuar. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ إِلَى اللّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
106 O besimtarë, kur ju afrohet vdekja, e kur leni porosi le të dëshmojnë dy vetë të drejtë nga ju, ose dy vetë të tjerë që nuk janë nga ju, nëse jeni në rrugë dhe u goditë momenti i vdekjes. Ndaloni pak ata të dy pasi të kryeni namazin dhe le të bëjnë be në All-llahun, nëse dyshoni. Me këtë nuk blejmë asnjëfarë vlere, edhe kur është fjala për ndonjë të afërm, dhe nuk i fshehim dëshmitë e All-llahut, sepse ne atëherë do të ishim, me të vërtetë, mëkatarë. يِا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ شَهَادَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ حِينَ الْوَصِيَّةِ اثْنَانِ ذَوَا عَدْلٍ مِّنكُمْ أَوْ آخَرَانِ مِنْ غَيْرِكُمْ إِنْ أَنتُمْ ضَرَبْتُمْ فِي الأَرْضِ فَأَصَابَتْكُم مُّصِيبَةُ الْمَوْتِ تَحْبِسُونَهُمَا مِن بَعْدِ الصَّلاَةِ فَيُقْسِمَانِ بِاللّهِ إِنِ ارْتَبْتُمْ لاَ نَشْتَرِي بِهِ ثَمَنًا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى وَلاَ نَكْتُمُ شَهَادَةَ اللّهِ إِنَّا إِذًا لَّمِنَ الآثِمِينَ
107 Dhe nëse merret vesh se ata dy kanë bërë mëkat, atëherë do t’i zëvendësojnë dy të tjerë nga ata të cilët u është bërë dëm, dhe le të betohen në All-llahun: “(Se) njëmend dëshmitë tona janë më besnike se dëshmia e atyre dyve, ne nuk kemi bërë thyerje të betimit, sepse atëherë, njëmend, do të ishim mizorë”. فَإِنْ عُثِرَ عَلَى أَنَّهُمَا اسْتَحَقَّا إِثْمًا فَآخَرَانِ يِقُومَانُ مَقَامَهُمَا مِنَ الَّذِينَ اسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ الأَوْلَيَانِ فَيُقْسِمَانِ بِاللّهِ لَشَهَادَتُنَا أَحَقُّ مِن شَهَادَتِهِمَا وَمَا اعْتَدَيْنَا إِنَّا إِذًا لَّمِنَ الظَّالِمِينَ
108 Ata më lehtë e kanë të sigurojnë dëshminë besnike ose të frikësohen se betimet e tyre dot ë thehen (zhvleftësohen) pas betimeve të tyre. Dhe frikësohuni All-llahut e dëgjonie! Se All-llahu, njerëzit ngatrrestarë nuk i drejton në rrugë të drejtë. ذَلِكَ أَدْنَى أَن يَأْتُواْ بِالشَّهَادَةِ عَلَى وَجْهِهَا أَوْ يَخَافُواْ أَن تُرَدَّ أَيْمَانٌ بَعْدَ أَيْمَانِهِمْ وَاتَّقُوا اللّهَ وَاسْمَعُواْ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
109 Atë ditë kur All-llahu i tubon profetët dhe u thotë: “Çka u janë përgjigjur?”, do të thonë “Ne nuk e dimë, vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat”. يَوْمَ يَجْمَعُ اللّهُ الرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَا أُجِبْتُمْ قَالُواْ لاَ عِلْمَ لَنَا إِنَّكَ أَنتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ
110 Kur All-llahu tha: “O isa, biri i Merjemes, kujto dhuntitë e mia ndaj teje dhe nënës sate, kur të ndihmova me Xhebrailin (shpirtin e shenjtë) që qysh në djep të bisedosh me njerëzit sikur burrë i pjekur; dhe kur të mësova Librin dhe urtësinë edhe Tevratin edhe Inxhilin; dhe kur me lejen time bërë nga balta diçka në formë të zogut edhe e fryve e ai me vullnetin tim, u bë zog; dhe kur me vullnetin tim, të lindurit e verbër dhe me nëpërkë i ke shëruar; dhe kur, me vullnetin tim, ke ngritur të vdekurit; dhe kur i largova prej teje izraelitët, kur ti u solle argumente të qarta, ata të cilët nuk i besuan thanë: “Kjo nuk është asgjë veçse magji e hapët”. إِذْ قَالَ اللّهُ يَا عِيسى ابْنَ مَرْيَمَ اذْكُرْ نِعْمَتِي عَلَيْكَ وَعَلَى وَالِدَتِكَ إِذْ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ الْقُدُسِ تُكَلِّمُ النَّاسَ فِي الْمَهْدِ وَكَهْلاً وَإِذْ عَلَّمْتُكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَالتَّوْرَاةَ وَالإِنجِيلَ وَإِذْ تَخْلُقُ مِنَ الطِّينِ كَهَيْئَةِ الطَّيْرِ بِإِذْنِي فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيْرًا بِإِذْنِي وَتُبْرِئُ الأَكْمَهَ وَالأَبْرَصَ بِإِذْنِي وَإِذْ تُخْرِجُ الْمَوتَى بِإِذْنِي وَإِذْ كَفَفْتُ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَنكَ إِذْ جِئْتَهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْهُمْ إِنْ هَـذَا إِلاَّ سِحْرٌ مُّبِينٌ
111 Dhe kur dishepujve u kumtova: “Besomëni mua dhe Profetit tim!” ata thanë: “Ne besojmë dhe na u bënë dëshmitarë se jemi muslimanë!” وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى الْحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُواْ بِي وَبِرَسُولِي قَالُوَاْ آمَنَّا وَاشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ
112 Kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një tryezë nga qielli? Ai u tha: “Frikësohuni All-llahut, nëse jeni besimtarë!” إِذْ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَن يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَآئِدَةً مِّنَ السَّمَاء قَالَ اتَّقُواْ اللّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
113 Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë prej asaj dhe të na qetësohen zemrat edhe ta dimë se na ke thënë të vërtetën, dhe të jemi dëshmitarë të asaj”. قَالُواْ نُرِيدُ أَن نَّأْكُلَ مِنْهَا وَتَطْمَئِنَّ قُلُوبُنَا وَنَعْلَمَ أَن قَدْ صَدَقْتَنَا وَنَكُونَ عَلَيْهَا مِنَ الشَّاهِدِينَ
114 Isa, i biri i Merjemes, tha: “All-llah! O Zoti ynë, na zbrit nga qielli një tryezë që do të jetë festë për ne, për të parët tanë edhe ata që vinë pas nesh, por edhe argument nga ana jote, dhe na furnizo, se Ti je furnizuesi më i mirë”! قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا أَنزِلْ عَلَيْنَا مَآئِدَةً مِّنَ السَّمَاء تَكُونُ لَنَا عِيداً لِّأَوَّلِنَا وَآخِرِنَا وَآيَةً مِّنكَ وَارْزُقْنَا وَأَنتَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
115 All-llahu tha: “Unë do t’ju zbres atë, por ai që e mohon prej jush, edhe pas asaj unë do ta dënoj me një dënim me çka askë nuk e dënoj në botë”. قَالَ اللّهُ إِنِّي مُنَزِّلُهَا عَلَيْكُمْ فَمَن يَكْفُرْ بَعْدُ مِنكُمْ فَإِنِّي أُعَذِّبُهُ عَذَابًا لاَّ أُعَذِّبُهُ أَحَدًا مِّنَ الْعَالَمِينَ
116 Kur All-llahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes, a ti u ke thënë njerëzve – merrne nënën time dhe mua si dy zotër përveç All-llahut”! – “Qofsh lartësuar”, tha, “Mua nuk më ka mbetur të them atë çka s’është e vërtetë. Po n’e paça thënë këtë, Ti e di me siguri atë; Ti e di se çka ka në mua, kurse unë nuk e di se çka ka tek Ti. Ti e di shumë mirë atë çka është e padukshme. وَإِذْ قَالَ اللّهُ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ أَأَنتَ قُلتَ لِلنَّاسِ اتَّخِذُونِي وَأُمِّيَ إِلَـهَيْنِ مِن دُونِ اللّهِ قَالَ سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقٍّ إِن كُنتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلاَ أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ إِنَّكَ أَنتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ
117 Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër përpos asaj që më ke urdhëruar Ti. Adhurone All-llahun, Zot i imi dhe Zot i juaj! Kam qenë dëshmitar derisa isha në mesin e tyre, e pasi që ma more shpirtin, mbete Ti mbikëqyrës i tyre. Dhe Ti je dëshmitar i çdo sendi. مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلاَّ مَا أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ وَأَنتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
118 Nëse i dënon, dënon robërit tu, e nëse ua fal, me të vërtetë Ti je i fortë e i urtë”. إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
119 All-llahu tha: “Kjo është ditë kur të sinqertëve u ndihmon sinqeriteti i tyre; Atyre u takojnë xhennete, ku po rrjedhin lumenj, ndër të cilët ata do të mbesin përgjithmonë e jetë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është fitore e madhe”. قَالَ اللّهُ هَذَا يَوْمُ يَنفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
120 All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka në to. Ai është i gjithëfuqishëm. لِلّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا فِيهِنَّ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
;