Al-Muddathth

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 O i mbuluar! يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ
2 Ngritu dhe qorto (thirr)! قُمْ فَأَنذِرْ
3 dhe Zotin tënd madhëro! وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ
4 Dhe rrobet tua pastro! وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ
5 Dhe nga të këqiat u largo! وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ
6 Dhe mos u kënaq as me shumë, por këshillo! وَلَا تَمْنُن تَسْتَكْثِرُ
7 Dhe për hirë të Zotit tënd duro! وَلِرَبِّكَ فَاصْبِرْ
8 E kur të fryhet në sure, فَإِذَا نُقِرَ فِي النَّاقُورِ
9 Ajo atëherë do të jetë ditë e rëndë فَذَلِكَ يَوْمَئِذٍ يَوْمٌ عَسِيرٌ
10 Për mosbesimtarët, pa lehtësi. عَلَى الْكَافِرِينَ غَيْرُ يَسِيرٍ
11 M’i lë mua dhe atë që i kam krijuar vetë ذَرْنِي وَمَنْ خَلَقْتُ وَحِيدًا
12 Dhe i kam dhënë pasuri të madhe, وَجَعَلْتُ لَهُ مَالًا مَّمْدُودًا
13 Edhe djem që janë me ta, وَبَنِينَ شُهُودًا
14 Edhe shumë të mira kam dhuruar; وَمَهَّدتُّ لَهُ تَمْهِيدًا
15 Pastaj lakmon t’ia shtojë edhe më tepër, ثُمَّ يَطْمَعُ أَنْ أَزِيدَ
16 Kurrsesi! Ai, me të vërtetë, u kundëdrvihet fakteve tona. كَلَّا إِنَّهُ كَانَ لِآيَاتِنَا عَنِيدًا
17 Do ta ngarkoj shumë rëndë, سَأُرْهِقُهُ صَعُودًا
18 Sepse ai ka menduar dhe planifikuar, إِنَّهُ فَكَّرَ وَقَدَّرَ
19 Qoftë i mallkuar si e ka planifikuar! فَقُتِلَ كَيْفَ قَدَّرَ
20 Prapë qoftë i mallkuar si e ka planifikuar! ثُمَّ قُتِلَ كَيْفَ قَدَّرَ
21 Pastaj ka shikuar, ثُمَّ نَظَرَ
22 E mandej u ngrys e u mrrol, ثُمَّ عَبَسَ وَبَسَرَ
23 E pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi ثُمَّ أَدْبَرَ وَاسْتَكْبَرَ
24 Dhe tha: “Kjo nuk është kurrgjë përveç një magji q transmetohet, فَقَالَ إِنْ هَذَا إِلَّا سِحْرٌ يُؤْثَرُ
25 Këto janë vetëm fjalë njeriu”. إِنْ هَذَا إِلَّا قَوْلُ الْبَشَرِ
26 Atë do ta hudhë në Sekar, سَأُصْلِيهِ سَقَرَ
27 A e di ç’është Sekar? وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ
28 Aio asgjë nuk kursen, لَا تُبْقِي وَلَا تَذَرُ
29 Lëkurët njerëzve ua nxinë, لَوَّاحَةٌ لِّلْبَشَرِ
30 Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetë, عَلَيْهَا تِسْعَةَ عَشَرَ
31 Dhe nuk kemi bërë rojtar të zjarrit tjetër kënd, veç engjujve dhe numrin e tyre e kemi caktuar si sprovë për ata që nuk besojnë, për t’i bindur ata që u është dhënë Libri, kurse ata që besojnë t’u forcohet besimi, ndërsa ata të cilëve u është dhënë Libri dhe besimtarët, të mos dyshojnë, dhe që ata zemrat e të cilëve janë të sëmura, dhe ata që janë mosbesimtarë të thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull?” Ashtu All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë, dhe askush nuk i di ushtritë e Zotit tënd përveç Atij. Kurse ai (Sekari) është vetëm qortim për njerëzimin. وَمَا جَعَلْنَا أَصْحَابَ النَّارِ إِلَّا مَلَائِكَةً وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا لِيَسْتَيْقِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا وَلَا يَرْتَابَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَالْمُؤْمِنُونَ وَلِيَقُولَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ وَالْكَافِرُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَذَا مَثَلًا كَذَلِكَ يُضِلُّ اللَّهُ مَن يَشَاء وَيَهْدِي مَن يَشَاء وَمَا يَعْلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكْرَى لِلْبَشَرِ
32 Po, si jo! Pasha Hënën, كَلَّا وَالْقَمَرِ
33 Edhenatën kur kalon, وَاللَّيْلِ إِذْ أَدْبَرَ
34 E agimi kur agon, وَالصُّبْحِ إِذَا أَسْفَرَ
35 Ajo është, njëmend, një nga (fatkeqësi) të mëdhatë. إِنَّهَا لَإِحْدَى الْكُبَرِ
36 Qortim për njerëzit, نَذِيرًا لِّلْبَشَرِ
37 Për atë nga mesi juaj i cili do të shpëtojë ose të vonojë, لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَتَقَدَّمَ أَوْ يَتَأَخَّرَ
38 Secili është përgjegjës për atë çka ka fituar (ç’ka bërë), كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ
39 Përveç të djathtëve. إِلَّا أَصْحَابَ الْيَمِينِ
40 Ata në xhennete do të bisedojnë فِي جَنَّاتٍ يَتَسَاءلُونَ
41 Për mizorët – mëkatarët. عَنِ الْمُجْرِمِينَ
42 “Çka ju solli në Sekar”? مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ
43 Do të thonë: “Nuk kemi pas kryer namazin, قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ
44 Dhe të varfërit nuk i kemi ushqyer, وَلَمْ نَكُ نُطْعِمُ الْمِسْكِينَ
45 Dhe kemi llomotitur me llomotitësit, وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ الْخَائِضِينَ
46 Edhe e kemi pas mohuar ditën e kijametit, وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوْمِ الدِّينِ
47 Derisa nuk na erdhi vdekja”. حَتَّى أَتَانَا الْيَقِينُ
48 Atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve. فَمَا تَنفَعُهُمْ شَفَاعَةُ الشَّافِعِينَ
49 E pse ata largohen nga këshilla, فَمَا لَهُمْ عَنِ التَّذْكِرَةِ مُعْرِضِينَ
50 Sikur gomarë të tërhuzur, كَأَنَّهُمْ حُمُرٌ مُّسْتَنفِرَةٌ
51 Që ikin nga ndjekësi! فَرَّتْ مِن قَسْوَرَةٍ
52 Po! Secili njeri prej tyre dëshiron t’i jepen broshura të shpallura qartë. بَلْ يُرِيدُ كُلُّ امْرِئٍ مِّنْهُمْ أَن يُؤْتَى صُحُفًا مُّنَشَّرَةً
53 Kurrë! Sepse ata nuk i frikësohen asaj bote. كَلَّا بَل لَا يَخَافُونَ الْآخِرَةَ
54 S’ka dyshim, ai është këshillë. كَلَّا إِنَّهُ تَذْكِرَةٌ
55 Dhe kush do të mund, ta ketë në mend. فَمَن شَاء ذَكَرَهُ
56 Por në mend mund ta ketë vetëm nëse do All-llahu. Ai është i denjë për t’iu friëksuar dhe kompetentë për të falur. وَمَا يَذْكُرُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ هُوَ أَهْلُ التَّقْوَى وَأَهْلُ الْمَغْفِرَةِ
;