Nuh

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Ne e kemi dërguar Nuhin te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm”! إِنَّا أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَى قَوْمِهِ أَنْ أَنذِرْ قَوْمَكَ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
2 “O populli im – u tha ai – unë ju tërheq vërejtjen haptazi, قَالَ يَا قَوْمِ إِنِّي لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
3 Adhurone All-llahun, edhe frikësohuni prej Atij, edhe më dëgjoni mua! أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ
4 Do t’ju falë mëkatet dhe do t’ju lërë në jetë deri në momentin e caktuar, por kur të vijë momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”. يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى إِنَّ أَجَلَ اللَّهِ إِذَا جَاء لَا يُؤَخَّرُ لَوْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
5 “O Zoti im, - tha, - unë kamë thirrur popullin tim natë e ditë, قَالَ رَبِّ إِنِّي دَعَوْتُ قَوْمِي لَيْلًا وَنَهَارًا
6 Por thirrja ime edhe më tepër i largonte, فَلَمْ يَزِدْهُمْ دُعَائِي إِلَّا فِرَارًا
7 Dhe sa herë që i kam thirrur për t’i falur Ti, fusnin gishtat në vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin tepër këmbëngulës dhe mendjemëdhenj të fortë. وَإِنِّي كُلَّمَا دَعَوْتُهُمْ لِتَغْفِرَ لَهُمْ جَعَلُوا أَصَابِعَهُمْ فِي آذَانِهِمْ وَاسْتَغْشَوْا ثِيَابَهُمْ وَأَصَرُّوا وَاسْتَكْبَرُوا اسْتِكْبَارًا
8 Pastaj unë i kam thirrur haptazi, ثُمَّ إِنِّي دَعَوْتُهُمْ جِهَارًا
9 E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me të madhe, ثُمَّ إِنِّي أَعْلَنتُ لَهُمْ وَأَسْرَرْتُ لَهُمْ إِسْرَارًا
10 U kamë thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë, fal shumë. فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّارًا
11 Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm. يُرْسِلِ السَّمَاء عَلَيْكُم مِّدْرَارًا
12 Dhe ua shton pasurinë e djemtë, dhe do t’ju bëjë kopshte edhe lumenj. وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَل لَّكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَل لَّكُمْ أَنْهَارًا
13 Ç’është me ju që nuk shpresoni në fuqinë e All-llahut? مَّا لَكُمْ لَا تَرْجُونَ لِلَّهِ وَقَارًا
14 Kurse Ai ju krijon shkallë-shkallë; وَقَدْ خَلَقَكُمْ أَطْوَارًا
15 A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtatë qiej në kate أَلَمْ تَرَوْا كَيْفَ خَلَقَ اللَّهُ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ طِبَاقًا
16 Dhe në ta, hanës i ka dhënë dritë, kurse Diellin e ka bërë dritëdhënës? وَجَعَلَ الْقَمَرَ فِيهِنَّ نُورًا وَجَعَلَ الشَّمْسَ سِرَاجًا
17 All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimët, وَاللَّهُ أَنبَتَكُم مِّنَ الْأَرْضِ نَبَاتًا
18 Pastaj në të ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr përsëri. ثُمَّ يُعِيدُكُمْ فِيهَا وَيُخْرِجُكُمْ إِخْرَاجًا
19 All-llahu ua ka bërë tokën të rrafshët, وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ بِسَاطًا
20 Që të ecni nëpër të, rrugëve të gjëra”. لِتَسْلُكُوا مِنْهَا سُبُلًا فِجَاجًا
21 Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk më dëgjojnë dhe pasojnë atë, pasuria dhe fëmijët e të cilëve vetëm ua rrisin shkatërrimin, قَالَ نُوحٌ رَّبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِي وَاتَّبَعُوا مَن لَّمْ يَزِدْهُ مَالُهُ وَوَلَدُهُ إِلَّا خَسَارًا
22 Dhe thurin kurtha të mëdha”, وَمَكَرُوا مَكْرًا كُبَّارًا
23 Dhe thonë: “Kurrsesi mos i lini zotërat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Jukën e as Nesrën!” وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا
24 Dhe humbën shumë. Prandaj Ti mizorëve mos u jep tjetër send përveç humbjen. وَقَدْ أَضَلُّوا كَثِيراً وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا ضَلَالًا
25 Dhe ata, për shkak të gabimeve të veta, u përmbytën dhe u hudhën në zjarrë, dhe për ata nuk do të ketë, përveç All-llahut, asnjë ndihmëtarë. مِمَّا خَطِيئَاتِهِمْ أُغْرِقُوا فَأُدْخِلُوا نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا لَهُم مِّن دُونِ اللَّهِ أَنصَارًا
26 Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le në tokë asnjë banor nga mosbesimtarët, وَقَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا
27 Sepse nëse i le ata, robërit tuaj do t’i shpiejnë në humbje dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mosbesimtarë! إِنَّكَ إِن تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلَا يَلِدُوا إِلَّا فَاجِرًا كَفَّارًا
28 Zoti im, më fal mua edhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtrët e besimtaret, ndërsa mosbesimtarëve shtojau vetëm shkatërrimin!” رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا تَبَارًا
;