At-Tagabun

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 All-llahun e lartësojnë çka ka në qiej dhe në tokë, të Atij janë sundimi dhe falënderimi. Ai ka mundësi për çdo send. يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
2 Ai është i cili ju ka krijuar dhe nga ju ka besimtarë dhe mosbesimtarë. Kurse All-llahu sheh mirë se çka punoni. هُوَ الَّذِي خَلَقَكُمْ فَمِنكُمْ كَافِرٌ وَمِنكُم مُّؤْمِنٌ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
3 Ka kriuar qiejt dhe tokën me urtësi, u jep juve formën dhe ju bën me fizionomi të bukur, te Ai të gjithë do të kthehen. خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَصَوَّرَكُمْ فَأَحْسَنَ صُوَرَكُمْ وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ
4 E di se çka ka në qiej dhe në tokë, dhe di çka fshihni edhe se çka shfaqni. All-llahu i di çka ka në krahëror. يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُسِرُّونَ وَمَا تُعْلِنُونَ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
5 A nuk ju erdhi lajmërimi për ata që kishin mohuar më herët dhe shijuan pasojat e sjelljeve të veta, kurse i pret edhe dënimi i dhembshëm. أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِن قَبْلُ فَذَاقُوا وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
6 Për shkak se kur profetët e tyre u sillnin fakte të qarta ata thonin: “A neve të na udhëzoj njeriu i thjeshtë”? Prandaj, mohuan dhe ia kthyen shpinën, por All-llahu s’ka nevojë për askë. All-llahu është i pasur dhe i denjë për lavdatë! ذَلِكَ بِأَنَّهُ كَانَت تَّأْتِيهِمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ فَقَالُوا أَبَشَرٌ يَهْدُونَنَا فَكَفَرُوا وَتَوَلَّوا وَّاسْتَغْنَى اللَّهُ وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
7 Mosbesimtarët konstatojnë se nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa dyshim do të ringjallen, dhe për ate se çka keni punuar, gjithsesi do të informoheni!” Ajo është leht për All-llahun. زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَن لَّن يُبْعَثُوا قُلْ بَلَى وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ وَذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
8 Prandaj, besoni All-llahut dhe Profetit të tij dhe në dritën që e kemi zbritur. All-llahu është i informuar se çka bëni. فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَالنُّورِ الَّذِي أَنزَلْنَا وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
9 Atë ditë kur Ai t’iu tubojë në ditën e tubimit, do të jetë ajo ditë e vetëmashtrimit. Ai do t’i mbulojë veprat e këqia të atyre që i kanë besuar All-llahut dhe kanë bërë vepra të mira; dhe do ta shpjer në kopshte ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Ai është sukses i madh! يَوْمَ يَجْمَعُكُمْ لِيَوْمِ الْجَمْعِ ذَلِكَ يَوْمُ التَّغَابُنِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
10 Kurse ata që kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar argumentet Tona, ata janë banorë të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë – po vendbanim i tmerrshëm është ai! وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ خَالِدِينَ فِيهَا وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
11 Asnjë fatkeqësi nuk ndodh pa lejen e All-llahut dhe kush i beson All-llahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij, All-llahu e di mirë çdo send. مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
12 Dhe përuluni All-llahut edhe nderoni Profetin, por nëse ia ktheni shpinën, ani, detyrë e Profetit tonë është vetëm shpallja haptazi. وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَإِنَّمَا عَلَى رَسُولِنَا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ
13 All-llahu është që nuk ka Zot tjetër veç atij, dhe besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut. اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ
14 O besimtarë, s’ka dyshim se edhe në mesin e grave tuaja dhe fëmijëve tuaj keni armiq, prandaj ruajuni prej tyre! Po nëse ju i arsyetoni ua mbuloni dhe i falni ani edhe All-llahu fal dhe është mëshirëplotë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
15 Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë kurse tek All-llahu ka shpërblim të madh. إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ وَاللَّهُ عِندَهُ أَجْرٌ عَظِيمٌ
16 Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mundeni; dëgjoni dhe përkuluni edhe shpërndani lëmoshë për të mirën tuaj. Kush i ruhet lakmisë (grykësisë) së vet, ata janë që po shpëtojnë. فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَاسْمَعُوا وَأَطِيعُوا وَأَنفِقُوا خَيْرًا لِّأَنفُسِكُمْ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
17 Nëse i jepni hua All-llahut, hua të mirë, Ai do t’ua kthejë shumfish dhe do t’iu falë, se All-llahu është mirënjohës dhe i butë. إِن تُقْرِضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا يُضَاعِفْهُ لَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ وَاللَّهُ شَكُورٌ حَلِيمٌ
18 Ai di të padukshmen dhe të dukshmen. I forti dhe i urti. عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
;