As-Saff

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 All-llahun e lartëson çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, Ai është i fortë, i urtë. سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
2 O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لِمَ تَقُولُونَ مَا لَا تَفْعَلُونَ
3 Sa e urrejtur është tek All-llahu të flisni atë çka s’e bëni! كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ
4 All-llahu me siguri i do ata të cilët luftojnë për hir të tij në radhë si mure të fortifikuara. إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِهِ صَفًّا كَأَنَّهُم بُنيَانٌ مَّرْصُوصٌ
5 Kur i tha Musa popullit të vet: “O populli im, përse më mundoni kur e dini mirë se unë jam Profeti i All-llahut te ju!” Dhe kur ata ia kthyen shpinën All-llahu i largoi edhe zemrat e tyre se All-llahu nuk drejton në rrugë të drejtë popullin e lig. وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ لِمَ تُؤْذُونَنِي وَقَد تَّعْلَمُونَ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ
6 Dhe kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O izraelitë, unëjam te ju i dërguar i All-llahut për të vërtetuar Tevratin e shpallur përpara meje dhe t’iu përgëzojë për Profetin, i cili do të vijë pas meje emrin e ka Ahmed, dhe kur u solli argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!” وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُم مُّصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِن بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ فَلَمَّا جَاءهُم بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ
7 E kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun shfaq gënjeshtra, kurse ai i thërret në fenë islame. Hej! All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin që bën padrejtësi. وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُوَ يُدْعَى إِلَى الْإِسْلَامِ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
8 Ata dëshirojnë që dritën e All-llahut ta fikin me gojët e tyre, kurse All-llahu e përsos dritën e tij, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë. يُرِيدُونَ لِيُطْفِؤُوا نُورَ اللَّهِ بِأَفْوَاهِهِمْ وَاللَّهُ مُتِمُّ نُورِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
9 Ai është i cili dërgon Profetin e vet me udhëzime dhe fe të vërtetë për ta shquar mbi të gjitha fetë, anipse politeistëve nuk u pëlqen. هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ
10 O besimtarë, a doni t’ju udhëzoj në një tregti që do t’iu shpëtojë nga vuajtja e dhembshme. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَى تِجَارَةٍ تُنجِيكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
11 Besoni në All-llahun dhe Profetin e tij dhe luftoni në rrugë të All-llahut me pasurinë tuaj dhe jetën tuaj, kjo është më mirë për ju, nëse e dini. تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُجَاهِدُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنفُسِكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
12 Ai do t’ua falë mëkatet tuaja dhe do t’iu shpjerë në xhennete, ku rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në kopshte të bukura të Adnit; ai është sukses i madh. يَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَيُدْخِلْكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
13 Edhe të tjera ndihma që ju i dëshironi nga All-llahu dhe fitore të afërt! Prandaj, përgëzoni besimtarët! وَأُخْرَى تُحِبُّونَهَا نَصْرٌ مِّنَ اللَّهِ وَفَتْحٌ قَرِيبٌ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
14 O besimtarë, jini ndihmëtarë të All-llahut, siç u pat thënë Isai i biri Merjemes dishepujve: “Kush po më ndihmon për hirë të All-llahut”? “Ne do të ndihmojmë fenë e All-llahut” – i thanë dishepujt. Dhe një grup nga izraelitët e besuan, e një grup tjetër mohuan. Ndërsa ne i përkrahëm ata që besuan kundër armiqëve të tyre dhe dolën ngadhnjimtarë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا كُونوا أَنصَارَ اللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ لِلْحَوَارِيِّينَ مَنْ أَنصَارِي إِلَى اللَّهِ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنصَارُ اللَّهِ فَآَمَنَت طَّائِفَةٌ مِّن بَنِي إِسْرَائِيلَ وَكَفَرَت طَّائِفَةٌ فَأَيَّدْنَا الَّذِينَ آَمَنُوا عَلَى عَدُوِّهِمْ فَأَصْبَحُوا ظَاهِرِينَ
;