Al-Hashr

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 All-llahun e lartëson gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ai është i forti, i urti. سَبَّحَ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
2 Ai është i cili me rastin e shpërnguljes së parë i nxorri nga shtëpitë e veta ithtarët e Librit të cilët kishin mohuar. Ju nuk keni menduar se ata do të dalin, kurse ata kanë menduar se fortifikata e tyre do t’i mbrojë prej All-llahut, mirëpo All-llahu ia behu prej nga nuk e kishin menduar dhe i futi frikën në zemrat e tyre dhe me duar të veta edhe me duar të muslimanëve i shembën shtëpitë e tyre. Prandaj mblidhni mendjen ju që shikoni! هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِن دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْرِ مَا ظَنَنتُمْ أَن يَخْرُجُوا وَظَنُّوا أَنَّهُم مَّانِعَتُهُمْ حُصُونُهُم مِّنَ اللَّهِ فَأَتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ حَيْثُ لَمْ يَحْتَسِبُوا وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ يُخْرِبُونَ بُيُوتَهُم بِأَيْدِيهِمْ وَأَيْدِي الْمُؤْمِنِينَ فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
3 Sikur të mos ua kishte caktuar All-llahu dëbimin, do t’i kisht dënuar në këtë botë. Kurse ata në botën tjetër i pret dënim me zjarr. وَلَوْلَا أَن كَتَبَ اللَّهُ عَلَيْهِمُ الْجَلَاء لَعَذَّبَهُمْ فِي الدُّنْيَا وَلَهُمْ فِي الْآخِرَةِ عَذَابُ النَّارِ
4 Ajo është për shkak se ata kanë kundërshtuar All-llahun dhe Profetin e tij, e kush kundërshton All-llahun, All-llahu është njëmend ndëshkimfortë. ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَمَن يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
5 çkado që keni prerë nga hurmat ose i keni lënë në degë, ajo është me leje të All-llahut që t’i poshtërojë të mbrapshtit. مَا قَطَعْتُم مِّن لِّينَةٍ أَوْ تَرَكْتُمُوهَا قَائِمَةً عَلَى أُصُولِهَا فَبِإِذْنِ اللَّهِ وَلِيُخْزِيَ الْفَاسِقِينَ
6 Kurse, atë, nga mesi i tyre, që All-llahu ia kthen Profetit të vet, po ju nuk keni luftuar kundër tij as me kuaj as me deve, por All-llahu i nxjerr fitues profetët e vet kundër kujt të dojë dhe All-llahu ka mundësi për çdo send. وَمَا أَفَاء اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَكِنَّ اللَّهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَى مَن يَشَاء وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
7 Atë që ia ka dhënë All-llahu si plaçkë Profetit të vet nga fshatrat, ajo është e All-llahut, e Profetit, të afërmëve, dhe bonjakëve e varfënjakëve, dhe udhëtarit që ajo të mos qarkullojë ndërmjet pasanikëve tuaj. Çkado që u jep Profeti, atë merrne, e çka t’ju ndaloj përmbahuni prej asaj dhe frikësohuni All-llahut! All-llahu, njëmend, është ndëshkimfortë. مَّا أَفَاء اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ مِنْ أَهْلِ الْقُرَى فَلِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ كَيْ لَا يَكُونَ دُولَةً بَيْنَ الْأَغْنِيَاء مِنكُمْ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
8 Emigrantëve të varfër, të cilët janë përzënë nga shtëpitë e tyre dhe pasuritë e tyre, për të kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e All-llahut dhe ndihmojnë All-llahun dhe Profetin e tij, ja, këta janë të sinqertë. لِلْفُقَرَاء الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ
9 Edhe ata të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe besimin, përpara atyre i duan ata që kanë ardhur te këta dhe nuk ndiejnë ngushti në zemrat e tyre ndaj asaj që u është dhënë atyre, dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete. Ndërkaq ata që i ruhen lakmisë së vet, e ata janë që do të shpëtojnë. وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
10 Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë, na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë pri në besim dhe mos fut urrejtje në zemrat tona dnaj atyre që besojnë. O Zoti ynë! Ti je me të vërtetë i butë e mëshirëplotë!” وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
11 A nuk i ke parë ata të cilët hipokrizojnë, u thonë vëllezërve të vet mosbesimtarë nga ithtarët e librit “Nëse ju përziheni edhe ne gjithsesi do të dalim me ju dhe te ju kurrë askujt nuk i përulemi, e nëse luftohet kunëdr jush ne me siguri do t’ju ndihmojmë! Porse All-llahu dëshmon se ata janë me të vërtetë gënjeshtarë. أَلَمْ تَر إِلَى الَّذِينَ نَافَقُوا يَقُولُونَ لِإِخْوَانِهِمُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَئِنْ أُخْرِجْتُمْ لَنَخْرُجَنَّ مَعَكُمْ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمْ أَحَدًا أَبَدًا وَإِن قُوتِلْتُمْ لَنَنصُرَنَّكُمْ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ
12 Sikur të jenë të përzënë, këta nuk do të dilnin me ata, edhe nëse luftohet kundër tyre, ata nuk u ndihmojnë, por edhe sikur do t’u ndihmonin, ata me siguri do të iknin dhe nuk do t’u ndihmohet. لَئِنْ أُخْرِجُوا لَا يَخْرُجُونَ مَعَهُمْ وَلَئِن قُوتِلُوا لَا يَنصُرُونَهُمْ وَلَئِن نَّصَرُوهُمْ لَيُوَلُّنَّ الْأَدْبَارَ ثُمَّ لَا يُنصَرُونَ
13 Më shumë u frikësohen juve se All-llahut. Ajo për shkak se ata janë një popull që nuk kuptojnë. لَأَنتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِم مِّنَ اللَّهِ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَفْقَهُونَ
14 Ata nuk do të luftojnë kundër jush të gjithë, përveç në qytetet e fortifikuara ose pas mureve. Forca e tyre është e madhe ndër veti. Ti kujton se janë të bashkuar, por në zemër janë të përçarë. Kjo është për shkak se ata janë një popull që s’marrin vesh. لَا يُقَاتِلُونَكُمْ جَمِيعًا إِلَّا فِي قُرًى مُّحَصَّنَةٍ أَوْ مِن وَرَاء جُدُرٍ بَأْسُهُمْ بَيْنَهُمْ شَدِيدٌ تَحْسَبُهُمْ جَمِيعًا وَقُلُوبُهُمْ شَتَّى ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْقِلُونَ
15 Sikur ata përpara atyre, jo fort moti, shijuan pasojat e punës së tyre dhe ata kanë dënim të dhembshëm, كَمَثَلِ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ قَرِيبًا ذَاقُوا وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
16 Sikur djalli kur i tha njeriut: “Moho”! por kur ai mohoi, atëherë i thotë: “Unë heq dorë prej teje, unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave”. كَمَثَلِ الشَّيْطَانِ إِذْ قَالَ لِلْإِنسَانِ اكْفُرْ فَلَمَّا كَفَرَ قَالَ إِنِّي بَرِيءٌ مِّنكَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ
17 Kurse përfundimi i të dyve është: të dy përgjithmonë janë në zjarr. Ai është shpërblim i mizorëve. فَكَانَ عَاقِبَتَهُمَا أَنَّهُمَا فِي النَّارِ خَالِدَيْنِ فِيهَا وَذَلِكَ جَزَاء الظَّالِمِينَ
18 O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër. Frikësohuni All-llahut! Me të vërtetë All-llahu është i informuar se çka punoni. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
19 Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten. Ata janë të mbrapshtë. وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ أُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
20 Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit. Banorët e xhennetit janë ata që kanë arritur sukses. لَا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمُ الْفَائِزُونَ
21 Sikur këtë Kur’an t’ia kishim zbritur ndonjë mali do ta kishe parë si përulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjellim njerëzve, ndoshta mendojnë! لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
22 Ai është All-llahu i cili, nuk ka tjetër Zot përveç atij, di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i gjithmëshirshëm, mëshirëplotë. هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ
23 Ai është All-llahu i cili, s’ka tjetër Zot veç atij, sunduesi absolut, i pastër, paqëdashës, garanton siguri, nën kujdesin e të cilit është çdo send; i Forti, i Madhërishmi, krnar. Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që i bëjnë shok! هُوَ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ
24 Ai është All-llahu krijues, shpikësi, formësuesi. Ai ka emrat më të bukur. Atë e lartëson çdo send që është në qiej dhe në tokë. Ai është i Forti, i Urti. هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الْأَسْمَاء الْحُسْنَى يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
;