Al-Jathiya

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Ha Mim حم
2 Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti e i urti, تَنزِيلُ الْكِتَابِ مِنَ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ
3 Në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për besimtarët; إِنَّ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ لَآيَاتٍ لِّلْمُؤْمِنِينَ
4 Edhe ne të krijuarit tuaj dhe çka ka shpërndarë nga shtazët ka argumente për njerëzit që janë të bindur, وَفِي خَلْقِكُمْ وَمَا يَبُثُّ مِن دَابَّةٍ آيَاتٌ لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ
5 Edhe në ndërrimin e ditës dhe të natës dhe çka lëshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve që me anë të tij e ngjallë tokën, pasi të ketë vdekur, si edhe ndërrimi i erërave janë argumente për njerëzit e mençur. وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا أَنزَلَ اللَّهُ مِنَ السَّمَاء مِن رِّزْقٍ فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ آيَاتٌ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
6 Ato janë argumentet e All-llahut që t’i kumtojmë saktësisht. Po cilat fjalë ata besojnë në mos fjalët e All-llahut dhe argumentet e tij? تِلْكَ آيَاتُ اللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَ اللَّهِ وَآيَاتِهِ يُؤْمِنُونَ
7 I mjeri çdo gënjeshtar, mëkatar! وَيْلٌ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ
8 I dëgjon ajetet e All-llahut që po i lexohen dhe prap mohon me mendjemadhësi sikur të mos i ketë dëgjuar. Atë përgëzoje me vuajtje të turpshme, يَسْمَعُ آيَاتِ اللَّهِ تُتْلَى عَلَيْهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسْتَكْبِرًا كَأَن لَّمْ يَسْمَعْهَا فَبَشِّرْهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ
9 Sepse kur mëson për ndonjë ajet tonin ai tallet. Të atillët i pret dënimi poshtërues. وَإِذَا عَلِمَ مِنْ آيَاتِنَا شَيْئًا اتَّخَذَهَا هُزُوًا أُوْلَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ
10 Përpara tyre është xhehennemi dhe nuk do t’u bëjë dobi ajo që kanë fituar e as ndihmësit, që ata i kanë marrë në vend të All-llahut. Ata i pret dënim i madh. مِن وَرَائِهِمْ جَهَنَّمُ وَلَا يُغْنِي عَنْهُم مَّا كَسَبُوا شَيْئًا وَلَا مَا اتَّخَذُوا مِن دُونِ اللَّهِ أَوْلِيَاء وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
11 Ky është udhëzim kurse ata që i kanë mohuar argumentet e Zotit të vet i pret dënim i padurueshëm. هَذَا هُدًى وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌ مَّن رِّجْزٍ أَلِيمٌ
12 All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nënshtruar detin në mënyrë që nëpër te të lundrojnë lundrat, të mundeni të kërkoni mirësitë e tij. Ndoshta jeni mirënjohës, اللَّهُ الَّذِي سخَّرَ لَكُمُ الْبَحْرَ لِتَجْرِيَ الْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِ وَلِتَبْتَغُوا مِن فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
13 Dhe ua ka nënshtruar çka ka në qiej dhe në tokë. E tëra është prej tij. Në kët ka argumente për njerëzit që mendojnë. وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا مِّنْهُ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لَّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
14 Thuaj atyre që besojnë t’ua falin atyre të cilët nuk kanë shpresë në ditët e All-llahut që t’i shpërblejë njerëzit për atë që kanë bërë. قُل لِّلَّذِينَ آمَنُوا يَغْفِرُوا لِلَّذِينَ لا يَرْجُون أَيَّامَ اللَّهِ لِيَجْزِيَ قَوْمًا بِما كَانُوا يَكْسِبُونَ
15 Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete, dhe kush ka bërë keq, ka bërë kundër vetes, por te Zoti juaj do të ktheheni. مَنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ أَسَاء فَعَلَيْهَا ثُمَّ إِلَى رَبِّكُمْ تُرْجَعُونَ
16 Izraelitëve u kemi dhënë Libër, pushtet dhe pfoetësi dhe i patëm furnizuar me ushqime të bukura, dhe i dalluam prej të gjithë popujve. وَلَقَدْ آتَيْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ
17 Dhe u kemi dhënë argumente të qarta për fenë, mirëpo ata u përçanë tek pasi u informuan, për shkak të zilisë ndërmjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në Ditën E kijametit për atë rreth së cilës u konfrontuan. وَآتَيْنَاهُم بَيِّنَاتٍ مِّنَ الْأَمْرِ فَمَا اخْتَلَفُوا إِلَّا مِن بَعْدِ مَا جَاءهُمْ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
18 E pastaj të kemi bërë në fe, në një drejtim të caktuar, prandaj pasoje atë dhe mos paso epshet e atyre që nuk dinë, ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَى شَرِيعَةٍ مِّنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاء الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ
19 Ata assesi nuk munden të të mbrojnë aspak te All-llahu. Mizorët janë mbrojtës të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i të devotshmëve. إِنَّهُمْ لَن يُغْنُوا عَنكَ مِنَ اللَّهِ شَيئًا وإِنَّ الظَّالِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ
20 Ky është udhërrëfyes për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë për ata që janë të bindur. هَذَا بَصَائِرُ لِلنَّاسِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّقَوْمِ يُوقِنُونَ
21 Ata që bëjnë vepra të këqia e mendojnë se do t’u bëjmë njëlloj, sikur atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, jetën si vdekjen? Po sa keq gjykojnë! أًمْ حَسِبَ الَّذِينَ اجْتَرَحُوا السَّيِّئَاتِ أّن نَّجْعَلَهُمْ كَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَوَاء مَّحْيَاهُم وَمَمَاتُهُمْ سَاء مَا يَحْكُمُونَ
22 All-llahu i ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi dhe secili njeri do të shpërblehet sipas asaj që e ka fituar. Nuk do t’u bëhet aspak e padrejtë. وَخَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَلِتُجْزَى كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
23 A e ke parë atë i cili e ka marrë epshin e vet si zot të vetin, atë All-llahu, me dije, e ka lënë të humbur dhe e ka vulosur zemrën e tij, edhe veshët e tij, kurse para syve të tij ka vënë një grillë. Kush do ta drejtojë atë në rrugë të drejtë në mos All-llahu? A nuk mendoni pak? أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَى عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ وَجَعَلَ عَلَى بَصَرِهِ غِشَاوَةً فَمَن يَهْدِيهِ مِن بَعْدِ اللَّهِ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
24 Ekziston vetëm jeta jonë në këtë botë, vdesim dhe jetojmë. Vetëm koha na zhdukë, thonë ata. Porse ata mu kurrgjë nuk dinë për këtë, ata vetëm imagjinojnë. وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ وَمَا لَهُم بِذَلِكَ مِنْ عِلْمٍ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ
25 Dhe kur u kumtohen ajetet Tona të qarta, e ata nuk kanë asnjë fakt, por vetëm thonë: “Sillni baballarët tanë nësejeni të sinqertë!” وَإِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ مَّا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّا أَن قَالُوا ائْتُوا بِآبَائِنَا إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
26 Thuaj: “All-llahu iu ngjallë juve, pastaj iu vdes, e pastaj në Ditën e gjykimit, do t’iu tubojë. Në këtë nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë. قُلِ اللَّهُ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يَجْمَعُكُمْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَا رَيبَ فِيهِ وَلَكِنَّ أَكَثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
27 Pushteti në qiej dhe në tokë është i All-llahut! Kurse atë ditë, kur të vijë kijameti gënjeshtrat shkatërrohen. وَلَلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرضِ وَيَومَ تَقُومُ السَّاعَةُ يَوْمَئِذٍ يَخْسَرُ الْمُبْطِلُونَ
28 Dhe do të shohësh të gjithë popujt si gjunjëzohen. Secili popull do të thirret sipas librit të vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë!” وَتَرَى كُلَّ أُمَّةٍ جَاثِيَةً كُلُّ أُمَّةٍ تُدْعَى إِلَى كِتَابِهَا الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
29 Ky libër ynë do t’ua thotë të vërtetën, ngase ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’keni punuar. هَذَا كِتَابُنَا يَنطِقُ عَلَيْكُم بِالْحَقِّ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنسِخُ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
30 Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira Zoti i tyre do t’i shpjer në mëshirën e vet. Ai është sukses i dukshëm. فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُدْخِلُهُمْ رَبُّهُمْ فِي رَحْمَتِهِ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْمُبِينُ
31 Kurse ata që kanë mohuar: “A nuk u janë lexuar ajetet e mia, dhe ju të bëni mendjemadhësi dhe ishit popull mosbesimtar. وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا أَفَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَاسْتَكْبَرْتُمْ وَكُنتُمْ قَوْمًا مُّجْرِمِينَ
32 Kur është thënë se premtimi i All-llahut është i vërtetë edhe për Ditën e Kijametit, nuk ka dyshim, ju keni thënë: “Ne nuk dimë se ç’është momenti i ringjalljes, ne vetëm e marrim me mend, por nuk jemi të bindur”. وَإِذَا قِيلَ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَالسَّاعَةُ لَا رَيْبَ فِيهَا قُلْتُم مَّا نَدْرِي مَا السَّاعَةُ إِن نَّظُنُّ إِلَّا ظَنًّا وَمَا نَحْنُ بِمُسْتَيْقِنِينَ
33 Dhe do t’u tregohen të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ajo së cilës i janë tallur, وَبَدَا لَهُمْ سَيِّئَاتُ مَا عَمِلُوا وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُون
34 Dhe do tu thuhet: “Sot do t’ju harrojmë siç e keni harruar ju ballafaqimin tuaj me këtë ditë, dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk keni ndihmës, وَقِيلَ الْيَوْمَ نَنسَاكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَاء يَوْمِكُمْ هَذَا وَمَأْوَاكُمْ النَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّاصِرِينَ
35 Për shkak se ajetet e All-llahut i keni marrë për tallje dhe u ka gënjyer jeta e kësaj bote”. Prandaj, sot nuk do të nxirren prej aty as do të kërkohet që prej tyre të jetë i kënaqur (All-llahu). ذَلِكُم بِأَنَّكُمُ اتَّخَذْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ هُزُوًا وَغَرَّتْكُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا فَالْيَوْمَ لَا يُخْرَجُونَ مِنْهَا وَلَا هُمْ يُسْتَعْتَبُونَ
36 Pra, falënderimi është për All-llahun, Zot i qiejve dhe Zot i tokës, Zot i tërë botërave! فَلِلَّهِ الْحَمْدُ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَرَبِّ الْأَرْضِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
37 Atij i takon madhështia në qiej dhe në tokë. Ai është i fortë dhe i urtë! وَلَهُ الْكِبْرِيَاء فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
;