Az-Zukhruf

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Ha Mim حم
2 Pasha Librin e qartë! وَالْكِتَابِ الْمُبِينِ
3 Ne e kemi bërë atë Kur’an në gjuhën arabe, ndoshta e kuptoni. إِنَّا جَعَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
4 Dhe ai është te Ne, shumë i çmueshëm, plot urtësi në Librin kryesor, وَإِنَّهُ فِي أُمِّ الْكِتَابِ لَدَيْنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ
5 A thua të heqim dorë e të mos ua shpallim vetëm përse e teproni në vepra të këqija? أَفَنَضْرِبُ عَنكُمُ الذِّكْرَ صَفْحًا أَن كُنتُمْ قَوْمًا مُّسْرِفِينَ
6 Po sa profetër u kemi dërguar popujve të mëparshëm! وَكَمْ أَرْسَلْنَا مِن نَّبِيٍّ فِي الْأَوَّلِينَ
7 Dhe asnjë profet nuk u ka ardhur e ata të mos jenë tallur. وَمَا يَأْتِيهِم مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُون
8 Prandaj, i kemi shfarorus ata që kanë qenë më të fortë se këta, e janë përmendur shembujt e popujve të mëparshëm. فَأَهْلَكْنَا أَشَدَّ مِنْهُم بَطْشًا وَمَضَى مَثَلُ الْأَوَّلِينَ
9 Në qoftë se i pyet kush i krijoi qiejt dhe tokën, ata me siguri do të thonë: “Ata i ka krijuar i forti, i gjithëfuqishmi”. وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ
10 I cili ua ka bërë tokën djep dhe nëpër te u ka bërë rrugë, ndoshta do të merrni të mbarën. الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ مَهْدًا وَجَعَلَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا لَّعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
11 Ai, i cili lëshon nga qielli ujin me masë, dhe, me të kthejmë në jetë vendin e vdekur. Ashtu do të dilni edhe ju (nga varri). وَالَّذِي نَزَّلَ مِنَ السَّمَاء مَاء بِقَدَرٍ فَأَنشَرْنَا بِهِ بَلْدَةً مَّيْتًا كَذَلِكَ تُخْرَجُونَ
12 I cili krijon çifte të çdo lloji dhe ju bën të mundshme të udhëtoni me lundra dhe kafshë, وَالَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ الْفُلْكِ وَالْأَنْعَامِ مَا تَرْكَبُونَ
13 Që të vendoseni mbi ta dhe që të kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj e të thuani: “Qoftë lavdëruar ai i cili na i ka nënshtruar këta. Ne këtë nuk do të mund ta bënim. لِتَسْتَوُوا عَلَى ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ
14 Dhe en me siguri do të kthehemi te Zoti ynë”. وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ
15 Kurse ata, nga robërit e Tij i shpifin Atij fëmijë. Njeriu është, njëmend, mohues i hapët. وَجَعَلُوا لَهُ مِنْ عِبَادِهِ جُزْءًا إِنَّ الْإِنسَانَ لَكَفُورٌ مُّبِينٌ
16 Vall, të marrë prej atyre që i krijon vetë vajza, kurse juve t’iu shpërblejë me djem? أَمِ اتَّخَذَ مِمَّا يَخْلُقُ بَنَاتٍ وَأَصْفَاكُم بِالْبَنِينَ
17 Dhe kur ndonjërit prej tyre i japin lajmin e gëzuar për atë (se i ka lindur vajzë) që ia ka shpifur të mëshirshmit, fytyra e tij mrrolet, nxihet dhe shtanget. وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحْمَنِ مَثَلًا ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ
18 A thua ata që rriten në stoli dhe që janë të pavendosur në kunëdrshtim (luftim). أَوَمَن يُنَشَّأُ فِي الْحِلْيَةِ وَهُوَ فِي الْخِصَامِ غَيْرُ مُبِينٍ
19 Ata, engjujt, të cilët janë robër të gjithmëshirshmit, i trajtojnë si femra. A kanë prezentuar në krijimin e tyre? Dëshmitë e tyre do të shkruhen, kurse ata do të merren në pyetje. وَجَعَلُوا الْمَلَائِكَةَ الَّذِينَ هُمْ عِبَادُ الرَّحْمَنِ إِنَاثًا أَشَهِدُوا خَلْقَهُمْ سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ
20 “Sikur të kish dashru i Mëshirshmi – thonë ata – ne nuk do t’i adhuronim!” Ata nuk dinë kurrgjë për këtë, vetëm gënjejnë. وَقَالُوا لَوْ شَاء الرَّحْمَنُ مَا عَبَدْنَاهُم مَّا لَهُم بِذَلِكَ مِنْ عِلْمٍ إِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ
21 A mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër para tij (Kur’anit) dhe i përmbahen atij? أَمْ آتَيْنَاهُمْ كِتَابًا مِّن قَبْلِهِ فَهُم بِهِ مُسْتَمْسِكُونَ
22 Jo, por thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne jemi drejtuar gjurmëve të tyre”. بَلْ قَالُوا إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِم مُّهْتَدُونَ
23 Dhe ja kështu, Ne përpara teje në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet, e ata, të cilët kanë çuar jetë luksoze, të mos thonë: “Kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe ne ecim gjurmëve të tyre”. وَكَذَلِكَ مَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِي قَرْيَةٍ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِم مُّقْتَدُونَ
24 “A edhe atëherë – do të thotë ai – kur unë ju sjell diçka më të mirë se ajo ku i keni gjetur të parët tuaj?” “Ne, do të thonë ata, nuk besojmë në atë që dërgohet me anën tuaj”. قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكُم بِأَهْدَى مِمَّا وَجَدتُّمْ عَلَيْهِ آبَاءكُمْ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُم بِهِ كَافِرُونَ
25 Dhe ne ata i kemi dënuar, andaj shih si kanë përfunduar përgënjeshtarët. فَانتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ
26 Por kur Ibrahimi i tha babait të vet, edhe popullit të vet: “Unë heq dorë prej atyre që i adhuroni ju, وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاء مِّمَّا تَعْبُدُونَ
27 Përveç atij, i cili më krijoi, sepse Ai edhe do të më drejtojë në rrugë të drejtë”. إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ
28 Dhe ai e bën atë fjalë të përjetshme për pasardhës të vet. Ndoshta do të kthehen! وَجَعَلَهَا كَلِمَةً بَاقِيَةً فِي عَقِبِهِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
29 Kurse unë u kam lejuar këtyre si edhe të parëve të tyre të kënaqen derisa nuk u ka ardhur haptas e vërteta dhe Profeti. بَلْ مَتَّعْتُ هَؤُلَاء وَآبَاءهُمْ حَتَّى جَاءهُمُ الْحَقُّ وَرَسُولٌ مُّبِينٌ
30 Por kur u erdhi atyre e vërteta thanë: “Kjo është magji dhe ne këtë e mohojmë”. وَلَمَّا جَاءهُمُ الْحَقُّ قَالُوا هَذَا سِحْرٌ وَإِنَّا بِهِ كَافِرُونَ
31 Madje edhe thonë: “Është dashur që ky Kur’an t’i shpallet ndonjë njeriu të madh nga këto dy qytete”. وَقَالُوا لَوْلَا نُزِّلَ هَذَا الْقُرْآنُ عَلَى رَجُلٍ مِّنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ
32 A mos e ndajnë ata mëshirën e Zotit tënd? Ne atyre u japim edhe mjete të nevojshme për jetë në këtë botë dhe Ne i ngrisim njëri ndaj tjetrit nga disa shkallë, që disa t’u shërbejnë të tjerëve. Porse mëshira e Zotit tënd është më e mirë se ajo që ata tubojnë. أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَةَ رَبِّكَ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُم مَّعِيشَتَهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَتَّخِذَ بَعْضُهُم بَعْضًا سُخْرِيًّا وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ
33 Po të mos ishin njerëzit një bashkësi, Ne do t’ua kishim bërë atyre, që nuk besojnë të Mëshirshmin, kulmet e shtëpive nga argjendi si edhe shkallët ku ngjiten. وَلَوْلَا أَن يَكُونَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً لَجَعَلْنَا لِمَن يَكْفُرُ بِالرَّحْمَنِ لِبُيُوتِهِمْ سُقُفًا مِّن فَضَّةٍ وَمَعَارِجَ عَلَيْهَا يَظْهَرُونَ
34 Edhe dyert e shtëpive të tyre edhe divanet ku pushojnë, وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَابًا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِؤُونَ
35 Edhe stoli, sepse e tërë ajo është vetëm kënaqësi jetësore në këtë botë, kurse bota tjetër te Zoti yt është për të devotshmit. وَزُخْرُفًا وَإِن كُلُّ ذَلِكَ لَمَّا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ
36 Kush bëhet sylesh ndaj qortimeve të mëshirshmit, atij ia caktojmë një djallë, e ai do të jetë shok i tij i afërt. وَمَن يَعْشُ عَن ذِكْرِ الرَّحْمَنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ
37 Ai do t’i shmangë ata nga rruga e drejtë, kurse ata do të mendojnë se janë në rrugë të drejtë. وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ
38 Dhe kur vjen para nesh, do të thotë: “Ku është fati të kishim qenë larg ndërveti sa lindja e perëndimi! Sa shok i keq paske qenë!” حَتَّى إِذَا جَاءنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ
39 Sot nuk ju bënë dobi ajo që keni bërë krime së bashku, sepse ju jeni në dënim. وَلَن يَنفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذ ظَّلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ
40 Mos vallë ti të thërrasësh të shurdhërit e t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që sheshazi janë në humbje?! أَفَأَنتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ أَوْ تَهْدِي الْعُمْيَ وَمَن كَانَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ
41 Edhe sikur të të kishim marrë ty, atyre do t’u hakmirreshin. فَإِمَّا نَذْهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنْهُم مُّنتَقِمُونَ
42 Ose, sikur të tregojmë ty atë me çka u kërcënohemi, Ne kemi mundësi për atë, أَوْ نُرِيَنَّكَ الَّذِي وَعَدْنَاهُمْ فَإِنَّا عَلَيْهِم مُّقْتَدِرُونَ
43 Prandaj mbaje fort atë që të shpallet se ti je, njëmend, në rrugë të drejtë. فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
44 Ai, me të vërtetë, është qortim për ty dhe për popullin tënd dhe dot ë merreni në pyetje. وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ
45 Pyeti ata, të cilët, i kemi dërguar para teje nga profetët tanë, a kemi urdhëruar që në vend të Mëshirshmit të adhuroni ndonjë zot (tjetër)? وَاسْأَلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رُّسُلِنَا أَجَعَلْنَا مِن دُونِ الرَّحْمَنِ آلِهَةً يُعْبَدُونَ
46 Musain me argumentet tona ia kemi pas dërguar Faraonit dhe parisë së tij, por ai tha: “Unë jam Profet i Zotit të botërave”. وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَى بِآيَاتِنَا إِلَى فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ
47 Dhe kur ai u solli argumentet Tona, ata filluan të tallen. فَلَمَّا جَاءهُم بِآيَاتِنَا إِذَا هُم مِّنْهَا يَضْحَكُونَ
48 Dhe ne u treguam argumente, secilin më të fortë se tjetrin, dhe i përfshimë në dënim mos po kthehen. وَمَا نُرِيهِم مِّنْ آيَةٍ إِلَّا هِيَ أَكْبَرُ مِنْ أُخْتِهَا وَأَخَذْنَاهُم بِالْعَذَابِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ
49 Ndërsa ata thonë: “O magjistar, lute Zotin tënd për ne sipas besatimit të tij me ty, ne me siguri do të nisemi rrugës së drejtë!” وَقَالُوا يَا أَيُّهَا السَّاحِرُ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ إِنَّنَا لَمُهْتَدُونَ
50 E sapo t’i çlirojmë nga dënimi ata menjëherë e thejnë premtimin. فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ الْعَذَابَ إِذَا هُمْ يَنكُثُونَ
51 Dhe Faraoni i thërret popullit të vet: “O populli im – u thotë – a nuk më takon mua pushteti i Egjiptit dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin para meje, a nuk i shihni?” وَنَادَى فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِن تَحْتِي أَفَلَا تُبْصِرُونَ
52 A nuk jamë unë më i mirë se ky i gjorë që mezi po flet? أَمْ أَنَا خَيْرٌ مِّنْ هَذَا الَّذِي هُوَ مَهِينٌ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ
53 Përse nuk i janë vënë bylyzykat prej ari ose përse nuk kanë ardhur bashkë me të engjujt që të vërtetojnë?” فَلَوْلَا أُلْقِيَ عَلَيْهِ أَسْوِرَةٌ مِّن ذَهَبٍ أَوْ جَاء مَعَهُ الْمَلَائِكَةُ مُقْتَرِنِينَ
54 Dhe ai e frikësoi popullin e vet dhe iu përulën. Ai ishte me të vërtetë popull mëkatar. فَاسْتَخَفَّ قَوْمَهُ فَأَطَاعُوهُ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ
55 Por kur e nxiti zemërimin tonë, Ne iu hakmorëm dhe i përmbytëm që të gjithë. فَلَمَّا آسَفُونَا انتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِينَ
56 Dhe i bëmë shembull e mësim për të tjerët. فَجَعَلْنَاهُمْ سَلَفًا وَمَثَلًا لِلْآخِرِينَ
57 Ndërsa popullit tënd, kur iu përmend si shembull biri i Merjemes, ata menjëherë bërtitën. وَلَمَّا ضُرِبَ ابْنُ مَرْيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوْمُكَ مِنْهُ يَصِدُّونَ
58 Dhe thanë: “A janë më të mirë zotërat tanë apo ai?” E morën si shembull vetëm që të nxisin ngatrresa, sepse ata janë njerëz ngatrrestarë. وَقَالُوا أَآلِهَتُنَا خَيْرٌ أَمْ هُوَ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًا بَلْ هُمْ قَوْمٌ خَصِمُونَ
59 Ai ka qenë vetëm rob në të cilin Ne e bëmë Profet dhe ne e bëmë shembull për izraelitët. إِنْ هُوَ إِلَّا عَبْدٌ أَنْعَمْنَا عَلَيْهِ وَجَعَلْنَاهُ مَثَلًا لِّبَنِي إِسْرَائِيلَ
60 Sikur të donim do të kishim bërë prej jush engjuj që ata t’ju trashëgojnë në tokë. وَلَوْ نَشَاء لَجَعَلْنَا مِنكُم مَّلَائِكَةً فِي الْأَرْضِ يَخْلُفُونَ
61 Ajo është, me të vërtetë, parashenjë për momentin e fundit, prandaj assesi mos dyshoni në të dhe pasoni rrugën time. Kjo është rrugë e drjtë. وَإِنَّهُ لَعِلْمٌ لِّلسَّاعَةِ فَلَا تَمْتَرُنَّ بِهَا وَاتَّبِعُونِ هَذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ
62 Dhe kurrsesi të mos ju largojë djalli! Ai është për ju, njëmend, armik i hapët. وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ الشَّيْطَانُ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
63 Por kur Isa erdhi me argumente të qarta u tha: “Ju sjell urtësi dhe po vij që t’iu sqaroj atë gjë të cilën e kundërshtoni. Prandaj, friksohuni All-llahut dhe më respektoni mua”. وَلَمَّا جَاء عِيسَى بِالْبَيِّنَاتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُم بِالْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعْضَ الَّذِي تَخْتَلِفُونَ فِيهِ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
64 All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone. Kjo është rrugë e drejtë. إِنَّ اللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ هَذَا صِرَاطٌ مُّسْتَقِيمٌ
65 Ndërkaq, aleatët janë përçarë ndërmjet veti dhe mjerë ata që kanë bërë rime, nga dënimi i ditës së zezë. فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِن بَيْنِهِمْ فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْ عَذَابِ يَوْمٍ أَلِيمٍ
66 A e presin që t’i befasojë shkatërrimi i botës e ata mos të hetojnë. هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا السَّاعَةَ أَن تَأْتِيَهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
67 Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve. الْأَخِلَّاء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ
68 “O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! يَا عِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ وَلَا أَنتُمْ تَحْزَنُونَ
69 Ata të cilët kanë besuar argumentet Tona dhe kanë qenë muslimanë. الَّذِينَ آمَنُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا مُسْلِمِينَ
70 Hyni në xhennet, ju edhe bashkëshortet tuaja, të gëzuar!” ادْخُلُوا الْجَنَّةَ أَنتُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ تُحْبَرُونَ
71 Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të kenë gjithçka u dëshiron shpirti dhe çka ia kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. يُطَافُ عَلَيْهِم بِصِحَافٍ مِّن ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ وَأَنتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
72 Dhe ai është xhenneti që u jipet në trashëgim për ata që keni punuar. وَتِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
73 Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani, لَكُمْ فِيهَا فَاكِهَةٌ كَثِيرَةٌ مِنْهَا تَأْكُلُونَ
74 Kurse mizorët do të mbesin përgjithmonë në vuajtjet e xhehenemit. إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَالِدُونَ
75 Nuk do t’u lehtësohet dhe do të mbesin shpresëhumbur. لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ
76 Ne nuk kemi bërë padrejtësi ndaj tyre, por ata vetë kanë qenë mizorë. وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَكِن كَانُوا هُمُ الظَّالِمِينَ
77 Ata do të thërrasin: “O Malik, le të na vdes Zoti yt!” e Ai do të thotë: “Ju aty do të mbeteni përgjithmonë”. وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ قَالَ إِنَّكُم مَّاكِثُونَ
78 Ne ju kemi sjellë të vërtetën, por shumicës nga ju e vërteta nuk i pëlqen. لَقَدْ جِئْنَاكُم بِالْحَقِّ وَلَكِنَّ أَكْثَرَكُمْ لِلْحَقِّ كَارِهُونَ
79 Ose thurrin kurtha, por edhe ne bëjmë kurtha. أَمْ أَبْرَمُوا أَمْرًا فَإِنَّا مُبْرِمُونَ
80 Ose mendojnë se Ne nuk dëgjojmë fshehtësinë dhe përshpëritjet e tyre. Po, si jo! Kurse të deleguarit tanë që janë pranë tyre shkruajnë. أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُم بَلَى وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ
81 thuaj: “Sikur i mëshirshmi të kishte fëmijë unë do të isha adhuruesi i parë”. قُلْ إِن كَانَ لِلرَّحْمَنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ
82 Qoftë lavdëruar zoti i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithësisë, përmbi atë që ia përshkruajnë! سُبْحَانَ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
83 Andej leri le të zhyten dhe të zbaviten deri sa të ballafaqohen me ditën e premtuar. فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّى يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ
84 Ai është i cili në qiell është Zot edhe në tokë është Zot. Dhe ai është i urtë dhe i gjithdijshëm. وَهُوَ الَّذِي فِي السَّمَاء إِلَهٌ وَفِي الْأَرْضِ إِلَهٌ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ
85 Qoftë bekuar ai të cilit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, edhe çka ka ndërmjet tyre. Ai e di kur do të bëhet shkatërrimi i botës dhe te ai të gjithë do të riktheheni. وَتَبَارَكَ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَعِندَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
86 Nuk mund të ndërmjetësojnë ata, të cilët i thërrasin në vend të Atij, me përjashtim të atyre të cilët dëshmojnë të vërtetën dhe atë që dinë. وَلَا يَمْلِكُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِهِ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَن شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
87 Por nëse i pyet kush i ka krijuar, me siguri do të thonë: “All-llahu”. Po ku shkojnë pra? وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ فَأَنَّى يُؤْفَكُونَ
88 Pasha fjalën e tij (Profetit) “O Zoti im, këta janë njëmend njerëz, të cilët nuk besojnë”. وَقِيلِهِ يَارَبِّ إِنَّ هَؤُلَاء قَوْمٌ لَّا يُؤْمِنُونَ
89 Ti përshëndetu prej tyre dhe thuaj: Paqë! (Mbeçi të mirë) Do ta marrin vesh ata! فَاصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَامٌ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ
;