Ha-Mim Sajda

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Ha Mim حم
2 Shpallja është nga i Gjithmëshirshmi, Mëshirëploti. تَنزِيلٌ مِّنَ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
3 Libri, ajetet e të cilit janë shkoqitur në Kur’an, në gjuhën arabe, është për njerëzit që dinë, كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
4 Sihariq dhe vërejtje, por prapëseprapë shumica prej tyre ia kthyen shpinën. Ata nuk dëgjojnë. بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ
5 “Zemrat tona – thonë ata – janë të izoluara prej asaj që na thërret ti, dhe jemi të shurdhër për atë, ndërsa ndërmjet nesh dhe teje ka një grile (perde), por ti puno se edhe ne do të punojmë”. وَقَالُوا قُلُوبُنَا فِي أَكِنَّةٍ مِّمَّا تَدْعُونَا إِلَيْهِ وَفِي آذَانِنَا وَقْرٌ وَمِن بَيْنِنَا وَبَيْنِكَ حِجَابٌ فَاعْمَلْ إِنَّنَا عَامِلُونَ
6 Thuaj: “Unë jam një njeri sikurse edhe ju, që më shpallet se Zoti juaj është vetëm një Zot, prandaj jini korrekt ndaj Tij dhe kërkoni falje! Mjerë politeistët! قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ وَوَيْلٌ لِّلْمُشْرِكِينَ
7 Ata të cilët nuk japin zeqatin. Të gjithë ata nuk besojnë në botën tjetër. الَّذِينَ لَا يُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُم بِالْآخِرَةِ هُمْ كَافِرُونَ
8 Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim, shpërblehen vazhdimisht”. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ
9 Thuaj: “A, me të vërtetë, ju mohoni Atë i cili ka krijuar tokën për dy ditë, madje i bëni edhe shok?! Ai është Zot i botërave!” قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِالَّذِي خَلَقَ الْأَرْضَ فِي يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُ أَندَادًا ذَلِكَ رَبُّ الْعَالَمِينَ
10 Ai nëpër të, përmbi, ka bërë kodra të palëvizshme, i ka bekur edhe prodhimet e saj i ka bërë për katër ditë – sqarim për ata që pyesin. وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِن فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا فِي أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَاء لِّلسَّائِلِينَ
11 Pastaj vazhdon ngritja e qiellit kur ishte mjegullinë, dhe i tha atij edhe tokës: “Qasuni me dëshirë a me dhunë!” “Po qasemi me gjithë dëshirë”, thanë ata të dy. ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ اِئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ
12 Dhe i krijoi për dy ditë shtatë qiej, dhe u shpalli se çka do të gjendet në secilin qiell. Kurse qiellin më të afërt e zbukuruam me yje të shkëlqyeshëm dhe mbrojtje. Ai është ligj i të Fortit të Gjithdijshmit. فَقَضَاهُنَّ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ فِي يَوْمَيْنِ وَأَوْحَى فِي كُلِّ سَمَاء أَمْرَهَا وَزَيَّنَّا السَّمَاء الدُّنْيَا بِمَصَابِيحَ وَحِفْظًا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ
13 Dhe në qoftë se kthejnë shpinën, thuaju! “U tërheq vërejtjen me një vetëtimë, si vetëtima e Adit dhe Themudit, فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِّثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ
14 Kur u vinin profetët nga të gjitha anët “Mos adhuroni askë përpos All-llahut!” “Po të kish dashur Zoti ynë – thonë ata – ai do t’i dërgonte engjujt, ne nuk besojmë në atë që dërgon përmes teje”. إِذْ جَاءتْهُمُ الرُّسُلُ مِن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ قَالُوا لَوْ شَاء رَبُّنَا لَأَنزَلَ مَلَائِكَةً فَإِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ
15 Ad u rrit mendësh në tokë pa të drejtë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e kanë parë se All-llahu, i cili i ka krijuar, është më i fortë se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan. فَأَمَّا عَادٌ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَقَالُوا مَنْ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةً أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَهُمْ هُوَ أَشَدُّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ
16 Prandaj, ne dërguam kundër tyre erën e akullt, në ditët e fatkeqësisë që ta shijojnë vuajtjen e turpshme qysh në këtë botë, kurse vuajtja në botën tjetër do të jetë, me siguri, më e turpshme – dhe askush nuk do t’u ndihmojë. فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي أَيَّامٍ نَّحِسَاتٍ لِّنُذِيقَهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَخْزَى وَهُمْ لَا يُنصَرُونَ
17 Edhe Themudin e drejtuam në rrugë të drejtë, por ata e deshtën më shumë verbërinë, përkundër rrugës së drejtë, prandaj i përfshiu rrëmuja e dënimit të turpshëm, sipas asaj që e kishin fituar. وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَاهُمْ فَاسْتَحَبُّوا الْعَمَى عَلَى الْهُدَى فَأَخَذَتْهُمْ صَاعِقَةُ الْعَذَابِ الْهُونِ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
18 Por i shpëtuam ata të cilët kanë besuar dhe janë ruajtur. وَنَجَّيْنَا الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ
19 Ndërsa, atë ditë, kur armiqtë e All-llahut do të mblidhen në zjarr, ata do të frenohen وَيَوْمَ يُحْشَرُ أَعْدَاء اللَّهِ إِلَى النَّارِ فَهُمْ يُوزَعُونَ
20 Që të vijnë aty e të dëshmojnë kundër tyre: veshët e tyre, sytë e tyre edhe lëkurët e tyre për atë se ç’kanë punuar. حَتَّى إِذَا مَا جَاؤُوهَا شَهِدَ عَلَيْهِمْ سَمْعُهُمْ وَأَبْصَارُهُمْ وَجُلُودُهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
21 “Pse dëshmuat kundër nesh”? do t’u thonë lëkurëve të veta. Ata do të përgjegjen: “All-llahu i cili i ka dhënë aftësi për të folur çdo sendi, edhe neve na ka bërë që të flasim. Ai iu krijoi edhe juve herën e parë dhe te Ai po ktheheni. وَقَالُوا لِجُلُودِهِمْ لِمَ شَهِدتُّمْ عَلَيْنَا قَالُوا أَنطَقَنَا اللَّهُ الَّذِي أَنطَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ خَلَقَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
22 Ju nuk keni mundur të fshiheni që të mos dëshmojnë kundër jush veshët e tuaj dhe sytë tyaj, si edhe lëkurët tuaja, por keni menduar se All-llahu nuk do të dijë për shumë gjëra që i keni bërë. وَمَا كُنتُمْ تَسْتَتِرُونَ أَنْ يَشْهَدَ عَلَيْكُمْ سَمْعُكُمْ وَلَا أَبْصَارُكُمْ وَلَا جُلُودُكُمْ وَلَكِن ظَنَنتُمْ أَنَّ اللَّهَ لَا يَعْلَمُ كَثِيراً مِّمَّا تَعْمَلُونَ
23 Dhe ai mendim i juaji, që keni menduar për Zotin tuaj, u ka shkatërruar dhe tani jeni nga të humburit”. وَذَلِكُمْ ظَنُّكُمُ الَّذِي ظَنَنتُم بِرَبِّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُم مِّنْ الْخَاسِرِينَ
24 Pra, nëse qëndrojnë, vendbanimi i tyre është zjarri por nëse kërkojnë mëshirë, kërkesa e tyre nuk merret parasysh. فَإِن يَصْبِرُوا فَالنَّارُ مَثْوًى لَّهُمْ وَإِن يَسْتَعْتِبُوا فَمَا هُم مِّنَ الْمُعْتَبِينَ
25 Ne u kemi imponuar shokë që ua kanë zbukuruar të tashmen dhe të pastajshmen, dhe ndaj atyre është zbatuar fjala për dënim) për popujt, exhinët dhe njerëzit, të cilët kanë qenë para atyre. Me të vërtetë ata janë të humbur. وَقَيَّضْنَا لَهُمْ قُرَنَاء فَزَيَّنُوا لَهُم مَّا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَحَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ فِي أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِم مِّنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ إِنَّهُمْ كَانُوا خَاسِرِينَ
26 Ata që nuk besojnë, thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an por bëni zhurmë, ndoshta e mposhtni!” وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَسْمَعُوا لِهَذَا الْقُرْآنِ وَالْغَوْا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَغْلِبُونَ
27 Prandaj ne gjithsesi do të bëjmë që mosbesimtarët të shijojnë dënim të tmerrshëm dhe do t’i shpërblejmë me më të keqën që e kanë bërë. فَلَنُذِيقَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا عَذَابًا شَدِيدًا وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَسْوَأَ الَّذِي كَانُوا يَعْمَلُونَ
28 Ai është shpërblim i armiqve të All-llahut, zjarri. Ata do të kenë aty shtëpinë e përhershme, si shpërblim që i kanë mohuar argumentet tona. ذَلِكَ جَزَاء أَعْدَاء اللَّهِ النَّارُ لَهُمْ فِيهَا دَارُ الْخُلْدِ جَزَاء بِمَا كَانُوا بِآيَاتِنَا يَجْحَدُونَ
29 Kurse mosbesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata dy, nga njerëzit dhe exhinët që na kanë humbur, t’i vëmë nën këmbët tona, le të jenë nga më të poshtërit”. وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا رَبَّنَا أَرِنَا الَّذَيْنِ أَضَلَّانَا مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنسِ نَجْعَلْهُمَا تَحْتَ أَقْدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ الْأَسْفَلِينَ
30 Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu”, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjujt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni xhennetit që u është premtuar. إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ
31 Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpirtërat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ
32 Si qerasje nga ai i cili fal dhe është mëshirëplotë”. نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ
33 Po kush flet më bukur se ai i cili të thërret tek All-llahu, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam me të vërtetë musliman”. وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلًا مِّمَّن دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحًا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
34 E mira dhe e keqja nuk janë njëlloj. Të keqen ktheje me të mië, andaj armiku yt menjëherë do të bëhet mik i sinqertë. وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ
35 Atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse durimtarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse ai që ka shumë fat. وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ
36 Dhe nëse djalli fillon të të mashtrojë, ti kërko mbështetje tek All-llahu, sepse Ai njëmend dëgjon dhe sheh shumë. وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
37 Njëri nga argumentet e Tij janë nata dhe dita, edhe dielli dhe hëna, mos bëni sexhde as para Diellit as para Hënës, por bini në sexhde për All-llahun, i cili i krijoi ata, nëse dëshironi që vetëm Atë ta adhuroni. وَمِنْ آيَاتِهِ اللَّيْلُ وَالنَّهَارُ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ لَا تَسْجُدُوا لِلشَّمْسِ وَلَا لِلْقَمَرِ وَاسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي خَلَقَهُنَّ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ
38 Por nëse bënë mendjemadhësi, ani! Ata, të cilët janë te Zoti yt (engjujt), lavdërojnë natën dhe ditën dhe nuk lodhen. فَإِنِ اسْتَكْبَرُوا فَالَّذِينَ عِندَ رَبِّكَ يُسَبِّحُونَ لَهُ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَهُمْ لَا يَسْأَمُونَ
39 Një nga argumentet e Tij shtë edhe ai që ti sheh tokën e tharë, por kur në të lëshojmë shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai që e ngjallë atë do t’i ngjallë me siguri edhe të vdekurit, sepse Ai është i gjithfuqishëm për çdo gjë. وَمِنْ آيَاتِهِ أَنَّكَ تَرَى الْأَرْضَ خَاشِعَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاء اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ إِنَّ الَّذِي أَحْيَاهَا لَمُحْيِي الْمَوْتَى إِنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
40 Ata të cilët i shtrembërojnë argumentet tona, nuk do të na fshihen. A do të jetë më mirë ai që të hudhet në zjarr apo ai i cili në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni çka të doni, Ai pa dyshim sheh se çka punoni. إِنَّ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي آيَاتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَا أَفَمَن يُلْقَى فِي النَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِي آمِنًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
41 Ata që e mohuan Kur’anin, pasi që u pat ardhur, e ai është me të vërtetë libër i dashur, إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِالذِّكْرِ لَمَّا جَاءهُمْ وَإِنَّهُ لَكِتَابٌ عَزِيزٌ
42 Që nuk i vjen gënjeshtër nga asnjë anë, është shpallje nga një i Urtë i Lavdishëm. لَا يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ
43 Ty nuk do të thuhet asgjë që nuk u është thënë profetëve përpara teje. Zoti yt njëmend fal, por edhe ndëshkon keq. مَا يُقَالُ لَكَ إِلَّا مَا قَدْ قِيلَ لِلرُّسُلِ مِن قَبْلِكَ إِنَّ رَبَّكَ لَذُو مَغْفِرَةٍ وَذُو عِقَابٍ أَلِيمٍ
44 Dhe sikur ta bënim Kur’anin në gjuhën e huaj, ata me siguri do të thonin: “Të kishin qenë ajetet e tij të shpjeguar”. A gjuhë e huaj, e ai vetë arab, a?! thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzim dhe bar”. Kurse ata që nuk besojnë – janë të shurdhër e të verbër, ata sikur thirren nga një vend i largët. وَلَوْ جَعَلْنَاهُ قُرْآنًا أَعْجَمِيًّا لَّقَالُوا لَوْلَا فُصِّلَتْ آيَاتُهُ أَأَعْجَمِيٌّ وَعَرَبِيٌّ قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاء وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِي آذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى أُوْلَئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍ بَعِيدٍ
45 Edhe Musaut i patëm dhënë libër, por e kundërshtuan. Po sikur të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd, me këta do të ishte puna e kryer, sepse ata shumë dyshojnë në të. وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ فَاخْتُلِفَ فِيهِ وَلَوْلَا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّهُمْ لَفِي شَكٍّ مِّنْهُ مُرِيبٍ
46 Kush bën mirë, e bën për vete, e nëse bën keq, e bën kundër vetes. Mirëpo, Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj njerëzve. مَنْ عَمِلَ صَالِحًا فَلِنَفْسِهِ وَمَنْ أَسَاء فَعَلَيْهَا وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ
47 Vetëm ai e di se kur do të bëhet shkatërrimi i botës. As frytet nuk dalin nga syza e lules së vet dhe asnjë femër nuk mbarset dhe nuk lind e ai të mos e dijë. Kurse në ditën kur ai thërret e thotë: “Ku janë shokët e mi?” – thonë: “Të njoftojmë se ne këtë nuk e dëshmojmë”. إِلَيْهِ يُرَدُّ عِلْمُ السَّاعَةِ وَمَا تَخْرُجُ مِن ثَمَرَاتٍ مِّنْ أَكْمَامِهَا وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَى وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ وَيَوْمَ يُنَادِيهِمْ أَيْنَ شُرَكَائِي قَالُوا آذَنَّاكَ مَا مِنَّا مِن شَهِيدٍ
48 Dhe u humbën ata të cilëve më parë u janë falur, por e dinë se askund nuk mund të shmangen. وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُوا يَدْعُونَ مِن قَبْلُ وَظَنُّوا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٍ
49 Njeriut nuk i vjen vështirë të lutet për mirë, por kur e godet e keqja atëherë zhgënjehet dhe humb shpresën. لَا يَسْأَمُ الْإِنسَانُ مِن دُعَاء الْخَيْرِ وَإِن مَّسَّهُ الشَّرُّ فَيَؤُوسٌ قَنُوطٌ
50 Kur e bëjmë të shijojë mëshirën Tonë, pas fatkeqësisë që e godit, ai e pohon kategorikisht: “Këtë e kam merituar edhe nuk mendoj se do të vijë momenti i ringjalljes. Por, edhe nëse kthehem te Zoti im, te ai kam vepra të mira”. Ndërsa Ne do t’i lajmërojmë me siguri ata që kanë mohuar se çka kanë punuar dhe pa dyshim do t’i bëjmë të shijojnë dënim të rëndë. وَلَئِنْ أَذَقْنَاهُ رَحْمَةً مِّنَّا مِن بَعْدِ ضَرَّاء مَسَّتْهُ لَيَقُولَنَّ هَذَا لِي وَمَا أَظُنُّ السَّاعَةَ قَائِمَةً وَلَئِن رُّجِعْتُ إِلَى رَبِّي إِنَّ لِي عِندَهُ لَلْحُسْنَى فَلَنُنَبِّئَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا بِمَا عَمِلُوا وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنْ عَذَابٍ غَلِيظٍ
51 Kur i dhurojmë njeriut dhuntinë Tonë, ai kthen shpinën, mirëpo sapo e prek e keqja ai lutet shumë gjatë. وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الْإِنسَانِ أَعْرَضَ وَنَأى بِجَانِبِهِ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ فَذُو دُعَاء عَرِيضٍ
52 Thuaj: “A e shihni? Nëse është nga All-llahu e ju atë e mohoni, kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të thellë?” قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ اللَّهِ ثُمَّ كَفَرْتُم بِهِ مَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ هُوَ فِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ
53 Ne do t’u tregojmë argumentet tona në horizont si edhe në vetë ata, derisa t’u bëhet krejt e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt të jetë për çdo send dëshmitar. سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
54 Kujdes! Ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre – ani. Ai ngërthen çdo send. أَلَا إِنَّهُمْ فِي مِرْيَةٍ مِّن لِّقَاء رَبِّهِمْ أَلَا إِنَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ مُّحِيطٌ
;