Sad

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Sad. Pasha Kur’anin e nderuar. ص وَالْقُرْآنِ ذِي الذِّكْرِ
2 Ata që mohojnë janë arrogantë e mendjemëdhenj. بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي عِزَّةٍ وَشِقَاقٍ
3 Sa popuj përpara atyre i kemi shfarorus! Ata u lutën për ndihmë, por ishte vonë. كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍ فَنَادَوْا وَلَاتَ حِينَ مَنَاصٍ
4 Ata habiteshin që u erdh një njeri nga mesi i tyre t’u tërheqë vërejtjen dhe thanë mosbesimtarët: “Ky shtë magjistar rrenacak”. وَعَجِبُوا أَن جَاءهُم مُّنذِرٌ مِّنْهُمْ وَقَالَ الْكَافِرُونَ هَذَا سَاحِرٌ كَذَّابٌ
5 A t’i bëjë zotërat një zot të vetëm? Kjo është, njëmend, punë shumë e çuditshme! أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ
6 dhe paria e tyre u nisën: “Shkoni dhe me durim vazhdoni adhurimin e zotërve tuaj. Kjo është punë që na duhet”! وَانطَلَقَ الْمَلَأُ مِنْهُمْ أَنِ امْشُوا وَاصْبِرُوا عَلَى آلِهَتِكُمْ إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ يُرَادُ
7 Ne për këtë nuk kemi dëgjuar as te popujt tjerë, kjo s’është gjë tjetër përveçse gënjeshtër e kurdisur: مَا سَمِعْنَا بِهَذَا فِي الْمِلَّةِ الْآخِرَةِ إِنْ هَذَا إِلَّا اخْتِلَاقٌ
8 “Mu atij, nga mesi ynë, t’i dërgohet Kur’ani!?” Ata dyshojnë në vërejtjen time pasiqë nuk e kanë shijuar dënimin tim. أَأُنزِلَ عَلَيْهِ الذِّكْرُ مِن بَيْنِنَا بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ مِّن ذِكْرِي بَلْ لَمَّا يَذُوقُوا عَذَابِ
9 Mos i kanë ata depotë e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithfuqishmit dhe Bujarit? أَمْ عِندَهُمْ خَزَائِنُ رَحْمَةِ رَبِّكَ الْعَزِيزِ الْوَهَّابِ
10 A mos kanë pushtetin në qiej dhe në tokë dhe në çka ka ndërmjet tyre? Pra le të rreken me shkaqet! أَمْ لَهُم مُّلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَلْيَرْتَقُوا فِي الْأَسْبَابِ
11 Një ushtri komplotiste e cila atje do të jetë e munduar. جُندٌ مَّا هُنَالِكَ مَهْزُومٌ مِّنَ الْأَحْزَابِ
12 Edhe para tyre, populli i Nuhit dhe Ad edhe Faraoni, pronar i ndërtesave të mëdha, përgënjeshtruan, كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَعَادٌ وَفِرْعَوْنُ ذُو الْأَوْتَادِ
13 Edhe Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkes; ata janë aleatë (kundër profetëve). وَثَمُودُ وَقَوْمُ لُوطٍ وَأَصْحَابُ الأَيْكَةِ أُوْلَئِكَ الْأَحْزَابُ
14 Të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar profetët dhe i goditi dënimi im. إِن كُلٌّ إِلَّا كَذَّبَ الرُّسُلَ فَحَقَّ عِقَابِ
15 Prandaj edhe këta nuk presin tjetër veçse një zë që nuk ka nevojë të përsëritet, وَمَا يَنظُرُ هَؤُلَاء إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً مَّا لَهَا مِن فَوَاقٍ
16 Dhe të thonë: “O Zoti ynë, shpejtona dënimin para ditës kur do të jepet llogari”. وَقَالُوا رَبَّنَا عَجِّل لَّنَا قِطَّنَا قَبْلَ يَوْمِ الْحِسَابِ
17 Ti duro ata çkado që thonë dhe përkujtoje robin tonë Davudin, të bindur në fe, i cili përherë i drejtohej All-llahut. اصْبِرْ عَلَى مَا يَقُولُونَ وَاذْكُرْ عَبْدَنَا دَاوُودَ ذَا الْأَيْدِ إِنَّهُ أَوَّابٌ
18 Ne i kemi nënshtruar malet që bashkë me të të lartësojnë All-llahun në muzg dhe në agim. إِنَّا سَخَّرْنَا الْجِبَالَ مَعَهُ يُسَبِّحْنَ بِالْعَشِيِّ وَالْإِشْرَاقِ
19 Edhe shpendët e tubuar, të gjithë, atij i drejtohen. وَالطَّيْرَ مَحْشُورَةً كُلٌّ لَّهُ أَوَّابٌ
20 Dhe ia përforcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e aftësi të gjykojë. وَشَدَدْنَا مُلْكَهُ وَآتَيْنَاهُ الْحِكْمَةَ وَفَصْلَ الْخِطَابِ
21 A të arriti lajmi për të akuzuarit që e patën kaluar murin e faltores? وَهَلْ أَتَاكَ نَبَأُ الْخَصْمِ إِذْ تَسَوَّرُوا الْمِحْرَابَ
22 Kur hynë te Davudi dhe ai u frikësua prej tyre: “Mos u frikëso, i thanë. Ne jemi dy palë në konflikt. I kemi bërë dëm njëri-tjetrit, andaj ti na gjyko me drejtësi, mos iu shmang, dhe drejtona në rrugë të drejtë. إِذْ دَخَلُوا عَلَى دَاوُودَ فَفَزِعَ مِنْهُمْ قَالُوا لَا تَخَفْ خَصْمَانِ بَغَى بَعْضُنَا عَلَى بَعْضٍ فَاحْكُم بَيْنَنَا بِالْحَقِّ وَلَا تُشْطِطْ وَاهْدِنَا إِلَى سَوَاء الصِّرَاطِ
23 Ky miku im, i ka, me siguri nëntëdhjetë e nëntë dhen, kurse unë vetëm një, edhe për këtë më tha “ma je mua”! dhe në këtë më mundi. إِنَّ هَذَا أَخِي لَهُ تِسْعٌ وَتِسْعُونَ نَعْجَةً وَلِيَ نَعْجَةٌ وَاحِدَةٌ فَقَالَ أَكْفِلْنِيهَا وَعَزَّنِي فِي الْخِطَابِ
24 “Njëmend ta ka bërë me të padrejtë me që ka kërkuar delën tënde t’ua bashkojë dhenve të veta. Shumë bashkëpunëtorë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, por të atillë ka pak”. Mirëpo Davudi e kuptoi se e kemi vënë në sprovë andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra me fytyrë në tokë dhe u pendua. قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَى نِعَاجِهِ وَإِنَّ كَثِيراً مِّنْ الْخُلَطَاء لَيَبْغِي بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَقَلِيلٌ مَّا هُمْ وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ
25 Dhe ne atë ia falëm dhe ai njëmend është i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë. فَغَفَرْنَا لَهُ ذَلِكَ وَإِنَّ لَهُ عِندَنَا لَزُلْفَى وَحُسْنَ مَآبٍ
26 O Davud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në tokë, prandaj gjyko me drejtësi te njerëzit dhe mos u jep pas ndjenjës se të shmangë nga rruga e All-llahut. Ata që shmangin prej rrugës së All-llahut, me siguri, i pret dënim i rëndë për shkak se kanë harruar ditën kur jepet llogaria. يَا دَاوُودُ إِنَّا جَعَلْنَاكَ خَلِيفَةً فِي الْأَرْضِ فَاحْكُم بَيْنَ النَّاسِ بِالْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعِ الْهَوَى فَيُضِلَّكَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ إِنَّ الَّذِينَ يَضِلُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا نَسُوا يَوْمَ الْحِسَابِ
27 Ne nuk i kemi krijura me pahir qiellin dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre; ashtu mendojnë mosbesimtarët, por mosbesimtarët janë të mjerë në zjarr! وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاء وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَاطِلًا ذَلِكَ ظَنُّ الَّذِينَ كَفَرُوا فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا مِنَ النَّارِ
28 A mos do të veprojmë me ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, njëlloj si me ata që bëjnë ngatërresa në tokë, apo do të sillemi njëlloj me ata që i largohen mëkatit si me mëkatarët? أَمْ نَجْعَلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَالْمُفْسِدِينَ فِي الْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ الْمُتَّقِينَ كَالْفُجَّارِ
29 Librin që ta kemi shpallur është i bekuar që ata të mendojnë për argumentet e tij kurse ata që kanë mend, të nxjerrin mësim. كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ
30 Ndërsa, Davudit i falëm Sulejmanin, njeri fantastik, dhe shumë është penduar, وَوَهَبْنَا لِدَاوُودَ سُلَيْمَانَ نِعْمَ الْعَبْدُ إِنَّهُ أَوَّابٌ
31 Kur një mbrëmje iu paraqitën atij atllarë që rrinin në tri këmbë, إِذْ عُرِضَ عَلَيْهِ بِالْعَشِيِّ الصَّافِنَاتُ الْجِيَادُ
32 Ai th: “Unë shfaqa dashuri ndaj pasurisë sipas vërejtjes së zotëriut tim”; derisa humbën sysh. فَقَالَ إِنِّي أَحْبَبْتُ حُبَّ الْخَيْرِ عَن ذِكْرِ رَبِّي حَتَّى تَوَارَتْ بِالْحِجَابِ
33 “M’i ktheni ata!” dhe filloi t’i lëmojë kah qafa dhe këmbët. رُدُّوهَا عَلَيَّ فَطَفِقَ مَسْحًا بِالسُّوقِ وَالْأَعْنَاقِ
34 Ne e vumë n sprovë Sulejmanin dhe e mbajtëm në post vetëm si figurë (të palëvizshme) e pastaj u shërua. وَلَقَدْ فَتَنَّا سُلَيْمَانَ وَأَلْقَيْنَا عَلَى كُرْسِيِّهِ جَسَدًا ثُمَّ أَنَابَ
35 “O Zoti im, - tha: më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush përveç meje! Ti, me të vërtetë, shpërblen shumë!” قَالَ رَبِّ اغْفِرْ لِي وَهَبْ لِي مُلْكًا لَّا يَنبَغِي لِأَحَدٍ مِّنْ بَعْدِي إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ
36 Dhe ne ia nënshtruam erën që të lëviste leht sipas urdhërit të tij dhe kah dëshironte ai, فَسَخَّرْنَا لَهُ الرِّيحَ تَجْرِي بِأَمْرِهِ رُخَاء حَيْثُ أَصَابَ
37 Edhe djajtë, gjithfarë ndërtuesish dhe zhytësish. وَالشَّيَاطِينَ كُلَّ بَنَّاء وَغَوَّاصٍ
38 Edhe të tjerë, mbërthyer në pranga. وَآخَرِينَ مُقَرَّنِينَ فِي الْأَصْفَادِ
39 Ky është shpërblimi ynë, e ti ose liroj ose mbaj, për këtë nuk jep llogari. هَذَا عَطَاؤُنَا فَامْنُنْ أَوْ أَمْسِكْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
40 Ai është, njëmend, i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë. وَإِنَّ لَهُ عِندَنَا لَزُلْفَى وَحُسْنَ مَآبٍ
41 Dhe përkujtoje robin tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Djalli më ka mbërthyer me mundime e lodhje!” وَاذْكُرْ عَبْدَنَا أَيُّوبَ إِذْ نَادَى رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الشَّيْطَانُ بِنُصْبٍ وَعَذَابٍ
42 “Silli tokës me këmbë – ja ujë të ftohtë për larje e pije!” ارْكُضْ بِرِجْلِكَ هَذَا مُغْتَسَلٌ بَارِدٌ وَشَرَابٌ
43 Dhe nga mëshira jonë ia shpërblyem familjen e tij dhe të tjerët me ata, si mësim për të kuptueshmit. وَوَهَبْنَا لَهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُم مَّعَهُمْ رَحْمَةً مِّنَّا وَذِكْرَى لِأُوْلِي الْأَلْبَابِ
44 Ti merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri me të e betimin mos e prish! Ne e kemi ditur se ai është i durueshëm. Ka qenë njeri shumë i mirë, është penduar. وَخُذْ بِيَدِكَ ضِغْثًا فَاضْرِب بِّهِ وَلَا تَحْنَثْ إِنَّا وَجَدْنَاهُ صَابِرًا نِعْمَ الْعَبْدُ إِنَّهُ أَوَّابٌ
45 Përkujtoi edhe robërit tanë: Ibrahimin, Is-hakun e Jakubin. Të gjithë të bindur në fe dhe largpamës. وَاذْكُرْ عِبَادَنَا إبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ أُوْلِي الْأَيْدِي وَالْأَبْصَارِ
46 Ne ata i kemi pajisur me një virtyt, gjithmonë e kishin ndërmjent botën tjetër, إِنَّا أَخْلَصْنَاهُم بِخَالِصَةٍ ذِكْرَى الدَّارِ
47 Dhe ata, njëmend, te Ne janë të zgjedhur nga njerëzit më të mirë. وَإِنَّهُمْ عِندَنَا لَمِنَ الْمُصْطَفَيْنَ الْأَخْيَارِ
48 Dhe kujtoje Ismailin dhe Eljesin edhe Dhulkiflin. Të gjithë janë nga më të mirët. وَاذْكُرْ إِسْمَاعِيلَ وَالْيَسَعَ وَذَا الْكِفْلِ وَكُلٌّ مِّنْ الْأَخْيَارِ
49 Ky është përkujtim, ndërsa ata që ruhen prej mëkateve kanë pozitë të mirë, هَذَا ذِكْرٌ وَإِنَّ لِلْمُتَّقِينَ لَحُسْنَ مَآبٍ
50 Kopshte të Adnit, me dyer të hapura për ata; جَنَّاتِ عَدْنٍ مُّفَتَّحَةً لَّهُمُ الْأَبْوَابُ
51 Aty do të pushojnë dhe do të disponojnë me pemë e pije të llojllojshme. مُتَّكِئِينَ فِيهَا يَدْعُونَ فِيهَا بِفَاكِهَةٍ كَثِيرَةٍ وَشَرَابٍ
52 pranë tyre hyritë kokëulura, me moshë të njëjtë. وَعِندَهُمْ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ أَتْرَابٌ
53 Kjo u premtohet për ditën kur jepet llogari, هَذَا مَا تُوعَدُونَ لِيَوْمِ الْحِسَابِ
54 Me të vërtetë ajo është dhunti e jona e pafund. إِنَّ هَذَا لَرِزْقُنَا مَا لَهُ مِن نَّفَادٍ
55 Ja, kaq! Kurse ata që bëjnë keq i pret pozitë edhe më e keqe. هَذَا وَإِنَّ لِلطَّاغِينَ لَشَرَّ مَآبٍ
56 Xhehennemi, ku do të digjen. Sa shtrojë e tmerrshme! جَهَنَّمَ يَصْلَوْنَهَا فَبِئْسَ الْمِهَادُ
57 Ja, kaq! Pra, le të shijojnë ujin e valë dhe të qelbur. هَذَا فَلْيَذُوقُوهُ حَمِيمٌ وَغَسَّاقٌ
58 Dhe mundime të tjera të ngjashme si këto të shumfishta. وَآخَرُ مِن شَكْلِهِ أَزْوَاجٌ
59 Ky grumbull bashkë me ju do të hyjë në zjarr pa komoditet, me siguri do të digjen. هَذَا فَوْجٌ مُّقْتَحِمٌ مَّعَكُمْ لَا مَرْحَبًا بِهِمْ إِنَّهُمْ صَالُوا النَّارِ
60 “Ju, - do t’u thonë ata – mos paçi qetësi! Ju na e keni përgatitur këtë. Sa vendbanime të tmerrshme!” قَالُوا بَلْ أَنتُمْ لَا مَرْحَبًا بِكُمْ أَنتُمْ قَدَّمْتُمُوهُ لَنَا فَبِئْسَ الْقَرَارُ
61 “O Zoti ynë, - do të thonë: - Kush na e bëri këtë, shufishoja vuajtjen në zjarr”, قَالُوا رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَذَا فَزِدْهُ عَذَابًا ضِعْفًا فِي النَّارِ
62 Dhe do të thonë: “Çka u bë me njerëzit të cilët i konsideronim të këqinj që nuk i shohim, وَقَالُوا مَا لَنَا لَا نَرَى رِجَالًا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ الْأَشْرَارِ
63 dhe që i kemi përqeshur. Mos na kanë humbur sysh?” أَتَّخَذْنَاهُمْ سِخْرِيًّا أَمْ زَاغَتْ عَنْهُمُ الْأَبْصَارُ
64 Është e vërtetë e madhe se banuesit e xhehennemit do të polemizojnë ndërmjet vet. إِنَّ ذَلِكَ لَحَقٌّ تَخَاصُمُ أَهْلِ النَّارِ
65 Thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen, nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, të vetmit dhe të fortit. قُلْ إِنَّمَا أَنَا مُنذِرٌ وَمَا مِنْ إِلَهٍ إِلَّا اللَّهُ الْوَاحِدُ الْقَهَّارُ
66 Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, të fortit që falë shumë”. رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الْعَزِيزُ الْغَفَّارُ
67 Thuaj: “Ky është lajm i madh. قُلْ هُوَ نَبَأٌ عَظِيمٌ
68 Kurse ju ia ktheni shpinën. أَنتُمْ عَنْهُ مُعْرِضُونَ
69 Unë nuk kam ditur kurrgjë për kundërshtimet e engjujve të madhërishëm, مَا كَانَ لِي مِنْ عِلْمٍ بِالْمَلَإِ الْأَعْلَى إِذْ يَخْتَصِمُونَ
70 Mua më shpallet vetëm që jam qortues i hapët”. إِن يُوحَى إِلَيَّ إِلَّا أَنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ مُّبِينٌ
71 Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, إِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِن طِينٍ
72 E pasi e kam përsosur dhe i kam dhënë nga jeta ime, ju përuluni (bini në sexhde)!” فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُوا لَهُ سَاجِدِينَ
73 Engjujt, të gjithë së bashku, ranë në sexhde, فَسَجَدَ الْمَلَائِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ
74 Përveç Iblisit; ai shfaqi mendjemadhësi dheu bë mosbesimtar. إِلَّا إِبْلِيسَ اسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنْ الْكَافِرِينَ
75 “O Iblis, - i tha ai, - çka të pengoi që mos t’i përulesh atij të cilin e krijova vetë unë? A po bën mendjemadhësi apo tregon madhëri?” قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْعَالِينَ
76 “Jam më i mirë se ai – iu përgjigj ky – mua më krijove nga zjarri, kurse atë prej balte”. قَالَ أَنَا خَيْرٌ مِّنْهُ خَلَقْتَنِي مِن نَّارٍ وَخَلَقْتَهُ مِن طِينٍ
77 “Atëherë, pra, largohu sish! – i tha Ai – ti je i mallkuar! قَالَ فَاخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ
78 Mallkimi im do të përcjellë deri në ditën e gjykimit!” وَإِنَّ عَلَيْكَ لَعْنَتِي إِلَى يَوْمِ الدِّينِ
79 “Zoti im – tha ai, - më jep afat deri atë ditë kur të ringjallen” قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِي إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
80 “Po, gjithsesi të jap afat, - i tha Ai, قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنظَرِينَ
81 Deri në ditën e caktuar”. إِلَى يَوْمِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ
82 “Pasha madhërinë tënde – tha ai – me siguri të gjithë do t’i shpjerë në rrugë pa krye, قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ
83 Përveç robërve të Tu të sinqertë nga mesi i tyre”. إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ
84 “Është e vërtetë, - tha, - dhe të vërtetën e flas. قَالَ فَالْحَقُّ وَالْحَقَّ أَقُولُ
85 Gjithsesi do ta mbush ferrin me ty dhe gjithë ata që do të pasojnë ty së bashku”. لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنكَ وَمِمَّن تَبِعَكَ مِنْهُمْ أَجْمَعِينَ
86 Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj prej jush shpërblim dhe unë nuk jam artificial, قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَكَلِّفِينَ
87 Ai është, pa dyshim, këshillë për tëra botërat. إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِّلْعَالَمِينَ
88 Dhe ju me siguri së shpejti do ta merrni vesh porosinë e tij”. وَلَتَعْلَمُنَّ نَبَأَهُ بَعْدَ حِينٍ
;