Ash-Shu'araa

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Ta sin Mim طسم
2 Ata janë ajete të Librit të qartë! تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ
3 Ti mbase do ta shkatërrosh veten përse ata nuk janë besimtarë? لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَّفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ
4 TË kishim dashur do t’u kishim zbritur atyre një argument nga qielli para të cilit do t’i ulnin kokat. إِن نَّشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِم مِّن السَّمَاء آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ
5 Atyre nuk u ka ardhur asnjë vërejtje e re nga i Gjithmëshirshmi e të mos ia kthejnë shpinën. وَمَا يَأْتِيهِم مِّن ذِكْرٍ مِّنَ الرَّحْمَنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ
6 Ata gënjyen, pra do tu vinë pasojat e asaj me çka ata tallen. فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنبَاء مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُون
7 A nuk e shohin tokën prej së cilës bëjmë të mugullojnë gjithë llojet e bimëve fisnike. أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الْأَرْضِ كَمْ أَنبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ
8 Në këto, vërtet, ka argumente. Megjithatë shumica prej tyre nuk besojnë. إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
9 Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i dashur dhe i mëshirshëm. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
10 Kur Zoti yt thirri Musaun të shkojë te populli mizor. وَإِذْ نَادَى رَبُّكَ مُوسَى أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
11 Popullit të Faraonit, ndoshta e përmban veten, قَوْمَ فِرْعَوْنَ أَلَا يَتَّقُونَ
12 Ai tha: “O Zot, kam frikë mos më trajtojnë si gënjeshtar. قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ
13 Se do të më ngushtohet krahërori dhe gjuha do të më lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet, وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَى هَارُونَ
14 Se unë atyre u kaj një faj dhe frikohem se po më mbysin”. وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنبٌ فَأَخَافُ أَن يَقْتُلُونِ
15 “Po si jo, - tha Ai, - shkoni të dy me argumentet tona. Ne jemi me ju, ju dëgjojmë. قَالَ كَلَّا فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا إِنَّا مَعَكُم مُّسْتَمِعُونَ
16 Ejani te Faraoni dhe thuani: “Ne jemi Profetë të Zotit të botërave, فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ
17 Lëri Izraelitët të vijnë me ne!” أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ
18 “A nuk të kemi rritur, - tha, - në mesin tonë sa ishe fëmijë, dhe, a s’i kalove aq vjet të jetës sate ndër ne? قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ
19 Dhe ti bëre veprën që e bëre dhe përsëri e mohon” وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنتَ مِنَ الْكَافِرِينَ
20 “Atë e bëra atëherë, - u përgjegj,- kur isha i humbur, قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ
21 Prandaj, ika prej jush sepse u frikësova prej jush, kurse Zoti im më dhuroi urtësi e më bëri një nga profetët. فَفَرَرْتُ مِنكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ
22 Ndërsa, mirësia që po ma përmend, mos është ajo që robërove izraelitët?” وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدتَّ بَنِي إِسْرَائِيلَ
23 “E kush është Zoti i botërave?” – tha Faraoni. قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ
24 “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithë çka ka në mesin e tyre, nëse besoni, - i tha (ky). قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا إن كُنتُم مُّوقِنِينَ
25 “A po dëgjoni”, - u tha atyre përreth قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ
26 “Zot i juaj dhe Zoti i prindërve, të parëve tuaj”, (tha Musa). قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ
27 “Me të vërtetë, - tha Faraoni, - Profeti që u është dërguar është i marrë.” قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ
28 “Zoti i lindjes dhe perëndimit dhe gjithë ç’ka në mes tyre, nëse jeni të mençur”, tha (Musa). قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا إِن كُنتُمْ تَعْقِلُونَ
29 “Nëse pranon tjetër Zot, përveç meje, - tha (Faraoni) – do të jesh vërtetë një i burgosur” قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ
30 “A edhe nëse të sjell argumente të qarta”, - e pyeti (Musa) قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُّبِينٍ
31 Ai tha: “Hajde, sille nëse flet të vërtetën!” قَالَ فَأْتِ بِهِ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
32 Dhe Musa e hodhi shkopin e vet, kur qe, ai – gjarpër i vërtetë. فَأَلْقَى عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُّبِينٌ
33 E luajti dorën, e ajo, për ata që e shikonin, ishte e bardhë. وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاء لِلنَّاظِرِينَ
34 “Ky vërtet qenka magjistar i ditshëm – i tha parisë që e rrethonte (Faraoni). قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ
35 Me magjitë e tij dëshiron t’iu përzë nga toka juaj, çka po urdhëroni ju?” يُرِيدُ أَن يُخْرِجَكُم مِّنْ أَرْضِكُم بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ
36 “Lëre atë me gjithë vëlla dhe dërgo nëpër qytete, të mbledhin. قَالُوا أَرْجِهِ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ
37 Tërë magjistarët e dijshëm, t’i sjellin këtu”, يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ
38 Dhe magjistarët u mblodhën në ditën dhe vendin e caktuar. فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ
39 Popullit iu tha: “A jeni të një mendimi, të bashkuar وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنتُم مُّجْتَمِعُونَ
40 Që të jemi me magjistarët, nëse dalin fitimtarë!” لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِن كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ
41 Kur erdhën magjistarët i thanë Faraonit: “A do të kemi shpërblime nëse dalim ngadhnjimtarë”? فَلَمَّا جَاء السَّحَرَةُ قَالُوا لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِن كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ
42 “Po, - tha ai, - dhe atëherë do të më jeni më të afërt”. قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًا لَّمِنَ الْمُقَرَّبِينَ
43 Musa u tha: “Lëshone atë që dëshironi ta lëshoni”! قَالَ لَهُم مُّوسَى أَلْقُوا مَا أَنتُم مُّلْقُونَ
44 Dhe ata i lëshuan litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: “me madhërinë e Faraonit, ne vërtetë do të jemi fitimtarë”. فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ
45 Edhe Musa e lëshoi shkopin e tij, i cili menjëherë përbiu gjithë çka kishin improvizuar ata. فَأَلْقَى مُوسَى عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ
46 Magjistarët ranë në sexhde, iu përulën. فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ
47 “Ne i besuam Zotit të gjithpërbotshëm, thanë ata. قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ
48 Zotit të Musaut dhe të Harunit”. رَبِّ مُوسَى وَهَارُونَ
49 “I besuat atij, - tha (Faraoni) para se t’u jap unë leje. Ai është mësues juaj i vjetër që u ka mësuar magjinë, por ta dini mirë, do t’ua prejë duart dhe këmbët përkryq, dhe të tërëve do t’iu gozhdoj (do t’u vërë në kryq)”. قَالَ آمَنتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ
50 “S’ka rëndësi – i thanë, - ne do t’i drejtohemi Zotit tonë, قَالُوا لَا ضَيْرَ إِنَّا إِلَى رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ
51 Ne shpresojmë se do të na falë Zoti ynë mëkatet tona, se ne jemi besimtarët e parë”. إِنَّا نَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَن كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ
52 Ne i shpallëm Musaut të dalë natën me njerëzit e mi. Do t’ju pasojnë وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ
53 Kurse Faraoni dërgoi nëpër qytete kasnecët فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ
54 Ata, me të vërtetë, janë shumë pak إِنَّ هَؤُلَاء لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ
55 dhe janë të zemëruar në ne وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ
56 por ne për çdo gjë jei të kujdesshëm وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ
57 dhe ne, i përzumë nga kopshtet dhe krojet, فَأَخْرَجْنَاهُم مِّن جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
58 prej pallateve dhe depove të bukura وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ
59 Ashtu ishte, dhe Ne ato ua lëmë trashëgim izraelitëve. كَذَلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ
60 Dhe i arritëm ata me të lindur të diellit, فَأَتْبَعُوهُم مُّشْرِقِينَ
61 Pasi që e panë njëri-tjetrin, shokët e Musasë thirrën: “na zunë”. فَلَمَّا تَرَاءى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَى إِنَّا لَمُدْرَكُونَ
62 “Assesi, - tha (Musa), me mua është Zoti im që do të më udhëzojë” قَالَ كَلَّا إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ
63 Ne e frymëzuam Musanë t’i bjerë me shkopin e tij detit, ai u shpërnda dhe çdo anë u bë si mal i madh. فَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنِ اضْرِب بِّعَصَاكَ الْبَحْرَ فَانفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ
64 Atje pastaj i afruam të tjerët, وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآخَرِينَ
65 Shpëtuam Musanë dhe të gjitëh ata që ishin me të, وَأَنجَيْنَا مُوسَى وَمَن مَّعَهُ أَجْمَعِينَ
66 Kurse të tjerët i mbytëm në ujë. ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ
67 Për këto, ka argumente, por shumica nuk besuan, إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
68 E Zoti yt është i plotëfuqishëm dhe i mëshirshëm. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
69 Lexoju historinë e Ibrahimit, وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ
70 Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çka adhuroni ju”? إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ
71 Ata iu përgjigjen: “Adhurojmë idolin dhe gjithmonë i lutemi”. قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ
72 Ai u tha: “A ju dëgjojnë kur u drejtoheni atyre, قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ
73 A keni prej tyre dobi ose dëm”? أَوْ يَنفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ
74 “Jo”, - thanë, - por kështu e dijmë se kanë vepruar të parët tanë”, قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءنَا كَذَلِكَ يَفْعَلُونَ
75 “A i keni parë, - tha, - ata që i adhuroni ju? قَالَ أَفَرَأَيْتُم مَّا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ
76 Ju dhe të parët tuaj të vjetër”. أَنتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ
77 Ata, vërtet, janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botërave, فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِّي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ
78 I cili më krijoi mua dhe më udhëzoi, الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ
79 I cili më ushqen dhe për ujë s’më përmallon, وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ
80 I cili kur sëmurem më shëron, وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ
81 I cili më bën të vdes dhe pastaj më ngjall, وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ
82 I cili, shpresoj, se do t’më falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit. وَالَّذِي أَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ
83 O Zot, më shpërble me urtësi dhe më shtjer në udhën e të mirëve.! رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ
84 Më bën të përmendem për të mirë te të tjerët, وَاجْعَل لِّي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ
85 Më bën një nga ata që do ta shpërblesh me xhenete. وَاجْعَلْنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ
86 Më fal edhe babën tim, ai me të vërtetë ishte një nga të humburit, وَاغْفِرْ لِأَبِي إِنَّهُ كَانَ مِنَ الضَّالِّينَ
87 Mos më bën merak ditën kur njerëzit ringjallen, وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ
88 Atë ditë kur s’të bën dobi as pasuria e as fëmiu, يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ
89 Vetëm ai që vjen te All-llahu me zemër të shëndoshë. إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ
90 Dhe të devotshmëve do t’u afrohet xhenneti, وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ
91 Kurse xhehennemi do t’u dëftohet të humburve وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ
92 Dhe, do t’u thuhet: “Ku janë ata që i adhuronit وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ تَعْبُدُونَ
93 A mund t’iu ndihmojnë juve ose vetes në vend të All-llahut?” مِن دُونِ اللَّهِ هَلْ يَنصُرُونَكُمْ أَوْ يَنتَصِرُونَ
94 Pra, ata me bashkmendimtarët e tyre që janë në rrugë të gabuar, do të hidhen në xhehennem. فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ
95 Edhe tërë ushtria e djallit, وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ
96 Ata në xhehennem duke u grindur thonë, قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ
97 “Për All-llahun! Ne vërtetë kemi qenë në humbje të sigurt, تَاللَّهِ إِن كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ
98 Kur u kemi barazuar me Zotin e gjithpërbotshëm, إِذْ نُسَوِّيكُم بِرَبِّ الْعَالَمِينَ
99 Neve na humbën kriminelët, وَمَا أَضَلَّنَا إِلَّا الْمُجْرِمُونَ
100 Andaj, s’kemi as ndërmjetës, فَمَا لَنَا مِن شَافِعِينَ
101 As mik të sinqertë; وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ
102 Të ishim kthyer edhe një herë do të bëheshim besimtarë!” فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
103 Në këto ka argumente, por shumica sish s’besuan, إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
104 E zoti yt është i vërtetë i plotëfuqishëmdhe mëshirëplotë. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
105 Populli i Nuhit profetët i konsideroi gënjeshtarë. كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ
106 Kur u tha vëllau i tyre, Nuhi, “Kujdes! Frikësohuni (All-llahut)”! إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
107 Unë jam për ju, vërtet, Profet i sigurt, إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
108 Frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
109 për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, se shpërblimin mund të ma japë vetëm Zoti i gjithpërbotshëm. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ
110 Frikësohuni All-llahut më dëgjoni mua!” – فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
111 I thanë: “A të besojmë ty që të pasojnë të ndytët, të mjerët”? قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ
112 “Unë s’di, - tha, - se ç’bëjnë ata”. قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
113 “Ta dini se të gjithë, vetëm para Zotit tim, do të japin llogari, إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَى رَبِّي لَوْ تَشْعُرُونَ
114 Unënuk i përzë besimtarët. وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ
115 Unë jam vetëm një, i cili ju tërheq vërejtjen haptaz!” إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ
116 “Nëse nuk heq dorë, o Nuh, - i thanë, - me siguri do të shtypesh me gurë”. قَالُوا لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ
117 “O Zot, - tha, - populli im më quan gënjeshtar. قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ
118 Andaj Ti gjykona mua dhe ata, dhe më shpëto, mua me besimtarët që janë me mua!” فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِي مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
119 Dhe Ne e shpëtuam atë dhe kush ishte me të ngarkuar në anije, فَأَنجَيْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ
120 Pastaj i mbytëm në ujë ata që mbetën. ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ
121 Për këtë ka argumente, por shumica prej tyre nuk besuan, إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
122 Kurse Zoti yt është, vërtet i fuqishëm dhe mëshirëplotë. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
123 Edhe Ad-i profetët i quajti gënjeshtarë. كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ
124 Kur Hudi, vëllau i tyre, u tha: “A s’i frikësoheni (All-llahut)?” إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ
125 Unë jam, me sigur, Profeti juaj, إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
126 Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
127 Për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zotii botërave. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ
128 E ju ngritni çudira në çdo maje kodre, e të tjerët i përqeshni, أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ
129 Dhe ngritni pallate sikur dot ë jetoni përjetë, وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ
130 Por kur dënoni, dënoni si mizor. وَإِذَا بَطَشْتُم بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ
131 Frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua, فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
132 Frikësohuni atij, i cili u pajis me çka e dini vet, وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُم بِمَا تَعْلَمُونَ
133 U jep gjë të gjallë dhe djem, أَمَدَّكُم بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ
134 Edhe kopshte e kroje. وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
135 Unë, seriozisht, i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e madhe”. – إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
136 Ata i thanë: “Ne njëlloj e kemi, këshillove ti apo jo”. قَالُوا سَوَاء عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُن مِّنَ الْوَاعِظِينَ
137 Kështu ishte edhe me popujt e lashtë, إِنْ هَذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ
138 Dhe ne nuk do të jemi të dënuar. وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ
139 Ata vazhduan të trajtojnë si gënjeshtar, andaj ne i shfarosëm. Ky është një mësim, por shumica prej tyre nuk ishin besimtarë, فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
140 Kurse Zoti yt është, vërtet, i fuqishëm dhe i mëshirshëm. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
141 Edhe Themudi profetët i ka konsideruar rrenacakë. كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ
142 Kur vëllau i tyre, Salihu, u tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)? إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ
143 Unë jam për ju, pa dyshim, Profet i vërtetë; إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
144 Prandaj frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
145 për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë Zoti i përbotshëm. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ
146 A do të mbeteni këtu të sigurtë, أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ
147 Në kopshte dhe ndër kroje e burime, فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
148 Në toka të mbjellura, pemishte me fryte të pjekura. وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ
149 Ju me mjeshtëri të rrallë latoni shtëpi në kodra. وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ
150 Pra, frikësohuni All-llahut dhe më dëgjoni mua! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
151 E mos dëgjoni urdhërat e atyre që i teprojnë të këqiat, وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ
152 Të cilët në tokë nuk bëjnë mirë, por, sjellin shkatërrim”. الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ
153 Ata i thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur. قَالُوا إِنَّمَا أَنتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ
154 Ti je njeri, si edhe ne; prandaj sillna një mrekulli nëse je i sinqertë”. مَا أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
155 “Qe, kjo është deveja, - tha ai, - në ditë të caktuar do të pijë ajo edhe ju, قَالَ هَذِهِ نَاقَةٌ لَّهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ
156 Dhe mos i bëni asnjë të keqe që t’iu përfshijë edhe juve vuajtja e Ditës së madhe!” وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ
157 Mirëpo, ata e therrën atë e pastaj u penduan, فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ
158 Por dënimi i përfshiu. Kjo, vërtet, është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan, فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
159 Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i fortë dhe i mëshirshëm. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
160 Edeh populli i Lutit profetët i quante gënjeshtarë. كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ
161 Kur u tha vëllau i tyre, Luti: “A s’i frikësoheni All-llahut”? إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ
162 Unë jam me siguri Profeti juaj, إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
163 Prandaj frikësouni All-llahut dhe dëgjomëni mua! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
164 për këtë nuk kërkoj prej jush kurrfarë shpërblimi. Mua do të më shpërblejë Zoti i botërave. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ
165 A ju, veç tërë botës, çoni dashur me meshkuj, أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ
166 E gratë tuaja, që Zoti juaj i krijoi për ju, i lini anash? Ju jeni popull që kaloni çdo kufi”, وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُم بَلْ أَنتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ
167 Ata i thanë: “Nëse nuk heq dorë, o Lut, me siguri do të jesh i përzënë”. قَالُوا لَئِن لَّمْ تَنتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ
168 “Unë, - tha, - jam prej urrejtësve të veprimeve tuaja. قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ الْقَالِينَ
169 “O Zot, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ
170 Dhe ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij, فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ
171 Përveç plakës e cila mbet me ata, إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ
172 E pastaj të tjerët i shfarosëm. ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ
173 U lëshuam një shi, shi i tmerrshëm për ata të cilëve u është tërhequr vërejtja; وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِم مَّطَرًا فَسَاء مَطَرُ الْمُنذَرِينَ
174 Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan. إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
175 Ndërkaq Zoti yt është i mëshirshëm dhe fuqiplotë. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
176 Edhe banorët e Ejkës profetët i trajtonin gënjeshtarë. كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ
177 Kur u tha Shuajbi: “Si nuk frikësoheni? إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ
178 Unë jam, pa mëdyshje, Profet i vërtetë, إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ
179 Prandaj, frikësohuni All-llahut dhe dëgjomëni mua! فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ
180 Unë jam me siguri profet i juaj. وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ
181 Peshoni drejt dhe mos e lini mangut! أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِينَ
182 Edhe në peshojë matni me drejtësi, وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ
183 As njerëzve mos ua cenoni të drejtat e tyre dhe mos bëni krime e shkatërrime në tokë, وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ
184 Frikësohuni atij, i cili, u ka krijuar juve dhe popujt e lashtë!” وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ
185 Ata i thanë: “Ti je vetëm një njeri i magjepsur”, قَالُوا إِنَّمَا أَنتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ
186 Edhe ti je njeri si ne; dhe për ne ti je, vërtet, gënjeshtar, وَمَا أَنتَ إِلَّا بَشَرٌ مِّثْلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ
187 Por ti nëse flet të vërtetën lëshona nga qielli një dënim!” فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًا مِّنَ السَّمَاء إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
188 Zoti im tha, - e di mirë se ç’bëni ju! قَالَ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ
189 Dhe ata vazhduan ta trajtojnë si gënjeshtar, prandaj i përfshiu dënimi nga retë; ai dënim ishte një ditë e tmerrshme. فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
190 Ky është mësim, por shumica prej tyre nuk besuan, إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَةً وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ
191 Kurse Zoti yt është, vërtetë, i Gjithfuqishëm dhe Mëshirëplotë. وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ
192 Kur’ani është, pa dyshim, shpallje e Zotit të gjithë botërave وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ
193 E solli i besuari Xhebrail نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ
194 Në zemrën tënde, të bëhesh thirrës, lajmëtar, عَلَى قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنذِرِينَ
195 Në një gjuhë të qartë arabe. بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُّبِينٍ
196 Ai është përmendur në librat e profetëve të mëparshëm. وَإِنَّهُ لَفِي زُبُرِ الْأَوَّلِينَ
197 Vallë! A nuk iu mjafton atyre fakti se për këtë dinë dijetarët izraelitë? أَوَلَمْ يَكُن لَّهُمْ آيَةً أَن يَعْلَمَهُ عُلَمَاء بَنِي إِسْرَائِيلَ
198 Po t’ia shpallim edhe ndonjë tjetri joarab, وَلَوْ نَزَّلْنَاهُ عَلَى بَعْضِ الْأَعْجَمِينَ
199 E ai t’ua lexojë, atyre, prapë ata nuk do t’i besonin. فَقَرَأَهُ عَلَيْهِم مَّا كَانُوا بِهِ مُؤْمِنِينَ
200 Ja, ashtu ne e fuqim në zemrat e mëkatarëve. كَذَلِكَ سَلَكْنَاهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ
201 Ata nuk do të besojnë në të derisa nuk përjetojnë dënimin e padurueshëm, لَا يُؤْمِنُونَ بِهِ حَتَّى يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ
202 Që do t’u vijë papritmas, atëherë kur ata nuk e presin, فَيَأْتِيَهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
203 Dhe do të thonë: “A do të kemi pak afat”? فَيَقُولُوا هَلْ نَحْنُ مُنظَرُونَ
204 A e shpejtojmë dënimin tonë, أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ
205 A e pe, po nëse i lëmë edhe ca vite të tëra, أَفَرَأَيْتَ إِن مَّتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ
206 E pastaj t’i gjejë ajo me çka u kërcënohet, ثُمَّ جَاءهُم مَّا كَانُوا يُوعَدُونَ
207 Çka do të kenë dobi nga ato kënaqësi të jetës. مَا أَغْنَى عَنْهُم مَّا كَانُوا يُمَتَّعُونَ
208 Ne nuk kemi shembur asnjë fshat para se t’u vijnë ata të cilët u kanë tërhequr vërejtjen, وَمَا أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنذِرُونَ
209 T’ua përkujtojmë; Ne nuk kemi qenë mizorë. ذِكْرَى وَمَا كُنَّا ظَالِمِينَ
210 Kur’anin nuk e sjellin djajtë, وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ
211 Nuk ta merr mednja që ta bëjnë ata këtë. Ata s’kanë mundësi. وَمَا يَنبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ
212 Ata nuk munden assesi as ta dëgjojnë. إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ
213 Përveç All-llahut, prandaj, mos iu lut tjetër Zoti e të jesh nga ata që do të jenë të maltretuar! فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ
214 Tërheqi vërejtjen familjes sate më të afërt, وَأَنذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ
215 Dhe jij më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë! وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
216 Po nëse nuk të dëgjojnë, ti thuaju: “Unë s’kam asgjë me ato çka veproni ju”, فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تَعْمَلُونَ
217 dhe ki mbështetje në të Fuqishmin, të Gjithmëshirshmin, وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ
218 I cili të sheh kur ngrihesh, الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ
219 Të kryesh faljne, namazin, me të tjerët وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ
220 Sepse, Ai, vërtet, sheh dhe dëgjon çdo gjë. إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
221 A t’iu tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَى مَن تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ
222 Ata i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari. تَنَزَّلُ عَلَى كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ
223 Ata përgjojnë dhe më së shumti gënjejnë, يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ
224 Kurse poetët, ata kanë ithtarë të mbyturit në mëkate. وَالشُّعَرَاء يَتَّبِعُهُمُ الْغَاوُونَ
225 A nuk sheh se ata bredhin luginave. أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ
226 Flasin atë çka s’e bëjnë وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ
227 Me përjashtim të atyre që besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe që e përmendin All-llahun shpesh, dhe dalin ngadhnjimtar pas padrejtësisë që u bëhet. Mizorët do të marrin vesh se në çfarë humnere po hyjnë. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيراً وَانتَصَرُوا مِن بَعْدِ مَا ظُلِمُوا وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنقَلَبٍ يَنقَلِبُونَ
;