Al-Hajj

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së kijametit) është ngjarje e madhe. يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ إِنَّ زَلْزَلَةَ السَّاعَةِ شَيْءٌ عَظِيمٌ
2 Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm. يَوْمَ تَرَوْنَهَا تَذْهَلُ كُلُّ مُرْضِعَةٍ عَمَّا أَرْضَعَتْ وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا وَتَرَى النَّاسَ سُكَارَى وَمَا هُم بِسُكَارَى وَلَكِنَّ عَذَابَ اللَّهِ شَدِيدٌ
3 Ka njerëz të cilët kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie dhe pasojnë çfarëdo djalli të mbrapshtë. وَمِنَ النَّاسِ مَن يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيْطَانٍ مَّرِيدٍ
4 Atij i është caktuar, kujt i prinë ai, ta humbë dhe ta udhëzojë në dënim me flakë. كُتِبَ عَلَيْهِ أَنَّهُ مَن تَوَلَّاهُ فَأَنَّهُ يُضِلُّهُ وَيَهْدِيهِ إِلَى عَذَابِ السَّعِيرِ
5 O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura. يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ مِن مُّضْغَةٍ مُّخَلَّقَةٍ وَغَيْرِ مُخَلَّقَةٍ لِّنُبَيِّنَ لَكُمْ وَنُقِرُّ فِي الْأَرْحَامِ مَا نَشَاء إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى ثُمَّ نُخْرِجُكُمْ طِفْلًا ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّى وَمِنكُم مَّن يُرَدُّ إِلَى أَرْذَلِ الْعُمُرِ لِكَيْلَا يَعْلَمَ مِن بَعْدِ عِلْمٍ شَيْئًا وَتَرَى الْأَرْضَ هَامِدَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاء اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ وَأَنبَتَتْ مِن كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ
6 Kjo, për shkak se All-llahu, është i vërtetë dhe se Ai është që i ngjallë të vdekurit, dhe se Ai është i plotfuqishëm për gjithçka, ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّهُ يُحْيِي الْمَوْتَى وَأَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
7 Dhe se do të vijë momenti i ringjalljes – në këtë nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjallë ata që janë në varr. وَأَنَّ السَّاعَةَ آتِيَةٌ لَّا رَيْبَ فِيهَا وَأَنَّ اللَّهَ يَبْعَثُ مَن فِي الْقُبُور
8 Ka njerëz që kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie, asnjëfarë udhëzimi, dhe pa Libër të shndëritshëm (për dritë). وَمِنَ النَّاسِ مَن يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَلَا هُدًى وَلَا كِتَابٍ مُّنِيرٍ
9 Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur. ثَانِيَ عِطْفِهِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ اللَّهِ لَهُ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَنُذِيقُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَذَابَ الْحَرِيقِ
10 Qe, kjo është për shkak të veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet. ذَلِكَ بِمَا قَدَّمَتْ يَدَاكَ وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ
11 Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante. وَمِنَ النَّاسِ مَن يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَى حَرْفٍ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انقَلَبَ عَلَى وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ذَلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ
12 Ai, përveç All-llahut, i lutet atij që as mundet t’i largojë ndonjë dëm këtij, e as t’i bëjë ndonjë dobi. Ky është zhgënjim i madh. يَدْعُو مِن دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُ وَمَا لَا يَنفَعُهُ ذَلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ
13 I lutet atij nga i cili më afër e ka dëmin se sa ndonjë dobi. I atilli është mik dhe shok i keq! يَدْعُو لَمَن ضَرُّهُ أَقْرَبُ مِن نَّفْعِهِ لَبِئْسَ الْمَوْلَى وَلَبِئْسَ الْعَشِيرُ
14 Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjerë në xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon çka të dojë! إِنَّ اللَّهَ يُدْخِلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ
15 Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron. مَن كَانَ يَظُنُّ أَن لَّن يَنصُرَهُ اللَّهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ فَلْيَمْدُدْ بِسَبَبٍ إِلَى السَّمَاء ثُمَّ لِيَقْطَعْ فَلْيَنظُرْ هَلْ يُذْهِبَنَّ كَيْدُهُ مَا يَغِيظُ
16 Dhe ashtu Ne shpallim argumente të qarta, dhe All-llahu udhëzon kë të dojë. وَكَذَلِكَ أَنزَلْنَاهُ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ وَأَنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَن يُرِيدُ
17 All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالصَّابِئِينَ وَالنَّصَارَى وَالْمَجُوسَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا إِنَّ اللَّهَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
18 A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë. أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوَابُّ وَكَثِيرٌ مِّنَ النَّاسِ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ وَمَن يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِن مُّكْرِمٍ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاء
19 Këto dy grupe kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre; atyre që nuk besojnë u janë prerë tesha të zjarrta, kurse ujtë e valë do t’u derdhet mbi kokë, هَذَانِ خَصْمَانِ اخْتَصَمُوا فِي رَبِّهِمْ فَالَّذِينَ كَفَرُوا قُطِّعَتْ لَهُمْ ثِيَابٌ مِّن نَّارٍ يُصَبُّ مِن فَوْقِ رُؤُوسِهِمُ الْحَمِيمُ
20 Prej tij do t’u shkrihet ajo çka kanë në barqet e tyre, edhe lëkura. يُصْهَرُ بِهِ مَا فِي بُطُونِهِمْ وَالْجُلُودُ
21 Dhe ata kanë shkopinj të hekurt. وَلَهُم مَّقَامِعُ مِنْ حَدِيدٍ
22 Sa herë që të provojnë për të dalë prej aty, për shkak të mjerimit të madh, do të kthehen prapë aty: “Shijoni vuajtjen në zjarr të tmershëm”! كُلَّمَا أَرَادُوا أَن يَخْرُجُوا مِنْهَا مِنْ غَمٍّ أُعِيدُوا فِيهَا وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ
23 Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta. إِنَّ اللَّهَ يُدْخِلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِن ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ
24 Ata kanë qenë të frymëzuar të flasin fjalë të bukura dhe kanë qenë të udhëzuar rrugës së Atij, i cili është i denjë për lavdatë. وَهُدُوا إِلَى الطَّيِّبِ مِنَ الْقَوْلِ وَهُدُوا إِلَى صِرَاطِ الْحَمِيدِ
25 Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاء الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِ وَمَن يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ
26 Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen, وَإِذْ بَوَّأْنَا لِإِبْرَاهِيمَ مَكَانَ الْبَيْتِ أَن لَّا تُشْرِكْ بِي شَيْئًا وَطَهِّرْ بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْقَائِمِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ
27 Dhe shpallu njerëzve haxhin! – do të vijnë në këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella, وَأَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ
28 Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë! لِيَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَّعْلُومَاتٍ عَلَى مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ
29 Pastaj, le të heqin nga vetja ndyrësirën, le t’i pltoësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër! ثُمَّ لْيَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْيُوفُوا نُذُورَهُمْ وَلْيَطَّوَّفُوا بِالْبَيْتِ الْعَتِيقِ
30 Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta! ذَلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ حُرُمَاتِ اللَّهِ فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ عِندَ رَبِّهِ وَأُحِلَّتْ لَكُمُ الْأَنْعَامُ إِلَّا مَا يُتْلَى عَلَيْكُمْ فَاجْتَنِبُوا الرِّجْسَ مِنَ الْأَوْثَانِ وَاجْتَنِبُوا قَوْلَ الزُّورِ
31 Jini sinqerisht besnikë të All-llahut! Mos i bëni atij shok! Kush i bën shok All-llahut është sikur ai që ka rënë nga qielli dhe e ka rrëmbyer shpendi ose e ka shpjer era në ndonjë vend të largët. حُنَفَاء لِلَّهِ غَيْرَ مُشْرِكِينَ بِهِ وَمَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاء فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ
32 Ja, vetëm kaq! E kush madhëron fenë e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike. ذَلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى الْقُلُوبِ
33 Aty ju keni dobi deri një moment të caktuar, e pastaj vendi i tyre është pranë tempullit të lashtë. لَكُمْ فِيهَا مَنَافِعُ إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى ثُمَّ مَحِلُّهَا إِلَى الْبَيْتِ الْعَتِيقِ
34 Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve. وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنسَكًا لِيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَى مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ فَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَلَهُ أَسْلِمُوا وَبَشِّرِ الْمُخْبِتِينَ
35 Zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata të cilët me durim përballojnë vështirësit që u ndodhin, edhe ata që kryejnë faljne dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ndajnë (japin sadakë). الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَالصَّابِرِينَ عَلَى مَا أَصَابَهُمْ وَالْمُقِيمِي الصَّلَاةِ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ
36 Kurse Devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, përmendeni emrin e All-llahut, mbi ta në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe usheni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës. وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُم مِّن شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ كَذَلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
37 Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe meru sihariq bamirësve. لَن يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَكِن يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنكُمْ كَذَلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنِينَ
38 All-llahu me të vërtetë i mbron besimtarët. Ai pamëdyshje nuk e do asnjë tradhëtar, mosbesimtar. إِنَّ اللَّهَ يُدَافِعُ عَنِ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٍ كَفُورٍ
39 U lejohet (mbrojtja) atyre që janë të sulmuar, ngase u bëhet përdhunim – kurse All-llahu është me të vërtetë fuqiplotë për t’i mbrojtur, أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا وَإِنَّ اللَّهَ عَلَى نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ
40 Ata të cilët pa asnjëfarë faji janë përzënë nga shtëpitë e tyre, vetëm pse kanë thënë: “Zoti ynë është All-llahu!” Sikur All-llahu të mos i zbrapste disa njerëz me disa të tjerë, do të ishin shembur dei në themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat në të cilat me të madhe përmendet emri i All-llahut. Ndërsa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë atë (besimin e tij), sepse All-llahu është, njëmend, i fortë e i gjithfuqishëm. الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيَارِهِمْ بِغَيْرِ حَقٍّ إِلَّا أَن يَقُولُوا رَبُّنَا اللَّهُ وَلَوْلَا دَفْعُ اللَّهِ النَّاسَ بَعْضَهُم بِبَعْضٍ لَّهُدِّمَتْ صَوَامِعُ وَبِيَعٌ وَصَلَوَاتٌ وَمَسَاجِدُ يُذْكَرُ فِيهَا اسْمُ اللَّهِ كَثِيراً وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
41 Ata të cilët, nëse u japim pushtet në tokë, do të kryejnë faljen edhe do të japin sadakë, dhe dot ë urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të largojnë nga veprat e këqia. Ndërkaq përfundimi i çdo sendi i takon All-llahut. الَّذِينَ إِن مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ أَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ وَأَمَرُوا بِالْمَعْرُوفِ وَنَهَوْا عَنِ الْمُنكَرِ وَلِلَّهِ عَاقِبَةُ الْأُمُورِ
42 Nëse të konsiderojnë gënjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetët i kanë konsideruar gënjeshtarë. وَإِن يُكَذِّبُوكَ فَقَدْ كَذَّبَتْ قَبْلَهُمْ قَوْمُ نُوحٍ وَعَادٌ وَثَمُودُ
43 Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit. وَقَوْمُ إِبْرَاهِيمَ وَقَوْمُ لُوطٍ
44 Edhe banorët e Medjenit. Madje edhe Musa ka qenë trajtuar si gënjeshtar, ndërsa Unë mosbesimtarëve u kam dhënë kohë, afat, pastaj i kam dënuar; dhe me çfarë dënimi se! وَأَصْحَابُ مَدْيَنَ وَكُذِّبَ مُوسَى فَأَمْلَيْتُ لِلْكَافِرِينَ ثُمَّ أَخَذْتُهُمْ فَكَيْفَ كَانَ نَكِيرِ
45 dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banorët e të cilëve) që kanë qenë mëkatarë, dhe ata janë shkretëruar, kanë mbetur vetëm gërmadhat! Sa e sa pusa janë lënë pas dore e sa pallate të shembura! فَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا وَهِيَ ظَالِمَةٌ فَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَى عُرُوشِهَا وَبِئْرٍ مُّعَطَّلَةٍ وَقَصْرٍ مَّشِيدٍ
46 A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror. أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَتَكُونَ لَهُمْ قُلُوبٌ يَعْقِلُونَ بِهَا أَوْ آذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا فَإِنَّهَا لَا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ
47 Ata kërkojnë prej teje që dënimi t’u arrijë sa më parë, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetëm një ditë te Zoti është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj. وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَلَن يُخْلِفَ اللَّهُ وَعْدَهُ وَإِنَّ يَوْمًا عِندَ رَبِّكَ كَأَلْفِ سَنَةٍ مِّمَّا تَعُدُّونَ
48 Dhe sa vendbanime ka që ua kam zgjatur jetën (vonuar dënimin) duke qenë të padrejtë, pastaj i përfshiva (në dënim). Tek unë e kanë kthimin (pikën e fundit). وَكَأَيِّن مِّن قَرْيَةٍ أَمْلَيْتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٌ ثُمَّ أَخَذْتُهَا وَإِلَيَّ الْمَصِيرُ
49 Thuaj: “O njerëz, unë jam vetëm për t’ua tërhequr vërejtjen haptazi”. قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا أَنَا لَكُمْ نَذِيرٌ مُّبِينٌ
50 Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i pret falje dhe furnizim fisnik; فَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
51 Kurse ata të cilët përpiqen që argumentet tona t’i çfuqizojnë, ata janë banorë të xhehennemit. وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُوْلَئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ
52 Përpara teje Ne nuk kemi dërguar asnjë profet e ferrëfyes që djalli të mos jetë përzier edhe ai, kurdo që ai, (Profeti) dëshironte ndonjë send. All-llahu e shmangte atë që fuste djalli, e pastaj i përforconte fjalët e veta, All-llahu është i urtë dhe shumë i dijshëm. وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّا إِذَا تَمَنَّى أَلْقَى الشَّيْطَانُ فِي أُمْنِيَّتِهِ فَيَنسَخُ اللَّهُ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ ثُمَّ يُحْكِمُ اللَّهُ آيَاتِهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
53 Për të bërë sprovë atë që hedhte djalli, për ata zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe mizore, kurse mosbesimtarët janë, me të vërtetë, në mospajtim të pafund. لِيَجْعَلَ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ فِتْنَةً لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ وَالْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَفِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ
54 Dhe që ata, të cilët janë të pajisur me dije, ta njohin se ai është (Kur’an) i vërtetë nga Zoti yt, pra le t’i besojnë dhe zemrat e tyre të jenë të përulura! Ndërkaq All-llahu me të vërtetë ata që kanë besuar i drejton në rrugë të drejtë. وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤْمِنُوا بِهِ فَتُخْبِتَ لَهُ قُلُوبُهُمْ وَإِنَّ اللَّهَ لَهَادِ الَّذِينَ آمَنُوا إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
55 Kurse mosbesimtarët nuk do të pushojnë së dyshuari deri sa t’u vijë vdekja, papritur, ose t’u vijë vuajtja e ditës së tmerrshme. وَلَا يَزَالُ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي مِرْيَةٍ مِّنْهُ حَتَّى تَأْتِيَهُمُ السَّاعَةُ بَغْتَةً أَوْ يَأْتِيَهُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَقِيمٍ
56 Atë ditë, pushteti do të jetë i All-llahut, Ai do të gjykojë ndërmjet tyre: Besimtarët të cilët kanë bërë vepra të mira do të kënaqen në xhennete të këndshme. الْمُلْكُ يَوْمَئِذٍ لِّلَّهِ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ فَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ
57 Kurse, mosbesimtarët dhe ata që kanë përgënjeshtruar argumentet tona, ata do të qëndrojnë në vuajtje të turpshme. وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا فَأُوْلَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ
58 All-llahu, njëmend, do t’i shpërblejë mirë ata të cilët e kanë lënë vendlindjen e vet për hirë të All-llahut, pastaj janë vrarë ose kanë vdekur sepse All-llahu më së miri shpërblen. وَالَّذِينَ هَاجَرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوا أَوْ مَاتُوا لَيَرْزُقَنَّهُمُ اللَّهُ رِزْقًا حَسَنًا وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ
59 Ai do t’i shpjerë, vërtet, në vend ku ata do të jenë të kënaqur. Ndaj All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë. لَيُدْخِلَنَّهُم مُّدْخَلًا يَرْضَوْنَهُ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٌ
60 Ja kështu! Kurse atij i cili me të njëjtën masë e kthen të keqën e bërë (nxjerr hak), dhe të cilit prapë i bëhet padrejtësi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmojë. All-llahu, njëmend, shlyen mëkatet dhe fal. ذَلِكَ وَمَنْ عَاقَبَ بِمِثْلِ مَا عُوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيْهِ لَيَنصُرَنَّهُ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ
61 Ja kështu! Se All-llahu e bën natën ditë, kurse ditën natë; Dhe All-llahu është ai i cili dëgjon dhe i sheh të tëra. ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ
62 Kjo është për shkak se All-llahu, vetëm Ai është i vërtetë, kurse ato të cilave u falën ata, përveç All-llahut, nuk ekzistojnë, dhe se All-llahu është i madh dhe i lartëmadhërishëm. ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
63 A nuk e ke parë si e lëshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelbëron? All-llahu është me të vërtetë i mirë dhe i informuar. أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ أَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَتُصْبِحُ الْأَرْضُ مُخْضَرَّةً إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ
64 E atij është çka ka në qiej dhe në tokë! All-llahu, me të vërtetë, është i pasur dhe i denjë për lavdatë! لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
65 A nuk e sheh se All-llahu ua ka nënshtruar juve çka ka në tokë, madje edhe lundrat, që me vullnetin e Tij lundrojnë nëpër det? Ai mban atë çka është në qiell të mos bjerë në tokë, vetëm me lejen e Tij, All-llahu është, pa dyshim, i butë dhe i mëshirshëm ndaj njerëzve. أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي الْأَرْضِ وَالْفُلْكَ تَجْرِي فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ وَيُمْسِكُ السَّمَاء أَن تَقَعَ عَلَى الْأَرْضِ إِلَّا بِإِذْنِهِ إِنَّ اللَّهَ بِالنَّاسِ لَرَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
66 Ai është i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prapë do t’ju ringjallë; megjithatë njeriu ëshë jomirënjohës! وَهُوَ الَّذِي أَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ إِنَّ الْإِنسَانَ لَكَفُورٌ
67 Çdo populli i kemi ccaktuar një ligj ta zbatojnë atë, dhe assesi mos lejo që të diskutojnë me ty lidhur me këtë. Ti thirr Zotin tënd, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugë të drejtë. لِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنسَكًا هُمْ نَاسِكُوهُ فَلَا يُنَازِعُنَّكَ فِي الْأَمْرِ وَادْعُ إِلَى رَبِّكَ إِنَّكَ لَعَلَى هُدًى مُّسْتَقِيمٍ
68 Po në qoftë se ata polemizojnë me ty, thuaj: “All-llahu e di mirë se çka punoni ju!” وَإِن جَادَلُوكَ فَقُلِ اللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ
69 All-llahu do t’ju gjykojë në Ditën e kijametit për atë në çka po kundërshtoheni. اللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
70 A nuk e di se All-llahut i është e njohur e tërë çka është në qiej dhe në tokë? Ajo është krejt nën një Libër; Ajo është krejtësisht e lehtë për All-llahun! أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاء وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
71 Politeistët, në vend të All-llahut, adhurojnë ato të cilëve Ai nuk u ka dërguar asfarë argumenti, dhe që as vetë nuk dinë asgjë. Ndërkaq politeistët askush nuk i ndihmon. وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَمَا لَيْسَ لَهُم بِهِ عِلْمٌ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِن نَّصِيرٍ
72 Dhe kur u lexon ajetet tona të qarta, ti, në fytyrat e atyre, që nuk besojnë, vërenë pakënaqësi të madhe, gati sa nuk vërsulen kundër atyre të cilët u lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmëroj diç më të neveritshme se kjo? Zjarr! Atë All-llahu ua ka premtuar mosbesimtarëve, sa vendbanim i tmerrshëm është!” وَإِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ تَعْرِفُ فِي وُجُوهِ الَّذِينَ كَفَرُوا الْمُنكَرَ يَكَادُونَ يَسْطُونَ بِالَّذِينَ يَتْلُونَ عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا قُلْ أَفَأُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكُمُ النَّارُ وَعَدَهَا اللَّهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
73 O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”. يَا أَيُّهَا النَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَاسْتَمِعُوا لَهُ إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ اللَّهِ لَن يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ اجْتَمَعُوا لَهُ وَإِن يَسْلُبْهُمُ الذُّبَابُ شَيْئًا لَّا يَسْتَنقِذُوهُ مِنْهُ ضَعُفَ الطَّالِبُ وَالْمَطْلُوبُ
74 Ata nuk e çmojnë All-llahun me vlerën e vërtetë, se All-llahu është, njëmend, i fortë e i plotëfuqishëm. مَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ إِنَّ اللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ
75 All-llahu i zgjedh profetët nga mesi i engjujve edhe njerëzve. All-llahu dëgjon krejt dhe i sheh të tëra. اللَّهُ يَصْطَفِي مِنَ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا وَمِنَ النَّاسِ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ
76 Ai e di se çka ka para tyre dhe çka ka pas tyre, dhe të gjitha çështjet i kthehen All-llahut. يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الأمُورُ
77 O besimtarë, kryene faljen dhe përuluni e adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ارْكَعُوا وَاسْجُدُوا وَاعْبُدُوا رَبَّكُمْ وَافْعَلُوا الْخَيْرَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُون
78 Dhe luftoni për hirë të All-llahut ashtu si duhet të luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe në fe nuk ju ka caktuar asgjë të rëndë, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Juve që moti ju ka quajtur muslimanë por edhe në këtë (Kur’an). Profeti le të jetë dëshmitar i juaj e ju t’u bëheni dëshmitarë njerëzve të tjerë. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshëm te All-llahu; ai është zotëri i juaj, dhe sa zotëri e ndihmës i mirë është! وَجَاهِدُوا فِي اللَّهِ حَقَّ جِهَادِهِ هُوَ اجْتَبَاكُمْ وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ مِّلَّةَ أَبِيكُمْ إِبْرَاهِيمَ هُوَ سَمَّاكُمُ الْمُسْلِمينَ مِن قَبْلُ وَفِي هَذَا لِيَكُونَ الرَّسُولُ شَهِيدًا عَلَيْكُمْ وَتَكُونُوا شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلَاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ
;