Al-Baqara

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Alif Lam Mim. الم
2 Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit, ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ
3 Të cilët besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin sadakë nga ajo që u kemi dhënë ne. الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ
4 Edhe ata që besojnë në atë çka është shpallur përpara teje, si edhe ata që janë të bindur në botën tjetër. والَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنزِلَإِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ وَبِالآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ
5 Ata janë të përudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetëm ata, janë të shpëtuar. أُوْلَـئِكَ عَلَى هُدًى مِّن رَّبِّهِمْ وَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
6 Ata që nuk besojnë, me siguri e kanë njëlloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojnë. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ سَوَاءٌ عَلَيْهِمْ أَأَنذَرْتَهُمْ أَمْ لَمْ تُنذِرْهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
7 All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshët e tyre, kurse para syve të tyre ka një perde. Ata i pret dënimi i madh. خَتَمَ اللّهُ عَلَى قُلُوبِهمْ وَعَلَى سَمْعِهِمْ وَعَلَى أَبْصَارِهِمْ غِشَاوَةٌ وَلَهُمْ عَذَابٌ عظِيمٌ
8 Ka njerëz, të cilët thonë: I kemi besuar All-llahut dhe botës tjetër, por ata nuk janë besimtarë. وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ
9 Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që kanë besuar, por ata vetëm e mashtrojnë veten dhe nuk e hetojnë. يُخَادِعُونَ اللّهَ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَمَا يَخْدَعُونَ إِلاَّ أَنفُسَهُم وَمَا يَشْعُرُونَ
10 Zemrat e tyre janë të sëmura dhe All-llahu edhe më tepër ua rrit sëmundjen. Ata i pret dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë. فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ فَزَادَهُمُ اللّهُ مَرَضاً وَلَهُم عَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ
11 Kur u thuhet: “Mos bëni turbullira në tokë”! – thonë – Ne vetëm mbajmë rendin. وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ قَالُواْ إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ
12 Kujdes! Se në fakt ata bëjnë turbullira por nuk vënë re. أَلا إِنَّهُمْ هُمُ الْمُفْسِدُونَ وَلَـكِن لاَّ يَشْعُرُونَ
13 Kur u thuhet: Besoni si besojnë njerëzit, ata përgjigjen: “A të besojmë ashtu si besojnë të marrët, naivët”? Por ata janë vetë të marrë vetëm se nuk e dinë, apo jo? وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُواْ كَمَا آمَنَ النَّاسُ قَالُواْ أَنُؤْمِنُ كَمَا آمَنَ السُّفَهَاء أَلا إِنَّهُمْ هُمُ السُّفَهَاء وَلَـكِن لاَّ يَعْلَمُونَ
14 Kur i takojnë ata që besojnë, thonë: Kemi besuar, por kur mbesin vetëm me djajtë e vet, thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm tallemi”. وَإِذَا لَقُواْ الَّذِينَ آمَنُواْ قَالُواْ آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْاْ إِلَى شَيَاطِينِهِمْ قَالُواْ إِنَّا مَعَكْمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِئُونَ
15 All-llahu tallet me ata dhe i lëshon të dështojnë edhe më tepër në mosbesimin e tyre. اللّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ
16 Ata janë, të cilët japin fitimin për humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfarë dobie dhe ata nuk janë të përudhur. أُوْلَـئِكَ الَّذِينَ اشْتَرُوُاْ الضَّلاَلَةَ بِالْهُدَى فَمَا رَبِحَت تِّجَارَتُهُمْ وَمَا كَانُواْ مُهْتَدِينَ
17 Ata i ngjajnë shembullit të atij që ndez zjarr, por kur ai ndriçon rrethin e tyre, All-llahu ua merr dritën dhe i le në terr që të mos shohin. مَثَلُهُمْ كَمَثَلِ الَّذِي اسْتَوْقَدَ نَاراً فَلَمَّا أَضَاءتْ مَا حَوْلَهُ ذَهَبَ اللّهُ بِنُورِهِمْ وَتَرَكَهُمْ فِي ظُلُمَاتٍ لاَّ يُبْصِرُونَ
18 Janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kthehen pas. صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لاَ يَرْجِعُونَ
19 Ose janë sikur ata të cilët vënë gishtat në veshët e tyre kur i përfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullimë dhe vetëtimë, të frikësuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtarët. أَوْ كَصَيِّبٍ مِّنَ السَّمَاء فِيهِ ظُلُمَاتٌ وَرَعْدٌ وَبَرْقٌ يَجْعَلُونَ أَصْابِعَهُمْ فِي آذَانِهِم مِّنَ الصَّوَاعِقِ حَذَرَ الْمَوْتِ واللّهُ مُحِيطٌ بِالْكافِرِينَ
20 Dhe vetëtima, për pak sa nuk i verbëron; sa herë që veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur të donte All-llahu mund t’ua merrte edhe të dëgjuarit edhe të pamurit, sepse All-llahu, me të vërtetë, ka mundësi për çdo send. يَكَادُ الْبَرْقُ يَخْطَفُ أَبْصَارَهُمْ كُلَّمَا أَضَاء لَهُم مَّشَوْاْ فِيهِ وَإِذَا أَظْلَمَ عَلَيْهِمْ قَامُواْ وَلَوْ شَاء اللّهُ لَذَهَبَ بِسَمْعِهِمْ وَأَبْصَارِهِمْ إِنَّ اللَّه عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
21 O njerëz! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata përpara jush, ndoshta bëheni të devotshëm! يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
22 Ai i cili ua ka bërë tokën shtrojë, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju lëshon shiun dhe me të bën që të rriten fryte, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni shok All-llahut me vetëdije! الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
23 Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëne ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën! وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَى عَبْدِنَا فَأْتُواْ بِسُورَةٍ مِّن مِّثْلِهِ وَادْعُواْ شُهَدَاءكُم مِّن دُونِ اللّهِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
24 Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. فَإِن لَّمْ تَفْعَلُواْ وَلَن تَفْعَلُواْ فَاتَّقُواْ النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ
25 Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa herë që do t’u jepet ndonjë frut prej atyhit, ata do të thonë: “Me këtë jemi furnizuar edhe më herët”, por do t’u jepet vetëm e ngjashme me të. Aty do të ketë femra të pastra dhe ata do të jenë përgjithmonë aty. وَبَشِّرِ الَّذِين آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ كُلَّمَا رُزِقُواْ مِنْهَا مِن ثَمَرَةٍ رِّزْقاً قَالُواْ هَـذَا الَّذِي رُزِقْنَا مِن قَبْلُ وَأُتُواْ بِهِ مُتَشَابِهاً وَلَهُمْ فِيهَا أَزْوَاجٌ مُّطَهَّرَةٌ وَهُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
26 All-llahu nuk ngurron të sjellë si shembull mushkonjën ose diçka si kjo, dhe ata që besojnë, ata e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk e besojnë thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull”? Me këtë Ai shumë i humb, por shumë edhe i drejton në rrugë të drejtë. Dhe me këtë nuk humb askush tjetër përveç mbrapshtanëve, إِنَّ اللَّهَ لاَ يَسْتَحْيِي أَن يَضْرِبَ مَثَلاً مَّا بَعُوضَةً فَمَا فَوْقَهَا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُواْ فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَـذَا مَثَلاً يُضِلُّ بِهِ كَثِيراً وَيَهْدِي بِهِ كَثِيراً وَمَا يُضِلُّ بِهِ إِلاَّ الْفَاسِقِينَ
27 të cilët e thejnë besën e dhënë All-llahut, pasi që janë besatuar dhe e shkëpusin atë çka ka urdhëruar All-llahu të mbahet, dhe bëjnë turbullira në tokë. Ata njëmend janë të shkatërruar. الَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ اللَّهِ مِن بَعْدِ مِيثَاقِهِ وَيَقْطَعُونَ مَا أَمَرَ اللَّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ أُولَـئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
28 Si mundeni ta mohoni All-llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni. كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَاتاً فَأَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
29 Ai ëshë i cili ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni. هُوَ الَّذِي خَلَقَ لَكُم مَّا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء فَسَوَّاهُنَّ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
30 Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Unë në tokë po caktoj një mëkëmbës”! Ata i thanë: - A po bën aty dikë që do të bëjë turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të lartësojmë? Unë di – tha Ai – atë çka ju nuk e dini. وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الأَرْضِ خَلِيفَةً قَالُواْ أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاء وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
31 Dhe ia mësoi Ademit emërtimet e të gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Më informoni për emrat e tyre, nëse flisni të vërtetën!” وَعَلَّمَ آدَمَ الأَسْمَاء كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلاَئِكَةِ فَقَالَ أَنبِئُونِي بِأَسْمَاء هَـؤُلاء إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
32 Ata i thanë: - Qofsh lartësuar! Ne nuk dimë përveç asaj që na ke mësuar Ti. Padyshim ti je i gjithëdijshëm, i urtë. قَالُواْ سُبْحَانَكَ لاَ عِلْمَ لَنَا إِلاَّ مَا عَلَّمْتَنَا إِنَّكَ أَنتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ
33 O Adem! – tha Ai, ua trego emrat atyre! Dhe kur ai u tha emrat e tyre, All-llahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di të padukshmet e qiejve dhe të tokës dhe vetëm Unë di atë çka e shfaqni haptazi dhe atë çka e fshihni?” قَالَ يَا آدَمُ أَنبِئْهُم بِأَسْمَآئِهِمْ فَلَمَّا أَنبَأَهُمْ بِأَسْمَآئِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ
34 Dhe kur u thamë engjujve: “Përuluni (bini në sexhde) Ademit!” Ata iu përulën, me përjashtim të iblisit. Ai refuzoi dhe bëri mendjemadhësi dhe u bë mosbesimtar. وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلاَئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ فَسَجَدُواْ إِلاَّ إِبْلِيسَ أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ
35 Dhe ne i thamë: “O Adem! Vendosuni ti dhe gruaja jote në xhennet dhe hani aty sa të doni prej ku të dëshironi, por kësaj peme mos iu afroni e të bëheni punëkëqinj!” وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلاَ مِنْهَا رَغَداً حَيْثُ شِئْتُمَا وَلاَ تَقْرَبَا هَـذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الْظَّالِمِينَ
36 Por djalli i mashtroi në këtë punë dhe i nxori prej aty ku ishin, dhe ne u thamë: “Hupni së këndejmi si armiq të njëri-tjetrit dhe do të vendoseni e të jetoni në tokë deri në afatin e caktuar!” فَأَزَلَّهُمَا الشَّيْطَانُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ وَقُلْنَا اهْبِطُواْ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ وَلَكُمْ فِي الأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَى حِينٍ
37 Dhe i pranoi disa fjalë të Zotit të vet, andaj Ai ia fali. Ai me të vërtetë pranon pendimin, është mëshirëplotë. فَتَلَقَّى آدَمُ مِن رَّبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
38 Ne u thamë: “Shporruni të gjithë prej aty! Nga unë do t’u vijë një udhërrëfim dhe kush pason përudhjen time nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.” قُلْنَا اهْبِطُواْ مِنْهَا جَمِيعاً فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
39 Kurse ata, të cilët nuk besuan, por i përgënjeshtruan argumentet tona, ata janë banorë të xhehennemit, ata do të mbesin aty përgjithmonë. وَالَّذِينَ كَفَرواْ وَكَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا أُولَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
40 O Izraelitë! Kujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe plotësoni besën që ma dhatë, t’ju plotësoj edhe unë besën time. Frikësohmuni vetëm mua! يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اذْكُرُواْ نِعْمَتِيَ الَّتِي أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَوْفُواْ بِعَهْدِي أُوفِ بِعَهْدِكُمْ وَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ
41 Besoni asaj që po ua shpallë, e cila ua vërteton atë çka e keni ju, dhe mos jini të parët që nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalët e mia dhe frikësohmuni vetëm mua! وَآمِنُواْ بِمَا أَنزَلْتُ مُصَدِّقاً لِّمَا مَعَكُمْ وَلاَ تَكُونُواْ أَوَّلَ كَافِرٍ بِهِ وَلاَ تَشْتَرُواْ بِآيَاتِي ثَمَناً قَلِيلاً وَإِيَّايَ فَاتَّقُونِ
42 Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini. وَلاَ تَلْبِسُواْ الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُواْ الْحَقَّ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
43 Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe përkuluni me ata që përkulen! وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ وَارْكَعُواْ مَعَ الرَّاكِعِينَ
44 A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e vetën e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mendoni pak? أَتَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبِرِّ وَتَنسَوْنَ أَنفُسَكُمْ وَأَنتُمْ تَتْلُونَ الْكِتَابَ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
45 Kërkoni ndihmë me anë të durimit dhe faljes! Ajo është padyshim punë e madhe (e rëndë) por jo edhe për të dëgjueshmit e bindur, وَاسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ وَإِنَّهَا لَكَبِيرَةٌ إِلاَّ عَلَى الْخَاشِعِينَ
46 të cilët shpresojnë se do të dalin para Zotit të vet dhe se Atij do t’i kthehen. الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلاَقُوا رَبِّهِمْ وَأَنَّهُمْ إِلَيْهِ رَاجِعُونَ
47 O Izraelitë! Përkujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe unë ju kam dalluar prej njerëzve të tjerë. يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اذْكُرُواْ نِعْمَتِيَ الَّتِي أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّي فَضَّلْتُكُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ
48 Ruajuni asaj dite kur askush nuk do të mund t’i shërbejë asgjë kurrkujt, dhe nuk do të pranohet ndërmjetësimi i askujt, nuk do të pranohet kompensimi e nuk do të jenë të ndihmuar. وَاتَّقُواْ يَوْماً لاَّ تَجْزِي نَفْسٌ عَن نَّفْسٍ شَيْئاً وَلاَ يُقْبَلُ مِنْهَا شَفَاعَةٌ وَلاَ يُؤْخَذُ مِنْهَا عَدْلٌ وَلاَ هُمْ يُنصَرُونَ
49 Dhe kur ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit që ju mundonin me dënimin më të rëndë, duke jua therrur djemtë tuaj, kurse vajzat jua linin në jetë. Në këtë ka sprovë të madhe nga Zoti i juaj i madh. وَإِذْ نَجَّيْنَاكُم مِّنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوَءَ الْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَاءكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءكُمْ وَفِي ذَلِكُم بَلاء مِّن رَّبِّكُمْ عَظِيمٌ
50 Dhe kur e ndamë detin për ju dhe juve u shpëtuam, kurse njerëzit e Faraonit i përmbytëm e ju i shikonit. وَإِذْ فَرَقْنَا بِكُمُ الْبَحْرَ فَأَنجَيْنَاكُمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ
51 Dhe kur e thirrëm Musaun në takim për katërdhjetë netë, ju pas atij patët marrë viçin (për zot). Ju jeni mizorë. وَإِذْ وَاعَدْنَا مُوسَى أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِن بَعْدِهِ وَأَنتُمْ ظَالِمُونَ
52 Pastaj juve, edhe pas kësaj, ua falëm, ndoshta bëheni mirënjohës. ثُمَّ عَفَوْنَا عَنكُمِ مِّن بَعْدِ ذَلِكَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
53 Dhe kur Musaut i dhamë Librin dhe Furkanin (që ndanë të vërtetën nga e pavërteta), ndoshta merrni rrugën e mbarë! وَإِذْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَالْفُرْقَانَ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
54 Dhe klur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, ju i keni bërë keq vetvetes kur e keni marrë viçin (për zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetvetën! Te Krijuesi juaj, ajo është më mirë për ju, Ai do t’ua falë. Ai i pranon shumë pendimet dhe është mëshirëplotë”. وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنَّكُمْ ظَلَمْتُمْ أَنفُسَكُمْ بِاتِّخَاذِكُمُ الْعِجْلَ فَتُوبُواْ إِلَى بَارِئِكُمْ فَاقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ عِندَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
55 Dhe kur i thatë: - “O Musa, ne nuk kemi për të besuar deri sa ta shohim All-llahun haptazi! – Dhe vetëtima ju përfshiu e ju shikonit. وَإِذْ قُلْتُمْ يَا مُوسَى لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْكُمُ الصَّاعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ
56 Pastaj juve, pas vdekjes, ju kemi ngjallur që të jeni mirënjohës. ثُمَّ بَعَثْنَاكُم مِّن بَعْدِ مَوْتِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
57 Dhe ju kemi bërë hije me retë dhe ju zbritëm fëllënza dhe menn (lëng i ëmbël). Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar! Ata nuk na bënë keq neve, por i bënë keq vetvetës. وَظَلَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْغَمَامَ وَأَنزَلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَى كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَـكِن كَانُواْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
58 Dhe kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani çka të dëshironi dhe sa të dëshironi, por në hyrje hyni kokëulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mëkatet tuaja, madje bamirësve do t’u japim edhe më shumë. وَإِذْ قُلْنَا ادْخُلُواْ هَـذِهِ الْقَرْيَةَ فَكُلُواْ مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ رَغَداً وَادْخُلُواْ الْبَابَ سُجَّداً وَقُولُواْ حِطَّةٌ نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطَايَاكُمْ وَسَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ
59 Mirëpo, mizorët e ndërruan fjalën që u është thënë, me fjalë të tjera që nuk u është thënë, dhe Ne mbi ata që kanë bërë mizori ua lëshuam një dënim nga qielli, për shkak se ishin të mbrapshtë. فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُواْ قَوْلاً غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَنزَلْنَا عَلَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ رِجْزاً مِّنَ السَّمَاء بِمَا كَانُواْ يَفْسُقُونَ
60 Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit!” prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe çdo grup dinin burimin e vet. Hani dhe pini nga furnizimet e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë si mbrapshtanë! وَإِذِ اسْتَسْقَى مُوسَى لِقَوْمِهِ فَقُلْنَا اضْرِب بِّعَصَاكَ الْحَجَرَ فَانفَجَرَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْناً قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَّشْرَبَهُمْ كُلُواْ وَاشْرَبُواْ مِن رِّزْقِ اللَّهِ وَلاَ تَعْثَوْاْ فِي الأَرْضِ مُفْسِدِينَ
61 Dhe ju i thatë: “O Musa, ne më nuk mund të qëndrojmë vetëm me një ushqim, prandaj lutju Zotit tënd për ne që të na japë (bëjë të rritet) diçka tjetër çka e bën toka: perime, tranguj, edhe tjerrëza e barishte, - groshë, qepë e hudhra. – Ai tha: “A doni ta ndërroni atë çka është e mirë me atë çka është e pavlerëshme? Shkoni, pra, në qytet se do të gjeni atë që keni kërkuar!” Ata i mbuloi poshtërsia dhe mjerimi, ndaj merituan hidhërimin e All-llahut; për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetët pa pikë të fajit. Kjo ata i goditi për shkak se qenë të padëgjueshëm dhe me të këqia i kalonin tërë kufinjtë. وَإِذْ قُلْتُمْ يَا مُوسَى لَن نَّصْبِرَ عَلَىَ طَعَامٍ وَاحِدٍ فَادْعُ لَنَا رَبَّكَ يُخْرِجْ لَنَا مِمَّا تُنبِتُ الأَرْضُ مِن بَقْلِهَا وَقِثَّآئِهَا وَفُومِهَا وَعَدَسِهَا وَبَصَلِهَا قَالَ أَتَسْتَبْدِلُونَ الَّذِي هُوَ أَدْنَى بِالَّذِي هُوَ خَيْرٌ اهْبِطُواْ مِصْراً فَإِنَّ لَكُم مَّا سَأَلْتُمْ وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ وَالْمَسْكَنَةُ وَبَآؤُوْاْ بِغَضَبٍ مِّنَ اللَّهِ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَانُواْ يَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَيَقْتُلُونَ النَّبِيِّينَ بِغَيْرِ الْحَقِّ ذَلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعْتَدُونَ
62 Me siguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ وَالَّذِينَ هَادُواْ وَالنَّصَارَى وَالصَّابِئِينَ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحاً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
63 Dhe kur e kemi marrë nga ju besën, edhe malin Tur e kemi ngritur përmbi ju. Pranone seriozisht, si të juajën, çka u kemi dhënë dhe ta keni ndërmend çka ka në të, ndoshta do të ruheni! وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ خُذُواْ مَا آتَيْنَاكُم بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُواْ مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
64 Ju pastaj ia kthyet shpinën dhe po të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e tij, ju me siguri do të shkatërroheshit. ثُمَّ تَوَلَّيْتُم مِّن بَعْدِ ذَلِكَ فَلَوْلاَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لَكُنتُم مِّنَ الْخَاسِرِينَ
65 Ju i dini ata, nga mesi juaj, të cilët gabuan të shtunën, prandaj ne u patëm thënë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!” وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ الَّذِينَ اعْتَدَواْ مِنكُمْ فِي السَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُواْ قِرَدَةً خَاسِئِينَ
66 Bashkohanikëve dhe breznive të tyre ua kemi bërë këtë si vërejtje dhe këshillë për të devotshmit. فَجَعَلْنَاهَا نَكَالاً لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهَا وَمَا خَلْفَهَا وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِينَ
67 Dhe kur i tha Musa popullit të vet: “All-llahu ju urdhëron të “therrni një lopë”; ata i thanë: “Ti po allesh me ne, a?” “Mos e bëftë All-llahu, - tha ai, - unë të jem nga injorantët!” وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِقَوْمِهِ إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُكُمْ أَنْ تَذْبَحُواْ بَقَرَةً قَالُواْ أَتَتَّخِذُنَا هُزُواً قَالَ أَعُوذُ بِاللّهِ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ
68 I thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë duhet të jetë ajo lopë!” Ai u tha: po thotë se ajo është një lopë as e madhe as e vogël, mesatare, ndërmjet atyre moshave, andaj veproni siç po ju urdhërohet! قَالُواْ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لّنَا مَا هِيَ قَالَ إِنَّهُ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌ لاَّ فَارِضٌ وَلاَ بِكْرٌ عَوَانٌ بَيْنَ ذَلِكَ فَافْعَلُواْ مَا تُؤْمَرونَ
69 I thanë, lute Zotin tënd për hir tonin le të na sqarojë çfarë ngjyre duhet të ketë. Po thotë, - u përgjegj ai, se ajo është një lopë qimeverdhë me ngjyrë të theksuar, që i pëlqen gjithkujt. قَالُواْ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا لَوْنُهَا قَالَ إِنَّهُ يَقُولُ إِنّهَا بَقَرَةٌ صَفْرَاء فَاقِـعٌ لَّوْنُهَا تَسُرُّ النَّاظِرِينَ
70 Lute, i thanë përsëri, Zotin tënd, për hir tonin të na sqarojë çfarë duhet të jetë, sepse neve na duken lopët të ngjashme, dhe ne, në dashtë All-llahu, gjithsesi do të jemi të udhëzuar.” قَالُواْ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ يُبَيِّن لَّنَا مَا هِيَ إِنَّ البَقَرَ تَشَابَهَ عَلَيْنَا وَإِنَّا إِن شَاء اللَّهُ لَمُهْتَدُونَ
71 Ai thotë, - u tha ky, - se ajo është një lopë jo e lodhur duke lëvruar tokën dhe duke ujitur arat, duhet të jetë pa të meta e pa shenjë. “Eh, tash e ke përshkruar si duhet”, i thanë, dhe e therrën por memzi e bënë këtë. قَالَ إِنَّهُ يَقُولُ إِنَّهَا بَقَرَةٌ لاَّ ذَلُولٌ تُثِيرُ الأَرْضَ وَلاَ تَسْقِي الْحَرْثَ مُسَلَّمَةٌ لاَّ شِيَةَ فِيهَا قَالُواْ الآنَ جِئْتَ بِالْحَقِّ فَذَبَحُوهَا وَمَا كَادُواْ يَفْعَلُونَ
72 Dhe kur e patët mbytur një njeri, dhe filluat të ziheni për ta fshehur, por All-llahu e nxori në shesh atë çka e fshihnit ju. وَإِذْ قَتَلْتُمْ نَفْساً فَادَّارَأْتُمْ فِيهَا وَاللّهُ مُخْرِجٌ مَّا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ
73 Prandaj thamë që t’i mëshoni atij me një pjesë të saj! E ashtu All-llahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon argumentet e veta, mbase do të mblidhni mendjen! فَقُلْنَا اضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا كَذَلِكَ يُحْيِي اللّهُ الْمَوْتَى وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
74 Pastaj zemrat tuaja, pas asaj, u bënë të forta, sepse ka gurë prej të cilëve shpërthejnë burime, e ka, me siguri, edhe guri që çahet dhe prej tij del ujë, por ka, pamëdyshje edhe që pëlcasin nga frika e All-llahut. All-llahu nuk është indiferent për atë çka bëni ju. ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّن بَعْدِ ذَلِكَ فَهِيَ كَالْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةً وَإِنَّ مِنَ الْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ الأَنْهَارُ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ الْمَاء وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
75 A dëshironi ju që t’ju besojnë ata, që një grup prej tyre e dëgjonin fjalën e All-llahut dhe pasi që i kanë kuptuar, me vetëdije i kanë falsifikuar. أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُواْ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِن بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
76 Kur takojnë besimtarë ata thonë: “Kemi besuar”! por sapo mbesin më vete, thonë: “A po ju kallzoni për atë që All-llahu vetëm juve ju ka shpaluar, që t’u shërbejë si argument kundër jush para Zotit tuaj? A hiç nuk e merrni me mend?!” وَإِذَا لَقُواْ الَّذِينَ آمَنُواْ قَالُواْ آمَنَّا وَإِذَا خَلاَ بَعْضُهُمْ إِلَىَ بَعْضٍ قَالُواْ أَتُحَدِّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ اللّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَآجُّوكُم بِهِ عِندَ رَبِّكُمْ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
77 A nuk e dinë ata se All-llahu di edhe atë çka fshehin edhe atë çka shfaqin? أَوَلاَ يَعْلَمُونَ أَنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ
78 Prej tyre ka analfabetë, nuk dinë për Libër, por vetëm për fall, dhe ata vetëm fantazojnë. وَمِنْهُمْ أُمِّيُّونَ لاَ يَعْلَمُونَ الْكِتَابَ إِلاَّ أَمَانِيَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَظُنُّونَ
79 Të mjerët ata, të cilët me duar të veta shkruajnë libër e pastaj thonë: “Ja, ky është prej All-llahut”, për të nxjerrë ndonjë fitim të parëndësishëm. Dhe të mjerët ata për shkak se duartë e atyre e kanë shkruar dhe mjerë ata me çka po fitojnë! فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ الْكِتَابَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَـذَا مِنْ عِندِ اللّهِ لِيَشْتَرُواْ بِهِ ثَمَناً قَلِيلاً فَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَّهُمْ مِّمَّا يَكْسِبُونَ
80 Ata thanë: “Neve zjarri nuk na prek, vetëm se për një kohë të caktuar”. Thuaj! “A i keni marrë besën All-llahut për këtë – se All-llahu nuk e then besën e vet – apo thuani për All-llahun diçka që nuk e dini?” وَقَالُواْ لَن تَمَسَّنَا النَّارُ إِلاَّ أَيَّاماً مَّعْدُودَةً قُلْ أَتَّخَذْتُمْ عِندَ اللّهِ عَهْدًا فَلَن يُخْلِفَ اللّهُ عَهْدَهُ أَمْ تَقُولُونَ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
81 Po si jo! Atë që bënë keq do ta rrethojnë mëkatet e veta; ata do të jenë banorë të zjarrit ku do të mbesin përgjithmonë. بَلَى مَن كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيـئَتُهُ فَأُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
82 Dhe ata, të cilët besuan dhe bëjnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të mbesin përgjithmonë. وَالَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ أُولَـئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
83 Dhe kur morëm fjalën nga Izraelitët: vetëm All-llahut t’i faleni dhe tu bëni mirë prindërve, edhe të afërmëve, edhe bonjakëve edhe të varfërve, dhe njerëzve t’u flisni fjalë të mira dhe kryeni faljen dhe zeqatin, por ju pastaj, përveç një numri të vogël, tradhtuat dhe ia kthyet shpinën. وَإِذ أَخَذْنَا مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ لاَ تَعْبُدُونَ إِلاَّ اللّهَ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً وَذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَقُولُواْ لِلنَّاسِ حُسْناً وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلاَّ قَلِيلاً مِّنكُمْ وَأَنتُم مِّعْرِضُونَ
84 Dhe kur morëm prej jush besën se nuk do të derdhni gjakun tuaj dhe se nuk do të përzëni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja, ju e pranuat këtë dhe po e dëshmoni. وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ لاَ تَسْفِكُونَ دِمَاءكُمْ وَلاَ تُخْرِجُونَ أَنفُسَكُم مِّن دِيَارِكُمْ ثُمَّ أَقْرَرْتُمْ وَأَنتُمْ تَشْهَدُونَ
85 Mirëpo, ju përsëri e mbytni njëri-tjetrin e disa nga ju i përzini nga shtëpitë e tyre – duke ndihmuar njëri-tjetrin, me mëkat e armiqësi, kundër atyre; por nëse u vijnë si të zënë robër ju kompenzoheni, a e keni pasur të ndaluar t’i përzini?! Si bëhet të besoni një pjesë të Librit e tjetrën pjesë ta mohini?! Çfarë shpërblimi ka ai nga ju, që bën ashtu nbë mos poshtërsim në këtë botë, kurse në ditën e kijametit do të vëhen në më të rëndin dënim. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju. ثُمَّ أَنتُمْ هَـؤُلاء تَقْتُلُونَ أَنفُسَكُمْ وَتُخْرِجُونَ فَرِيقاً مِّنكُم مِّن دِيَارِهِمْ تَظَاهَرُونَ عَلَيْهِم بِالإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَإِن يَأتُوكُمْ أُسَارَى تُفَادُوهُمْ وَهُوَ مُحَرَّمٌ عَلَيْكُمْ إِخْرَاجُهُمْ أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ فَمَا جَزَاء مَن يَفْعَلُ ذَلِكَ مِنكُمْ إِلاَّ خِزْيٌ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ يُرَدُّونَ إِلَى أَشَدِّ الْعَذَابِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
86 Ata janë, të cilët jetën e kësaj bote e blejnë me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtësohet e as që do të jenë të ndihmuar. أُولَـئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُاْ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا بِالآَخِرَةِ فَلاَ يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلاَ هُمْ يُنصَرُونَ
87 Ne i kemi pas dhënë Musaut Librinn dhe pas tij kemi dërguar profetë njërin pas tjetrit. Edhe Isaut, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi përkrahur me Xehbrailin (Shpirt i shenjt). Dhe, a nuk bëheshit arrogantë sa herë që ndonjë profet u solli atë çka nuk u pëlqente juve, madje disa i shpallnit rrenacakë, kurse disa i mbytnit. وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَقَفَّيْنَا مِن بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ أَفَكُلَّمَا جَاءكُمْ رَسُولٌ بِمَا لاَ تَهْوَى أَنفُسُكُمُ اسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقاً كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقاً تَقْتُلُونَ
88 Po thonë: “Zemrat tona janë të ashpra”. Jo, por All-llahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre, prandaj ata fort pak janë që besojnë. وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ بَل لَّعَنَهُمُ اللَّه بِكُفْرِهِمْ فَقَلِيلاً مَّا يُؤْمِنُونَ
89 Pasi që u erdhi Libri nga All-llahu, i cili e vërteton atë çka e kanë, por edhe më herët lypnin ndihmë kundër mosbesimtarëve, dhe kur u vjen ajo që është e njohur, atë e mohojnë, pra, paçin mallkimin e All-llahut ata që nuk besojnë! وَلَمَّا جَاءهُمْ كِتَابٌ مِّنْ عِندِ اللّهِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ وَكَانُواْ مِن قَبْلُ يَسْتَفْتِحُونَ عَلَى الَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَمَّا جَاءهُم مَّا عَرَفُواْ كَفَرُواْ بِهِ فَلَعْنَةُ اللَّه عَلَى الْكَافِرِينَ
90 Është e mjerueshme ajo për çka janë shitur. Të mohojnë atë çka u ka shpallur All-llahu, vetëm nga zilia që All-llahu nga mirësia e tij ia dërgon shpalljen kujt do Ai, nga robërit e vet, dhe kanë nxitur hidhërim pas hidhërimi, ndërkaq për mosbesimtarët ka dënim të turpshëm. بِئْسَمَا اشْتَرَوْاْ بِهِ أَنفُسَهُمْ أَن يَكْفُرُواْ بِمَا أنَزَلَ اللّهُ بَغْياً أَن يُنَزِّلُ اللّهُ مِن فَضْلِهِ عَلَى مَن يَشَاء مِنْ عِبَادِهِ فَبَآؤُواْ بِغَضَبٍ عَلَى غَضَبٍ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ مُّهِينٌ
91 Dhe kur u thuhet: “Besoni asaj që ju ka shpallur All-llahu”! thoshin: “Ne besojmë në atë çka na shpallet neve” – por nuk besojnë në atë pas asaj, e ajo është e vërteta që po e vërteton atë çka e kanë. Thuaj! Po përse më përpara i mbytnit profetët e All-llahut pasi qenkeni besimtarë?” وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُواْ بِمَا أَنزَلَ اللّهُ قَالُواْ نُؤْمِنُ بِمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرونَ بِمَا وَرَاءهُ وَهُوَ الْحَقُّ مُصَدِّقاً لِّمَا مَعَهُمْ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنبِيَاء اللّهِ مِن قَبْلُ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
92 Edhe Musa iu ka pasë sjellë argumente të qarta, por ju në mungesë të tij përsëri morët viçin (t’i besoni) duke bërë kështu mizori e padrejtësi.” وَلَقَدْ جَاءكُم مُّوسَى بِالْبَيِّنَاتِ ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِن بَعْدِهِ وَأَنتُمْ ظَالِمُونَ
93 Dhe kur prej jush kemi marrë besën tuaj, dhe e ngritëm përmbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht atë çka a japim dhe dëgjoni!” Ata thonë: “Ne dëgjuam, por jemi të padëgjueshëm”. Zemrat e tyre për shkak të mosbesimit të tyre akoma ishin të fryra me viç. Thuaj: “Është shumë e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nëse jeni sadopak besimtarë”. وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ خُذُواْ مَا آتَيْنَاكُم بِقُوَّةٍ وَاسْمَعُواْ قَالُواْ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا وَأُشْرِبُواْ فِي قُلُوبِهِمُ الْعِجْلَ بِكُفْرِهِمْ قُلْ بِئْسَمَا يَأْمُرُكُمْ بِهِ إِيمَانُكُمْ إِن كُنتُمْ مُّؤْمِنِينَ
94 Thuaj: “Nëse te All-llahu është siguruar xhenneti vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit tjerë, ju lypne vdekjen nëse jeni të siqertë”! قُلْ إِن كَانَتْ لَكُمُ الدَّارُ الآَخِرَةُ عِندَ اللّهِ خَالِصَةً مِّن دُونِ النَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ الْمَوْتَ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
95 Por kurrë nuk do ta lypin, për shkak të asaj se çka bëjnë! Ndërsa All-llahu i di mirë kriminelët. وَلَن يَتَمَنَّوْهُ أَبَدًا بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ وَاللّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمينَ
96 Ti gjithsesi do t’i shohësh se ata e duan jetën më shumë se tërë njerëzit tjerë, edhe se sa ata që janë politeistë. Dikush do të dëshironte të jetojë njëmijë vjet edhe pse ajo, edhe sikur të jetonte aq, nuk do ta largonte nga vuajtja. All-llahu sheh mirë se çka punojnë. وَلَتَجِدَنَّهُمْ أَحْرَصَ النَّاسِ عَلَى حَيَاةٍ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُواْ يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍ وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِ مِنَ الْعَذَابِ أَن يُعَمَّرَ وَاللّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ
97 Thuaj: “Kush është armik i Xhebrailit? E ai, me lejen e All-llahut, ty të vë atë (Kur’anin) në zemër, i cili i vërteton ata çka ishin më përpara tij, si udhërrëfim e përgëzim për besimtarë”. قُل مَن كَانَ عَدُوًّا لِّجِبْرِيلَ فَإِنَّهُ نَزَّلَهُ عَلَى قَلْبِكَ بِإِذْنِ اللّهِ مُصَدِّقاً لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ وَهُدًى وَبُشْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ
98 Kush është armik i All-llahut dhe i engjujve të tij edhe profetëve të tij edhe Xhebrailit dhe Mikailit – e All-llahu është, hiç pa dyshim, armik i atyre që nuk besojnë. مَن كَانَ عَدُوًّا لِّلّهِ وَمَلآئِكَتِهِ وَرُسُلِهِ وَجِبْرِيلَ وَمِيكَالَ فَإِنَّ اللّهَ عَدُوٌّ لِّلْكَافِرِينَ
99 Dhe ne ty të kemi shpallur argumente të qarta dhe këta nuk i mohon tjetërkush përveç të mbrapshtërve. وَلَقَدْ أَنزَلْنَا إِلَيْكَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ وَمَا يَكْفُرُ بِهَا إِلاَّ الْفَاسِقُونَ
100 A çdo herë kur marrin ndonjë obligim e prishin disa prej tyre? Jo, por shumica sish nuk besojnë. أَوَكُلَّمَا عَاهَدُواْ عَهْداً نَّبَذَهُ فَرِيقٌ مِّنْهُم بَلْ أَكْثَرُهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
101 Dhe kur u pat ardhur Profeti nga All-llahu, që ua vërtetonte atë çka e kishin, një grup prej atyre – të cilëve u qe dhënë Libri – e hudhnin pas shpine Librin e All-llahut, kinse nuk e dinin. وَلَمَّا جَاءهُمْ رَسُولٌ مِّنْ عِندِ اللّهِ مُصَدِّقٌ لِّمَا مَعَهُمْ نَبَذَ فَرِيقٌ مِّنَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ كِتَابَ اللّهِ وَرَاء ظُهُورِهِمْ كَأَنَّهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ
102 Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, - porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten. وَاتَّبَعُواْ مَا تَتْلُواْ الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَـكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْاْ بِهِ أَنفُسَهُمْ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ
103 Dhe sikur ata të besonin dhe të ruheshin, shpërblimi nga All-llahu do të ishte gjithsesi më i mirë, sikur ta dinin?! وَلَوْ أَنَّهُمْ آمَنُواْ واتَّقَوْا لَمَثُوبَةٌ مِّنْ عِندِ اللَّه خَيْرٌ لَّوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ
104 O besimtarë, mos thuani fjalën “raina” po thuani “undhurna” dhe dëgjoni! E mosbesimtarët i pret dënim i dhembshëm. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقُولُواْ رَاعِنَا وَقُولُواْ انظُرْنَا وَاسْمَعُوا ْوَلِلكَافِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
105 Ata, të cilët nuk besojnë qofshin ithtarë të Librit a politeistë, nuk duan që juve t’ju shpallet nga Zoti juaj çfarëdo e mirë qoftë. Porse All-llahu e dallon kë të dojë me mëshirën e vet. All-llahu ka mirësi të madhe. مَّا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُواْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَلاَ الْمُشْرِكِينَ أَن يُنَزَّلَ عَلَيْكُم مِّنْ خَيْرٍ مِّن رَّبِّكُمْ وَاللّهُ يَخْتَصُّ بِرَحْمَتِهِ مَن يَشَاء وَاللّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
106 Ne nuk pezullojmë asnjë ajet apo ta harrojmë, po sjellim më të mirë se ai ose të ngjashëm sikur ai. A nuk e ke ditur se All-llahu ka mundësi për çdo send? مَا نَنسَخْ مِنْ آيَةٍ أَوْ نُنسِهَا نَأْتِ بِخَيْرٍ مِّنْهَا أَوْ مِثْلِهَا أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللّهَ عَلَىَ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
107 A nuk e ke ditur se All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe tokës, dhe ju përveç All-llahut nuk keni mbrojtës tjetër as ndihmëtar? أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللّه لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ اللّهِ مِن وَلِيٍّ وَلاَ نَصِيرٍ
108 A doni të kërkoni nga Profeti juaj siç kanë kërkuar më parë nga Musa? Dhe kush e ndërron besimin me mosbesim ai e ka humbur rrugën e drejtë. أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْأَلُواْ رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَى مِن قَبْلُ وَمَن يَتَبَدَّلِ الْكُفْرَ بِالإِيمَانِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاء السَّبِيلِ
109 Shumë ithtarë të Librit kanë dëshiruar që, t’ju kthenin në mosbesimtarë, pasi jeni bërë besimtarë, nga egoizmi i verbëruar i tyre, edhe pasi që u është sqaruar e vërteta, por ju falni dhe hiquni atyre derisa All-llahu nuk bjen vendimin e vet. All-llahu, njëmend, ka mundësi për çdo gjë. وَدَّ كَثِيرٌ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّن بَعْدِ إِيمَانِكُمْ كُفَّاراً حَسَدًا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْحَقُّ فَاعْفُواْ وَاصْفَحُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللّهُ بِأَمْرِهِ إِنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
110 Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin! E çka do që të bëni mirë për vete, do ta gjeni te All-llahu. Me siguri All-llahu sheh mirë se çka punoni. وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ وَمَا تُقَدِّمُواْ لأَنفُسِكُم مِّنْ خَيْرٍ تَجِدُوهُ عِندَ اللّهِ إِنَّ اللّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
111 Ata thonë, në xhennet nuk do të hyjnë të tjerë përveç kush është ebrej ose krishterë. Ajo është dëshirë e tyre! Ti thuaju: “Sillni argumentin tuaj nëse jeni të sinqertë!” وَقَالُواْ لَن يَدْخُلَ الْجَنَّةَ إِلاَّ مَن كَانَ هُوداً أَوْ نَصَارَى تِلْكَ أَمَانِيُّهُمْ قُلْ هَاتُواْ بُرْهَانَكُمْ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
112 Përkundrazi: Ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i vet dhe ata nuk do të frikësohen as do të pikëllohen. بَلَى مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُ لِلّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُ أَجْرُهُ عِندَ رَبِّهِ وَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
113 Ebrejtë thonë: “Të krishterët nuk janë në rrugë të drejtë, “kurse të krishterët thonë: “Ebrejtë nuk janë në rrugë të drejtë”, e ata të gjithë lexojnë Librin. Pikërisht ashtu siç flasin ata, thanë edhe ata që nuk dinë. Por All-llahu do t’i gjykojë në ditën e gjykimit për atë në çka kundërshtohen. وَقَالَتِ الْيَهُودُ لَيْسَتِ النَّصَارَى عَلَىَ شَيْءٍ وَقَالَتِ النَّصَارَى لَيْسَتِ الْيَهُودُ عَلَى شَيْءٍ وَهُمْ يَتْلُونَ الْكِتَابَ كَذَلِكَ قَالَ الَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ فَاللّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
114 Kush është më mizor se ai, i cili pengon që në xhamit e All-llahut të përmendet emri i Tij, dhe përpiqet për rrënimin e tyre. Ata nuk kanë për të hyrë aty, përveç se me frikë. Ata në këtë botë kanë turpin, kurse në atë botë dënimin e madh. وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَاجِدَ اللّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ وَسَعَى فِي خَرَابِهَا أُوْلَـئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَا إِلاَّ خَآئِفِينَ لهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ
115 Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi, kahdo që të ktheheni atje është anë e All-llahut. All-llahu është pa dyshim i gjërë dhe shumë i dijshëm. وَلِلّهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ فَأَيْنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجْهُ اللّهِ إِنَّ اللّهَ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
116 Thonë: “All-llahu ka një fëmijë”. Qoftë lartësuar Ai! Jo, po të atij janë krejt çka ka në qiej dhe në tokë, Atij të gjithë i nënshtrohen; وَقَالُواْ اتَّخَذَ اللّهُ وَلَدًا سُبْحَانَهُ بَل لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ كُلٌّ لَّهُ قَانِتُونَ
117 Zanafillës i qiejve dhe i tokës, dhe kur do të zbatojë diçka ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe bëhet. بَدِيعُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَإِذَا قَضَى أَمْراً فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُ كُن فَيَكُونُ
118 Kurse ata që nuk dinë të flasin: “Përse të mos na flasë neve All-llahu ose të na vijë ndonjë argument”! Ashtu, mu si fjalët e tyre kanë folur edhe ata përpara tyre. Kanë zemra të ngjashme, kurse ne i patëm sqaruar argumentet për njerëzit që janë të bindur. وَقَالَ الَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ لَوْلاَ يُكَلِّمُنَا اللّهُ أَوْ تَأْتِينَا آيَةٌ كَذَلِكَ قَالَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِم مِّثْلَ قَوْلِهِمْ تَشَابَهَتْ قُلُوبُهُمْ قَدْ بَيَّنَّا الآيَاتِ لِقَوْمٍ يُوقِنُونَ
119 Ne ty të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe qortues dhe nuk do të merresh në pyetje për banorët e xhehennemit. إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ بِالْحَقِّ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلاَ تُسْأَلُ عَنْ أَصْحَابِ الْجَحِيمِ
120 As ebrejtë as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të mos pranosh fenë e tyre. Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Dhe nëse ti jepesh pas dëshirave të tyre, pasi që të ka ardhur dijenia (shpallja) prej All-llahut askush nuk mund të të mbrojë as të ndihmojë. وَلَن تَرْضَى عَنكَ الْيَهُودُ وَلاَ النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ قُلْ إِنَّ هُدَى اللّهِ هُوَ الْهُدَى وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءهُم بَعْدَ الَّذِي جَاءكَ مِنَ الْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ اللّهِ مِن وَلِيٍّ وَلاَ نَصِيرٍ
121 Atyre të cilëve u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu si është – ata i besojnë atij. Ai që nuk i beson atij, ai do të jetë i humbur e i shkatërruar. الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَتْلُونَهُ حَقَّ تِلاَوَتِهِ أُوْلَـئِكَ يُؤْمِنُونَ بِهِ وَمن يَكْفُرْ بِهِ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ
122 O izraelitë! “Kujtoni dhuntinë time që ua kam dhuruar dhe Unë ju kam dalluar mbi të gjithë njerëzit tjerë”! يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اذْكُرُواْ نِعْمَتِيَ الَّتِي أَنْعَمْتُ عَلَيْكُمْ وَأَنِّي فَضَّلْتُكُمْ عَلَى الْعَالَمِينَ
123 Dhe frikësohuni asaj dite kur askush nuk mund të ndihmojë asgjë dhe nuk do të pranohet kompensim prej askujt, dhe ndërmjetësimi nuk i bënë dobi dhe askush nuk do të jetë i ndihmuar.” وَاتَّقُواْ يَوْماً لاَّ تَجْزِي نَفْسٌ عَن نَّفْسٍ شَيْئاً وَلاَ يُقْبَلُ مِنْهَا عَدْلٌ وَلاَ تَنفَعُهَا شَفَاعَةٌ وَلاَ هُمْ يُنصَرُونَ
124 Dhe kur Ibrahimin Zoti i tij e provoi me disa urdhëra, e ai të gjitha i kreu plotësisht, i tha (All-llahu): “Po të bëj të jesh prijatarë për njerëzit!” “Edhe disa pasardhës të mi” – u lut ai. “Besatimi im, tha Ai, nuk do të përfshijë mizorët”. وَإِذِ ابْتَلَى إِبْرَاهِيمَ رَبُّهُ بِكَلِمَاتٍ فَأَتَمَّهُنَّ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًا قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِي قَالَ لاَ 0يَنَالُ عَهْدِي الظَّالِمِينَ
125 Dhe tempullin e Qabes e bëmë vendtubim dhe vend të sigurt për njerëzit. Vendi ku ka qëndruar Ibrahimi konsiderohet si tempull ku kryhet falja! Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi urdhëruar: “Pastrone tempullin tim për ata që do ta vizitojnë, të cilët do të qëndrojnë aty dhe do të bëjnë namaz, përulen dhe gjunjëzohen”. وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِّلنَّاسِ وَأَمْناً وَاتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى وَعَهِدْنَا إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ
126 Dhe Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bëne këtë një vend të sigurt, dhe banorët e tij furnizoi me frute, ata që besojnë në All-llahun dhe në botën tjetër!” Ai tha: “Kush nuk beson do t’ia mundësoj të kënaqet për pak kohë, e pastaj do ta hudhë në dënim me zjarr. Sa vendbanim i tmerrshëm është ai!” وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَـَذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُم بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلاً ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّارِ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ
127 Dhe derisa Ibrahimi dhe Ismaili ngritnin themelet e tempullit, luteshin: “O Zoti ynë, prano prej nesh, sepse Ti, me të vërtetë dëgjon dhe di! وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
128 O Zoti ynë, bëna ne të dyve besnikët Tuaj, edhe pasardhësit tonë le të jenë besnik Ty, dhe na i trego traditat tona dhe na fal, sepse Ti njëmend je mëshirëplotë që pranon pendimin! رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
129 O Zoti ynë, dërgoju atyre një profet nga mesi i tyre, i cili do t’ua kumtojë ajetet Tuaja dhe do t’ua mësojnë Librin dhe urtësinë dhe t’i pastrojë, sepse Ti je njëmend i fortë, i urtë! رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولاً مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ إِنَّكَ أَنتَ العَزِيزُ الحَكِيمُ
130 Kush i largohet fesë së Ibrahimit përveç se ai që e nënçmon vetveten; kurse ne atë e kemi zgjedhur në këtë botë, por edhe në atë botë ai do të jetë gjithsesi nga të mirë. وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلاَّ مَن سَفِهَ نَفْسَهُ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا وَإِنَّهُ فِي الآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ
131 Kur Zoti i tij tha: “Dorëzohu” – ai u përgjegj: “Unë jam dorëzuar Zotit të botërave!” إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ
132 Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: “O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!” وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلاَ تَمُوتُنَّ إَلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ
133 A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdh jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: “Çka do të adhuroni pas meje?” Do të adhurojmë, - i thanë ata, - Zotin tënd edhe Zotin e të parëve tu: “Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot. Edhe ne atij i jemi dorëzuar.” أَمْ كُنتُمْ شُهَدَاء إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِن بَعْدِي قَالُواْ نَعْبُدُ إِلَـهَكَ وَإِلَـهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَـهًا وَاحِدًا وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ
134 Ai është një popull që është zhdukur; Ata kanë atë çka e kanë fituar, kurse ju atë çka e keni fituar vetë, dhe ju nuk do të merreni në pyetje se çka kanë bërë ata. تِلْكَ أُمَّةٌ قَدْ خَلَتْ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُم مَّا كَسَبْتُمْ وَلاَ تُسْأَلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ
135 Ata thanë: “Bëhuni ebrej ose të krishterë, do të jeni përudhur”! Ti thuaju: Jo, por në fenë e pastër të Ibrahimit, ai nuk ishte politeist. وَقَالُواْ كُونُواْ هُودًا أَوْ نَصَارَى تَهْتَدُواْ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
136 Thuani: “Ne i besojmë All-llahut dhe çka na është shpallur neve edhe çka i është shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit, dhe pasardhësve dhe çka i është dhënë Musaut dhe Isait, edhe në atë çka u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre”, ne nuk e dallojmë asnjërin nga mesi i tyre, ne atij i jemi nënshtruar. قُولُواْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ
137 Andaj, nëse kanë besuar ashtu siç i besuat Ju, janë në rrugë të drejtë, e nëse kthehen nga kjo rrugë, atëherë janë në kundërshtim, por All-llahu të mjafton kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha. فَإِنْ آمَنُواْ بِمِثْلِ مَا آمَنتُم بِهِ فَقَدِ اهْتَدَواْ وَّإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّمَا هُمْ فِي شِقَاقٍ فَسَيَكْفِيكَهُمُ اللّهُ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
138 All-llahu na ka udhëzuar, kush është më i mirë se All-llahu për udhëzim? Ne atë e adhurojmë. صِبْغَةَ اللّهِ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللّهِ صِبْغَةً وَنَحْنُ لَهُ عَابِدونَ
139 Thuaj: “A po polemizoni me ne për All-llahun, e Ai është edhe Zoti i juaj edhe Zoti i ynë? Ndërsa veprat tona janë për ne, e për ju veprat tuaja! Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij.” قُلْ أَتُحَآجُّونَنَا فِي اللّهِ وَهُوَ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ وَلَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُخْلِصُونَ
140 A po thuani se njëmend Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi edhe pasardhësit kanë qenë ebrejë ose të krishterë? Thuaj! “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më kriminel se ai, i cili fsheh dëshminë duke e ditur se është prej All-llahut? All-llahu, pra, nuk është indiferent ndaj asaj çka punoni ju.” أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطَ كَانُواْ هُودًا أَوْ نَصَارَى قُلْ أَأَنتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللّهُ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن كَتَمَ شَهَادَةً عِندَهُ مِنَ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
141 Ai është një popull që është zhdukur. Ai ka atë çka e ka fituar, kurse ju keni atë çka e keni fituar vetë dhe nuk do të merreni në pyetje se çka kanë punuar ata. تِلْكَ أُمَّةٌ قَدْ خَلَتْ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُم مَّا كَسَبْتُمْ وَلاَ تُسْأَلُونَ عَمَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
142 Do të thonë disa të marrë (shkurtpamës) nga njerëzit: “Çka i ka kthyer ata nga Kibla e tyre drejtë së cilës (kanë qenë) drejtuar?” Thuaj: “Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi. Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë do vetë!” سَيَقُولُ السُّفَهَاء مِنَ النَّاسِ مَا وَلاَّهُمْ عَن قِبْلَتِهِمُ الَّتِي كَانُواْ عَلَيْهَا قُل لِّلّهِ الْمَشْرِقُ وَالْمَغْرِبُ يَهْدِي مَن يَشَاء إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
143 Dhe ashtu ju kemi bërë një bashkësi të drejtë që të jeni dëshmitarë kundër njerëzve, dhe Profeti do të jetë dëshmitar kundër jush. Dhe Ne nuk e kemi bërë Kiblen drejt së cilës je kthyer (më parë) për asgjë tjetër vetëm se të shohim se kush do të pasojë Profetin nga ata që do të kthehen prapa. Kjo ka qenë shumë punë e madhe, por jo edhe për ata të cilët i ka udhëzuar All-llahu, se All-llahu nuk është për t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu është njëmend për njerëzit shumë i butë dhe mëshirëplotë. وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا لِّتَكُونُواْ شُهَدَاء عَلَى النَّاسِ وَيَكُونَ الرَّسُولُ عَلَيْكُمْ شَهِيدًا وَمَا جَعَلْنَا الْقِبْلَةَ الَّتِي كُنتَ عَلَيْهَا إِلاَّ لِنَعْلَمَ مَن يَتَّبِعُ الرَّسُولَ مِمَّن يَنقَلِبُ عَلَى عَقِبَيْهِ وَإِن كَانَتْ لَكَبِيرَةً إِلاَّ عَلَى الَّذِينَ هَدَى اللّهُ وَمَا كَانَ اللّهُ لِيُضِيعَ إِيمَانَكُمْ إِنَّ اللّهَ بِالنَّاسِ لَرَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
144 E shohim se si po e drejton fytyrën kah qielli, dhe ne gjithësesi do të kthejmë kah Kibleja me të cilën do të jesh i kënaqur, prandaj ktheje fytyrën kah tempulli i shenjtë! Dhe kudo që të jeni drejtohuni kah ajo anë. Ata të cilëve u është dhënë Libri me siguri e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj çka punojnë. قَدْ نَرَى تَقَلُّبَ وَجْهِكَ فِي السَّمَاء فَلَنُوَلِّيَنَّكَ قِبْلَةً تَرْضَاهَا فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّواْ وُجُوِهَكُمْ شَطْرَهُ وَإِنَّ الَّذِينَ أُوْتُواْ الْكِتَابَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ
145 Edhe sikur ti, atyre që u është dhënë Libri, t’ua sillje tërë argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tënde, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre, dhe asnjëri nuk do të pranojë Kiblen e njëri-tjetrit. Po sikur ti të pasosh dëshirat e tyre, pasi që të ka ardhur shpallja, atëherë ti, pamëdyshje, do të ishe i padrejtë. وَلَئِنْ أَتَيْتَ الَّذِينَ أُوْتُواْ الْكِتَابَ بِكُلِّ آيَةٍ مَّا تَبِعُواْ قِبْلَتَكَ وَمَا أَنتَ بِتَابِعٍ قِبْلَتَهُمْ وَمَا بَعْضُهُم بِتَابِعٍ قِبْلَةَ بَعْضٍ وَلَئِنِ اتَّبَعْتَ أَهْوَاءهُم مِّن بَعْدِ مَا جَاءكَ مِنَ الْعِلْمِ إِنَّكَ إِذَاً لَّمِنَ الظَّالِمِينَ
146 Atyre të cilëve u kemi dhënë Libër e njohin atë (Profetin) siç i njohin bijtë e vet, por një grup sish me çdo kusht fshehin të vërtetën edhe pse e dinë. الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءهُمْ وَإِنَّ فَرِيقاً مِّنْهُمْ لَيَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
147 E vërteta është nga Zoti yt, prandaj kurrsesi mos jij prej atyre që dyshojnë! الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ
148 Secili kthehet kah kibleja e vet, por ju bëni konkurencë me vepra të mira! Kudo qofshi, All-llahu të gjithëve do t’u tubojë – All-llahu me siguri ka mundësi për çdo send. وَلِكُلٍّ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا فَاسْتَبِقُواْ الْخَيْرَاتِ أَيْنَ مَا تَكُونُواْ يَأْتِ بِكُمُ اللّهُ جَمِيعًا إِنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
149 Nga do të dalësh ti, ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, e vërteta njëmend vjen nga Zoti yt, - dhe All-llahu nuk është i painteresuar se çka punoni. وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَإِنَّهُ لَلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
150 Ngado që të dalësh, ti ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, dhe kudo që gjendeni këtheni fytyrat tuaja kah ajo anë, që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç nga mesi i atyre që bëjnë mizori, por mos iu frikësoni! Frikësohmuni Mua që t’ua plotësoj dhuntinë time ndaj jush dhe që të jeni të udhëzuar. وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيْكُمْ حُجَّةٌ إِلاَّ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنْهُمْ فَلاَ تَخْشَوْهُمْ وَاخْشَوْنِي وَلأُتِمَّ نِعْمَتِي عَلَيْكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
151 Siç ju kemi dërguar një Profet nga mesi juaj, t’iu lexojë ajetet tona dhe t’ju pastrojë e t’iu mësojë Librin dhe urtësinë dhe t’iu mësojë atë çka nuk e keni ditur. كَمَا أَرْسَلْنَا فِيكُمْ رَسُولاً مِّنكُمْ يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِنَا وَيُزَكِّيكُمْ وَيُعَلِّمُكُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُعَلِّمُكُم مَّا لَمْ تَكُونُواْ تَعْلَمُونَ
152 Më kujtoni ju Mua, t’iu kujtoj edhe unë dhe më falënderoni edhe mos mohoni! فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُواْ لِي وَلاَ تَكْفُرُونِ
153 O besimtarë, kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
154 Dhe mos thuani për ata që janë vrarë në rugë të All-llahut “janë të vdekur”! Përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e dini. وَلاَ تَقُولُواْ لِمَنْ يُقْتَلُ فِي سَبيلِ اللّهِ أَمْوَاتٌ بَلْ أَحْيَاء وَلَكِن لاَّ تَشْعُرُونَ
155 Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fruteve. Dhe ti përgëzoji durimtarët. وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوفْ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الأَمَوَالِ وَالأنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ
156 Të cilët kur i godit ndonjë e papritur vetëm thonë: “Nne jemi të All-llahut dhe ne te Ai po kthehemi!” الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ
157 Ata i pret bekimi dhe mëshira e Zotit të tyre, këta janë ata të cilët janë në rrugë të drejtë. أُولَـئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ
158 Safa dhe Merva janë, me të vërtetë, nga normat e All-llahut, prandaj ai që e viziton Qaben ose bën umren nuk bën kurrfarë gabimi të sillet edhe rreth tyre. Dhe kush bën ndonjë vepër të mirë, vullnetarisht, po All-llahu është me të vërtetë mirënjohës dhe i dijshëm! إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِن شَعَآئِرِ اللّهِ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوِ اعْتَمَرَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَا وَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ
159 Ata të cilët i fshehin argumentet tona që i kemi shpallur ne; edhe rrugën e drejtë, pasi që ua kemi sqaruar njerëzve me Libër, ata All-llahu i mallkon, madje i mallkojnë edhe ata që mallkojnë; إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـئِكَ يَلعَنُهُمُ اللّهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ
160 Përveç atyre që pendohen dhe përmirësohen edhe atë e shprehin haptazi, atyre unë ua pranoj pendimin se unë jam mëshirëplotë dhe i pranoj pendimet. إِلاَّ الَّذِينَ تَابُواْ وَأَصْلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَـئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
161 Ata të cilët kanë mohuar dhe vdesin si mosbesimtarë, mbi ata bjen mallkim i All-llahut edhe i engjujve edhe i njerëzve, bashkërisht. إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَمَاتُوا وَهُمْ كُفَّارٌ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ لَعْنَةُ اللّهِ وَالْمَلآئِكَةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
162 Aty janë përgjithmonë, dhe dënimi as u lehtësohet e as afat u lejohet. خَالِدِينَ فِيهَا لاَ يُخَفَّفُ عَنْهُمُ الْعَذَابُ وَلاَ هُمْ يُنظَرُونَ
163 Dhe Zoti juaj është vetëm një Zot! Nuk ka Zot përveç atij, të gjithmëshirshmit, mëshirëplotit! وَإِلَـهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ
164 Padyshim në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, edhe anijes që lundron nëpër det me çka u sjell dobi njerëzve, edhe shiun të cilin All-llahu e lëshon nga qielli, me të cilin ngjallë tokën pasi që ka vdekur, nëpër të ka shpërndarë qenie të gjalla gjithfarësh, edhe në ndërrimin e erërave, vranësirat e pezulluara ndërmjet qiellit dhe tokës – s’do mend, ka argumente për njerëzit e mençur. إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَاخْتِلاَفِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَالْفُلْكِ الَّتِي تَجْرِي فِي الْبَحْرِ بِمَا يَنفَعُ النَّاسَ وَمَا أَنزَلَ اللّهُ مِنَ السَّمَاء مِن مَّاء فَأَحْيَا بِهِ الأرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا وَبَثَّ فِيهَا مِن كُلِّ دَآبَّةٍ وَتَصْرِيفِ الرِّيَاحِ وَالسَّحَابِ الْمُسَخِّرِ بَيْنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ لآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ
165 Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtarët më fortë e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata që kanë bërë mizori, atëherë kur do ta shohin dënimin, se e tërë forca është vetëm e All-llahut, All-llahu është ndëshkimfortë. وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلّهِ جَمِيعاً وَأَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ
166 Kur ata, të cilët janë pasuruar prej të tjerëve, heqin dorë nga ata dhe ta shohin dënimin e t’i këpusin lidhjet me ata, إِذْ تَبَرَّأَ الَّذِينَ اتُّبِعُواْ مِنَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ وَرَأَوُاْ الْعَذَابَ وَتَقَطَّعَتْ بِهِمُ الأَسْبَابُ
167 Ata të cilët kanë pasuar do të thonë: “Ah, sikur edhe njëherë të ktheheshim, do të hiqnim dorë edhe ne prej tyre, ashtu siç hoqën dorë ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregojë atyre veprat e tyre të kobshme për ta, por ata nuk kanë për të dalë nga zjarri. وَقَالَ الَّذِينَ اتَّبَعُواْ لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّؤُواْ مِنَّا كَذَلِكَ يُرِيهِمُ اللّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ وَمَا هُم بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ
168 O njerëz, hani nga ajo çka ka në tokë, që është e lejuar dhe e mirë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit se atë e keni armik të rrezikshëm! يَا أَيُّهَا النَّاسُ كُلُواْ مِمَّا فِي الأَرْضِ حَلاَلاً طَيِّباً وَلاَ تَتَّبِعُواْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
169 Ai ju urdhëron të bëni keq dhe marrëzi edhe të flisni për All-llahun çka nuk dini. إِنَّمَا يَأْمُرُكُمْ بِالسُّوءِ وَالْفَحْشَاء وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
170 Dhe kur u thuhet: “Pasoni atë çka e ka shpallur All-llahu!” thonë: “Jo, ngase ne pasojmë atë ku i kemi gjetur të parët tonë”. A thua edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë kuptuar asgjë dhe kur kanë qenë të paudhëzuar? وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنزَلَ اللّهُ قَالُواْ بَلْ نَتَّبِعُ مَا أَلْفَيْنَا عَلَيْهِ آبَاءنَا أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لاَ يَعْقِلُونَ شَيْئاً وَلاَ يَهْتَدُونَ
171 Shembulli i atyre që nuk besojnë është si shembulli i atij që paraqitet, mirëpo ia dëgjon vetëm zëërin dhe thirrjen. Të shurdhër, memecë dhe të verbër – asgjë nuk kuptojnë! وَمَثَلُ الَّذِينَ كَفَرُواْ كَمَثَلِ الَّذِي يَنْعِقُ بِمَا لاَ يَسْمَعُ إِلاَّ دُعَاء وَنِدَاء صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لاَ يَعْقِلُونَ
172 O besimtarë, hani nga ushqimet e mira që ju kemi dhënë dhe i jini mirënjohës All-llahut, nëse adhuroni vetëm atë! يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ وَاشْكُرُواْ لِلّهِ إِن كُنتُمْ إِيَّاهُ تَعْبُدُونَ
173 Ai ju ndalon coftinën, gjakun edhe mishin e derrit edhe atë që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut. Kurse ai që është i shtrënguar, por jo nga dëshira, vetëm sa ka nevojë, ai nuk e ka mëkat. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë. إِنَّمَا حَرَّمَ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةَ وَالدَّمَ وَلَحْمَ الْخِنزِيرِ وَمَا أُهِلَّ بِهِ لِغَيْرِ اللّهِ فَمَنِ اضْطُرَّ غَيْرَ بَاغٍ وَلاَ عَادٍ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
174 Ata të cilët fshehin atë që e ka shpallur All-llahu në Libër dhe atë e ndërrojnë për diçka që vlen fort pak, ata në barqet e veta nuk fusin asgjë tjetër përveç zjarr!; All-llahu nuk u flet atyre në ditën e gjykimit dhe nuk do t’i pastrojë. Ata i pret dënim i dhembshëm. إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلَ اللّهُ مِنَ الْكِتَابِ وَيَشْتَرُونَ بِهِ ثَمَنًا قَلِيلاً أُولَـئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ إِلاَّ النَّارَ وَلاَ يُكَلِّمُهُمُ اللّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلاَ يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
175 Ata janë, që kanë blerë humbjen për rrugë të drejtë edhe dënimin për falje. Po sa të durueshëm janë në zjarr! أُولَـئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَوُاْ الضَّلاَلَةَ بِالْهُدَى وَالْعَذَابَ بِالْمَغْفِرَةِ فَمَا أَصْبَرَهُمْ عَلَى النَّارِ
176 ajo është për shkak se All-llahu ka shpallur Librin, me realitet, kurse ata, të cilët e kanë kontestuar janë me të vërtetë në humbje të thellë. ذَلِكَ بِأَنَّ اللّهَ نَزَّلَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ وَإِنَّ الَّذِينَ اخْتَلَفُواْ فِي الْكِتَابِ لَفِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ
177 Nuk është bamirësi (devotshmëri) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perëndimi, po devotshmëri është ajo e atij që i beson All-llahut dhe Ditës së Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profetëve, ndërsa nga pasuria, përkundër dashurisë që ka, u jep të afërmëve dhe bonjakëve, edhe të varfërve, edhe udhëtarëve edhe lypsavet, edhe për lirimin e të robëruarve, edhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin, edhe që obligimin e vet kur e marrin e zbatojnë, si dhe ata që janë të durueshëm në skamje, edhe në sëmundje, edhe në të papritura. Ata janë që kanë qenë të sinqertë dhe vetëm ata janë të devotshëm. لَّيْسَ الْبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَـكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَالْمَلآئِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ وَآتَى الْمَالَ عَلَى حُبِّهِ ذَوِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَالسَّآئِلِينَ وَفِي الرِّقَابِ وَأَقَامَ الصَّلاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَالْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُواْ وَالصَّابِرِينَ فِي الْبَأْسَاء والضَّرَّاء وَحِينَ الْبَأْسِ أُولَـئِكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ
178 O besimtarë! Ju është caktuar norma për hakmarrje-vrasje: I liri – për të lirë, robi – për rob, femra – për femër. Ndërsa atij që i falet diçka nga vëllau i vet, le të pritet me bujari edhe ai le t’ua kthejë me të mirë. Kjo është lehtësi nga Zoti juaj, dhe mëshirë. Po kush bënë shkelje edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِصَاصُ فِي الْقَتْلَى الْحُرُّ بِالْحُرِّ وَالْعَبْدُ بِالْعَبْدِ وَالأُنثَى بِالأُنثَى فَمَنْ عُفِيَ لَهُ مِنْ أَخِيهِ شَيْءٌ فَاتِّبَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ وَأَدَاء إِلَيْهِ بِإِحْسَانٍ ذَلِكَ تَخْفِيفٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَرَحْمَةٌ فَمَنِ اعْتَدَى بَعْدَ ذَلِكَ فَلَهُ عَذَابٌ أَلِيمٌ
179 Në hakmarrje keni – ekzistencën, o të mençur ndoshta do të ruheni! وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ يَاْ أُولِيْ الأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
180 Juve ju është caktuar norma; kur dikush prej jush është duke vdekur, nëse le ndonjë pasuri për prindërit dhe të afërmit, është obligim i të dëvotshmëve që ta përcjellin atë porosi me drejtësi. كُتِبَ عَلَيْكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ إِن تَرَكَ خَيْرًا الْوَصِيَّةُ لِلْوَالِدَيْنِ وَالأقْرَبِينَ بِالْمَعْرُوفِ حَقًّا عَلَى الْمُتَّقِينَ
181 Po kush ndryshon atë pasi që e ka dëgjuar, mëkati për këtë u takon atyre që e ndryshojnë atë. All-llahu me siguri dëgjon dhe di. فَمَن بَدَّلَهُ بَعْدَ مَا سَمِعَهُ فَإِنَّمَا إِثْمُهُ عَلَى الَّذِينَ يُبَدِّلُونَهُ إِنَّ اللّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
182 Dhe kush frikësohet nga mossaktësia e porositësit ose ka gabuar, por i ka pajtuar, nuk ka mëkat. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë. فَمَنْ خَافَ مِن مُّوصٍ جَنَفًا أَوْ إِثْمًا فَأَصْلَحَ بَيْنَهُمْ فَلاَ إِثْمَ عَلَيْهِ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
183 O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
184 Në ditë të caktuara me numër, por ai nga ju, i cili është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë agjëron tjera ditë me të njëjtin numër. Ndërsa ata që nuk mund ta mbajnë – kompensimi është të ushqejë një varfnjak. Dhe kush jep më tepër vullnetarisht, ajo është mirë për atë. Por të agjëroni është më mirë, ta dini. أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ وَأَن تَصُومُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
185 Muaji Ramazan është ai në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe argument i qartë i rrugës së drejtë dhe dallimit të mirës nga e keqja. Cili prej jush që do ta arrijë atë muaj, ta agjëroj atë, e kush është i sëmurë ose ndodhet në rrugë, të njëjtin numër ditësh le ta agjëroj më vonë! All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi. Por ditët e caktuara t’i plotësoni dhe All-llahun ta madhëroni, për shkak se u ka udhëzuar në rrugë të drejtë, mbase do të jeni mirënjohës! شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ يُرِيدُ اللّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلاَ يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُواْ الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ اللّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
186 Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
187 Ju lejohet që netëve të agjërimit, të bini me gratë tuaja. Ato janë mbulojë e juaj e ju jeni mbulojë e tyre. All-llahu e ka ditur se mund të mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kërkone atë çka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa të dalloni vijën e bardhë të agimit nga vija e zezë, pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. Mos bini me gratë derisa sa jeni në itikafë në xhamia. Ai është kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerëzve normat e veta për t’u ruajtur. أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَآئِكُمْ هُنَّ لِبَاسٌ لَّكُمْ وَأَنتُمْ لِبَاسٌ لَّهُنَّ عَلِمَ اللّهُ أَنَّكُمْ كُنتُمْ تَخْتانُونَ أَنفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنكُمْ فَالآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُواْ مَا كَتَبَ اللّهُ لَكُمْ وَكُلُواْ وَاشْرَبُواْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّواْ الصِّيَامَ إِلَى الَّليْلِ وَلاَ تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ تِلْكَ حُدُودُ اللّهِ فَلاَ تَقْرَبُوهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ
188 Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të pandershme dhe mos i kontestoni ato çështje para gjygjeve për të ngrënë me vetëdije në mënyrë të palejuar pjesën e pasurisë së huaj. وَلاَ تَأْكُلُواْ أَمْوَالَكُم بَيْنَكُم بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُواْ بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُواْ فَرِيقًا مِّنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالإِثْمِ وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ
189 Të pyesin për hënën e re. Thuaj, ajo është për njerëzit përcaktuese e kohës dhe haxhit. Nuk është devotshmëria të hyni në shtëpi nga ana e sprapme, por devotshmëri është kush i frikësohet All-llahut. Në shtëpia hyni në dyertë e tyre dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta shpëtoni! يَسْأَلُونَكَ عَنِ الأهِلَّةِ قُلْ هِيَ مَوَاقِيتُ لِلنَّاسِ وَالْحَجِّ وَلَيْسَ الْبِرُّ بِأَنْ تَأْتُوْاْ الْبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَـكِنَّ الْبِرَّ مَنِ اتَّقَى وَأْتُواْ الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا وَاتَّقُواْ اللّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
190 Dhe luftoni për hirë të All-llahut kundër atyre, të cilët luftojnë kundër jush, por mos e teproni! All-llahu njëmend nuk i do ata që e teprojnë. وَقَاتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلاَ تَعْتَدُواْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبِّ الْمُعْتَدِينَ
191 Ata luftoni (mbytni) kudo që t’i gjeni, përzini prej aty prej nga ju kanë përzënë ata juve. Dhe shpifja është më e rëndë se vrasja. Por mos i luftoni ata kur janë në tempullin e shenjtë, deri sa ata të mos ju sulmojnë aty. Nëse ju shpallin luftë, atëherë luftoni edhe ju ata! Ashtu është shpërblimi për mosbesimtarët. وَاقْتُلُوهُمْ حَيْثُ ثَقِفْتُمُوهُمْ وَأَخْرِجُوهُم مِّنْ حَيْثُ أَخْرَجُوكُمْ وَالْفِتْنَةُ أَشَدُّ مِنَ الْقَتْلِ وَلاَ تُقَاتِلُوهُمْ عِندَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ حَتَّى يُقَاتِلُوكُمْ فِيهِ فَإِن قَاتَلُوكُمْ فَاقْتُلُوهُمْ كَذَلِكَ جَزَاء الْكَافِرِينَ
192 Po nëse përmbahen, ani, All-llahu njëmend është falës mëshirëplotë. فَإِنِ انتَهَوْاْ فَإِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
193 Ata t’i luftoni deri sa të zhduket shpifja dhe të mbesë feja e All-llahut. E nëse përmbahen, atëherë nuk ka armiqësi, përveç kundër kriminelëve. وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لاَ تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ لِلّهِ فَإِنِ انتَهَواْ فَلاَ عُدْوَانَ إِلاَّ عَلَى الظَّالِمِينَ
194 Muaji i shenjtë është për muaj të shenjtë, por edhe shejtënia ka masë për hakmarrje. Atë që ju sulmon, sulmone edhe ju me të njëjtën masë dhe frikësohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu është met ë devotshmit. الشَّهْرُ الْحَرَامُ بِالشَّهْرِ الْحَرَامِ وَالْحُرُمَاتُ قِصَاصٌ فَمَنِ اعْتَدَى عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَى عَلَيْكُمْ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
195 Shpenzoni për hirë të All-llahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. All-llahu njëmend i do punëmirët. وَأَنفِقُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ وَأَحْسِنُوَاْ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ
196 Kryene haxhin dhe umren për hirë të All-llahut! Por nëse jeni të penguar, atëherë therni kurbanet që i gjeni më lehtë, dhe mos i rruani kokat deri sa të arrijnë kurbanet në vendet e tyre. Dhe kush është i sëmurë, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi është me agjërim ose lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të lirë kryene umren në prag të haxhit dhe therni kurban të cilin mund ta fitoni më lehtë. Kurse ai i cili nuk gjen dot le të agjërojë tri ditë në ditët e haxhit, dhe shtatë ditë pas kthimit – pra, plot dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk e kanë familjen në Qabe. Frikësohuni All-llahut dhe dine se ai është ndëshkimrëndë! وَأَتِمُّواْ الْحَجَّ وَالْعُمْرَةَ لِلّهِ فَإِنْ أُحْصِرْتُمْ فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنَ الْهَدْيِ وَلاَ تَحْلِقُواْ رُؤُوسَكُمْ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْيُ مَحِلَّهُ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضاً أَوْ بِهِ أَذًى مِّن رَّأْسِهِ فَفِدْيَةٌ مِّن صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ فَإِذَا أَمِنتُمْ فَمَن تَمَتَّعَ بِالْعُمْرَةِ إِلَى الْحَجِّ فَمَا اسْتَيْسَرَ مِنَ الْهَدْيِ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاثَةِ أَيَّامٍ فِي الْحَجِّ وَسَبْعَةٍ إِذَا رَجَعْتُمْ تِلْكَ عَشَرَةٌ كَامِلَةٌ ذَلِكَ لِمَن لَّمْ يَكُنْ أَهْلُهُ حَاضِرِي الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
197 Haxhi është në muaj të caktuar. Ai që është i detyruar të kryej haxhin në atë (muaj) nuk duhet të ketë kontakt me gra e as fjalë të këqia, dhe nuk ka konteste në ditët e haxhit. Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me çka ju nevoitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë, dhe frikësomuni Mua, o të mençur! الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَّعْلُومَاتٌ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلاَ رَفَثَ وَلاَ فُسُوقَ وَلاَ جِدَالَ فِي الْحَجِّ وَمَا تَفْعَلُواْ مِنْ خَيْرٍ يَعْلَمْهُ اللّهُ وَتَزَوَّدُواْ فَإِنَّ خَيْرَ الزَّادِ التَّقْوَى وَاتَّقُونِ يَا أُوْلِي الأَلْبَابِ
198 Nuk e keni mëkat nëse e lutni Zotin tuaj për mirë. Dhe kur të niseni nga Arafati përkujtone All-llahun te vendet e shenjta, përmendnie Atë, sepse Ai ju ka drejtuar në rrugë të drejtë, ngase më parë keni qenë të humbur. لَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَبْتَغُواْ فَضْلاً مِّن رَّبِّكُمْ فَإِذَا أَفَضْتُم مِّنْ عَرَفَاتٍ فَاذْكُرُواْ اللّهَ عِندَ الْمَشْعَرِ الْحَرَامِ وَاذْكُرُوهُ كَمَا هَدَاكُمْ وَإِن كُنتُم مِّن قَبْلِهِ لَمِنَ الضَّآلِّينَ
199 Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit tjerë dhe kërkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë. ثُمَّ أَفِيضُواْ مِنْ حَيْثُ أَفَاضَ النَّاسُ وَاسْتَغْفِرُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
200 Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prapë përkujtone All-llahun, si i përkujtoni baballarët tuaj, madje edhe më tepër ta përmendni! Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë, na jep ti neve në këtë botë!” Ata nuk kanë asgjë në botën tjetër. فَإِذَا قَضَيْتُم مَّنَاسِكَكُمْ فَاذْكُرُواْ اللّهَ كَذِكْرِكُمْ آبَاءكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًا فَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا وَمَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ
201 Po ka prej tyre edhe që thonë: “O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjarr!” وِمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
202 Ata janë, të cilët i pret ajo që e kanë fituar, All-llahu është i shpejtë në llogari. أُولَـئِكَ لَهُمْ نَصِيبٌ مِّمَّا كَسَبُواْ وَاللّهُ سَرِيعُ الْحِسَابِ
203 Dhe përkujtone All-llahun në ditë të caktuara! Por, edhe ai që ngutet për dy ditë nuk ka mëkat, por as ai që vonohet, ai që është i devotshëm, nuk bën mëkat. Frikësohuni All-llahut dhe dine se të gjithë do të tuboheni tek Ai! وَاذْكُرُواْ اللّهَ فِي أَيَّامٍ مَّعْدُودَاتٍ فَمَن تَعَجَّلَ فِي يَوْمَيْنِ فَلاَ إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلا إِثْمَ عَلَيْهِ لِمَنِ اتَّقَى وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ
204 Ka njerëz, fjalët e të cilëve për jetën e kësaj bote të çudisin dhe mendojnë se All-llahun e kanë dëshmitar për atë çka kanë në zemrat e tyre, mirëpo, ai është kundërshtar i përbetuar. وَمِنَ النَّاسِ مَن يُعْجِبُكَ قَوْلُهُ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَيُشْهِدُ اللّهَ عَلَى مَا فِي قَلْبِهِ وَهُوَ أَلَدُّ الْخِصَامِ
205 Sapo kthehet, dikush prej tyre, shpejton të bëjë turbullim në tokë, duke asgjësuar në mbjella e grigje, por All-llahu nuk e do turbullirën. وَإِذَا تَوَلَّى سَعَى فِي الأَرْضِ لِيُفْسِدَ فِيِهَا وَيُهْلِكَ الْحَرْثَ وَالنَّسْلَ وَاللّهُ لاَ يُحِبُّ الفَسَادَ
206 Dhe kur i thuhet: “Frikësohu All-llahut!” Atë e kaplon krenaria me mëkat (që e shpie në mëkat). Atij i mjafton xhehennemi, po sa vendbanim i keq është! وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالإِثْمِ فَحَسْبُهُ جَهَنَّمُ وَلَبِئْسَ الْمِهَادُ
207 Ka nga njerëzit të tillë që e flijojnë vetën për të fituar mëshirën e All-llahut. All-llahu është i mëshirshëm për robërit e vet. وَمِنَ النَّاسِ مَن يَشْرِي نَفْسَهُ ابْتِغَاء مَرْضَاتِ اللّهِ وَاللّهُ رَؤُوفٌ بِالْعِبَادِ
208 O besimtarë, bëni paqe pa përjashtim, të gjithë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, atë e keni, pa dyshim, armik të përbetuar. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ ادْخُلُواْ فِي السِّلْمِ كَآفَّةً وَلاَ تَتَّبِعُواْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُّبِينٌ
209 Po nëse devijoni, pasi që ju kanë ardhur argumente të qarta, dine se All-llahu është i fortë dhe i urtë! فَإِن زَلَلْتُمْ مِّن بَعْدِ مَا جَاءتْكُمُ الْبَيِّنَاتُ فَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
210 A presin ata që t’u vijë (dënim) i All-llahut dhe engjuj, nga qielli i kthjellët dhe puna të marrë fund?! Te All-llahu kthehen të gjitha çështjet. هَلْ يَنظُرُونَ إِلاَّ أَن يَأْتِيَهُمُ اللّهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ وَالْمَلآئِكَةُ وَقُضِيَ الأَمْرُ وَإِلَى اللّهِ تُرْجَعُ الأمُورُ
211 Pyeti izraelitët sa argumente të qarta u kemi dhënë! Dhe kush i ndërron dhuntitë e All-llahut, pasi që i kanë ardhur? All-llahu pa dyshim është ndëshkimashpër. سَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَمْ آتَيْنَاهُم مِّنْ آيَةٍ بَيِّنَةٍ وَمَن يُبَدِّلْ نِعْمَةَ اللّهِ مِن بَعْدِ مَا جَاءتْهُ فَإِنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
212 Mosbesimtarëve u është zbukuruar jeta në këtë botë dhe i përbuzin ata të cilët besojnë, por në ditën e gjykimit ata që i frikësohen All-llahut dhe u shmangen mëkateve do të jenë më lart se ata. Edhe All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë. زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَيَسْخَرُونَ مِنَ الَّذِينَ آمَنُواْ وَالَّذِينَ اتَّقَواْ فَوْقَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَاللّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَاء بِغَيْرِ حِسَابٍ
213 TË gjithë njerëzit janë një bashkë, dhe All-llahu ka dërguar profetët si përgëzues dhe qortues, dhe me anë të tyre ka dërguar Librin me të vërteta, për të gjykuar ndër njerëz për ato gjëra që ata kundërshtohen. Në këtë nuk janë pajtuar vetëm nga zilia ndërmjet vet, ata të cilëve u është dhënë (Libri), pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhëzuar besimtarët tek e vërteta lidhur me atë për të cilën nuk janë pajtuar. All-llahu drejton në rrugë të drejtë kë të dojë. كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُواْ فِيهِ وَمَا اخْتَلَفَ فِيهِ إِلاَّ الَّذِينَ أُوتُوهُ مِن بَعْدِ مَا جَاءتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ فَهَدَى اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ لِمَا اخْتَلَفُواْ فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِهِ وَاللّهُ يَهْدِي مَن يَشَاء إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
214 A keni menduar se do të hyni në xhenet pa u goditur edhe juve sikur që i goditi ata të cilët janë sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe dëmet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata që besonin me të patën thënë: “Kur më ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njëmend është afër. أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُواْ الْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ الَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلِكُم مَّسَّتْهُمُ الْبَأْسَاء وَالضَّرَّاء وَزُلْزِلُواْ حَتَّى يَقُولَ الرَّسُولُ وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ مَتَى نَصْرُ اللّهِ أَلا إِنَّ نَصْرَ اللّهِ قَرِيبٌ
215 Të pyesin çka të japin. Thuaj: Çdo të mirë që e shpërndani le të jetë ajo për prindërit dhe të afërmit, edhe për bonjakët e varfanjakët dhe udhëtarët, dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë. يَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ قُلْ مَا أَنفَقْتُم مِّنْ خَيْرٍ فَلِلْوَالِدَيْنِ وَالأَقْرَبِينَ وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا تَفْعَلُواْ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللّهَ بِهِ عَلِيمٌ
216 Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urreni atë. Ju ndoshta e urreni ndonjë gjë e ajo është e mirë për ju, ndoshta doni diçka e ajo është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini. كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِتَالُ وَهُوَ كُرْهٌ لَّكُمْ وَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَعَسَى أَن تُحِبُّواْ شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ وَاللّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ
217 Të pyesin për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaj, luftimi në atë muaj është mëkat i madh, por shmangia nga rruga e All-llahut dhe mohimi i tij dhe tempullit të shenjtë dhe përzënia e banorëve të tij prej aty, është mëkat më i madh te All-llahu. Kurse shpifja është mëkat më i madh se vrasja! Ata vazhdimisht do t’ju luftojnë që t’ju kthejnë prej fesë tuaj, nëse munden. Dhe cili nga mesi juaj kthehet nga feja e vet dhe vdes si mosbesimtar, ata janë veprat e të cilëve do të shkatërrohen edhe në këtë edhe në botën tjetër, dhe ata janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. يَسْأَلُونَكَ عَنِ الشَّهْرِ الْحَرَامِ قِتَالٍ فِيهِ قُلْ قِتَالٌ فِيهِ كَبِيرٌ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ اللّهِ وَكُفْرٌ بِهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَإِخْرَاجُ أَهْلِهِ مِنْهُ أَكْبَرُ عِندَ اللّهِ وَالْفِتْنَةُ أَكْبَرُ مِنَ الْقَتْلِ وَلاَ يَزَالُونَ يُقَاتِلُونَكُمْ حَتَّىَ يَرُدُّوكُمْ عَن دِينِكُمْ إِنِ اسْتَطَاعُواْ وَمَن يَرْتَدِدْ مِنكُمْ عَن دِينِهِ فَيَمُتْ وَهُوَ كَافِرٌ فَأُوْلَـئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ وَأُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
218 Ata që besojnë dhe që shpërngulen dhe luftojnë për hirë të All-llahut, ata shpresojnë në mëshirën e All-llahut, dhe All-llahu falë dhe është mëshirëplotë. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ وَالَّذِينَ هَاجَرُواْ وَجَاهَدُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أُوْلَـئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللّهِ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
219 Të pyesin për alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh. Ka edhe ca dobi për njerëzit, por dëmi nga ato është më i madh se dobia.” Të pyesin edhe sa të shpenzojnë. Thuaj: “Tepricën!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdhërat për të menduar ju. يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَا أَكْبَرُ مِن نَّفْعِهِمَا وَيَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ قُلِ الْعَفْوَ كَذَلِكَ يُبيِّنُ اللّهُ لَكُمُ الآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ
220 Edhe për këtë edhe për botën tjetër. Dhe të pyesin për bonjakët. Thuaj: Më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi. Dhe sikur të kish dashur All-llahu, ka mund t’iu rëndojë. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë. فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْيَتَامَى قُلْ إِصْلاَحٌ لَّهُمْ خَيْرٌ وَإِنْ تُخَالِطُوهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ وَاللّهُ يَعْلَمُ الْمُفْسِدَ مِنَ الْمُصْلِحِ وَلَوْ شَاء اللّهُ لأعْنَتَكُمْ إِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
221 Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare; nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja, edhe sikur t’iu pëlqejë ajo. Mos u martoni me politeistët derisa të besojnë! Pa dyshim besimtari është më i mirë se politeisti, anipse juve ju pëlqen. Ata ju thërrasin për në xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, thërret për xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerëzve argumentet e veta, ndoshta ata do të kujtohen. وَلاَ تَنكِحُواْ الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلأَمَةٌ مُّؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِّن مُّشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ وَلاَ تُنكِحُواْ الْمُشِرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُواْ وَلَعَبْدٌ مُّؤْمِنٌ خَيْرٌ مِّن مُّشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ أُوْلَـئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَاللّهُ يَدْعُوَ إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ وَيُبَيِّنُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ
222 Dhe të pyesin për javët (menstruacionin). Thuaj: “Ajo është sëmundje”. Prandaj mos iu afroni grave në kohën e javës (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur të pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdhëruar All-llahu. All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen. وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ فَإِذَا تَطَهَّرْنَ فَأْتُوهُنَّ مِنْ حَيْثُ أَمَرَكُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
223 Gratë tuaja janë arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si të dëshironi, por përgatituni për vete dhe frikësohuni prej All-llahut dhe dine se do të dilni para Atij. Pra, përgëzoj besimtarët! نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ وَقَدِّمُواْ لأَنفُسِكُمْ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّكُم مُّلاَقُوهُ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
224 Dhe mos e bëni All-llahun, kur betoheni, pengesë që të bëni vepra të mira dhe të jeni në rrugë fisnike e në përpjekje për t’i pajtuar njerëzit, se All-llahu të tëra i dëgjon dhe i di. وَلاَ تَجْعَلُواْ اللّهَ عُرْضَةً لِّأَيْمَانِكُمْ أَن تَبَرُّواْ وَتَتَّقُواْ وَتُصْلِحُواْ بَيْنَ النَّاسِ وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
225 All-llahu nuk do t’iu dënojë nëse pa qëllim betoheni, por do t’iu dënojë për atë çka e meritojnë zemrat tuaja. All-llahu është i butë dhe fal. لاَّ يُؤَاخِذُكُمُ اللّهُ بِاللَّغْوِ فِيَ أَيْمَانِكُمْ وَلَكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا كَسَبَتْ قُلُوبُكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ
226 Ata të cilët me betim ndahen prej grave të veta, kanë afat të presin katër muaj, po nëse u kthehen, ani All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplot. لِّلَّذِينَ يُؤْلُونَ مِن نِّسَآئِهِمْ تَرَبُّصُ أَرْبَعَةِ أَشْهُرٍ فَإِنْ فَآؤُوا فَإِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
227 Po nëse ata vendosin të shkurorëzohen, ani, All-llahu njëmend dëgjon dhe di shumë. وَإِنْ عَزَمُواْ الطَّلاَقَ فَإِنَّ اللّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
228 Të shkurorëzuarat duhet të presin tre cikle të pastrimit, dhe nuk u lejohet të fshehin atë çka ka krijuar All-llahu në amzat e tyre, nëse i besojnë All-llahut dhe botës tjetër. Burrat e tyre kanë të drejtë, derisa ato presin, t’i kthejnë nëse dëshirojnë pajtim. Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, por burrat kanë përparësi për një shkallë ndaj tyre. Vetëm All-llahu është i fortë dhe i urtë. وَالْمُطَلَّقَاتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوَءٍ وَلاَ يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكْتُمْنَ مَا خَلَقَ اللّهُ فِي أَرْحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤْمِنَّ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِي ذَلِكَ إِنْ أَرَادُواْ إِصْلاَحًا وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكُيمٌ
229 Shkurorëzimi mund të bëhet dy herë, andaj ose me zemërgjërësi mbani ose shkurorëzohuni me mirëkuptim. Juve nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhuruar, përveç nëse ata dy frikësohen se nuk do të kryejnë urdhërin e All-llahut. Po nëse frikësohen se ata dy nuk zbatojnë urdhërat e All-llahut, nuk e kanë mëkat atë me çka ajo është kompensuar. Ato janë norma të All-llahut, dhe mos i nëpërkëmbeni! Dhe ata që i kalojnë kufijtë e All-llahut, mu ata janë kriminelë. الطَّلاَقُ مَرَّتَانِ فَإِمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ وَلاَ يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَأْخُذُواْ مِمَّا آتَيْتُمُوهُنَّ شَيْئًا إِلاَّ أَن يَخَافَا أَلاَّ يُقِيمَا حُدُودَ اللّهِ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلاَّ يُقِيمَا حُدُودَ اللّهِ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا افْتَدَتْ بِهِ تِلْكَ حُدُودُ اللّهِ فَلاَ تَعْتَدُوهَا وَمَن يَتَعَدَّ حُدُودَ اللّهِ فَأُوْلَـئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ
230 Por nëse prap e lëshon, nuk i lejohet më atij pa u martuar për tjetër burrë, dhe nëse ky e lëshon atëherë këta dy nuk e kanë mëkat t’i kthehen njëri-tjetrit, nëse mendojnë se veprojnë brenda kufijve të All-llahut. Ato janë urdhëra të All-llahut të cilat ua sqaron njerëzve të cilët dinë. فَإِن طَلَّقَهَا فَلاَ تَحِلُّ لَهُ مِن بَعْدُ حَتَّىَ تَنكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُ فَإِن طَلَّقَهَا فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَن يَتَرَاجَعَا إِن ظَنَّا أَن يُقِيمَا حُدُودَ اللّهِ وَتِلْكَ حُدُودُ اللّهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
231 Kur t’i lëshoni gratë dhe ato e mbushin afatin e caktuar për pritje, ose mbani si ka hije ose përgatisni e lëshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qëllim që t’u bëni dëm. Ai që sillet ashtu – i ka bërë dëm vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtësinë që ua ka shpallur, me të cilën ju këshillon. Frikësohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di të gjitha! وَإِذَا طَلَّقْتُمُ النَّسَاء فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَأَمْسِكُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ أَوْ سَرِّحُوهُنَّ بِمَعْرُوفٍ وَلاَ تُمْسِكُوهُنَّ ضِرَارًا لَّتَعْتَدُواْ وَمَن يَفْعَلْ ذَلِكَ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُ وَلاَ تَتَّخِذُوَاْ آيَاتِ اللّهِ هُزُوًا وَاذْكُرُواْ نِعْمَتَ اللّهِ عَلَيْكُمْ وَمَا أَنزَلَ عَلَيْكُمْ مِّنَ الْكِتَابِ وَالْحِكْمَةِ يَعِظُكُم بِهِ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
232 Dhe kur t’i lëshoni gratë dhe kur e plotësojnë kohën e caktuar për pritje, mos i pengoni të martohen përsëri me burrat e vet, mbasi që pajtohen për të bërë jetë të rregullt. Me këtë këshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson në All-llahun dhe në botën tjetër. Ajo është më me mend dhe punë më e pastër. All-llahu, pra, i di të gjitha, por ju nuk dini. وَإِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَبَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلاَ تَعْضُلُوهُنَّ أَن يَنكِحْنَ أَزْوَاجَهُنَّ إِذَا تَرَاضَوْاْ بَيْنَهُم بِالْمَعْرُوفِ ذَلِكَ يُوعَظُ بِهِ مَن كَانَ مِنكُمْ يُؤْمِنُ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكُمْ أَزْكَى لَكُمْ وَأَطْهَرُ وَاللّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ
233 Nënat le t’u japin gji fëmijëve të vet plot dy vjet, për ata që dëshirojnë të jetë e plotë gjidhënia, kurse babai i fëmiut ka për detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre në mënyrë të denjë. Askush të mos obligohet më tepër se sa ka mundësi, nëna të mos dëmtohet për shkak të fëmiut të vet dhe as baba për shkak të fëmiut të vet. Edhe trashëgimtari gjithashtu. Nëse ata dy vendosin me marrëveshje e pëlqim që fëmiun ta ndajnë (nga gjiri) ajo nuk është mëkat. Por nëse dëshironi që fëmijëve tuaj tu gjeni mëndesha të tjera, ani, nuk është mëkat nëse e jepni në mënyrë të denjë atë çka e jepni. Frikësohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mirë se ç’punoni. وَالْوَالِدَاتُ يُرْضِعْنَ أَوْلاَدَهُنَّ حَوْلَيْنِ كَامِلَيْنِ لِمَنْ أَرَادَ أَن يُتِمَّ الرَّضَاعَةَ وَعلَى الْمَوْلُودِ لَهُ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ لاَ تُكَلَّفُ نَفْسٌ إِلاَّ وُسْعَهَا لاَ تُضَآرَّ وَالِدَةٌ بِوَلَدِهَا وَلاَ مَوْلُودٌ لَّهُ بِوَلَدِهِ وَعَلَى الْوَارِثِ مِثْلُ ذَلِكَ فَإِنْ أَرَادَا فِصَالاً عَن تَرَاضٍ مِّنْهُمَا وَتَشَاوُرٍ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِمَا وَإِنْ أَرَدتُّمْ أَن تَسْتَرْضِعُواْ أَوْلاَدَكُمْ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِذَا سَلَّمْتُم مَّا آتَيْتُم بِالْمَعْرُوفِ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
234 Gratë që, mbesin pas vdekjes së burrave duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Dhe kur ato e plotësojnë afatin e tyre, ju nuk mbani përgjegjësi se ç’bëjnë ato me vetveten, sipas normave. E All-llahu është i informuar se ç’punoni ju. وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا فَإِذَا بَلَغْنَ أَجَلَهُنَّ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِي أَنفُسِهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
235 Dhe nuk e keni mëkat nëse ua shfaqni grave ose e mbani në vete të fshehtë qëllimin se ju do t’i lypni. All-llahu e di se do të mendoni për ato, por asgjë mos premtoni fshehtazi, flisni vetëm me sinqeritet. Dhe mos vendosni për kurorë para se të kalojë afati i caktuar për pritje; dhe dine se All-llahu e di çka ka në shpirtërat tuaj, prandaj, ruajuni dhe dine se All-llahu është gafurrë-halimë. وَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا عَرَّضْتُم بِهِ مِنْ خِطْبَةِ النِّسَاء أَوْ أَكْنَنتُمْ فِي أَنفُسِكُمْ عَلِمَ اللّهُ أَنَّكُمْ سَتَذْكُرُونَهُنَّ وَلَـكِن لاَّ تُوَاعِدُوهُنَّ سِرًّا إِلاَّ أَن تَقُولُواْ قَوْلاً مَّعْرُوفًا وَلاَ تَعْزِمُواْ عُقْدَةَ النِّكَاحِ حَتَّىَ يَبْلُغَ الْكِتَابُ أَجَلَهُ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ يَعْلَمُ مَا فِي أَنفُسِكُمْ فَاحْذَرُوهُ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ غَفُورٌ حَلِيمٌ
236 Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë tuaja para se të hyni në marrëdhënie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shpërblimin e kurorës. Por bëni të kënaqura (me shpërblimin tuaj) të caktuar me ligj, i pasuri sipas mundësisë së tij e i varfëri sipas mundësisë së vet; është e drejtë dhe detyrë për punëmirët. لاَّ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ إِن طَلَّقْتُمُ النِّسَاء مَا لَمْ تَمَسُّوهُنُّ أَوْ تَفْرِضُواْ لَهُنَّ فَرِيضَةً وَمَتِّعُوهُنَّ عَلَى الْمُوسِعِ قَدَرُهُ وَعَلَى الْمُقْتِرِ قَدْرُهُ مَتَاعًا بِالْمَعْرُوفِ حَقًّا عَلَى الْمُحْسِنِينَ
237 Në qoftë se i lëshoni gratë pa i prekur, por që e keni caktuar shpërblimin e kurorës, atyre u takon gjysma e asaj që e keni caktuar, përveç nëse e falin ato ose ai, i cili e ka në dorë lidhjen e kurorës. Dhe nëse e fal, ajo është më afër devotshmërisë. Dhe mos harroni mirësinë ndaj njeri-tjetrit se All-llahu me siguri sheh se ç’punoni. وَإِن طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ وَقَدْ فَرَضْتُمْ لَهُنَّ فَرِيضَةً فَنِصْفُ مَا فَرَضْتُمْ إَلاَّ أَن يَعْفُونَ أَوْ يَعْفُوَ الَّذِي بِيَدِهِ عُقْدَةُ النِّكَاحِ وَأَن تَعْفُواْ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَلاَ تَنسَوُاْ الْفَضْلَ بَيْنَكُمْ إِنَّ اللّهَ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
238 Ruani kohët e faljes si edhe atë të mesmen dhe para All-llahut qëndroni me përulje! حَافِظُواْ عَلَى الصَّلَوَاتِ والصَّلاَةِ الْوُسْطَى وَقُومُواْ لِلّهِ قَانِتِينَ
239 Nëse frikësoheni, atëherë duke ecur ose kaluar, por kur të jeni të sigurt përmendne All-llahun ashtu siç ju ka mësuar Ai për atë që nuk e keni ditur. فَإنْ خِفْتُمْ فَرِجَالاً أَوْ رُكْبَانًا فَإِذَا أَمِنتُمْ فَاذْكُرُواْ اللّهَ كَمَا عَلَّمَكُم مَّا لَمْ تَكُونُواْ تَعْلَمُونَ
240 Ata të cilët vdesin nga mesi juaj, por që lënë pas vetes gra – duhet t’i porosisin të jenë të kënaqura për një vjet e jo të dalin. Por nëse ato dalin vetë, ju nuk mbani përgjegjësi për atë se çka bëjnë ato me vetveten, nga çka është e lejuar, ndërkaq All-llahu është i fortë dhe i urtë. وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا وَصِيَّةً لِّأَزْوَاجِهِم مَّتَاعًا إِلَى الْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِي مَا فَعَلْنَ فِيَ أَنفُسِهِنَّ مِن مَّعْرُوفٍ وَاللّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
241 Edhe të shkurorëzuarave u takon përgatitje e denjë, si e drejtë dhe detyrë e të devotshmëve. وَلِلْمُطَلَّقَاتِ مَتَاعٌ بِالْمَعْرُوفِ حَقًّا عَلَى الْمُتَّقِينَ
242 All-llahu ashtu ua sqaron normat e veta, ndoshta po mblidhni mendjen! كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
243 A nuk i ke parë ata të cilët nga frika prej vdekjes, me mijëra kanë ikur nga shtëpitë e veta!? All-llahu u ka thënë: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu është, pamëdyshje, i mirë ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ فَقَالَ لَهُمُ اللّهُ مُوتُواْ ثُمَّ أَحْيَاهُمْ إِنَّ اللّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَشْكُرُونَ
244 Dhe luftoni për hirë të All-llahut dhe dine se All-llahu di dhe dëgjon! وَقَاتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
245 Kush është ai që All-llahut i jep hua të mirë, vullnetarisht, e Ai t’ia kthejë shumëfish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do të ktheheni. مَّن ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ أَضْعَافًا كَثِيرَةً وَاللّهُ يَقْبِضُ وَيَبْسُطُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
246 A nuk i ke parë se paria e izraelitëve pas Musaut i thanë një profeti të vet: “Dërgona një sundues që të luftojmë në rrugë të All-llahut!” – e ai u tha: “A do të guxoni, nëse caktohet lufta, të mos luftoni?” “Pse të mos luftojmë në rrugë të All-llahut”, - thanë ata, - ne që jemi ndjekur nga vendlindja jonë dhe të ndarë nga bijtë tanë?” Mirëpo, kur iu caktua lufta, ata, përveç një numri të vogël, bishtnuan, por All-llahu i di mirë kriminelët. أَلَمْ تَرَ إِلَى الْمَلإِ مِن بَنِي إِسْرَائِيلَ مِن بَعْدِ مُوسَى إِذْ قَالُواْ لِنَبِيٍّ لَّهُمُ ابْعَثْ لَنَا مَلِكًا نُّقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللّهِ قَالَ هَلْ عَسَيْتُمْ إِن كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِتَالُ أَلاَّ تُقَاتِلُواْ قَالُواْ وَمَا لَنَا أَلاَّ نُقَاتِلَ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِن دِيَارِنَا وَأَبْنَآئِنَا فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ الْقِتَالُ تَوَلَّوْاْ إِلاَّ قَلِيلاً مِّنْهُمْ وَاللّهُ عَلِيمٌ بِالظَّالِمِينَ
247 Profeti i tyre u tha: “All-llahu ju caktoi me siguri Talutin për sundues”. “Prej nga, - i thanë, - të na bëhet ai sundues kur ne jemi më të denjë se ai për të sunduar? Atij nuk i është dhënë as ndonjë pasuri e madh”. “All-llahu atë e ka zgjedhur t’iu bëhet sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup të zhvilluar”. – All-llahu ia jep pushtetin kujt të dojë Ai. All-llahu është i gjithëdijshëm. وَقَالَ لَهُمْ نَبِيُّهُمْ إِنَّ اللّهَ قَدْ بَعَثَ لَكُمْ طَالُوتَ مَلِكًا قَالُوَاْ أَنَّى يَكُونُ لَهُ الْمُلْكُ عَلَيْنَا وَنَحْنُ أَحَقُّ بِالْمُلْكِ مِنْهُ وَلَمْ يُؤْتَ سَعَةً مِّنَ الْمَالِ قَالَ إِنَّ اللّهَ اصْطَفَاهُ عَلَيْكُمْ وَزَادَهُ بَسْطَةً فِي الْعِلْمِ وَالْجِسْمِ وَاللّهُ يُؤْتِي مُلْكَهُ مَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
248 Profeti i tyre u tha: Shenjë e sundimit të tij do të jetë arkivoli që do t’iu arrijë, i cili u sjell qetësi nga Zoti juaj dhe mbeturina të asaj që kanë lënë populli i Musaut dhe Harunit, e këtë e bartin engjujt. Ajo është me të vërtetë një argument, nëse jeni besimtarë. وَقَالَ لَهُمْ نِبِيُّهُمْ إِنَّ آيَةَ مُلْكِهِ أَن يَأْتِيَكُمُ التَّابُوتُ فِيهِ سَكِينَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَبَقِيَّةٌ مِّمَّا تَرَكَ آلُ مُوسَى وَآلُ هَارُونَ تَحْمِلُهُ الْمَلآئِكَةُ إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
249 Dhe kur doli Taluti me ushtrinë tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu vejë në sprovë me një lum, kush pi prej atij, nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë është me mua, me përjashtim të atij që merr me grushtin e vet”. Dhe ata përveç një pakice sish pinë prej atij. Por kur e kaloi atë, ai edhe ata të cilët besuan me të, thanë: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim në krye me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”! Ata, të cilët mendonin se gjithsesi do të dalin para All-llahut, thanë: Po sa herë grupe të vogla, me vullnetin e All-llahut i kanë mundur grupet më të mëdha”. Dhe All-llahu është me durimtarët. فَلَمَّا فَصَلَ طَالُوتُ بِالْجُنُودِ قَالَ إِنَّ اللّهَ مُبْتَلِيكُم بِنَهَرٍ فَمَن شَرِبَ مِنْهُ فَلَيْسَ مِنِّي وَمَن لَّمْ يَطْعَمْهُ فَإِنَّهُ مِنِّي إِلاَّ مَنِ اغْتَرَفَ غُرْفَةً بِيَدِهِ فَشَرِبُواْ مِنْهُ إِلاَّ قَلِيلاً مِّنْهُمْ فَلَمَّا جَاوَزَهُ هُوَ وَالَّذِينَ آمَنُواْ مَعَهُ قَالُواْ لاَ طَاقَةَ لَنَا الْيَوْمَ بِجَالُوتَ وَجُنودِهِ قَالَ الَّذِينَ يَظُنُّونَ أَنَّهُم مُّلاَقُو اللّهِ كَم مِّن فِئَةٍ قَلِيلَةٍ غَلَبَتْ فِئَةً كَثِيرَةً بِإِذْنِ اللّهِ وَاللّهُ مَعَ الصَّابِرِينَ
250 Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij thanë: “O Zoti ynë, na mbush me durim dhe forcoi këmbët tona dhe na ndihmo kundër mosbesimtarëve!” وَلَمَّا بَرَزُواْ لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِ قَالُواْ رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
251 Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i mundën dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetësi dhe e mësoi çka deshi Ai. Sikur All-llahu të mos i zmbrapste njerëzit, njërën palë me të tjerët, me të vërtetë toka do të shkatërrohej, po All-llahu është i mirë për gjithë botërat. فَهَزَمُوهُم بِإِذْنِ اللّهِ وَقَتَلَ دَاوُودُ جَالُوتَ وَآتَاهُ اللّهُ الْمُلْكَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَهُ مِمَّا يَشَاء وَلَوْلاَ دَفْعُ اللّهِ النَّاسَ بَعْضَهُمْ بِبَعْضٍ لَّفَسَدَتِ الأَرْضُ وَلَـكِنَّ اللّهَ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْعَالَمِينَ
252 Këto janë ajete të All-llahut që po t’i lexojmë me saktësi. Ti vërtetë je profet. تِلْكَ آيَاتُ اللّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِالْحَقِّ وَإِنَّكَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ
253 Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur për disa shkallë. Dhe Isait, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin ndërveti pas tyre, pasi që u erdhën argumente të qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur të donte All-llahu ata nuk do të vriteshin, por All-llahu punon çka dëshiron vetë. تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ اللّهُ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَاتٍ وَآتَيْنَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ الْبَيِّنَاتِ وَأَيَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا اقْتَتَلَ الَّذِينَ مِن بَعْدِهِم مِّن بَعْدِ مَا جَاءتْهُمُ الْبَيِّنَاتُ وَلَـكِنِ اخْتَلَفُواْ فَمِنْهُم مَّنْ آمَنَ وَمِنْهُم مَّن كَفَرَ وَلَوْ شَاء اللّهُ مَا اقْتَتَلُواْ وَلَـكِنَّ اللّهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ
254 O besimtarë, shpërndane një pjesë nga ajo me çka ju furnizojmë Ne, para se të vij dita kur nuk do të ketë as shitje, as miqësi e as ndërmjetësim! Mirëpo mosbesimtarët, ata janë mizorë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَنفِقُواْ مِمَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لاَّ بَيْعٌ فِيهِ وَلاَ خُلَّةٌ وَلاَ شَفَاعَةٌ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ
255 All-llahu është – nuk ka zot përveç atij – i gjallë i përjetshëm! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Kush është ai që angazhohet për dikë te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di çka është para tyre dhe çka është pas tyre, dhe prej asaj që di Ai – të tjerët dinë vetëm aq sa dëshiron Ai. Kompetenca e Tij ngërthen edhe qiejt dhe tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre; Ai është i Lartëmadhërishëm e i madh! اللّهُ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
256 Në fe nuk ka shtyrje me dhunë. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta. Ai që nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet për lidhjen më të fortë që nuk ka të këputur, - kurse All-llahu dëgjon dhe sheh çdo send. لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
257 All-llahu është mbrojtës i atyre, të cilët besojnë dhe ata i nxjerr nga terri në dritë, kurse ata që nuk besojnë, kanë mbrojtës djajtë që i shpiejnë nga drita në terr; ata janë banorë të xhehennem-it, ku do të mbesin përgjithmonë. اللّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُواْ يُخْرِجُهُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّوُرِ وَالَّذِينَ كَفَرُواْ أَوْلِيَآؤُهُمُ الطَّاغُوتُ يُخْرِجُونَهُم مِّنَ النُّورِ إِلَى الظُّلُمَاتِ أُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
258 A nuk e ke parë atë i cili është kundërshtuar me Ibrahimin për Zotin e tij, atëherë kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu përgjegj: “Unë ngjall (krijoj jetë) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njëmend bën që dielli të lind në lindje, hajde bëne ti t’ia shkrepë nga perëndimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor. أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِي حَآجَّ إِبْرَاهِيمَ فِي رِبِّهِ أَنْ آتَاهُ اللّهُ الْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّيَ الَّذِي يُحْيِـي وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا أُحْيِـي وَأُمِيتُ قَالَ إِبْرَاهِيمُ فَإِنَّ اللّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
259 Ose atë, i cili, duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar me themel, pat bërtitur: “Po si do t’i ngjallë All-llahu këta, pasi që kanë vdekur?” Dhe All-llahu e bërë këtë si të vdekur për njëqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Një ditë ose vetëm një pjesë të ditës – u përgjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njëqind vjet. Shiko ushqimin tënd dhe pijen tënde, nuk janë prishur; shikoje edhe gomarin tënd – të të bëjmë argument për njerëzit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojmë, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu bë e qartë tha: “Unë e di se All-llahu ka mundësi për çdo send!” أَوْ كَالَّذِي مَرَّ عَلَى قَرْيَةٍ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَى عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىَ يُحْيِـي هَـَذِهِ اللّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا فَأَمَاتَهُ اللّهُ مِئَةَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَهُ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ قَالَ لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالَ بَل لَّبِثْتَ مِئَةَ عَامٍ فَانظُرْ إِلَى طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ وَانظُرْ إِلَى حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ آيَةً لِّلنَّاسِ وَانظُرْ إِلَى العِظَامِ كَيْفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْمًا فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
260 Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, më trego si i ngjallë të vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por që të më qetësohet zemra. “Merri, - i tha, - katër zogj dhe preji, dhe nga një copë të tyre vëri në kodra të ndryshme e pastaj thirri, përnjëherë kanë për të ardhur. Dije se All-llahu është i fortë dhe i urtë”! وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِـي الْمَوْتَى قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِن قَالَ بَلَى وَلَـكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي قَالَ فَخُذْ أَرْبَعَةً مِّنَ الطَّيْرِ فَصُرْهُنَّ إِلَيْكَ ثُمَّ اجْعَلْ عَلَى كُلِّ جَبَلٍ مِّنْهُنَّ جُزْءًا ثُمَّ ادْعُهُنَّ يَأْتِينَكَ سَعْيًا وَاعْلَمْ أَنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
261 Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumëfishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont të gjerë të dijes. مَّثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنبُلَةٍ مِّئَةُ حَبَّةٍ وَاللّهُ يُضَاعِفُ لِمَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
262 Ata të cilët shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj atë çka e shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime, shpërblimi i atyre është te Zoti i tyre, dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ ثُمَّ لاَ يُتْبِعُونَ مَا أَنفَقُواُ مَنًّا وَلاَ أَذًى لَّهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
263 Fjala e mirë dhe falja janë më të mira se një lëmoshë të cilën e përcjell shqetësimi. All-llahu është i pavarur dhe i butë. قَوْلٌ مَّعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِّن صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذًى وَاللّهُ غَنِيٌّ حَلِيم
264 O besimtarë, mos e prishni lëmoshën tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve, dhe nuk i beson All-llahut e as botës tjetër; Ai i ngjan atij shkrepit mbi të cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rrëmuja me shi e lë lakuriq; Ata nuk dot ë fitojnë kurrfarë shpërblimi për atë çka kanë bërë. Dhe All-llahu nuk përudhë popullin mosbesimtar. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تُبْطِلُواْ صَدَقَاتِكُم بِالْمَنِّ وَالأذَى كَالَّذِي يُنفِقُ مَالَهُ رِئَاء النَّاسِ وَلاَ يُؤْمِنُ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ فَمَثَلُهُ كَمَثَلِ صَفْوَانٍ عَلَيْهِ تُرَابٌ فَأَصَابَهُ وَابِلٌ فَتَرَكَهُ صَلْدًا لاَّ يَقْدِرُونَ عَلَى شَيْءٍ مِّمَّا كَسَبُواْ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْكَافِرِينَ
265 Kurse ata që shpenzojnë pasuritë e veta me dëshirë që të mbërrijnë kënaqësinë e All-llahut dhe që ta forcojnë vetveten, i shëmbëllejnë një kopshtit në rrafshlartë ku bie shumë shi, andaj edhe jep fryt të dyfisht; Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, rigon ose ka vesë. All-llahu sheh se çka punoni. وَمَثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمُ ابْتِغَاء مَرْضَاتِ اللّهِ وَتَثْبِيتًا مِّنْ أَنفُسِهِمْ كَمَثَلِ جَنَّةٍ بِرَبْوَةٍ أَصَابَهَا وَابِلٌ فَآتَتْ أُكُلَهَا ضِعْفَيْنِ فَإِن لَّمْ يُصِبْهَا وَابِلٌ فَطَلٌّ وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
266 A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht plot me pemë e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta të ndryshme dhe e gjen pleqëria me fëmijë të vegjël, e pastaj ta goditë rrëmuja me zjarr dhe të digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni për të menduar! أَيَوَدُّ أَحَدُكُمْ أَن تَكُونَ لَهُ جَنَّةٌ مِّن نَّخِيلٍ وَأَعْنَابٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ لَهُ فِيهَا مِن كُلِّ الثَّمَرَاتِ وَأَصَابَهُ الْكِبَرُ وَلَهُ ذُرِّيَّةٌ ضُعَفَاء فَأَصَابَهَا إِعْصَارٌ فِيهِ نَارٌ فَاحْتَرَقَتْ كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللّهُ لَكُمُ الآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ
267 O besimtarë! Shpenzoni nga ato gjëra të bukura që i fitoni dhe prej atyre që ua japim nga toka, mos nisni të ndani atë që nuk vlen të shpërndahet, që ju vetë nuk do ta kishit marrë. Përveç kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu është i pavarur dhe i denjë për lavdatë. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَنفِقُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُم مِّنَ الأَرْضِ وَلاَ تَيَمَّمُواْ الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَلَسْتُم بِآخِذِيهِ إِلاَّ أَن تُغْمِضُواْ فِيهِ وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
268 Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të bëni paudhësi, por All-llahu ju premton falje dhe mirësinë e Tij. All-llahu është me dijeni të gjërë. الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاء وَاللّهُ يَعِدُكُم مَّغْفِرَةً مِّنْهُ وَفَضْلاً وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
269 Ai i jep urtësi kujt do. Atij të cilit i jep urtësi, i është dhuruar mirësi e pamatur. Këtë mund ta kuptojnë vetëm të mençurit. يُؤتِي الْحِكْمَةَ مَن يَشَاء وَمَن يُؤْتَ الْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِيَ خَيْرًا كَثِيراً وَمَا يَذَّكَّرُ إِلاَّ أُوْلُواْ الأَلْبَابِ
270 Për gjithçka që shpenzoni ose që e premtoni, All-llahu, me siguri e di atë, dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë. وَمَا أَنفَقْتُم مِّن نَّفَقَةٍ أَوْ نَذَرْتُم مِّن نَّذْرٍ فَإِنَّ اللّهَ يَعْلَمُهُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ
271 Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por është më mirë për ju nëse ia jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbulojë disa vepra tuaja të këqia. All-llahu është i informuar se ç’bëni. إِن تُبْدُواْ الصَّدَقَاتِ فَنِعِمَّا هِيَ وَإِن تُخْفُوهَا وَتُؤْتُوهَا الْفُقَرَاء فَهُوَ خَيْرٌ لُّكُمْ وَيُكَفِّرُ عَنكُم مِّن سَيِّئَاتِكُمْ وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
272 Nuk është puna e jote përudhja e tyre, sepse All-llahu përudhë kë të dojë Ai. Çkado që shpenzon nga mirësia, e keni për vete dhe ju çkado që të jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hirë të All-llahut dhe, ajo që e shpenzoni për të irë, do t’iu kompenzohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar. لَّيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَـكِنَّ اللّهَ يَهْدِي مَن يَشَاء وَمَا تُنفِقُواْ مِنْ خَيْرٍ فَلأنفُسِكُمْ وَمَا تُنفِقُونَ إِلاَّ ابْتِغَاء وَجْهِ اللّهِ وَمَا تُنفِقُواْ مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنتُمْ لاَ تُظْلَمُونَ
273 Të varfërit të cilët janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të fitojnë, i painformuari i konsideron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre; Do t’i njohish sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur. Dhe çkado që të jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di. لِلْفُقَرَاء الَّذِينَ أُحصِرُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ لاَ يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِي الأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ الْجَاهِلُ أَغْنِيَاء مِنَ التَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُم بِسِيمَاهُمْ لاَ يَسْأَلُونَ النَّاسَ إِلْحَافًا وَمَا تُنفِقُواْ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ اللّهَ بِهِ عَلِيمٌ
274 Ata që shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka as frikë as pikëllim. الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُم بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ سِرًّا وَعَلاَنِيَةً فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
275 Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata”. Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë. Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit – e ata janë banorë të xhehennemi-it, ku do të mbesin përgjithmonë. الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُواْ إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا وَأَحَلَّ اللّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا فَمَن جَاءهُ مَوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّهِ فَانتَهَىَ فَلَهُ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُ إِلَى اللّهِ وَمَنْ عَادَ فَأُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
276 All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë mosbesimtar mëkatar. يَمْحَقُ اللّهُ الْرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ وَاللّهُ لاَ يُحِبُّ كُلَّ كَفَّارٍ أَثِيمٍ
277 Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zeqatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ وَأَقَامُواْ الصَّلاَةَ وَآتَوُاْ الزَّكَاةَ لَهُمْ أَجْرُهُمْ عِندَ رَبِّهِمْ وَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
278 O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe, nëse jeni besimtarë, hiqni dorë nga ajo çka mbetet prej kamatës. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَذَرُواْ مَا بَقِيَ مِنَ الرِّبَا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ
279 E nëse nuk e bëni këtë, atëherë i shpallni luftë All-llahut dhe Profetit të Tij! Por nëse pendoheni ju takon ajka e pasurisë suaj; askë nuk e dëmtoni e as jeni të dëmtuar. فَإِن لَّمْ تَفْعَلُواْ فَأْذَنُواْ بِحَرْبٍ مِّنَ اللّهِ وَرَسُولِهِ وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُؤُوسُ أَمْوَالِكُمْ لاَ تَظْلِمُونَ وَلاَ تُظْلَمُونَ
280 E nëse është ngusht, pritne derisa të çlirohet, por, dine, është më mirë nëse e falni. وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَى مَيْسَرَةٍ وَأَن تَصَدَّقُواْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
281 Dhe frikësohuni ditës kur do t’i ktheheni All-llahut, kur secilit do t’i paguhet ajo që e ka merituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar. وَاتَّقُواْ يَوْمًا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى اللّهِ ثُمَّ تُوَفَّى كُلُّ نَفْسٍ مَّا كَسَبَتْ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ
282 O besimtarë! Kur merrni hua njëri nga tjetri për afat të caktuar shkruane! Dhe një shkrues nga ju le të shkruajë drejt dhe le të mos ngurrojë të shkruaj ashtu si e ka mësuar All-llahu. Ai le të shkruajë, kurse ai që ka obligim (borshin) le t’i diktojë dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet, dhe asgjë le të mos lërë mangut prej asaj. Po ai që ka obligim nëse është mendjemangët (i marrë) ose i dobët, ose nëse nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij, por drejt, me besnikëri. Dhe sillni dy dëshmitarë, dy meshkuj nga ju, e nëse nuk ka dy meshkuj, atëherë një mashkulle dy femra me dëshminë e të cilave jeni të kënaqur. Nëse njëra prej atyre harron le ta përkujtojë tjetra. Dëshmitarët duhet të përgjegjen në çdo thirrje. Gjithashtu mos keni drojë që ta detajizoni me shkrim; qoftë pak ose shumë, me shënim të afatit për kthim. Ajo është më e drejtë te All-llahu dhe më e fortë për të dëshmuar, dhe ka më pak mundësi për të dyshuar, përveçse nëse është tregti e ditës – me sende që i përflitni dorë me dorë – atëherë nuk keni mëkat edhe nëse nuk i shënoni. Merrni dëshmitarë kur lidhni kontrata të shitblerjes dhe të mos jetë i dëmtuar as shkruesi as dëshmitari. Por nëse e bëni atë, (e dëmtoni ndonjerin prej tyre) ajo është me siguri gabim nga ana juaj. Frikësohuni All-llahut, All-llahu ju mëson, All-llahu për çdo send di. يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيْنٍ إِلَى أَجَلٍ مُّسَمًّى فَاكْتُبُوهُ وَلْيَكْتُب بَّيْنَكُمْ كَاتِبٌ بِالْعَدْلِ وَلاَ يَأْبَ كَاتِبٌ أَنْ يَكْتُبَ كَمَا عَلَّمَهُ اللّهُ فَلْيَكْتُبْ وَلْيُمْلِلِ الَّذِي عَلَيْهِ الْحَقُّ وَلْيَتَّقِ اللّهَ رَبَّهُ وَلاَ يَبْخَسْ مِنْهُ شَيْئًا فَإن كَانَ الَّذِي عَلَيْهِ الْحَقُّ سَفِيهًا أَوْ ضَعِيفًا أَوْ لاَ يَسْتَطِيعُ أَن يُمِلَّ هُوَ فَلْيُمْلِلْ وَلِيُّهُ بِالْعَدْلِ وَاسْتَشْهِدُواْ شَهِيدَيْنِ من رِّجَالِكُمْ فَإِن لَّمْ يَكُونَا رَجُلَيْنِ فَرَجُلٌ وَامْرَأَتَانِ مِمَّن تَرْضَوْنَ مِنَ الشُّهَدَاء أَن تَضِلَّ إْحْدَاهُمَا فَتُذَكِّرَ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى وَلاَ يَأْبَ الشُّهَدَاء إِذَا مَا دُعُواْ وَلاَ تَسْأَمُوْاْ أَن تَكْتُبُوْهُ صَغِيرًا أَو كَبِيرًا إِلَى أَجَلِهِ ذَلِكُمْ أَقْسَطُ عِندَ اللّهِ وَأَقْومُ لِلشَّهَادَةِ وَأَدْنَى أَلاَّ تَرْتَابُواْ إِلاَّ أَن تَكُونَ تِجَارَةً حَاضِرَةً تُدِيرُونَهَا بَيْنَكُمْ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَلاَّ تَكْتُبُوهَا وَأَشْهِدُوْاْ إِذَا تَبَايَعْتُمْ وَلاَ يُضَآرَّ كَاتِبٌ وَلاَ شَهِيدٌ وَإِن تَفْعَلُواْ فَإِنَّهُ فُسُوقٌ بِكُمْ وَاتَّقُواْ اللّهَ وَيُعَلِّمُكُمُ اللّهُ وَاللّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
283 Nëse jeni në rrugë e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (kapar)! Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet. Dhe mos e fshehni dëshminë, se kush e fsheh atë, ai ka zemër mëkatare, kurse All-llahu e di çka punoni. وَإِن كُنتُمْ عَلَى سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُواْ كَاتِبًا فَرِهَانٌ مَّقْبُوضَةٌ فَإِنْ أَمِنَ بَعْضُكُم بَعْضًا فَلْيُؤَدِّ الَّذِي اؤْتُمِنَ أَمَانَتَهُ وَلْيَتَّقِ اللّهَ رَبَّهُ وَلاَ تَكْتُمُواْ الشَّهَادَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ وَاللّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ
284 Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë! E shprehët ju atë çka mbani në shpirt apo e fshehët, All-llahu për atë do t’iu kërkojë llogari; kujt të dojë ai fal dhe e dënon kë të dojë. All-llahu ka mundësi për çdo send. لِّلَّهِ ما فِي السَّمَاواتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَإِن تُبْدُواْ مَا فِي أَنفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُم بِهِ اللّهُ فَيَغْفِرُ لِمَن يَشَاء وَيُعَذِّبُ مَن يَشَاء وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
285 Profeti beson në atë çka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtarët: secili i beson All-llahut, edhe engjujve të tij, edhe librave të tij, edhe profetëve të tij. “Ne nuk dallojmë asnjë nga profetët e tij”. Dhe thanë: “Dëgjuam dhe iu bindëm; Na fal o Zoti ynë; Te Ti do të kthehemi.” آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وَمَلآئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ
286 All-llahu askë nuk e ngarkon përtej mundësive të veta. Është në dobi të tij e mira që e bën, kurse e keqja në dëm të tij. O Zoti ynë! Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim! Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre përpara nesh! O Zoti ynë mos na ngarko për detyrë atë për çka nuk kemi mundësi! Shlyej mëkatet tona dhe na fal, dhe kij mëshirë ndaj nesh! Ti je Zoti ynë, andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtar! لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لاَ تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلاَ تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلاَ تُحَمِّلْنَا مَا لاَ طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا أَنتَ مَوْلاَنَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
;