Israel

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Qoftë lartësuar ai i cili e shetiti robin e vet natën prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinën e të cilit e kemi bekuar në mënyrë që t’i tregojmë disa argumente tona Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë. سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً مِّنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
2 Kurse Musaut i dhamë Librin dhe e bëmë udhërrëfim për izraelitët, ashtu që të mos marrin tjetër ke për Zot në vend timin, وَآتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ وَجَعَلْنَاهُ هُدًى لِّبَنِي إِسْرَائِيلَ أَلاَّ تَتَّخِذُواْ مِن دُونِي وَكِيلاً
3 Ju pasardhës që ju kemi bartur me Nuhin. Ai përnjëmend ishte njeri mirënjohës. ذُرِّيَّةَ مَنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ إِنَّهُ كَانَ عَبْدًا شَكُورًا
4 Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase”. وَقَضَيْنَا إِلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ فِي الْكِتَابِ لَتُفْسِدُنَّ فِي الأَرْضِ مَرَّتَيْنِ وَلَتَعْلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا
5 Dhe kur arriti koha e premtimit të parë, prej dy sish, ne dërguam kundër jush njerëz tanë, shumë të fortë, dhe u shkelën nëpër shtëpia dhe ashtu premtimi u bë realitet فَإِذَا جَاء وَعْدُ أُولاهُمَا بَعَثْنَا عَلَيْكُمْ عِبَادًا لَّنَا أُوْلِي بَأْسٍ شَدِيدٍ فَجَاسُواْ خِلاَلَ الدِّيَارِ وَكَانَ وَعْدًا مَّفْعُولاً
6 Pastaj ju kthyem për së dyti kundër atyre dhe ju përforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u bëmë shumë në numër. ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا
7 Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur. إِنْ أَحْسَنتُمْ أَحْسَنتُمْ لِأَنفُسِكُمْ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا فَإِذَا جَاء وَعْدُ الآخِرَةِ لِيَسُوؤُواْ وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُواْ الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُواْ مَا عَلَوْاْ تَتْبِيرًا
8 Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët. عَسَى رَبُّكُمْ أَن يَرْحَمَكُمْ وَإِنْ عُدتُّمْ عُدْنَا وَجَعَلْنَا جَهَنَّمَ لِلْكَافِرِينَ حَصِيرًا
9 Ky Kur’an pamëdyshje çon rrugës së drejtë dhe më të përshtatshme dhe përgëzon besimtarët, të cilët bëjnë vepra të mira se i pret shpërblim i madh, إِنَّ هَـذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا
10 Kurse për ata, të cilët nuk i besojnë botës tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm. وأَنَّ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا
11 Njeriu edhe me anë të lutjes për mirë, lyp keq; njeriu është shumë i vrullshëm, gjaknxehtë. وَيَدْعُ الإِنسَانُ بِالشَّرِّ دُعَاءهُ بِالْخَيْرِ وَكَانَ الإِنسَانُ عَجُولاً
12 Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi. وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِتَبْتَغُواْ فَضْلاً مِّن رَّبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُواْ عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلاً
13 Dhe secilit njeri atë çka e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në Ditën e gjykimit, do t’ia tregojmë një libër të hapur. وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَآئِرَهُ فِي عُنُقِهِ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا
14 “Lexo librin tënd, sot të mjafton vetvetja kundër teje që të japish llogari”! اقْرَأْ كَتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
15 Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber. مَّنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَلاَ تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولاً
16 Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel. وَإِذَا أَرَدْنَا أَن نُّهْلِكَ قَرْيَةً أَمَرْنَا مُتْرَفِيهَا فَفَسَقُواْ فِيهَا فَحَقَّ عَلَيْهَا الْقَوْلُ فَدَمَّرْنَاهَا تَدْمِيرًا
17 Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton që Zoti i di dhe sheh mëkatet e robërve të vet. وَكَمْ أَهْلَكْنَا مِنَ الْقُرُونِ مِن بَعْدِ نُوحٍ وَكَفَى بِرَبِّكَ بِذُنُوبِ عِبَادِهِ خَبِيرًَا بَصِيرًا
18 Kush e dëshiron këtë botë, Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim xhehennemin, në të cilin do të digjen të turpëruar e të përulur. مَّن كَانَ يُرِيدُ الْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُ فِيهَا مَا نَشَاء لِمَن نُّرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُ جَهَنَّمَ يَصْلاهَا مَذْمُومًا مَّدْحُورًا
19 Ndërsa, kush e do atë botë, dhe është besimtar, përpiqet ta meritojë, prandaj, përpjekja e tyre do të jet e mirënjohur. وَمَنْ أَرَادَ الآخِرَةَ وَسَعَى لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَئِكَ كَانَ سَعْيُهُم مَّشْكُورًا
20 Të tërëve, edhe njërës palë edhe tjetrës, i japim dhuratat e Zotit tënd; se dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askë. كُلاًّ نُّمِدُّ هَـؤُلاء وَهَـؤُلاء مِنْ عَطَاء رَبِّكَ وَمَا كَانَ عَطَاء رَبِّكَ مَحْظُورًا
21 Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar. انظُرْ كَيْفَ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَلَلآخِرَةُ أَكْبَرُ دَرَجَاتٍ وَأَكْبَرُ تَفْضِيلاً
22 Mos bën me All-llahun Zot tjetër e të mbesish pa përkrahje dhe i nënçmuar. لاَّ تَجْعَل مَعَ اللّهِ إِلَـهًا آخَرَ فَتَقْعُدَ مَذْمُومًا مَّخْذُولاً
23 Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا
24 Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا
25 Zoti juaj e di më së miri se ç’ka në shpirtin tuaj. Nëse jeni të mirë – ani. All-llahu njëmend ua fal atyre që pendohe. رَّبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمْ إِن تَكُونُواْ صَالِحِينَ فَإِنَّهُ كَانَ لِلأَوَّابِينَ غَفُورًا
26 jepja të drejtën e vet të afërmit të tënd, edhe të varfërit – musafir, por mos shpenzo shumë, وَآتِ ذَا الْقُرْبَى حَقَّهُ وَالْمِسْكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَلاَ تُبَذِّرْ تَبْذِيرًا
27 Sepse, shpenzuesit janë shokë të djallit, kurse djalli është mohues i Zotit të vet. إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُواْ إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ وَكَانَ الشَّيْطَانُ لِرَبِّهِ كَفُورًا
28 Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë. وَإِمَّا تُعْرِضَنَّ عَنْهُمُ ابْتِغَاء رَحْمَةٍ مِّن رَّبِّكَ تَرْجُوهَا فَقُل لَّهُمْ قَوْلاً مَّيْسُورًا
29 Mos e rrudh dorën fort, por as mos e lësho krejtësisht, e të mbesish i qorutar dhe pa asgjë وَلاَ تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَى عُنُقِكَ وَلاَ تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَّحْسُورًا
30 Zoti yt kujt të dojë i afron furnizim të majmë, por edhe e kufizon. Ai me të vërtetë është i informuar dhe i sheh robërit e vet. إِنَّ رَبَّكَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَن يَشَاء وَيَقْدِرُ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا
31 Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejmë edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me të vërtetë është mëkat i madh. وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلادَكُمْ خَشْيَةَ إِمْلاقٍ نَّحْنُ نَرْزُقُهُمْ وَإِيَّاكُم إنَّ قَتْلَهُمْ كَانَ خِطْءًا كَبِيرًا
32 Dhe mos iu afroni amoralitetit, është punë e fëlliqur dhe sa rrugë e shëmtuar është! وَلاَ تَقْرَبُواْ الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاء سَبِيلاً
33 Dhe mos mbytni askë që e ka ndaluar All-llahu, përveç kur e kërkon e drejta. Por nëse dikush, pa pikë të fajit, vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar. وَلاَ تَقْتُلُواْ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللّهُ إِلاَّ بِالحَقِّ وَمَن قُتِلَ مَظْلُومًا فَقَدْ جَعَلْنَا لِوَلِيِّهِ سُلْطَانًا فَلاَ يُسْرِف فِّي الْقَتْلِ إِنَّهُ كَانَ مَنْصُورًا
34 EDHe pasurisë së bonjakut mos iu qasni fare! Përveçse me qëllim të mirë, derisa të bëhet madhor. Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi. وَلاَ تَقْرَبُواْ مَالَ الْيَتِيمِ إِلاَّ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ حَتَّى يَبْلُغَ أَشُدَّهُ وَأَوْفُواْ بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْؤُولاً
35 Edhe masën plotësone kur të peshoni në litër, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo është më mirë dhe përfundimi më i bukur. وَأَوْفُوا الْكَيْلَ إِذا كِلْتُمْ وَزِنُواْ بِالقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً
36 Mos paso atë për çka nuk e di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi. وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولـئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً
37 Mos ec mendjemadh nëpër tokë, sepse, ti tokën nuk mund ta çash e as t’i arrish malet e larta. وَلاَ تَمْشِ فِي الأَرْضِ مَرَحًا إِنَّكَ لَن تَخْرِقَ الأَرْضَ وَلَن تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولاً
38 E keqja e tërë këtyre është urrejtur te Zoti yt. كُلُّ ذَلِكَ كَانَ سَيٍّئُهُ عِنْدَ رَبِّكَ مَكْرُوهًا
39 Ajo është një urtësi që ty po ta shpallë Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjetër Zot, e të hidhesh në xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga mëshira e Tij. ذَلِكَ مِمَّا أَوْحَى إِلَيْكَ رَبُّكَ مِنَ الْحِكْمَةِ وَلاَ تَجْعَلْ مَعَ اللّهِ إِلَهًا آخَرَ فَتُلْقَى فِي جَهَنَّمَ مَلُومًا مَّدْحُورًا
40 A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e për vete i ka bërë engjujt si vajza? Ju njëmend flisni fjalë të mëdha. أَفَأَصْفَاكُمْ رَبُّكُم بِالْبَنِينَ وَاتَّخَذَ مِنَ الْمَلآئِكَةِ إِنَاثًا إِنَّكُمْ لَتَقُولُونَ قَوْلاً عَظِيمًا
41 Ne, në këtë Kur’an, japim sqarime që ata të nxjerrin mësime, por, ai edhe më tepër ua shton tëhuajsimin atyre. وَلَقَدْ صَرَّفْنَا فِي هَـذَا الْقُرْآنِ لِيَذَّكَّرُواْ وَمَا يَزِيدُهُمْ إِلاَّ نُفُورًا
42 Thuaj: “Po të ekzistonte ndonjë tjetër Zot përveç Atij, siç po thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për te poseduesi i lartëmadhërishëm”. قُل لَّوْ كَانَ مَعَهُ آلِهَةٌ كَمَا يَقُولُونَ إِذًا لاَّبْتَغَوْاْ إِلَى ذِي الْعَرْشِ سَبِيلاً
43 Qoftë lavdëruar Ai dhe shumë lart mbi atë çka flasin ata! سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبِيرًا
44 Ate e madhërojnë shtatë qiej dhe toka, edhe gjithëçka ekziston në to, dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron me lëvdata, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është me të vërtetë i butë dhe falë shumë. تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ وَالأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ وَإِن مِّن شَيْءٍ إِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدَهِ وَلَـكِن لاَّ تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا
45 Kur lexon Kur’an, ndërmjet teje dhe atyre që nuk i besojnë botës tjetër, Ne vejmë një perde të fshehtë, وَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرآنَ جَعَلْنَا بَيْنَكَ وَبَيْنَ الَّذِينَ لاَ يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ حِجَابًا مَّسْتُورًا
46 Kurse në zemrat e tyre një mbulojë që i pengon për ta kuptuar dhe i bëjmë të shurdhët. Dhe ti kur e përmend Zotin tënd në Kur’an, Atë të vetmin, ata të frikësuar ia japin këmbëve. وَجَعَلْنَا عَلَى قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَن يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا وَإِذَا ذَكَرْتَ رَبَّكَ فِي الْقُرْآنِ وَحْدَهُ وَلَّوْاْ عَلَى أَدْبَارِهِمْ نُفُورًا
47 Ne dimë mirë se ç’duan mizorët të dëgjojnë kur vijnë të të përgjojnë, dhe kur përshpërisin “Ju vetëm pasoni një njeri të magjepsur”. نَّحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَسْتَمِعُونَ بِهِ إِذْ يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ وَإِذْ هُمْ نَجْوَى إِذْ يَقُولُ الظَّالِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلاَّ رَجُلاً مَّسْحُورًا
48 Shih me çka po të krahasojnë ty, prandaj bredhin dhe nuk mund të gjejnë rrugë të drejtë. انظُرْ كَيْفَ ضَرَبُواْ لَكَ الأَمْثَالَ فَضَلُّواْ فَلاَ يَسْتَطِيعْونَ سَبِيلاً
49 Thonë: “A kur të shndërrohemi në eshtra e pluhur, ne sikur krijesa të reja paskemi për t’u ringjallur?!” وَقَالُواْ أَئِذَا كُنَّا عِظَامًا وَرُفَاتًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ خَلْقًا جَدِيدًا
50 Thuaj: “A doni të jeni gur ose hekur, قُل كُونُواْ حِجَارَةً أَوْ حَدِيدًا
51 Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti”. أَوْ خَلْقًا مِّمَّا يَكْبُرُ فِي صُدُورِكُمْ فَسَيَقُولُونَ مَن يُعِيدُنَا قُلِ الَّذِي فَطَرَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ فَسَيُنْغِضُونَ إِلَيْكَ رُؤُوسَهُمْ وَيَقُولُونَ مَتَى هُوَ قُلْ عَسَى أَن يَكُونَ قَرِيبًا
52 Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër, يَوْمَ يَدْعُوكُمْ فَتَسْتَجِيبُونَ بِحَمْدِهِ وَتَظُنُّونَ إِن لَّبِثْتُمْ إِلاَّ قَلِيلاً
53 Dhe thuaju robërve të mij le të flasin vetëm fjalë të mira – sepse djalli ka ngatërruar diçka ndërmjet tyre, djalli është me të vërtetë armik i hapët i njeriut. وَقُل لِّعِبَادِي يَقُولُواْ الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنزَغُ بَيْنَهُمْ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلإِنْسَانِ عَدُوًّا مُّبِينًا
54 Zoti juaj u njeh shumë mirë. Nëse do ai, ju mëshiron, e nëse do, ju dënon. E ty nuk të kemi dërguar përfaqësues të tyre. رَّبُّكُمْ أَعْلَمُ بِكُمْ إِن يَشَأْ يَرْحَمْكُمْ أَوْ إِن يَشَأْ يُعَذِّبْكُمْ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ وَكِيلاً
55 Zoti yt e di më së miri se kush janë në qiej dhe kush në tokë. Ne i kemi dalluar disa profetë nga disa të tjerë, kurse Davudit i kemi dhënë Zeburin. وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِمَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَلَقَدْ فَضَّلْنَا بَعْضَ النَّبِيِّينَ عَلَى بَعْضٍ وَآتَيْنَا دَاوُودَ زَبُورًا
56 Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin”. قُلِ ادْعُواْ الَّذِينَ زَعَمْتُم مِّن دُونِهِ فَلاَ يَمْلِكُونَ كَشْفَ الضُّرِّ عَنكُمْ وَلاَ تَحْوِيلاً
57 Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën. أُولَـئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ وَيَرْجُونَ رَحْمَتَهُ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ كَانَ مَحْذُورًا
58 Dhe nuk ka asnjë vendbanim të cilin Ne para ditës së gjykimit nuk do ta shkatërrojmë ose ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo është e evidentuar në Libër. وَإِن مَّن قَرْيَةٍ إِلاَّ نَحْنُ مُهْلِكُوهَا قَبْلَ يَوْمِ الْقِيَامَةِ أَوْ مُعَذِّبُوهَا عَذَابًا شَدِيدًا كَانَ ذَلِك فِي الْكِتَابِ مَسْطُورًا
59 Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë mrekulli, përveç faktit se popujt e lashtë nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia dërguam deven, por ata bënë krim me te. Ndërkaq ne mrekullit i dërgojmë vetëm për të frikësuar. وَمَا مَنَعَنَا أَن نُّرْسِلَ بِالآيَاتِ إِلاَّ أَن كَذَّبَ بِهَا الأَوَّلُونَ وَآتَيْنَا ثَمُودَ النَّاقَةَ مُبْصِرَةً فَظَلَمُواْ بِهَا وَمَا نُرْسِلُ بِالآيَاتِ إِلاَّ تَخْوِيفًا
60 Dhe kur të patëm thënë: “Zoti yt i përfshinë të gjithë njerëzit”, kurse ëndrrën që ta paraqitëm edhe drurin e mallkuar në Kur’an, janë vetëm prova për njerëzit. Ne i tmerrojmë ata, por kjo ua rritë atyre më tepër, edhe ashtu, mosbesimin e madh. وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِالنَّاسِ وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي القُرْآنِ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلاَّ طُغْيَانًا كَبِيرًا
61 Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit”, ata të gjithë i bënë sexhde atij, përveç Iblisit. “si t’i bëj sexhde – tha ai – atij të cilin Ti e krijove nba balta? وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلآئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ فَسَجَدُواْ إَلاَّ إِبْلِيسَ قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا
62 Shikoje këtë të cilin e ke ngritur më lartë se mua, - tha. Nëse më jep afat deri në ditën e kijametit, me siguri, përveç një numri të vogël, të gjithë pasardhësit e tij do t’i shkatërrojë”. قَالَ أَرَأَيْتَكَ هَـذَا الَّذِي كَرَّمْتَ عَلَيَّ لَئِنْ أَخَّرْتَنِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ لأَحْتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُ إَلاَّ قَلِيلاً
63 “Shko, - i tha Ai, - dhe ata të cilët të pasojnë ty – ani; xhehennemi është shpërblim i mjaftueshëm për ju. قَالَ اذْهَبْ فَمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَآؤُكُمْ جَزَاء مَّوْفُورًا
64 Dhe përvehtëso me zërin tënd cilin të mundesh dhe përzini kalorësit tu edhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu pjesëtar në pasuri dhe fëmijë me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetëm rrena. وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُمْ بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِم بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الأَمْوَالِ وَالأَوْلادِ وَعِدْهُمْ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلاَّ غُرُورًا
65 Kurse ti, me të vërtetë nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të mij”. Dhe si përfaqësues mjafton Zoti yt. إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ وَكَفَى بِرَبِّكَ وَكِيلاً
66 Zoti i juaj është, ai i cili vetëm për hirë tuajin i lëvizë lundrat nëpër det që të kërkoni dhuntinë e Tij, sepse Ai ndaj jush është mëshirëplotë. رَّبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُواْ مِن فَضْلِهِ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
67 Kur ju godet e papritura në det, atëherë i humbni ata të cilëve u jeni falur, përveç Atij (All-llahut). Mirëpo kur Ai ju shpëton në tokë j ia ktheni shpinën; njeriu gjithmonë është bukëshkelë. وَإِذَا مَسَّكُمُ الْضُّرُّ فِي الْبَحْرِ ضَلَّ مَن تَدْعُونَ إِلاَّ إِيَّاهُ فَلَمَّا نَجَّاكُمْ إِلَى الْبَرِّ أَعْرَضْتُمْ وَكَانَ الإِنْسَانُ كَفُورًا
68 A jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do të lëshojë kundër jush fërfëllazë me rërë, e atëherë nuk do t’i gjeni vetes shpëtim fare? أَفَأَمِنتُمْ أَن يَخْسِفَ بِكُمْ جَانِبَ الْبَرِّ أَوْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ثُمَّ لاَ تَجِدُواْ لَكُمْ وَكِيلاً
69 Ose a jeni te sigurtë se Ai nuk do t’ju kthejë prapë në det dhe t’iu lëshojë furtunën dhe t’iu përmbysë për shkak se keni mohuar? Atëherë nuk keni për të gjetur se kush do të na marrë në përgjegjësi për ju. أَمْ أَمِنتُمْ أَن يُعِيدَكُمْ فِيهِ تَارَةً أُخْرَى فَيُرْسِلَ عَلَيْكُمْ قَاصِفا مِّنَ الرِّيحِ فَيُغْرِقَكُم بِمَا كَفَرْتُمْ ثُمَّ لاَ تَجِدُواْ لَكُمْ عَلَيْنَا بِهِ تَبِيعًا
70 Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur nëpër tokë e nëpër det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar. وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً
71 Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit. يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ فَمَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَأُوْلَـئِكَ يَقْرَؤُونَ كِتَابَهُمْ وَلاَ يُظْلَمُونَ فَتِيلاً
72 E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq, وَمَن كَانَ فِي هَـذِهِ أَعْمَى فَهُوَ فِي الآخِرَةِ أَعْمَى وَأَضَلُّ سَبِيلاً
73 Dhe përpak desh të larguan edhe ty prej asaj çka të shpallëm Ne, që kundër nesh të shpifësh diçka tjetër, e pastaj ata do të konsideronin si mik وَإِن كَادُواْ لَيَفْتِنُونَكَ عَنِ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ لِتفْتَرِيَ عَلَيْنَا غَيْرَهُ وَإِذًا لاَّتَّخَذُوكَ خَلِيلاً
74 Dhe sikur të të mos kishim përforcuar ty, gati u lëshove pe, sadopakë qoftë. وَلَوْلاَ أَن ثَبَّتْنَاكَ لَقَدْ كِدتَّ تَرْكَنُ إِلَيْهِمْ شَيْئًا قَلِيلاً
75 Dhe atëherë me siguri do të kishim bërë të shijosh mundim të dyfishtë në jetë dhe pas vdekjes; atëherë nuk ke për të gjetur askë i cili do të ndihmonte kundër nesh. إِذاً لَّأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لاَ تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًا
76 Ata që kanë shqetësuar në tokë, sa që gati të përzënë prej aty, por, atëherë as ata nuk do të qëndronin aty shumë pas teje. وَإِن كَادُواْ لَيَسْتَفِزُّونَكَ مِنَ الأَرْضِ لِيُخْرِجوكَ مِنْهَا وَإِذًا لاَّ يَلْبَثُونَ خِلافَكَ إِلاَّ قَلِيلاً
77 Sipas traditës që ka qenë, me tërë ata të cilët i kemi dërguar përpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh traditës. سُنَّةَ مَن قَدْ أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِن رُّسُلِنَا وَلاَ تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحْوِيلاً
78 Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit. Me të vërtetë Kur’anin në saban e dëshmojnë shumë (shumica e dëgjojnë). أَقِمِ الصَّلاَةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ إِلَى غَسَقِ اللَّيْلِ وَقُرْآنَ الْفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُودًا
79 Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar! Kjo është vetëm detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar. وَمِنَ اللَّيْلِ فَتَهَجَّدْ بِهِ نَافِلَةً لَّكَ عَسَى أَن يَبْعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامًا مَّحْمُودًا
80 Dhe thuaj: “O Zoti im më shpjer nëpër atë hyrje të sinqertë, dhe më nxirr asaj daljes së sinqertë, dhe më jep forcë nga ana jote që të më shërbejë si ndihmë”. وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا
81 Dhe thuaj: “Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme”. وَقُلْ جَاء الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا
82 Ne shpallim nga Kur’ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarët, kurse mosbesimtarëve vetëm ua rritë shkatërrimin. وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاء وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ وَلاَ يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إَلاَّ خَسَارًا
83 Kur i japim njeriut ndonjë dhunti, ai kthen shpinën dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atëherë pikëllohet. وَإِذَا أَنْعَمْنَا عَلَى الإِنسَانِ أَعْرَضَ وَنَأَى بِجَانِبِهِ وَإِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ كَانَ يَؤُوسًا
84 Thuaj: “Secili po vepron sipas mënyrës së vet, mirëpo Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugë të drejtë”. قُلْ كُلٌّ يَعْمَلُ عَلَى شَاكِلَتِهِ فَرَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَنْ هُوَ أَهْدَى سَبِيلاً
85 Të pyesin për shpirtin, thuaju: “Çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim, kurse juve u është dhënë fare pak dije. وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتِيتُم مِّن الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً
86 Dhe po të dëshironim ne, me siguri do të kishim bërë të zhduket ajo çka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do të gjesh askë që do të ndihmonte kundër nesh. وَلَئِن شِئْنَا لَنَذْهَبَنَّ بِالَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ ثُمَّ لاَ تَجِدُ لَكَ بِهِ عَلَيْنَا وَكِيلاً
87 Përveç se me mëshirën e zotit tënd, sepse mirësia e Tij ndaj teje është me të vërtetë e madhe”. إِلاَّ رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ إِنَّ فَضْلَهُ كَانَ عَلَيْكَ كَبِيرًا
88 Thuaj: “Sikur të bashkoheshin tërë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur’an, sikur ky, nuk do të mund të bënim sikur ky, edhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit”. قُل لَّئِنِ اجْتَمَعَتِ الإِنسُ وَالْجِنُّ عَلَى أَن يَأْتُواْ بِمِثْلِ هَـذَا الْقُرْآنِ لاَ يَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ كَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِيرًا
89 Ne, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve shembuj të ndryshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë, ata vetëm mohojnë وَلَقَدْ صَرَّفْنَا لِلنَّاسِ فِي هَـذَا الْقُرْآنِ مِن كُلِّ مَثَلٍ فَأَبَى أَكْثَرُ النَّاسِ إِلاَّ كُفُورًا
90 Dhe thonë: “Nuk të besojmë ty deri sa të na nxjerrësh kroje nga toka, وَقَالُواْ لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّى تَفْجُرَ لَنَا مِنَ الأَرْضِ يَنبُوعًا
91 Ose ti të kesh një kopsht me lisa e hardhi dhe nëpër të të kalojnë një varg lumenjsh. أَوْ تَكُونَ لَكَ جَنَّةٌ مِّن نَّخِيلٍ وَعِنَبٍ فَتُفَجِّرَ الأَنْهَارَ خِلالَهَا تَفْجِيرًا
92 Ose ta coptosh qiellin copë-copë mbi ne, si po e vërteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellësh para nesh. أَوْ تُسْقِطَ السَّمَاء كَمَا زَعَمْتَ عَلَيْنَا كِسَفًا أَوْ تَأْتِيَ بِاللّهِ وَالْمَلآئِكَةِ قَبِيلاً
93 Apo: të kesh për vete shtëpi prej ari, ose derisa të ngjitsh në qiell. Por nuk do të besojmë edhe sikur të ngjitesh deri sa të na sjellish një Libër që ta lexojmë”. Thuaj: “Qoftë lartësuar Zoti im! A jam unë diçka tjetër përveç se një njeri-pejgamber?!” أَوْ يَكُونَ لَكَ بَيْتٌ مِّن زُخْرُفٍ أَوْ تَرْقَى فِي السَّمَاء وَلَن نُّؤْمِنَ لِرُقِيِّكَ حَتَّى تُنَزِّلَ عَلَيْنَا كِتَابًا نَّقْرَؤُهُ قُلْ سُبْحَانَ رَبِّي هَلْ كُنتُ إَلاَّ بَشَرًا رَّسُولاً
94 Kurse njerëzit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojnë vetëm ajo që thonin: “A na paska dërguar All-llahu një njeri si profet”. وَمَا مَنَعَ النَّاسَ أَن يُؤْمِنُواْ إِذْ جَاءهُمُ الْهُدَى إِلاَّ أَن قَالُواْ أَبَعَثَ اللّهُ بَشَرًا رَّسُولاً
95 Thuaj: “Sikur engjujt në tokë të ecnin qetë, Ne do t’u kishim dërguar nga qielli një engjull si profet”. قُل لَّوْ كَانَ فِي الأَرْضِ مَلآئِكَةٌ يَمْشُونَ مُطْمَئِنِّينَ لَنَزَّلْنَا عَلَيْهِم مِّنَ السَّمَاء مَلَكًا رَّسُولاً
96 thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe është i informuar për robërit e vet”. قُلْ كَفَى بِاللّهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا
97 Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është në rrugë të drejtë, kurse atë të cilin Ai e lë të humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtës përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në ditën e gjykimit, me fytyrë për toke, të verbër, memecë e të shurdhër, vendbanim i tyre është xhehennemi, sa herë që të dobësohet flaka, do t’ua shtojmë zjarrin. وَمَن يَهْدِ اللّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُمْ أَوْلِيَاء مِن دُونِهِ وَنَحْشُرُهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَلَى وُجُوهِهِمْ عُمْيًا وَبُكْمًا وَصُمًّا مَّأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ كُلَّمَا خَبَتْ زِدْنَاهُمْ سَعِيرًا
98 Ai është shpërblim i atyre, se ata nuk u kanë besuar argumenteve tona, dhe kanë thënë: “A kur të bëhemi eshtra e pluhur ne do të ringjallemi sikur krijesa të reja?” ذَلِكَ جَزَآؤُهُم بِأَنَّهُمْ كَفَرُواْ بِآيَاتِنَا وَقَالُواْ أَئِذَا كُنَّا عِظَامًا وَرُفَاتًا أَإِنَّا لَمَبْعُوثُونَ خَلْقًا جَدِيدًا
99 Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për çka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtarët refuzojnë dhe vetëm mohojnë. أَوَلَمْ يَرَوْاْ أَنَّ اللّهَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ قَادِرٌ عَلَى أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ وَجَعَلَ لَهُمْ أَجَلاً لاَّ رَيْبَ فِيهِ فَأَبَى الظَّالِمُونَ إَلاَّ كُفُورًا
100 Thuaj: “Edhe sikur ju të posedoni thesarin e mëshirës së Zotit tim, ju edhe atëherë do të rrudheshit (bënit koprraci) nga frika se mos do të varfëroheni”. Njeriu gjithmonë është koprrac. قُل لَّوْ أَنتُمْ تَمْلِكُونَ خَزَآئِنَ رَحْمَةِ رَبِّي إِذًا لَّأَمْسَكْتُمْ خَشْيَةَ الإِنفَاقِ وَكَانَ الإنسَانُ قَتُورًا
101 Ne Musaut i kemi dhënë nëntë mrekulli të qarta. Pyeti pra izraelitët kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thënë “Unë mendoj se ti je me të vërtetë i magjepsur”, وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَى تِسْعَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ فَاسْأَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ إِذْ جَاءهُمْ فَقَالَ لَهُ فِرْعَونُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا مُوسَى مَسْحُورًا
102 E ai i tha: “Ti e di se këtë nuk e ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe tokës, si argument të hapët, dhe unë me të vërtetë, o Faraon, të konsideroj të shkatërruar”. قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنزَلَ هَـؤُلاء إِلاَّ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ بَصَآئِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَونُ مَثْبُورًا
103 Dhe ai deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë, edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku. فَأَرَادَ أَن يَسْتَفِزَّهُم مِّنَ الأَرْضِ فَأَغْرَقْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ جَمِيعًا
104 Dhe pas asaj u thamë izraelitëve: “Vendosuni në këtë tokë, e kur të vijë koha, premtimi i botës tjetër, do t’iu sjellim të përzier. وَقُلْنَا مِن بَعْدِهِ لِبَنِي إِسْرَائِيلَ اسْكُنُواْ الأَرْضَ فَإِذَا جَاء وَعْدُ الآخِرَةِ جِئْنَا بِكُمْ لَفِيفًا
105 Ne shpallëm atë me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty të kemi dërguar vetëm përgëzues dhe qortues. وَبِالْحَقِّ أَنزَلْنَاهُ وَبِالْحَقِّ نَزَلَ وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلاَّ مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا
106 Ndërsa Kur’anin, e shpallëm krejt pjesë-pjesë, në mënyrë që ti njerëzve t’ua lexosh pak nga pak, dhe atë ua shpallim të përforcuar. وَقُرْآناً فَرَقْنَاهُ لِتَقْرَأَهُ عَلَى النَّاسِ عَلَى مُكْثٍ وَنَزَّلْنَاهُ تَنزِيلاً
107 Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata të cilëve u është bërë me dije qysh më parë (para shpalljes së tij) kur u lexohet bëjnë sexhde. قُلْ آمِنُواْ بِهِ أَوْ لاَ تُؤْمِنُواْ إِنَّ الَّذِينَ أُوتُواْ الْعِلْمَ مِن قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَى عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ سُجَّدًا
108 Dhe thonë: “Qoftë lartësuar Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë njëmend plotësohet”. وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِن كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولاً
109 Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai lexim ua rritë respekt-frikën. وَيَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ يَبْكُونَ وَيَزِيدُهُمْ خُشُوعًا
110 Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit. Mos jij zëlartë kur falë namazin, por as mos e freno shumë zërin! Lype një rrugë mesatare”. قُلِ ادْعُواْ اللّهَ أَوِ ادْعُواْ الرَّحْمَـنَ أَيًّا مَّا تَدْعُواْ فَلَهُ الأَسْمَاء الْحُسْنَى وَلاَ تَجْهَرْ بِصَلاَتِكَ وَلاَ تُخَافِتْ بِهَا وَابْتَغِ بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلاً
111 Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë All-llahu, i cili nuk ka fëmijë për vete dhe në pushtet nuk ka bashkëpunëtorë dhe të cilit nuk i duhet mbrojtës për shkak të pafuqisë, dhe atë madhëroje me madhërime të njëmendëta!” وَقُلِ الْحَمْدُ لِلّهِ الَّذِي لَمْ يَتَّخِذْ وَلَدًا وَلَم يَكُن لَّهُ شَرِيكٌ فِي الْمُلْكِ وَلَمْ يَكُن لَّهُ وَلِيٌّ مِّنَ الذُّلَّ وَكَبِّرْهُ تَكْبِيرًا
;