Al-Hijr

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë. الَرَ تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ وَقُرْآنٍ مُّبِينٍ
2 Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë. رُّبَمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُواْ لَوْ كَانُواْ مُسْلِمِينَ
3 Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata! ذَرْهُمْ يَأْكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلْهِهِمُ الأَمَلُ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ
4 Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar. وَمَا أَهْلَكْنَا مِن قَرْيَةٍ إِلاَّ وَلَهَا كِتَابٌ مَّعْلُومٌ
5 Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet, مَّا تَسْبِقُ مِنْ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسْتَأْخِرُونَ
6 Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë! وَقَالُواْ يَا أَيُّهَا الَّذِي نُزِّلَ عَلَيْهِ الذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ
7 Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?” لَّوْ مَا تَأْتِينَا بِالْمَلائِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ
8 Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin. مَا نُنَزِّلُ الْمَلائِكَةَ إِلاَّ بِالحَقِّ وَمَا كَانُواْ إِذًا مُّنظَرِينَ
9 Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij. إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
10 Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm, وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ فِي شِيَعِ الأَوَّلِينَ
11 Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur. وَمَا يَأْتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلاَّ كَانُواْ بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
12 Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve. كَذَلِكَ نَسْلُكُهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ
13 A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm. لاَ يُؤْمِنُونَ بِهِ وَقَدْ خَلَتْ سُنَّةُ الأَوَّلِينَ
14 Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur, وَلَوْ فَتَحْنَا عَلَيْهِم بَابًا مِّنَ السَّمَاء فَظَلُّواْ فِيهِ يَعْرُجُونَ
15 Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!” لَقَالُواْ إِنَّمَا سُكِّرَتْ أَبْصَارُنَا بَلْ نَحْنُ قَوْمٌ مَّسْحُورُونَ
16 Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit. وَلَقَدْ جَعَلْنَا فِي السَّمَاء بُرُوجًا وَزَيَّنَّاهَا لِلنَّاظِرِينَ
17 Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar, وَحَفِظْنَاهَا مِن كُلِّ شَيْطَانٍ رَّجِيمٍ
18 Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm. إِلاَّ مَنِ اسْتَرَقَ السَّمْعَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ مُّبِينٌ
19 Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë, وَالأَرْضَ مَدَدْنَاهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ وَأَنبَتْنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَيْءٍ مَّوْزُونٍ
20 Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju. وَجَعَلْنَا لَكُمْ فِيهَا مَعَايِشَ وَمَن لَّسْتُمْ لَهُ بِرَازِقِينَ
21 Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme. وَإِن مِّن شَيْءٍ إِلاَّ عِندَنَا خَزَائِنُهُ وَمَا نُنَزِّلُهُ إِلاَّ بِقَدَرٍ مَّعْلُومٍ
22 Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë. لَوَاقِحَ فَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَسْقَيْنَاكُمُوهُ وَمَا أَنتُمْ لَهُ بِخَازِنِينَ
23 Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar. وَإنَّا لَنَحْنُ نُحْيِي وَنُمِيتُ وَنَحْنُ الْوَارِثُونَ
24 Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas. وَلَقَدْ عَلِمْنَا الْمُسْتَقْدِمِينَ مِنكُمْ وَلَقَدْ عَلِمْنَا الْمُسْتَأْخِرِينَ
25 Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm. وَإِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَحْشُرُهُمْ إِنَّهُ حَكِيمٌ عَلِيمٌ
26 Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar, وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإِنسَانَ مِن صَلْصَالٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ
27 Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur). وَالْجَآنَّ خَلَقْنَاهُ مِن قَبْلُ مِن نَّارِ السَّمُومِ
28 Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë, وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي خَالِقٌ بَشَرًا مِّن صَلْصَالٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ
29 Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!” فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُ سَاجِدِينَ
30 Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën. فَسَجَدَ الْمَلآئِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ
31 Por Iblisi, jo. Ai refuzoi të jetë me ata që iu përulen. إِلاَّ إِبْلِيسَ أَبَى أَن يَكُونَ مَعَ السَّاجِدِينَ
32 “O Iblis, - i tha Ai, - Ç’është me ty që nuk u përule?” قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا لَكَ أَلاَّ تَكُونَ مَعَ السَّاجِدِينَ
33 Nuk më ka hije, - tha, - t’i përulem një njeriu të cilin e krijove nga balta, nba balta e tharë”. قَالَ لَمْ أَكُن لِّأَسْجُدَ لِبَشَرٍ خَلَقْتَهُ مِن صَلْصَالٍ مِّنْ حَمَإٍ مَّسْنُونٍ
34 “Atëherë, pra, dil prej aty, - i tha Ai, ti me të vërtetë je i mallkuar. قَالَ فَاخْرُجْ مِنْهَا فَإِنَّكَ رَجِيمٌ
35 Dhe mallkimi të ndjektë deri në ditën e kijametit!” وَإِنَّ عَلَيْكَ اللَّعْنَةَ إِلَى يَوْمِ الدِّينِ
36 “O Zoti im, - tha, - më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen!” قَالَ رَبِّ فَأَنظِرْنِي إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
37 “Të qoftë dhënë afati, - i tha Ai. – قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنظَرِينَ
38 Deri në atë ditën e caktuar”. إِلَى يَومِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ
39 “O Zoti im, - tha, - për atë që më ke shpjerë në humbje, unë atyre në tokë do t’ua zbukuroj punët e tyre, do t’i shpiej gjithsesi në humbje, قَالَ رَبِّ بِمَا أَغْوَيْتَنِي لأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِي الأَرْضِ وَلأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ
40 Përveç atyre robërve të tu të sinqertë”. إِلاَّ عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ
41 “Kjo, - tha Ai, - është rruga e drejtë imja. قَالَ هَذَا صِرَاطٌ عَلَيَّ مُسْتَقِيمٌ
42 Ti nuk ke kurrfarë kompetence ndaj robërve të mi, përveç atyre të devijuarve, të cilët të kanë pasuar ty”. إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ إِلاَّ مَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْغَاوِينَ
43 Për tërë ata vendtakimi është në xhehennem, وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمَوْعِدُهُمْ أَجْمَعِينَ
44 Që i ka shtatë dyer. Nëpër secilën derë do të kalojë një numër i caktuar. لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَابٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُومٌ
45 Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopshte dhe burime. إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ
46 “Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika!” ادْخُلُوهَا بِسَلاَمٍ آمِنِينَ
47 Dhe nga krahërorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qëndrojnë të gëzuar sikur vëllezër njëri përball tjetrit, وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَانًا عَلَى سُرُرٍ مُّتَقَابِلِينَ
48 Aty nuk i pret kurrfarë lodhje, dhe nuk do të nxirren prej tyre. لاَ يَمَسُّهُمْ فِيهَا نَصَبٌ وَمَا هُم مِّنْهَا بِمُخْرَجِينَ
49 Lajmëroi robërit e mi se Unë, njëmend, jam ai që fal dhe mëshirëplotë, نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
50 Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm. وَ أَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الأَلِيمَ
51 Edhe lajmëroi ata për musafirët e Ibrahimit, وَنَبِّئْهُمْ عَن ضَيْفِ إِ بْراَهِيمَ
52 Kur hynë dhe i thanë: “Paqe”! E ai u tha: “Ne frikësohemi prej jush”. إِذْ دَخَلُواْ عَلَيْهِ فَقَالُواْ سَلامًا قَالَ إِنَّا مِنكُمْ وَجِلُونَ
53 “Mos u frikëso, - i thanë, - ne të përgëzojmë ty se do të keshë një djalë të mësuar”. قَالُواْ لاَ تَوْجَلْ إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلامٍ عَلِيمٍ
54 “A më përgëzoni tani kur më ka zënë pleqëria? - tha ai. – Me çka po më përgëzoni?” قَالَ أَبَشَّرْتُمُونِي عَلَى أَن مَّسَّنِيَ الْكِبَرُ فَبِمَ تُبَشِّرُونَ
55 I thanë: “Të përgëzojmë me një realitet dhe për këtë mos e humb shpresën!” قَالُواْ بَشَّرْنَاكَ بِالْحَقِّ فَلاَ تَكُن مِّنَ الْقَانِطِينَ
56 Po kush e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre të devijuarëve e të humburëve. قَالَ وَمَن يَقْنَطُ مِن رَّحْمَةِ رَبِّهِ إِلاَّ الضَّآلُّونَ
57 “Po ç’punë keni ju, o të dërguarë! – u tha. قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا الْمُرْسَلُونَ
58 “Ne jemi dërguar te një popull mëkatar, - i thanë ata. قَالُواْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَى قَوْمٍ مُّجْرِمِينَ
59 Përveç familjes së Lutit që do ta shpëtojmë të tërë, إِلاَّ آلَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ
60 Me përjashtim të gruas së tij, e kemi vendosur, ajo do të jetë e dënuar me të tjerët”. إِلاَّ امْرَأَتَهُ قَدَّرْنَا إِنَّهَا لَمِنَ الْغَابِرِينَ
61 Dhe kur erdhën të dërguarit te familja e Lutit. فَلَمَّا جَاء آلَ لُوطٍ الْمُرْسَلُونَ
62 Ai u tha: “Ju jeni, sigurisht, njerëz të panjohur”. قَالَ إِنَّكُمْ قَوْمٌ مُّنكَرُونَ
63 “Jo, - i thanë ata, - por po të sjellim atë në çka dyshojnë këta, قَالُواْ بَلْ جِئْنَاكَ بِمَا كَانُواْ فِيهِ يَمْتَرُونَ
64 Dhe të sjellim realitetin që do të ndodhë, dhe ne, sigurisht, jemi të sinqertë. وَأَتَيْنَاكَ بَالْحَقِّ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ
65 Transfero familjen tënde natën vonë, kurse ti rri në prapavijë të tyre, dhe asnjë prej jush le të mos kthehet, por shkoni atje për ku ju urdhërohet!” فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ اللَّيْلِ وَاتَّبِعْ أَدْبَارَهُمْ وَلاَ يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ وَامْضُواْ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ
66 Dhe ne ia shpallëm atë që do të ndodhë. Se ata të gjithë, do të zhduken mu në agim. وَقَضَيْنَا إِلَيْهِ ذَلِكَ الأَمْرَ أَنَّ دَابِرَ هَؤُلاء مَقْطُوعٌ مُّصْبِحِينَ
67 Dhe erdhën bashkëqytetarët, të gëzuar. وَجَاء أَهْلُ الْمَدِينَةِ يَسْتَبْشِرُونَ
68 “Këta janë musafirët e mi, - u tha ai, - mos më turpëroni! قَالَ إِنَّ هَؤُلاء ضَيْفِي فَلاَ تَفْضَحُونِ
69 Dhe frikësohuni All-llahut, e mos më poshtëroni!” وَاتَّقُوا اللّهَ وَلاَ تُخْزُونِ
70 A nuk ta kemi ndaluar, - i thanë, - të pranosh njerëz si musafirë?” قَالُوا أَوَلَمْ نَنْهَكَ عَنِ الْعَالَمِينَ
71 “Qe ku i keni vajzat e mia, - tha ai, - nëse dëshironi të bëni diçka. قَالَ هَؤُلاء بَنَاتِي إِن كُنتُمْ فَاعِلِينَ
72 “Pasha ty, ata janë humbur në dehjen e tyre. لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِي سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ
73 Dhe ata i përfshiu, me të lindur të diellit, një ushtimë e madhe. فَأَخَذَتْهُمُ الصَّيْحَةُ مُشْرِقِينَ
74 Dhe ne e përmbysëm, ajo që ishte lartë e vumë poshtë, dhe mbi ta lëshuam një rrebesh dhe të gurëzuar, sikur shiu. فَجَعَلْنَا عَالِيَهَا سَافِلَهَا وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ حِجَارَةً مِّن سِجِّيلٍ
75 Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që i hetojnë. إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَاتٍ لِّلْمُتَوَسِّمِينَ
76 Dhe ai qytet ështëpranë rrugës edhe tash. وَإِنَّهَا لَبِسَبِيلٍ مُّقيمٍ
77 Në këtë ka mësime për ata që besojnë, إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّلْمُؤمِنِينَ
78 Por edhe banorët e Ejkes kanë qenë kriminelë. وَإِن كَانَ أَصْحَابُ الأَيْكَةِ لَظَالِمِينَ
79 Prandaj u jemi hakmarrë dhe që të dy janë pranë rrugës dhe shihen haptazi. فَانتَقَمْنَا مِنْهُمْ وَإِنَّهُمَا لَبِإِمَامٍ مُّبِينٍ
80 Edhe banorët e Hixhrit i kanë përgënjeshtruar profetët, وَلَقَدْ كَذَّبَ أَصْحَابُ الحِجْرِ الْمُرْسَلِينَ
81 Dhe ne u patëm dhënë argumentet tona, por ata ua kthenin shpinën. وَآتَيْنَاهُمْ آيَاتِنَا فَكَانُواْ عَنْهَا مُعْرِضِينَ
82 Dhe skalitnin shtëpiat në shkrepa, të qetë e të sigurtë. وَكَانُواْ يَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا آمِنِينَ
83 Por edhe ata i goditi ushtima e tmerrshme, në agim. فَأَخَذَتْهُمُ الصَّيْحَةُ مُصْبِحِينَ
84 Dhe nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar فَمَا أَغْنَى عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَكْسِبُونَ
85 Ne nuk i kemi krijuar qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre pa arsye. Momenti i fundit, me siguri, do të vijë, prandaj ti sillu me shpirtëgjërësi. وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا إِلاَّ بِالْحَقِّ وَإِنَّ السَّاعَةَ لآتِيَةٌ فَاصْفَحِ الصَّفْحَ الْجَمِيلَ
86 Zoti yt është gjithkrijues dhe i gjithdijshëm. إِنَّ رَبَّكَ هُوَ الْخَلاَّقُ الْعَلِيمُ
87 Ne të kemi shpallur shtatë ajete që përsëriten, edhe Kur’anin e madhërueshëm. وَلَقَدْ آتَيْنَاكَ سَبْعًا مِّنَ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنَ الْعَظِيمَ
88 Mos të ikë assesi syri në atë që ne u japim për kënaqësi disave, dhe mos u mërzit për ata, kurse ndaj besimtarëve jij i butë. لاَ تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَى مَا مَتَّعْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِّنْهُمْ وَلاَ تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ
89 Dhe thuaj: “Unë jam vetëm qortues i hapët!” وَقُلْ إِنِّي أَنَا النَّذِيرُ الْمُبِينُ
90 Siç u kemi shpallur qortim klasifikuesve, كَمَا أَنزَلْنَا عَلَى المُقْتَسِمِينَ
91 Të cilët e kanë identifikuar Kur’anin me gjini (letrare) الَّذِينَ جَعَلُوا الْقُرْآنَ عِضِينَ
92 Qe pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi, فَوَرَبِّكَ لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِيْنَ
93 Për atë çka kanë bërë. عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ
94 Ti prediko atë që të urdhërohet dhe hiqu politeistëve. فَاصْدَعْ بِمَا تُؤْمَرُ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ
95 Ne të mjaftojmë ty kundër atyre të cilët tallen. إِنَّا كَفَيْنَاكَ الْمُسْتَهْزِئِينَ
96 Me All-llahu dhe bëjnë edhe tjetër Zot. Do të shohin ata! الَّذِينَ يَجْعَلُونَ مَعَ اللّهِ إِلـهًا آخَرَ فَسَوْفَ يَعْمَلُونَ
97 Ne mirë e dimë se të vjen rënd ajo që flasin ata. وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ
98 Por madhëro Zotin tënd dhe falenderoje, edhe bëhu nga ata që përulen. فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُن مِّنَ السَّاجِدِينَ
99 Dhe adhuro Zotin tënd, sa të jesh gjallë! وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّى يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ
;