Yunus

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit plot urtësi. الر تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْحَكِيمِ
2 A u vjen çudi njerëzve që ne i kemi kumtuar një njeriu nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoi besimtarët për shpërblimin e lartë te Zoti i tyre!” Mosbesimtarët thonë: “Ky është, njëmend, magjistar i vërtetë!” أَكَانَ لِلنَّاسِ عَجَبًا أَنْ أَوْحَيْنَا إِلَى رَجُلٍ مِّنْهُمْ أَنْ أَنذِرِ النَّاسَ وَبَشِّرِ الَّذِينَ آمَنُواْ أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِندَ رَبِّهِمْ قَالَ الْكَافِرُونَ إِنَّ هَـذَا لَسَاحِرٌ مُّبِينٌ
3 Pa dyshim Zoti i juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj mbisundoi gjithësinë të rregullojë çështjet. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Atij. Ai është All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Atë! A nuk po mendoni?! إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُدَبِّرُ الأَمْرَ مَا مِن شَفِيعٍ إِلاَّ مِن بَعْدِ إِذْنِهِ ذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ أَفَلاَ تَذَكَّرُونَ
4 Te Ai do të ktheheni të gjithë, - premtimi i All-llahut është i vërtetë – Ai me të vërtetë zen fill krijimin e pastaj e përsëritë këtë për t’i shpërblyer drejt ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ndërsa për ata që nuk besojnë ka pije prej ujit të nxehtë dhe vuajtje të padurueshme, për atë që mohojnë. إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا وَعْدَ اللّهِ حَقًّا إِنَّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ بِالْقِسْطِ وَالَّذِينَ كَفَرُواْ لَهُمْ شَرَابٌ مِّنْ حَمِيمٍ وَعَذَابٌ أَلِيمٌ بِمَا كَانُواْ يَكْفُرُونَ
5 Ai është i cili e ka bërë diellin burim të dritës, kurse Hënën të ndritshme dhe ia ka caktuar fazat për të ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu atë e ka krijuar me urtësi. Ai ua shpalon argumentet njerëzve që marrin vesh. هُوَ الَّذِي جَعَلَ الشَّمْسَ ضِيَاء وَالْقَمَرَ نُورًا وَقَدَّرَهُ مَنَازِلَ لِتَعْلَمُواْ عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ مَا خَلَقَ اللّهُ ذَلِكَ إِلاَّ بِالْحَقِّ يُفَصِّلُ الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
6 Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut. إِنَّ فِي اخْتِلاَفِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَمَا خَلَقَ اللّهُ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ لآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَّقُونَ
7 Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona; إَنَّ الَّذِينَ لاَ يَرْجُونَ لِقَاءنَا وَرَضُواْ بِالْحَياةِ الدُّنْيَا وَاطْمَأَنُّواْ بِهَا وَالَّذِينَ هُمْ عَنْ آيَاتِنَا غَافِلُونَ
8 Vendbanimi i tyre është zjarri, për atë çka bëjnë. أُوْلَـئِكَ مَأْوَاهُمُ النُّارُ بِمَا كَانُواْ يَكْسِبُونَ
9 Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në xhennet të kënaqësisë, ku do të rrjedhin lumenj. إِنَّ الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ يَهْدِيهِمْ رَبُّهُمْ بِإِيمَانِهِمْ تَجْرِي مِن تَحْتِهِمُ الأَنْهَارُ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ
10 Lutja e tyre aty është: “Qofsh lartësuar o All-llah!” dhe përshëndetja e tyre “shpëtim”, ndërsa lutja e fundit “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botërave!” دَعْوَاهُمْ فِيهَا سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَتَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلاَمٌ وَآخِرُ دَعْوَاهُمْ أَنِ الْحَمْدُ لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
11 Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet. وَلَوْ يُعَجِّلُ اللّهُ لِلنَّاسِ الشَّرَّ اسْتِعْجَالَهُم بِالْخَيْرِ لَقُضِيَ إِلَيْهِمْ أَجَلُهُمْ فَنَذَرُ الَّذِينَ لاَ يَرْجُونَ لِقَاءنَا فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ
12 Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrimë, ose i ulur ose në këmbë, por kur ia largojmë të keqen, ai vazhdon, sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu mosbesimtarëve u zbukurohet ajo që punojnë. وَإِذَا مَسَّ الإِنسَانَ الضُّرُّ دَعَانَا لِجَنبِهِ أَوْ قَاعِدًا أَوْ قَآئِمًا فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُ ضُرَّهُ مَرَّ كَأَن لَّمْ يَدْعُنَا إِلَى ضُرٍّ مَّسَّهُ كَذَلِكَ زُيِّنَ لِلْمُسْرِفِينَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
13 Ne përpara jush kemi shfarosur brezni sepse bënin mizori, kurse profetët e tyre u sillnin argumente të qarta, mirëpo ata nuk u besonin. Ashtu ne shpërblejmë popullin mëkatar. وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا الْقُرُونَ مِن قَبْلِكُمْ لَمَّا ظَلَمُواْ وَجَاءتْهُمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ وَمَا كَانُواْ لِيُؤْمِنُواْ كَذَلِكَ نَجْزِي الْقَوْمَ الْمُجْرِمِين
14 Pastaj juve u kemi bërë mëkëmbës në tokë, pas atyre, që të shohim se si do të veproni. ثُمَّ جَعَلْنَاكُمْ خَلاَئِفَ فِي الأَرْضِ مِن بَعْدِهِم لِنَنظُرَ كَيْفَ تَعْمَلُونَ
15 Dhe kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, thonë: “Na sjell ndonjë tjetër Kur’an ose zëvendësoje!” Thuaj: “Nuk është puna ime që unë vetë ta ndërroj, unë përcjell vetëm atë çka më shpallet, unë frikësohem, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim, nga dënimi i Ditës së madhe. وَإِذَا تُتْلَى عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ لاَ يَرْجُونَ لِقَاءنَا ائْتِ بِقُرْآنٍ غَيْرِ هَـذَا أَوْ بَدِّلْهُ قُلْ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أُبَدِّلَهُ مِن تِلْقَاء نَفْسِي إِنْ أَتَّبِعُ إِلاَّ مَا يُوحَى إِلَيَّ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ
16 Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?” قُل لَّوْ شَاء اللّهُ مَا تَلَوْتُهُ عَلَيْكُمْ وَلاَ أَدْرَاكُم بِهِ فَقَدْ لَبِثْتُ فِيكُمْ عُمُرًا مِّن قَبْلِهِ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ
17 Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë. فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا أَوْ كَذَّبَ بِآيَاتِهِ إِنَّهُ لاَ يُفْلِحُ الْمُجْرِمُونَ
18 Sepse adhurojnë, në vend të All-llahut, atë që nuk mund t’u bëjë dëm as dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun për diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?! Qoftë lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi ata që i bëjnë shok! وَيَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَـؤُلاء شُفَعَاؤُنَا عِندَ اللّهِ قُلْ أَتُنَبِّئُونَ اللّهَ بِمَا لاَ يَعْلَمُ فِي السَّمَاوَاتِ وَلاَ فِي الأَرْضِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ
19 Njerëzit ishin vetëm një popull por u përçanë. Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, ata me siguri do të ishin ekzekutuar për atë përse janë përçarë, وَمَا كَانَ النَّاسُ إِلاَّ أُمَّةً وَاحِدَةً فَاخْتَلَفُواْ وَلَوْلاَ كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِن رَّبِّكَ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ فِيمَا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
20 Dhe thonë: “Përse nuk i vjen atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetëm për All-llahun është padukshmëria, andaj pritni, edhe unë do të pres me ju”. وَيَقُولُونَ لَوْلاَ أُنزِلَ عَلَيْهِ آيَةٌ مِّن رَّبِّهِ فَقُلْ إِنَّمَا الْغَيْبُ لِلّهِ فَانْتَظِرُواْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ الْمُنتَظِرِينَ
21 Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju. وَإِذَا أَذَقْنَا النَّاسَ رَحْمَةً مِّن بَعْدِ ضَرَّاء مَسَّتْهُمْ إِذَا لَهُم مَّكْرٌ فِي آيَاتِنَا قُلِ اللّهُ أَسْرَعُ مَكْرًا إِنَّ رُسُلَنَا يَكْتُبُونَ مَا تَمْكُرُونَ
22 Ai është i cili ju shetit në tokë dhe në det, dhe kur jeni në lundër dhe kur ata të lundrojnë me ta, me një erë të lehtë me të cilën ata gëzohen, ia behë erë e fortë dhe tërbohen valët nga të gjitha anët, dhe mendojnë se janë të rrethuar, me këto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur të na shpëtojshe nga kjo me siguri do të ishim mirënjohës!” هُوَ الَّذِي يُسَيِّرُكُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ حَتَّى إِذَا كُنتُمْ فِي الْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِم بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُواْ بِهَا جَاءتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَاءهُمُ الْمَوْجُ مِن كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّواْ أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ دَعَوُاْ اللّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ لَئِنْ أَنجَيْتَنَا مِنْ هَـذِهِ لَنَكُونَنِّ مِنَ الشَّاكِرِينَ
23 Dhe kur ai i shpëton, ata prapë menjëherë pa kurrfarë arsyeje bëjnë turbullira në tokë! O njerëz, turbullirat që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, janë kundër vetes tuaj, pastaj do të ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojmë ç’keni punuar! فَلَمَّا أَنجَاهُمْ إِذَا هُمْ يَبْغُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَى أَنفُسِكُم مَّتَاعَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَينَا مَرْجِعُكُمْ فَنُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
24 Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon. إِنَّمَا مَثَلُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاء أَنزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاء فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الأَرْضِ مِمَّا يَأْكُلُ النَّاسُ وَالأَنْعَامُ حَتَّىَ إِذَا أَخَذَتِ الأَرْضُ زُخْرُفَهَا وَازَّيَّنَتْ وَظَنَّ أَهْلُهَا أَنَّهُمْ قَادِرُونَ عَلَيْهَا أَتَاهَا أَمْرُنَا لَيْلاً أَوْ نَهَارًا فَجَعَلْنَاهَا حَصِيدًا كَأَن لَّمْ تَغْنَ بِالأَمْسِ كَذَلِكَ نُفَصِّلُ الآيَاتِ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
25 All-llahu thërret në shtëpi të paqes dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë do Ai. وَاللّهُ يَدْعُو إِلَى دَارِ السَّلاَمِ وَيَهْدِي مَن يَشَاء إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
26 Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi edhe më tepër se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë terr e as dëshprim. Ata janë banorë të xhennetit, aty do të mbesin përgjithmonë! لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ وَلاَ يَرْهَقُ وُجُوهَهُمْ قَتَرٌ وَلاَ ذِلَّةٌ أُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
27 Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë! وَالَّذِينَ كَسَبُواْ السَّيِّئَاتِ جَزَاء سَيِّئَةٍ بِمِثْلِهَا وَتَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ مَّا لَهُم مِّنَ اللّهِ مِنْ عَاصِمٍ كَأَنَّمَا أُغْشِيَتْ وُجُوهُهُمْ قِطَعًا مِّنَ اللَّيْلِ مُظْلِمًا أُوْلَـئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
28 Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”. وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُواْ مَكَانَكُمْ أَنتُمْ وَشُرَكَآؤُكُمْ فَزَيَّلْنَا بَيْنَهُمْ وَقَالَ شُرَكَآؤُهُم مَّا كُنتُمْ إِيَّانَا تَعْبُدُونَ
29 All-llahu mjafton për dëshmitarë edhe për ne edhe për ju, ne, njëmend kemi qenë indiferent ndaj adhurimit tuaj. فَكَفَى بِاللّهِ شَهِيدًا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ إِن كُنَّا عَنْ عِبَادَتِكُمْ لَغَافِلِينَ
30 Aty secili do ta dijë se ç’ka punuar më parë dhe do të kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vërtetë, dhe do të humbasin prej aty ata çka i ishin trilluar (idolet). هُنَالِكَ تَبْلُو كُلُّ نَفْسٍ مَّا أَسْلَفَتْ وَرُدُّواْ إِلَى اللّهِ مَوْلاَهُمُ الْحَقِّ وَضَلَّ عَنْهُم مَّا كَانُواْ يَفْتَرُونَ
31 Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe nga toka, ose kush ju mundëson të dëgjoni, të shihni dhe kush krijon të gjallin nga i vdekuri, e nga i gjalli bën të vdekurin, kush po i rregullon të tëra këto? – All-llahu, do të thonë ata, e ti thuaju: “Po a hiq nuk keni dro?” قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاء وَالأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ والأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيَّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللّهُ فَقُلْ أَفَلاَ تَتَّقُونَ
32 Ai është All-llahu, Zot i juaj i vërtetë! Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes? E ku po shkoni pra?! فَذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمُ الْحَقُّ فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلاَّ الضَّلاَلُ فَأَنَّى تُصْرَفُونَ
33 Ashtu realizohet fjala e Zotit tënd ndaj atyre që bëjnë prapshti, se ata nuk besojnë. كَذَلِكَ حَقَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى الَّذِينَ فَسَقُواْ أَنَّهُمْ لاَ يُؤْمِنُونَ
34 Thuaj, a mundet ndonjë nga idolet tuaja ta zë fill krijimin e pastaj të përsërisë atë? Thuaj, “All-llahu është zanafillës e pastaj atë e bën përsëri, e ju ku po shkoni pra?” قُلْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ قُلِ اللّهُ يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ فَأَنَّى تُؤْفَكُونَ
35 Thuaj, a është kush nga shokët (idhujt) tuaj i cili përudhë kah e vërteta? Thuaj, vetëm All-llahu udhëzon kah e vërteta. Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udhëzon kah e vërteta, apo ai i cili nuk udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni?! قُلْ هَلْ مِن شُرَكَآئِكُم مَّن يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ قُلِ اللّهُ يَهْدِي لِلْحَقِّ أَفَمَن يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ أَحَقُّ أَن يُتَّبَعَ أَمَّن لاَّ يَهِدِّيَ إِلاَّ أَن يُهْدَى فَمَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ
36 Shumica sish pasojnë supozimet, por supozimet, njëmend, aspak nuk i bëjnë dobi të vërtetës, All-llahu, me siguri, e di mirë se ç’bëjnë ata. وَمَا يَتَّبِعُ أَكْثَرُهُمْ إِلاَّ ظَنًّا إَنَّ الظَّنَّ لاَ يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا إِنَّ اللّهَ عَلَيمٌ بِمَا يَفْعَلُونَ
37 Ky Kur’an nuk është i trilluar, është nga All-llahu, por është dëshmi e saktësisë së asaj që ishte përpara tij dhe sqaron dispozita. Në atë nuk ka dyshim, është nga Zoti i botërave. وَمَا كَانَ هَـذَا الْقُرْآنُ أَن يُفْتَرَى مِن دُونِ اللّهِ وَلَـكِن تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ الْكِتَابِ لاَ رَيْبَ فِيهِ مِن رَّبِّ الْعَالَمِينَ
38 Ose thonë: “E ka trilluar atë!” Thuaj: “po sillne edhe ju një sure të ngjashme me këtë, dhe thirrni në ndihmë cilindo që të mundeni, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën”. أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ قُلْ فَأْتُواْ بِسُورَةٍ مِّثْلِهِ وَادْعُواْ مَنِ اسْتَطَعْتُم مِّن دُونِ اللّهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
39 Por ata e mohojnë atë që nuk e njohinnn e shpjegimi i tij ende nuk ka ardhur. Ashtu kanë mohuar edhe ata përpara tyre, por shiko si përfunduan mizorët! بَلْ كَذَّبُواْ بِمَا لَمْ يُحِيطُواْ بِعِلْمِهِ وَلَمَّا يَأْتِهِمْ تَأْوِيلُهُ كَذَلِكَ كَذَّبَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الظَّالِمِينَ
40 ka prej atyre që i besojnë atij, por ka edhe që nuk i besojnë. Kurse Zoti yt i di më së miri ngatrrestarët. وَمِنهُم مَّن يُؤْمِنُ بِهِ وَمِنْهُم مَّن لاَّ يُؤْمِنُ بِهِ وَرَبُّكَ أَعْلَمُ بِالْمُفْسِدِينَ
41 Dhe në qoftëse ata përgënjeshtrojnë, Ti thuaju: “Mua të miat, e juve punët tuaja; ju nuk përgjigjeni çka bëj unë, por edhe unë nuk përgjigjem çka bëni ju”. وَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل لِّي عَمَلِي وَلَكُمْ عَمَلُكُمْ أَنتُمْ بَرِيئُونَ مِمَّا أَعْمَلُ وَأَنَاْ بَرِيءٌ مِّمَّا تَعْمَلُونَ
42 Ka prej tyre të cilët vijnë të dëgjojnë. A ti do t’i bësh të shurdhër që të dëgjojnë edhe kur ata nuk kuptojnë? وَمِنْهُم مَّن يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ أَفَأَنتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ وَلَوْ كَانُواْ لاَ يَعْقِلُونَ
43 Nga ata ka që të përcjellin. A po i përudhë ti të verbërit, edhe kur ata nuk shohin? وَمِنهُم مَّن يَنظُرُ إِلَيْكَ أَفَأَنتَ تَهْدِي الْعُمْيَ وَلَوْ كَانُواْ لاَ يُبْصِرُونَ
44 All-llahu, njëmend, nuk u bën asnjë të padrejtë njerëzve, por ata bëjnë krim ndaj vetvetes, إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ النَّاسَ شَيْئًا وَلَـكِنَّ النَّاسَ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
45 Kurse atë ditë kur t’i tubojë, ata, sikur nuk kanë qëndruar më tepër se vetëm një orë të ditës, do të njihen në mes veti. Kanë mbaruar ata që e konsiderojnë si gënjeshtër ballafaqimin me All-llahun dhe nuk janë të përudhur. وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ كَأَن لَّمْ يَلْبَثُواْ إِلاَّ سَاعَةً مِّنَ النَّهَارِ يَتَعَارَفُونَ بَيْنَهُمْ قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِلِقَاء اللّهِ وَمَا كَانُواْ مُهْتَدِينَ
46 Qoftë të tregojmë diçka nga ajo që u premtojmë qoftë të ta marrim shpirtin, ata kthimin e kanë te ne dhe atëherë All-llahu është dëshmitar se ç’bëjnë ata. وَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ اللّهُ شَهِيدٌ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ
47 Çdo popull ka pasur një profet. Dhe kur atyre u vinte profeti, në mesin e tyre veprohej e gjykohej me drejtësi, ata nuk maltretoheshin. وَلِكُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولٌ فَإِذَا جَاء رَسُولُهُمْ قُضِيَ بَيْنَهُم بِالْقِسْطِ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ
48 Dhe ata thonë: “Kur më ky premtim, nëse flisni të vërtetën?” وَيَقُولُونَ مَتَى هَـذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ
49 thuaj: “Unë nuk kam mundësi të bëj as për vete dëm as dobi, përveç asaj që do All-llahu! Secili popull ka një përfundim, dhe kur i vjen fundi – as për një moment nuk mund të vonohet e as të shpejtohet”. قُل لاَّ أَمْلِكُ لِنَفْسِي ضَرًّا وَلاَ نَفْعًا إِلاَّ مَا شَاء اللّهُ لِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ إِذَا جَاء أَجَلُهُمْ فَلاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ
50 Thuaj: “Më thuani ju mua nëse ju godit dënimi i tij ditën ose natën, përse e ngusin kriminelët? قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُهُ بَيَاتًا أَوْ نَهَارًا مَّاذَا يَسْتَعْجِلُ مِنْهُ الْمُجْرِمُونَ
51 E pastaj, pasi që të ndodhë, a do të besoni në atë? A tani a? e më herët e keni pasë lypur më shpejtë!” أَثُمَّ إِذَا مَا وَقَعَ آمَنْتُم بِهِ آلآنَ وَقَدْ كُنتُم بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ
52 Pastaj do t’u thuhet atyre që kanë bërë krime: “Shijone dënimin e përjetshëm! A shpërbleheni ndryshe përpos si e keni merituar?” ثُمَّ قِيلَ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذُوقُواْ عَذَابَ الْخُلْدِ هَلْ تُجْزَوْنَ إِلاَّ بِمَا كُنتُمْ تَكْسِبُونَ
53 Dhe do të pyesin ty, a është ajo? Thuaj: “Po, pasha Zotin tim! Ajo është më se e vërtetë dhe ju asaj nuk mund t’i ikni”. وَيَسْتَنبِئُونَكَ أَحَقٌّ هُوَ قُلْ إِي وَرَبِّي إِنَّهُ لَحَقٌّ وَمَا أَنتُمْ بِمُعْجِزِينَ
54 Sikur ta ksihte tërë atë çka ekziston në tokë, kushdo qoftë nga mosbesimtarët, ai do ta jepte për kompensim. Dhe kur ta shohin dënimin, do ta fshehin pendimin, por do të gjykohen sipas drejtësisë, nuk do të keqtrajtohen. وَلَوْ أَنَّ لِكُلِّ نَفْسٍ ظَلَمَتْ مَا فِي الأَرْضِ لاَفْتَدَتْ بِهِ وَأَسَرُّواْ النَّدَامَةَ لَمَّا رَأَوُاْ الْعَذَابَ وَقُضِيَ بَيْنَهُم بِالْقِسْطِ وَهُمْ لاَ يُظْلَمُونَ
55 All-llahut i takon krejt çka ka në qiej dhe në tokë, apo jo? Premtimi i All-llahut, me siguri, është i vërtetë, apo jo? Vetëm se shumica prej tyre nuk e dinë. أَلا إِنَّ لِلّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ أَلاَ إِنَّ وَعْدَ اللّهِ حَقٌّ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ
56 Ai ngjall dhe vdes dhe tek Ai do të ktheheni. هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
57 O njerëz, juve më tani u a ardhur këshilla nga Zoti juaj edhe një bar për zemrat tuaja, udhëzim e mëshirë për besimtarët. يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ
58 Thuaj: “le t’i gëzohen pra mirësisë dhe mëshirës së All-llahut, ajo është më e mirë se ajo ç’po grumbullojnë”. قُلْ بِفَضْلِ اللّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَلِكَ فَلْيَفْرَحُواْ هُوَ خَيْرٌ مِّمَّا يَجْمَعُونَ
59 Thuaj: “Ku keni parë ju, ushqimin që ua jep All-llahu, njërin e konsideroni të ndaluar e tjetrin të lejuar? Thuaj: “A ju ka lejuar All-llahu këtë (gjykim) apo ju shpifni në llogari të All-llahut?” قُلْ أَرَأَيْتُم مَّا أَنزَلَ اللّهُ لَكُم مِّن رِّزْقٍ فَجَعَلْتُم مِّنْهُ حَرَامًا وَحَلاَلاً قُلْ آللّهُ أَذِنَ لَكُمْ أَمْ عَلَى اللّهِ تَفْتَرُونَ
60 Dhe ç’mendojnë ata, të cilët kundër All-llahut shpifin gënjeshtra, në ditën e kijametit? All-llahu ndaj njerëzve është me të vërtetë shumë i mirë, por shumcia sish nuk janë mirënjohës. وَمَا ظَنُّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّ اللّهَ لَذُو فَضْلٍ عَلَى النَّاسِ وَلَـكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لاَ يَشْكُرُونَ
61 Dhe ti nuk mund të bësh ndonjë punë dhe as nuk do të lexosh prej tij diç nga Kur’ani, dhe nuk do të bëni kurrfarë pune e ne të mos jemi dëshmitarë derisa ju të merreni me atë punë. Zotit tuaj nuk i mbetet e fshehur as sa një grimë, as në tokë as në qiell dhe nuk ka asgjë, as më shumë as më pak se ajo e ë, nuk është në Librin e qartë (Kur’an). وَمَا تَكُونُ فِي شَأْنٍ وَمَا تَتْلُو مِنْهُ مِن قُرْآنٍ وَلاَ تَعْمَلُونَ مِنْ عَمَلٍ إِلاَّ كُنَّا عَلَيْكُمْ شُهُودًا إِذْ تُفِيضُونَ فِيهِ وَمَا يَعْزُبُ عَن رَّبِّكَ مِن مِّثْقَالِ ذَرَّةٍ فِي الأَرْضِ وَلاَ فِي السَّمَاء وَلاَ أَصْغَرَ مِن ذَلِكَ وَلا أَكْبَرَ إِلاَّ فِي كِتَابٍ مُّبِينٍ
62 Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen, apo jo? أَلا إِنَّ أَوْلِيَاء اللّهِ لاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ
63 Ata të cilët besojnë dhe drojnë. الَّذِينَ آمَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
64 Për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret, - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar – ajo është njëmend sukses i madh. لَهُمُ الْبُشْرَى فِي الْحَياةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ لاَ تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللّهِ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
65 Le të mos pikëllojnë ty bisedat e tyre! Me të vërtetë e tërë forca i takon All-llahut, Ai dëgjon dhe i di shumë mirë. وَلاَ يَحْزُنكَ قَوْلُهُمْ إِنَّ الْعِزَّةَ لِلّهِ جَمِيعًا هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
66 Të All-llahut janë të gjithë ata, që janë në qiej dhe në tokë, apo jo? Kurse ata të cilët në vend të All-llahut adhurojnë idhuj e nuk ndjekin rrugën e drejtë, ata pasojnë vetëm supozimet dhe nuk kanë tjetër rrugë, vetëm se imagjinojnë. أَلا إِنَّ لِلّهِ مَن فِي السَّمَاوَات وَمَن فِي الأَرْضِ وَمَا يَتَّبِعُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ اللّهِ شُرَكَاء إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ
67 Ai është i cili ua ka bërë natën të pushoni, kurse ditën që të shikoni. Në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë. هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ اللَّيْلَ لِتَسْكُنُواْ فِيهِ وَالنَّهَارَ مُبْصِرًا إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَسْمَعُونَ
68 Thonë: “Ka All-llahu fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Ai është i pasur. Ju nuk keni kurrfarë argumenti për atë (çka thuani). Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e atij. Pse flisni për All-llahun çka nuk dini!? قَالُواْ اتَّخَذَ اللّهُ وَلَدًا سُبْحَانَهُ هُوَ الْغَنِيُّ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَات وَمَا فِي الأَرْضِ إِنْ عِندَكُم مِّن سُلْطَانٍ بِهَـذَا أَتقُولُونَ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
69 Thuaj: “Ata që shpifin gënjeshtra kundër All-llahut nuk do të shpëtojnë”. قُلْ إِنَّ الَّذِينَ يَفْتَرُونَ عَلَى اللّهِ الْكَذِبَ لاَ يُفْلِحُونَ
70 Do të kënaqen në këtë botë, por për kohë të shkurtër, e pastaj do të kthehen te ne dhe ne do t’u mundësojmë të shijojnë dënimin e rëndë për shkak se nuk besonin. مَتَاعٌ فِي الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ الْعَذَابَ الشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكْفُرُونَ
71 Lexoju atyre historinë për Nuhin! Kur iu drejtua popullit të vet: “O populli im, nëse u është mërzitur qëndrimi im në mesin tuaj, dhe vërejtjet e mia me argumente të All-llahu, - e unë jam mbështetur në All-llahun, - atëherë, bashkë me zotërit tuaj, vendosni dhe mos fshihni asgjë dhe ekzekutone atë kundër meje, mos pritni!” وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ نُوحٍ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِن كَانَ كَبُرَ عَلَيْكُم مَّقَامِي وَتَذْكِيرِي بِآيَاتِ اللّهِ فَعَلَى اللّهِ تَوَكَّلْتُ فَأَجْمِعُواْ أَمْرَكُمْ وَشُرَكَاءكُمْ ثُمَّ لاَ يَكُنْ أَمْرُكُمْ عَلَيْكُمْ غُمَّةً ثُمَّ اقْضُواْ إِلَيَّ وَلاَ تُنظِرُونِ
72 Por nëse ktheni shpinë, ani, unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë All-llahu. Unë jam i urdhëruar të jem musliman. فَإِن تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُم مِّنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلاَّ عَلَى اللّهِ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ
73 Dhe ata e quajtën rrenacak, por ne atë e shpëtuam në anije dhe ata që ishin me te i bëmë mëkëmbës, kurse ata të cilët përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm, andaj shiko si kanë përfunduar ata që nuk i kanë përfillur vërejtjet! فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ فِي الْفُلْكِ وَجَعَلْنَاهُمْ خَلاَئِفَ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِنَا فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنذَرِينَ
74 Pastaj u dërguam profetë, pas atij, popujve të tyre dhe ata kanë sjellë argumente të qarta, por ata nuk i besonin asaj që e kishin përgënjeshtruar më aprë. Ashtu ne vulosim zemrat e atyre të cilët kalojnë çdo kufi. ثُمَّ بَعَثْنَا مِن بَعْدِهِ رُسُلاً إِلَى قَوْمِهِمْ فَجَآؤُوهُم بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانُواْ لِيُؤْمِنُواْ بِمَا كَذَّبُواْ بِهِ مِن قَبْلُ كَذَلِكَ نَطْبَعُ عَلَى قُلوبِ الْمُعْتَدِينَ
75 Mandej, pas atyre, dërguam Musanë dhe Harunin me mrekullitë tona te Faraoni dhe paria e tij, por ata u bënë mendjemëdhenj sepse ishin popull mëkatar. ثُمَّ بَعَثْنَا مِن بَعْدِهِم مُّوسَى وَهَارُونَ إِلَى فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ بِآيَاتِنَا فَاسْتَكْبَرُواْ وَكَانُواْ قَوْمًا مُّجْرِمِينَ
76 Pasi që u erdhi e vërteta nga ne, thanë: “Kjo është njëmend magji flagrante”. فَلَمَّا جَاءهُمُ الْحَقُّ مِنْ عِندِنَا قَالُواْ إِنَّ هَـذَا لَسِحْرٌ مُّبِينٌ
77 Musa u tha: “E ju pasi që u ka ardhur e vërteta thoni se kjo është magji, por magjistarët nuk do të shpëtojnë!” قَالَ مُوسَى أَتقُولُونَ لِلْحَقِّ لَمَّا جَاءكُمْ أَسِحْرٌ هَـذَا وَلاَ يُفْلِحُ السَّاحِرُونَ
78 Ata i thanë: “A ke ardhur të na shmangësh nga ajo ku i kemi gjetur të parët tanë, kurse u të dyve t’u mbesë madhështia e pushteti në tokë? Ej, ne, pra, nuk ju besojmë juve të dyve!” قَالُواْ أَجِئْتَنَا لِتَلْفِتَنَا عَمَّا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءنَا وَتَكُونَ لَكُمَا الْكِبْرِيَاء فِي الأَرْضِ وَمَا نَحْنُ لَكُمَا بِمُؤْمِنِينَ
79 Dhe Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!” وَقَالَ فِرْعَوْنُ ائْتُونِي بِكُلِّ سَاحِرٍ عَلِيمٍ
80 Dhe kur erdhën magjistarët, Musa u tha, “hudhni ç’keni për të hudhur!” فَلَمَّا جَاء السَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَى أَلْقُواْ مَا أَنتُم مُّلْقُونَ
81 dhe kur ata i hudhën, Musa thirri, “ajo që keni përgatitur është magji! All-llahu pamëdyshje do ta zhdukë, sepse All-llahu nuk miraton veprën e të mbrapshtëve, فَلَمَّا أَلْقَواْ قَالَ مُوسَى مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ إِنَّ اللّهَ سَيُبْطِلُهُ إِنَّ اللّهَ لاَ يُصْلِحُ عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ
82 All-llahu e realizon të vërtetën me fjalën e vet, anipse këtë e urrejnë mëkatarët”. وَيُحِقُّ اللّهُ الْحَقَّ بِكَلِمَاتِهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُجْرِمُونَ
83 dhe musasë nuk i besoi tjetër kush, përveç një pjese të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e popullit të tij që mos t’i maltretojnë. Dhe Faraoni, njëmend ishte pushtetfortë në tokë, ndaj ai me të vërtetë ishte shkatërrues. فَمَا آمَنَ لِمُوسَى إِلاَّ ذُرِّيَّةٌ مِّن قَوْمِهِ عَلَى خَوْفٍ مِّن فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِمْ أَن يَفْتِنَهُمْ وَإِنَّ فِرْعَوْنَ لَعَالٍ فِي الأَرْضِ وَإِنَّهُ لَمِنَ الْمُسْرِفِينَ
84 Dhe Musa tha: “O populli im, nëse i besoni All-llahut, mbështetuni te Ai nëse jeni muslimanë!” وَقَالَ مُوسَى يَا قَوْمِ إِن كُنتُمْ آمَنتُم بِاللّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُواْ إِن كُنتُم مُّسْلِمِينَ
85 “Te All-llahu mbështetemi!” u përgjegjën ata. “O Zoti ynë, mos na bënë viktimë të një populli mizor!, فَقَالُواْ عَلَى اللّهِ تَوَكَّلْنَا رَبَّنَا لاَ تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
86 Dhe me mëshirën tënde shpëtona nga populli që nuk beson!” وَنَجِّنَا بِرَحْمَتِكَ مِنَ الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
87 Dhe ne i shpallëm Musaut dhe vëllait të tij që në Egjipt të ndrtojnë shtëpi për popujt e tyre të dyve, dhe shtëpitë tuaja bëni faltore dhe kryeni faljen! Ti përgëzoj besimtarët! وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى وَأَخِيهِ أَن تَبَوَّءَا لِقَوْمِكُمَا بِمِصْرَ بُيُوتًا وَاجْعَلُواْ بُيُوتَكُمْ قِبْلَةً وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ
88 Dhe Musa tha: “O Zoti ynë! Ti me të vërtetë u ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij pasuri dhe stoli në jetën e kësaj bote, që të largohen nga rruga yte, o Zoti ynë, shkatërro pasurinë e tyre dhe gurëzojau zemrat e tyre, le të mos besojnë derisa të përjetojnë dënimin e dhembshëm!” وَقَالَ مُوسَى رَبَّنَا إِنَّكَ آتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلأهُ زِينَةً وَأَمْوَالاً فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّواْ عَن سَبِيلِكَ رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَى أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَى قُلُوبِهِمْ فَلاَ يُؤْمِنُواْ حَتَّى يَرَوُاْ الْعَذَابَ الأَلِيمَ
89 “Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!” قَالَ قَدْ أُجِيبَت دَّعْوَتُكُمَا فَاسْتَقِيمَا وَلاَ تَتَّبِعَآنِّ سَبِيلَ الَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ
90 dhe ne i transferuam izraelitët përtej detit, kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas me urrejtje dhe armiqësi, derisa filloi të përmbytet, dhe ta: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga muslimanët!” وَجَاوَزْنَا بِبَنِي إِسْرَائِيلَ الْبَحْرَ فَأَتْبَعَهُمْ فِرْعَوْنُ وَجُنُودُهُ بَغْيًا وَعَدْوًا حَتَّى إِذَا أَدْرَكَهُ الْغَرَقُ قَالَ آمَنتُ أَنَّهُ لا إِلِـهَ إِلاَّ الَّذِي آمَنَتْ بِهِ بَنُو إِسْرَائِيلَ وَأَنَاْ مِنَ الْمُسْلِمِينَ
91 A tash a? Kurse më parë ke qenë i padëgjueshëm dhe ke qenë mbrapshtan! آلآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنتَ مِنَ الْمُفْسِدِينَ
92 Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona. فَالْيَوْمَ نُنَجِّيكَ بِبَدَنِكَ لِتَكُونَ لِمَنْ خَلْفَكَ آيَةً وَإِنَّ كَثِيراً مِّنَ النَّاسِ عَنْ آيَاتِنَا لَغَافِلُونَ
93 Dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë dhe i furnizuam me gjëra të mira dhe ata nuk u përçanë në mendime deri sa u erdhi dituria. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në ditën e kijametit lidhur me atë përse janë kundërshtuar. وَلَقَدْ بَوَّأْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ مُبَوَّأَ صِدْقٍ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ فَمَا اخْتَلَفُواْ حَتَّى جَاءهُمُ الْعِلْمُ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
94 Nëse dyshon në atë që ta shpallim ty, pyeti ata që lexojnë Librin (të shpallur) përpara teje. Ty të vjen e vërteta nga Zoti yt dhe kurrsesi mos jij nga ata që dyshojnë. فَإِن كُنتَ فِي شَكٍّ مِّمَّا أَنزَلْنَا إِلَيْكَ فَاسْأَلِ الَّذِينَ يَقْرَؤُونَ الْكِتَابَ مِن قَبْلِكَ لَقَدْ جَاءكَ الْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُمْتَرِينَ
95 Dhe kurrsesi moj jij prej atyre që i përgënjeshtrojnë argumentet e All-llahut e të bëhesh nga të humburit. وَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الَّذِينَ كَذَّبُواْ بِآيَاتِ اللّهِ فَتَكُونَ مِنَ الْخَاسِرِينَ
96 Me siguri ata ndaj të cilëve është zbatuar fjala e Zotit tënd nuk besojnë, إِنَّ الَّذِينَ حَقَّتْ عَلَيْهِمْ كَلِمَتُ رَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ
97 Po edhe sikur t’u vinte secili argument një nga një derisa ta shohin dënimin e padurueshëm. وَلَوْ جَاءتْهُمْ كُلُّ آيَةٍ حَتَّى يَرَوُاْ الْعَذَابَ الأَلِيمَ
98 Sado që nuk ka pasur asnjë qytet i cili ka besuar dhe u ka bërë dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit, kur kanë besuar ua kemi larguar vuajtjen e turpshme në jetën e kësaj bote dhe i bëmë të lumtur për një kohë të caktuar. فَلَوْلاَ كَانَتْ قَرْيَةٌ آمَنَتْ فَنَفَعَهَا إِيمَانُهَا إِلاَّ قَوْمَ يُونُسَ لَمَّا آمَنُواْ كَشَفْنَا عَنْهُمْ عَذَابَ الخِزْيِ فِي الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَى حِينٍ
99 Sikur të kishte dashur Zoti yt, dot ë kishte besuar gjithkush që është në tokë, pa përjashtim. A ti do t’i shtysh njerëzit të bëhen besimtarë? وَلَوْ شَاء رَبُّكَ لآمَنَ مَن فِي الأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا أَفَأَنتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّى يَكُونُواْ مُؤْمِنِينَ
100 Asnjë njeri nuk është besimtar pa vullnetin e All-llahut; dhe Ai dënon ata që nuk mendojnë. وَمَا كَانَ لِنَفْسٍ أَن تُؤْمِنَ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَجْعَلُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لاَ يَعْقِلُونَ
101 Thuaj: “Shikoni çka ka në qiej dhe në tokë!” Por prap popullit që nuk beson nuk do t’u bëjnë dobi argumentet dhe qortimet. قُلِ انظُرُواْ مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَمَا تُغْنِي الآيَاتُ وَالنُّذُرُ عَن قَوْمٍ لاَّ يُؤْمِنُونَ
102 A po presin tjetër send, përveç sikur fati që i gjeti ata të cilët kanë kauar para atyre? Thuaj: “Pritni, se edhe unë me ju po pres!” فَهَلْ يَنتَظِرُونَ إِلاَّ مِثْلَ أَيَّامِ الَّذِينَ خَلَوْاْ مِن قَبْلِهِمْ قُلْ فَانتَظِرُواْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ الْمُنتَظِرِينَ
103 Pastaj i shpëtojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar. Ja, ashtu është e drejta jonë t’i shpëtojmë besimtarët. ثُمَّ نُنَجِّي رُسُلَنَا وَالَّذِينَ آمَنُواْ كَذَلِكَ حَقًّا عَلَيْنَا نُنجِ الْمُؤْمِنِينَ
104 Thuaj: “O njerëz, nëse keni dyshim në fenë time, unë nuk i adhuroj ata që ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, por i falem vetëm All-llahut, i cili do t’u marrë shpirtërat. Unë jam i urdhëruar të jem besimtar. قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي شَكٍّ مِّن دِينِي فَلاَ أَعْبُدُ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللّهِ وَلَـكِنْ أَعْبُدُ اللّهَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُمْ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ
105 Dhe kthehu kah feja e drejtë, dhe kurrë mos u bënë mohues! وَأَنْ أَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا وَلاَ تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
106 Dhe mos iu lut, në vend të All-llahut, asaj çka nuk të bën as dobi as dëm, sepse në qoftë se e bën këtë, atëherë ti je nga mëkatarët. وَلاَ تَدْعُ مِن دُونِ اللّهِ مَا لاَ يَنفَعُكَ وَلاَ يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِّنَ الظَّالِمِينَ
107 Nëse All-llahu të përfshinë me ndonjë të papritur, askush, përveç atij, nuk mundet ta largojë, por nëse të do të mirën, prap askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërbblen kë të dojë nga robërit e et dhe falë shumë, është mëshirëplotë”. وَإِن يَمْسَسْكَ اللّهُ بِضُرٍّ فَلاَ كَاشِفَ لَهُ إِلاَّ هُوَ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ فَلاَ رَآدَّ لِفَضْلِهِ يُصَيبُ بِهِ مَن يَشَاء مِنْ عِبَادِهِ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
108 Thuaj, “o njerëz, e vërteta ju vjen nga Zoti juaj, dhe ai që përudhët rrugës së drejtë e ka për vete, edhe ai që merr rrugën e shtrembër e bën për vete, unë nuk jam tutor i juaj”. قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءكُمُ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَنِ اهْتَدَى فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَمَا أَنَاْ عَلَيْكُم بِوَكِيلٍ
109 Ti paso atë çka të shpallet ty dhe jij i durueshëm deri sa të gjykojë All-llahu, Ai është më i miri gjykatës! وَاتَّبِعْ مَا يُوحَى إِلَيْكَ وَاصْبِرْ حَتَّىَ يَحْكُمَ اللّهُ وَهُوَ خَيْرُ الْحَاكِمِينَ
;